HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shaip Emėrllahu

Shaip Emėrllahu Shėnime pėr autorin
Shaip Emėrllahu u lind mė 13.IV.1962 nė fshatin Trebosh tė Tetovės, Maqedoni (FYROM). Shkollimin fillor dhe tė mesėm i kreu nė Tetovė. Studimet e larta pėr Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe i mbaroi nė Universitetin e Prishtinės (Kosovė). Ėshtė drejtor i Manifestimit Letrar Ndėrkombėtar “Ditėt e Naimit” - Tetovė. Aktualisht punon redaktor i rubrikės sė kulturės nė gazetėn “Flaka” nė Shkup.
Nė Shtėpinė botuese „Naim Frashėri“ – Tiranė, ka botuar pėrmbledhjen me poezi „Pagėzimi i viteve“, 1994.
Vėllimin „Projekti i thyer“ e botoi Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptarė, Shkup, mė 1997.
Mė vitin 2000, botoi librin (shqip-anglisht) me dėshmi mbi masakrat serbe nė Kosovė “…edhe ne dėshmojmė” (bashkautorė me A. Selmanin dhe S. Salihun).
Pėrmbledhjen "Vdekja e paktė" e botoi " Flaka" – Shkup, mė 2001.
“Vdekja e paktė”/”Putina moarte”, pėrmbledhje poezish, botoi Editura Academiei Internacionale Orient/Oksident, Bukuresht, 2002.


MOLLĖT E TETOVĖS
Nėpėr koncerte shekujsh
i krasiste e ujiste Tetova
Mollėt e veta
si kokė kripe
tė vjen tė pėlcasėsh
kur i sheh tutje
si i grin dhėmbi i keq
fundja
hėngrėn aq
sa t’u mpihen dhėmbėt
      Tetovė, 1989

MAJAT
Jusuf e Bardhosh Gėrvallės dhe Kadri Zekės
majat
asnjėherė
nėpėr dritaret e gjykimeve tona
nuk na shfaqen
me qafė tė zgjatur
      Kėrēovė, 17 janar

DROMCA JETE
nesėr nėse s’luhet
valsi i shkėlqimit tė syve
nė dy krahė tė hapet rruga
shkeljet e kujtesės
mbi tė kaluarėn e kėrkuar
ushqejnė vetėm ngushllim
gjethi i episodit tė udhės
ngrihet nė gjerdan jete
kė shėnjon faji
pėr kėtė ngjitje gjethi
nė atė model gjerdani
kur unė s’kam gisht
nė kėtė trazim
qė formulon jetėn
dromca hovesh
ėshtė jeta

BREZI IM
ende pa tė pushuar
tambli tė tė rrjedhė,
qimet e flokėve
filluan tė tė zbardhen
ē’fat paske
o Brezi im?!

KAH PO SHKOJMĖ
bishti i natės
mbeti pėr ēerdhe buklash
gjethi i mėngjesit
plasi me zor
kah tash?!
      1994

DEMANTUESIT KANĖ VDEKUR
tė gjithė ata
qė s’kanė qenė nė Kala tė Krujės
pėshpėrisin “Shqipėria njė kafshatė”
kanė tė drejtė
kundėrshtarėt e Motit tė Madh
kaherė kanė vdekur
      Krujė, 1 janar 1991

MARATONA SHQIPTARE
Tiranėn
mė parė se
maratonisti spartan
Athinėn
do ta shkeli atė ditė
kur lajmin e rėnies
sė Mesjetės sė ngelur
do ta shpie
vdekjen maratone do ta sfidojė
etja e madhe pėr tė soditur
kurorėn aq tė pritur
tek lėshohet pas
mbi visin tim
sa vjen e provokohet
nė kėtė krah
Maratona shqiptare
      Tiranė, 1994


Nė konkursin letrar tė Qendrės kulturore "Naji Naaman" nė Bejrut

Shaip Emėrllahu fitoi ēmimin letrar "Naji Naaman"

-- nga A. A.

Poeti Shaip Emėrllahu ėshtė shpallur njėherit edhe anėtar nderi i Qendrės sė njohur kulturore "Naji Naaman" tė Bejrutit sė bashku me fituesit e tjerė. Cikli fitues i poezive tė poetit Shaip Emėrllahu "Mollėt e Tetovės" sė bashku me njė biografi tė shkurtėr tė tij dhe njė fotografi artistike kėtė javė i botohet nė njė botim special tė shtėpisė botuese "Naji Naaman" tė Bejrutit

Lėtėrsia shqipe sa vjen e afirmohet nė botė. Keto ditė Qendra kulturore "Naji Naaman" e Bejrut shpalli fituesit e konkursit pėr letėrsi qė e hap cdo herė nė fillim tė vitit. Poeti Shaip Emėrllahu ėshtė shpallur fitues i cmimit letrar pėr krijimtari "Naji Nanman" nė mesin 155 poetėve konkurentė nga e gjithė bota me ciklin e poezive "Mollėt e Tetovės". Kjo qendėr ka ndarė edhe dy cmime tjera letrare ate tė meritės ( fitues ėshtė poeti Nadine Devoille nga Franca) dhe ate tė inkurajimit ( Abdur Rahman Ismail et Malak Mikhail Chnuda nga Egjipti). Nė kėtė cikėl tė pėrkthyer nė frengjisht nga Andre Varfi janė pėrfshirė shtatė poezi.

Poeti Shaip Emėrllahu njėherit ėshtė shpallur edhe anėtar nderi i Qendrės sė njohur kulturore "Naji Naaman" tė Bejrutit sė bashku me fituesit e tjerė. Cikli fitues i poezive tė poetit Shaip Emėrllahu "Mollėt e Tetovės" sė bashku me njė biografi tė shkurtėr tė tij dhe njė fotografi artistike kėtė javė i botohet nė njė botim special tė shtėpisė botuese "Naji Naaman" tė Bejrutit.

Poeti Shaip Emėrllahu ėshtė fitues i disa cmimeve letrare kombetare e nderkombetare dhe ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė botės.

-- dėrguar pėr Shkoder.net.... nga Sh. Dibrani

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara