HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Forumi shkencor Alb-Shkenca:

Deklaratė mbi Reformėn Arsimore nė Shqipėri

-- nga Bordi i Alb-Shkencės, Maj 2003

Forumi shkencor Alb-Shkenca, njė iniciativė pėr bashkimin e punonjėsve shkencorė shqiptarė nėpėr botė, bėrthama e parė e lobit shkencor brenda e jashtė atdheut e qė aktualisht ka nė pėrbėrje tė tij mbi 100 anėtarė: profesorė, shkencėtarė shqiptarė apo me origjinė shqiptare, studentė pasuniversitarė, dashamirės tė shkencės dhe diturisė shpreh shqetėsimin pėr gjendjen e rėndė nė tė cilėn ndodhet sot arsimi shqiptar.

Me preokupimin pėr tė kontribuar nė ngritjen e nivelit tė arsimit shqiptar nė njė nivel me atė tė vendeve mė tė zhvilluara tė botės sė qytetėruar, ne intelektualėt dhe shkencėtarėt e kėtij forumi kėrkojmė nga organet ligjvėnėse dhe qeveria shqiptare ndėrmarrjen e hapave konkrete pėr realizimin e njė reforme tė menjėhershme nė arsimin e lartė, si njė hallkė e rėndėsishme e sistemit arsimor, i pandarė ky nga arsimi parauniversitar e pasuniversitar. Kjo reformė tė jetė e studjuar mirė, mbi bazėn e pėrvojės sė vendeve tė tjera, realiteti i tė cilave ka qenė i pėrafėrt me realitetin e sotėm shqiptar.

Me qėllim qė institucionet e arsimit dhe tė shkencės shqiptare t¹i paraprijnė zhvillimit ekonomiko-shoqėror tė vendit e tė prodhojnė vlera tė reja pėr shoqėrinė, kėrkojmė:

1. Me njė reformė rrėnjėsore t¹i jepet fund krizės sė sistemit tė arsimit dhe rrjetit tė kėrkimit shkencor shqiptar. Kjo krizė nė kėto vite tranzicioni ka shkaktuar largimin nė masė tė studentėve e pedagogėve, gjė qė ėshtė reflektuar nė humbje tė kapaciteteve intelektuale dhe pakėsim tė veprimtarisė kėrkimore me pasoja shumė tė rėnda pėr vendin. Reforma e sistemit arsimor duhet tė ēojė nė njė ristrukturim institucional tė kėtij sistemi si dhe nė krijimin e njė kuadri ligjor brenda standarteve demokratike.

2. Kjo reformė nė arsimin shqiptar duhet tė realizohet mbi bazėn e njė debati transparent, ku opinioni publik tė ketė mundėsinė pėrveē tė tjerash tė njihet edhe me mendimin e intelektualėve dhe shkencėtarėve shqiptarė qė jetojnė e punojnė nėpėr botė.

3. Njė kuadėr i ri ligjor nė kėtė fushė tė krijojė hapėsirat pėr njė financim dhe investim mė tė madh nė arsim dhe shkencė, pasi investimet e ulėta tė viteve tė fundit kanė bėrė qė Shqipėria tė radhitet ndėr vendet me mė pak se 10 studentė pėr 1000 banorė.

4. Universitetet shqiptare tė pranojnė mė shumė studentė mbi bazėn e njė pėrzgjedhjeje sa mė tė drejtė tė tyre, ku pėrparėsi t¹i jepet aftėsisė dhe potencialit tė ēdo studenti si dhe arritjeve tė mėparshme tė tij nė tėrėsi e jo vetėm rezultatit qė ai/ajo mund tė arrijė nė njė konkurs, sado i ndershėm apo i studjuar qoftė ai. Nė kėtė kuadėr nuk duhet harruar se njė arsim cilėsor parauniversitar ėshtė parakusht pėr njė sistem universitar tė konsoliduar. Natyrisht, nė degė tė veēanta studimi del i domosdoshėm numri i mbyllur i kuotave tė studentėve.

5. Hapja e universiteteve tė realizohet vetėm pasi tė jetė studjuar mirė realiteti shqiptar dhe mundėsitė qė ai ofron qė kjo reformė tė marrė jetė. Numri i studentėve qė do tė pranohen nė universitete tė rritet gradualisht pėr disa vjet e pas kėtyre viteve mund tė arrihet nė pėrfundimin nėse vėrtet duhet tė realizohet "hapja tėrėsore e universiteteve". Para hapjes sė kėtyre dyerve, qeveria shqiptare nė bashkėpunim me universitetet duhet tė sigurojė njė standard bazė tė mjediseve tė mėsimdhėnies dhe bazės materiale tė domosdoshme qė tė presė sa mė mirė studentėt e rinj. Rėndėsi tė veēantė ka mbajtja parasysh e kėrkesave tė vėna pėrpara nga reforma universitare e Komunitetit Europian e shprehur nė marrėveshjen e Bolonjės pėr krijimin e njė hapėsire tė pėrbashkėt universitare, nė tė cilėn aspiron tė pėrfshihet edhe Shqipėria.

6. Paralelisht me kėtė arsimi dhe shkenca nė Shqipėri tė mos jenė mė tė politizuara, por tė fitojnė njė autonomi reale larg diktatit tė politikės, duke vetėzgjedhur drejtuesit me anė zgjedhjesh demokratike, duke vetadministruar fondet nė mėnyrė transparente e duke vetėvendosur rregulloren e brendshme. Nė kėtė kontekst duhet krijuar njė kuadėr i saktė ligjor pėr rregullimin e marrėdhėnieve ndėrmjet organeve tė qeverisjes qendrore dhe lokale dhe universiteteve. Roli i organizimeve studentore nė mbrojtjen e tė drejtave tė studentėve duhet tė rritet. Fondet qė pėrcaktohen nga shteti tė jenė nė varėsi tė numrit tė studentėve qė ndjekin rregullisht studimet por edhe tė atyre qė diplomohen ēdo vit. Sugjerojmė qė tė gjithė studentėt tė paguajnė njė tarifė fikse, pranė mundėsive qė ofron realiteti ekonomik shqiptar. Kjo pagesė tė shėrbejė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės sė universiteteve si dhe pėr rritjen e pagave tė pedagogėve, duke ulur kėshtu mundėsinė e korruptimit tė tyre. Tė parashikohen bursa studimi dhe dhėnia e huave pėr studentėt me rezultate tė mira e me pak tė ardhura. Vėmendje e veēantė i duhet kushtuar edhe pėrzgjedhjes e pėrgatitjes sė personelit pedagogjik dhe pėrshtatjes sė tij me numrin e madh tė studentėve tė rinj. Rėndėsi tė madhe ka edhe mbėshtetja e tyre e plotė nga ana morale dhe materiale. Tė ripėrtėrihen tekstet e studimit dhe tė pėrshtaten me tekstet bazė qė studjohen nė universitetet mė tė mira nė botė. Njė vend pėrparėsor duhet tė marrė studimi i gjuhėve tė huaja e nė veēanti i anglishtes. Informatizimi i gjerė dhe teknologjitė e reja, lidhjet me Internet falas pėr studentėt do t¹i japin njė shtytje tė konsiderueshme cilėsisė dhe nivelit studimor.

7. Universitetet shqiptare tė shndėrrohen nė qendra pune tė vazhdueshme ku ndiqen studime e projekte tė lidhura ngushtė me qendrat industriale e bujqėsore nga tė cilat mund tė vijnė fonde shtesė e donacione. Pėr kėto ndėrmarrje e subjekte private qė ndihmojnė arsimin tė zbatohet njė politikė e zbutur tatimore nėn shembullin e suksesshėm tė vendeve perėndimore. Binjakėzimi me universitetet e tjera nėpėr botė do tė ndikojė nė rritjen mė tej tė cilėsisė dhe prestigjit tė universiteteve shqiptare.

8. Tė krijohet njė klimė e pėrshtatshme shoqėrore dhe shkencore pėr tė mirėpritur tė gjithė ata shqiptarė qė merren me studime e kėrkime kudo nė botė pėr tė kryer tė gjithė sė bashku reformėn e domosdoshme. Kjo klimė nuk duhet pritur tė rregullohet vetėm nga qeveria por rol parėsor kanė grupet drejtues dhe mėsimdhėnes brenda vetė institucioneve arsimore-kerkimore-shkencore shqiptare. Gėrshetimi i pėrvojave brenda dhe jashtė vendit ėshtė nje hop cilėsor qė duhet tė karakterizojė universitetin modern.

9. Pėrsa i pėrket numrit tė universiteteve nė vend mendojmė se mjaftojnė ata aktualisht ekzistues (Tiranė, Elbasan, Shkodėr, Korēė, Gjirokastėr e Vlorė) pasi rritja e numrit tė tyre do tė ndikonte negativisht nė cilėsinė e mėsimdhėnies dhe kėrkimit shkencor. Ndėrkohė duhet t¹i jepet hapėsirė formave tė tjera tė arsimit si shkollave profesionale e kolegjeve pėr tė mbushur boshllėqet eventuale dhe kėrkesat e studentėve tė mbetur jashtė universitetit.

Ne mendojmė se kjo reformė do tė rrisė konkurrencėn midis universiteteve, duke nxitur kėshtu zhvillimin dhe pėrparimin e mėtejshėm. Kjo sjell me vete edhe eliminimin e atyre elementėve qė janė tė paaftė e tė papėrgatitur dhe pėrshtat automatikisht numrin e studentėve. Forumi shkencor i Alb-Shkencės ėshtė i gatshėm qė tė ofrojė ndihmesėn e vet nė procesin e reformimit tė sistemit arsimor shqiptar, nėpėrmjet ekspertėve tė fushave tė ndryshme, qė pėrmban nė gjirin e tij.

Me nderime
Bordi i Alb-Shkencės

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara