HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fati i luftės Nano-Meta

Partisė Socialiste i nevojitet kriza

-- nga Sabri Godo, Korrieri

Thirrjet e Fatos Nanos per fraksione ne PS, te kujtojne luften e PPSH, 56 vjet me pare, kur shpalli per here te pare "fraksionin ne koken e partise". Loja e rrezikshme e kryesocialistit qe ka aftesine "te mashtroje te njejten viktime 5 here me rradhe" dhe situata e "thikes me dy presa" per Ilir Meten, i cili duhet te tregoje dhe luftoje realisht e ndershmerisht per rinovimin e te majteve. Ndryshe, kjo situate rrezikon jo vetem karrieren e tij ne nivelet e larta te politikes, por edhe kalimin e Partise Socialiste, ne opozite.

Pak histori

Pleniumi VIII i PPSH i vitit 1947, shpalli "fraksionin ne koken e partise" me Nako Spiron, Liri Belishoven, etj. U thirren me ngut aktivet e partise ne rrethe. Ky term: "fraksion ne koken e partise", rrenqethi cdo komunist, sepse kur rrezikohet koka, vaj medet per trupin. Aktivet kerkuar me revoltim denime me te ashpra per fraksionistet dhe ngulen kembe te zbulohen e te goditen pa meshire edhe komunistet ne baze qe mund te kishin lidhje ideore me fraksionistet.

Ne aktivin e divizionit te Korces, per habine time te thelle, u cilesuam si te tille une dhe nje toger qe nuk ja mbaj mend emrin. "Ti rrahim ketu!"- thirri dikush dhe levizi ndonje karrige. Shpetova per nje qime, fale gojetarise prej djaloshi qe e sheh veten ne rrezik, por sidomos nga nderhyrja e te deleguarve te qendres, Beqir Ballukut e Shefqet Pecit, qe me njihnin si partizan te vjeter. E hodha hendekun vetem me debimin nga ushtria, njeheresh me 110 oficere te tjere. Me spastrimet partia doli "me e forte e me e bashkuar se kurre rreth udheheqjes".

Ky ishte perfundimi i fraksionit ne koken e partise ne vitin 1947. Mesa e njoh une historine e PPSH, pleniumi VIII ishte modeli i pare i mobilizimit te gjithe partise ne likuidimin e armiqeve brenda llojit. Ne te kaluaren, fraksionet, grupazhet, individet ishin zhdukur me vrasje pas shpine. Me pleniumin e VIII-te, fillonte epoka e mobilizimit te pergjithshem kunder armikut, qe do te arrinte kulme te pergjakshme nga viti 1956 e mbrapa, me perseritjen e te njejtave mbledhje te organizatave baze e aktiveve te partise, duke i shtrire keto edhe ne mbledhjet me gjithe popullin, si terrorizmi psikik me brutal, i barabarte me genocidin.

Mjeshtri i pleniumeve ne stinen e demokracise

Javen e kaluar degjova Kryetarin e PS Fatos Nano te flase per fraksion brenda partise. Luajta vendit e ngrita veshet, si nje kale i vjeter i artilerise kur degjon burine. Prap fraksion, si 56 vjet me pare!

Ngjasimi me te kaluaren erdhi e mori forme me deklaratat brenda 24 oreve, te 23 kryetareve te vegjel socialiste ne rrethe. Kerkesat per heqje mandatesh e perjashtime nga partia e bene ngjasimin edhe me te gjalle. Kapakun e vuri kryetari i madh, duke i cilesuar rebelet si delfine te Berishes dhe s'mund te behej ndryshe, sepse kur denoncon nje grup fraksionar duhet te tregosh edhe lidhjet e tij me armikun.

Fatos Nano eshte lojtar i zoti. Tha se rebelet s'mund ti quante fraksion meqe keta s'paskan nje platforme, ndryshe do t'i kishte mirepritur. Pra, keta ne te vertete jane fraksion, por pa te drejten te mbahen si te tille. Kaq mjafton per te ndezur driten e kuqe te alarmit ne trurin e militanteve: fraksionistet dolen sheshit, s'ka rendesi me platforme ose jo.

Duhet respektuar inteligjenca dhe pervoja praktike e z. Nano. Ai eshte hedhur poshte e ka dale siper disa here. Nga ky kendveshtrim domethene te kredhurit poshte dhe te dalurit siper, mund te quhet edhe si nje farė Ten-Hsiao Pin i llojit shqiptar. Qe ai ka nje fare ndikimi nga koalicioni kulturor kinez u provua edhe kur nisi levizjen katarsis, duke grishur fshataresine socialiste te bombardonte shtabet. Tani dua t'i bej nje pyetje, thjeshte per kureshtje, nese e ndjen sado pak qe veprimet e tij te sotme evokojne te kaluaren komuniste. Nese ka rreshkitur pa vetedije ne nje drejtim te tille, ai duhet te permendet, te behet esell e te ece me kohen. Ndryshe socialistet e sidomos veteranet duhet t'i thone se nuk do te pranojne qe ai t'i shtyje te lahen perseri ne te njejtin perrua pervelonjes e te qelbur, si 56 vjet me pare.

Duket se z. Nano i ruhet ngjasimit me te kaluaren si delja gersheres dhe ze e behet serioz, thote se duhet te punojme vetem per zgjedhjet, duke injoruar sherrxhinjte. Mirepo, ne te njejten kohe i shpeton ndonje fraze neper dhembe se hesapet me ata do te lahen me kongres dhe ja tek del perseri njeriu primitv i te kaluares, qe njeh vetem nje menyre trajtimi per heretiket: djegien e tyre ne turren e zjarrit. Nje dite thote se respekton mendimin kunder, diten tjeter provon te asgjesoje kundershtarin me nje nga ato frazat qe i beson si "monumentale" vetem ai vete dhe thote: "Nuk merrem me fjalorin e shtanges".

Z. Nano prej kohe eshte bere kontradiktor me vetveten dhe ka humbur vetekontrollin ne nje shkalle te rrezikshme. Ne fillimet e tij politike te viteve '90 manifestonte nje fare narcizmi qe e mbulonte me shfaqjet liberale ne politike. Me pas, duke u kredhur poshte e duke dale siper disa here, u pushtua hap pas hapi nga deliri i madheshtise dhe kembengulja per te qene ZOT absolut i ketij vendi. Mjetet qe perdoren ne keto raste jane autoritarizmi dhe demagogjia, te cilat i ka pervetesuar me se miri. Keto i ka kritikuar rreptesisht tek te tjeret, qe do te thote se vetem ai mund te shperdoroje demokracine. Disa veprime kulmore te politikes se tij ne vitet e fundit, si dhe punet e cdo dite, provojne qarte se ai ka bindur veten se mund te beje c'ti doje qejfi me Partine Socialiste dhe qeverisjen e vendit.

Kjo qe po ndodh me Nanon demton rende Partine Socialiste. Po nese ai do te provoje te ngreje histerine e militanteve sipas pervojes se Pleniumit VIII te PPSH dhe Revolucionit kulturor te Kines, do te ishte vetvrasje politike dhe fundi me i turpshem i kesaj partie. Te shohim cdo te beje Nano gjate Gusht-Shtatorit sepse ai zoteron mire edhe artin e kthesave te befta, duke ua djegur te tjereve kartat ne duar e duke mashtruar te njejten viktime, pese here rradhas.

Rryma Metiste

Z. Ilir Meta edhe ata qe i shkojne pas, tashme kane fituar te drejten te cilesohen si rryme brenda partise, te pakten ne kuptimin fizik te fjales. Lufta e tyre eshte e hershme, po jo konseguente, se diku dalin sheshit e diku fshihen, sipas konjukturave, ose me mire sipas interesave vetjake. E drejta e secilit te luftoje per karriere nuk mohohet, vecse duhet nje bosht i qendrushem nepermjet te cilit te ngjitesh lart. Ky bosht i ka munguar Metizmit. Gjithesesi, Metizmi ekziston dhe mund te behet nje rremuje mjaft e fuqishme, nese ndjekesit kane vullnetin, kembenguljen dhe zgjuarsine per ta bere te tille. Nano thote tani se Iliri e mbushi kupen, duke harruar se e zbrazi te tijen ne momentin kur doli nga Kryesia e Partise, e grisi qetesisht rezoluten e fresket te Rucit dhe tha se Iliri duhet te pranonte gabimet publikisht ose te jepte doreheqjen. Pra Iliri, te hiqej gjunjazi ne Sheshin "Skenderbej", ne qofte se donte te mbetej qofte edhe formalisht si zv/kryeminister. Kuptohej ciltas se keshtu do ta pesonte cilido, qe do te ngrinte zerin ndaj Nanos.

Po kur e ve macen ne qoshe te murit asaj nuk i mbetet vec te te hidhet ne fytyre. Meta zbriti ne fushe me vrull, me nje konference shtypi te improvizuar, gjate se ciles ngrinte zerin me vend e pa vend. Edhe ne Skrapar foli pa patur ne dore qofte edhe disa shenime, me bindjen se i ka te gjitha ne koke dhe se zoteron dhuntine e fjales. Kurse puna ja do te ulet e te shkruaje. Se paku keshtu do te tregonte me teper rrespekt per njerezit qe e degjojne.

Z. Meta nuk zgjon ndonje interes edhe me argumentet qe perdor. E quajti Nanon kryetar te bandes, duke perseritur vetem sepse nje vit me pare e quajti padrino qe eshte ekuivalenca ne kuptimin shqip. Foli per uzurpimin e pushtetit e per emerime klanore ne cdo hallke, sidomos aty ku leviz paraja dhe kjo ishte teresisht e vertete. Ama duhej te thoshte se edhe vete ngriti te tijte kur ishte kryeminister, emeroi ndonje FRESH-ist e arivist te vockel ne institucione me rendesi te shtetit. Po t'u shtohen ketyre edhe disa tendera jo aq te qarte, mund te thuhet se Meta zbuloi brinjet ndaj Nanos, qe i rrinte ne prite. Ne qeverisjen e Metes kishte huazime nga stili i Nanos. Kur ecen per nje fare kohe ne krah te calamanit, pa dashur ze e calon edhe vete. Ne deklaratat e Ilirit mungon edhe vijimesia. Ditet e para tha se nuk deshironte rrezimin e Nanos, kurse tani i lejon simpatizantet e tij te therrasin poshte Nano!

Duket se z. Meta beson qe do te fitoje ne kongres duke ngritur zhurme rreth vetes me mitingje. Por nje politikan shqiptar me pervoje s'mund te shohe ne tubimin e masave dhe tundjen e flamujve nje mbeshtetje reale. Mitingjet me madheshtore i beri Berisha me 1994 dhe dihet rezultati i tyre. Z. Meta eshte i detyruar te vrapoje mbi dy kuaj njeheresh: te bindi socialistet se po lufton per zgjedhjet e tetorit dhe ne te njejten kohe te pergatise rrezimin e Nanos. Meqe e ka punen te nderlikuar, duhet te beje pak pushim mendor. Dua te them te mendohet me mire. Nje strateg ka thene se mesonte nga gabimet e kundershtarit, jo nga te vetat.

Meta mund te nxjerre mesime me bollek nga te keqijat kapice te Nanos pa kaluar ne harrese edhe gabimet e tija. Ai duhet te qartesoje skemen e veprimit, kesaj here ne bashkepunim te ndershem me te tjeret, duhet te flase qarte, jo me etiketime e sharje dhe as me frazeologjine e oratoreve kokebosh qe mbushin tregun, po duke zbuluar problemet ne teresi dhe zgjidhjen e tyre, me urtesi e sinqeritet. Kete mund ta beje nese ka bindjen e brendshme qe po lufton per te miren e te verteten, prej nga buron forca e duhur per fitoren. Nese i mungon kjo bindje e brendshme dhe luan vetem per veten, njerezit do te nuhasin demagogjine dhe do ta percjellin me nenqeshje drejt deshtimit, qe mund ta nxjerre nga majat e politikes, pikerisht kur i ka hapesirat te ndikoje fuqimisht ne rinovimin e vertete te Partise Socialiste.

Keshtjellaret e lodhur te unitetit

Pjesa me e madhe e Kryesise se Partise Socialiste, nje pjese e deputeteve dhe e kryetareve socialiste ne rrethe dhe doemos ministrat, duan unitet te plote. Per ta debatet dhe konfliktet qe marrin publicitet jane gjithnje jashte kohes e ne dem te partise. Nuk lejohet sherri gjate vitit te zgjedhjeve vendore. Fill pas tyre vjen fundi i mandatit parlamentar dhe prap duhet unitet. Pas zgjedhjeve te pergjithshme, qeveria duhet te lihet te punoje pa i vene drure nen rrota. Po edhe ne intervale me te gjate prape duhet ndenjur urte se kemi negociatat me Europen qe vene si kusht te pare stabilitetin, sic e theksoi tre here z. Prodi. Pa eshte edhe gjendja ne rajon dhe pjesemarrja ne luften kunder terrorizmit global, qe gjithashtu kerkojne unitet, hapesire per konflikte perbrenda partise s'mund te gjendet ne asnje kohe.

Disa nga keta roja te unitetit, zene e marrin edhe sjellje te ngjashme: dalin ne konferenca shtypi me fytyra te renda, i bien tryezes me gisht dhe u meshojne fjaleve sikur tė derdhin metal ne koken e degjonjesit. Kjo shtrese e kuadrovikeve te larte te partise mban syte hapur se mos po thyhet diku disiplina, te gatshem t'ia ndreqin mushkes drute. Kjo per te gjitha nivelet, kurse ai qe eshte ne krye, me te cilin lidhen interesat e tyre te mbajtjes se pushtetit dhe shtimit te pasurise, mund ta ktheje statutin e partise si te doje e ti beje rregullat qe i duhen. Per kete shtrese te kuadrove, s'ka rendesi se ku po shkojne vendi e partia. Ne Elbasan me gjithe perqendrimin e fuqise socialiste ne nje zone te vetme, kandidati doli me 16 % te votave, qe do te thote se elektorati i tyre ka rene ne kuotat me te uleta.

Asnje force politike s'mund te qeverise me mandate te tilla. Ndersa kryetari Nano luan me popullin duke prere cdo jave shirita, shpesh te perseritura, ekonomia e vendit shkon poshte me nje varferim te skajshem e te rrezikshem te mbi 30 % te shqiptareve. Si mund te jene te pandjeshem ndaj dukurive te tilla kuadroviket qe kerkojne me cdo kusht unitet? Kryetarit Nano i behen akuza te renda gjithfaresh brenda e jashte vendit. Nder te tjera, ky eshte kryeministri shqiptar qe nuk guxon te beje nje vizite ne Kosove prej pese vjetesh. Kuadroviket prap jane te pandjeshem, per ta mbreti lakuriq eshte i teri i veshur.

Deri tani kjo pjese e drejtuesve te partise dhe deputeteve eshte kujdesur vetem te mbylli sherret me bledhje te stergjatura e rezoluta qe s'kane jete. Tani z. Agasi thote se konfliktet na bejne mire per zgjedhjet dhe ndofta ka te drejte. Z. Ulqini ben humor kur thote se debatet ne parti zevendesojne opoziten qe nuk ekziston. Agasi, Ulqini e te tjere e pranojne ekzistencen e konfliktit. Si do te sillet tani blloku i drejtuesve konservatore qe kerkon unitet ne cdo rast? Parrulla e dashur e socialisteve se jane te afte te grinden, por edhe te mblidhen grusht para rrezikut, kesaj here nuk pi uje. Une besoj deri ne fund ne racen njerezore, ne zoterimin e te mires ndaj te keqes. Partia Socialiste ka shansin e fundit te dale nga kthetrat e korrupsionit dhe politikave mafioze nese zhvillon nje lufte te brendshme te ashper. Pyetja eshte: deri ku e perfaqeson rryma metiste kete lufte? A mos eshte kjo nje imitim i katarsisit te z. Nano? Ne kete rast s'ka me shpresa per Partine Socialiste dhe do te ishte mekat, sepse kjo parti vazhdon te qeverise dhe duhet te marre rolin e nje opozite moderne pas zgjedhjeve te pergjithshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara