HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shkodra pėr kulturėn e artin nacional

-- nga Gjergj Denelli

Shfaqja e parė teatrale nė Shqipėri (Shkodėr, dhjetor 1879)

Si shfaqja e parė teatrale shqipe e dokumentuar, nė histori njihet pjesa "Nata e Kshnellave" e shkrimtarit arbėresh At Leonardo De Martino. De Martino ėshtė gjithashtu edhe autor i shumė teksteve dhe vjershave pėr fėmijė e vegjėl, qė i donte aq shumė. Poet dhe shok e bashkėpunėtor me klerikun e poetin Dom Ndre Mjedja. Sipas burimeve histortike te dokumentuara ne Shkodėr dhe tė pėrforcuar nga shumė organe shtypi qė qarkullonin me shumicė nė Shkodėr, shfaqja i pėrket dhjetorit tė vitit 1879. Dhėnia e kėsaj shfaqje, shėnojmė se ka njė rėndėsi tė madhe nacionale, duke qenė njėkohsisht si e para shfaqje e e shkruar dhe e luajtur nė gjuhėn shqipe.

Njė meritė e kėsaj pjesė ėshtė vėne nė skenė dhe interpretuar nga zanatēinjėt dhe ēirakėt shkodranė. Shfaqja nė fjalė pati shumė suksese dhe u ndoq disa javė rresht nga njerėzit e kulturuar tė qytetit. Vetė autori qė ishte edhe klerik nė jetėn e tij nė librin e tij "L'arpa di un italo albanese" (Harpa e njė italo - shqiptari), duke folur pėr veprėn e tij dhe shfaqjen e saj thotė: "Njerėzit qanin tek shihnin fėmijėt e tyne tė luanin shqyp dhe tė veshun hijshem shkodranisht...".

Teatri Saverian nė Shkodėr u pėrurue nė vitin 1890, si teatri mė i vjetėr nė Shkodėr e nė tė gjithė Shqipėrinė

Teatri Saverian i njohur nga banorėt e lashtė tė qytetit tė Shkodrės mbahet mend edhe sot e kėsaj dite nga historitė dhe gojėdhėnat popullore tė transmetuar brez pas brezi dhe shumė foto qė ruhen nė disa nga familjet e njohura tė qytetit tonė. Teatri nga ana e paraqitjes nė skenė ishte shumė komplekse e funksionale. Binin nė sy larmia e dekoreve shumėngjyrsh. Salloni ishte i bukur dhe sė bashku me galerinė kishte gjithsej 450 vende ulėse.

Ky teatėr ka qenė teatri mė luksoz e mė komod nė tė kaluarėn nė vendin tonė. Kėtu kanė dhėnė shfaqje grupe tė ndryshme kulturore, sikurse janė Shoqnia Kulturore "Bogdani", "Vllaznia" dhe "Rozafat". Puna nė kėtė ambient artistik vijoi pandėrprerje deri mė hapjen e dyerve pėr herė tė parė tė Teatrit Profesionist "Migjeni" nė qytetin e Shkodrės nė vitin 1949.

Studio "Marubi"

Arti i fotografimit nė Shqipėri zė fill nė mesin e shekullit XIX. Ateleja e parė u ngrit nė kėtė qytet nė vitin 1858 nga qytetari Pjetėr Marubi nė Shkodėr, nė atė kohė dhe njė nga qytetarėt mė tė rėndėsishėm tė Shqipėrisė e barabartė me vlerėsimin qė u bėhet sot figurave publike si VIP numėr Njė.
Kujtojmė, se Pjetėr Marubi ishte mjetėr i vėrtetė i artit tė magjishėm tė fotografimit. Ndryshe nga shumė atele fotografike, qė u ngritėn mė vonė nė Shqipėri, ateleja e mirėnjohur "MARUBI" u bė laborator krijues i fotografisė artistike. Kjo studio me famė tė madhe nuk prodhoi vetėm pėr nevojat pėrsonale apo familjare qytetare.

Qė nga vitet 1970 tė shekulli XX, Marubi u bė fotoreporter i revistes "Illustrazione Italiana" pėr vialetinė e Shkodrės. Fotografitė me interes etnografiko - historike apo gjeografik ilustruan me dhjetra vepra tė autorėve tė huaj qė po shkruanin pėr Shqipėrinė dhe qytetet kryesore tė saj ose i botuan nė trajten e kartolinave.
Brezin e dytė tė fotografėve e pėrbėnė nxėnėsit e tij Mati Kodheli (1802-1881), Kel Kodheli (1870-1940). Ky i fundit e ngrit nė njė nivel mė profesional dhe cilėsor punėn me vlera tė larta artistike tė studios fotografime me emrin kuptimplotė "MARUBI", duke spikatur mė tepėr nė gjininė e portretit.

Brezin e tretė tė tė fotografve e pėrfaqėson Gegė Marubi (1907-1984) i biri i Kelit. Gega u pais me njė kultura profesionale dhe artistike mė tė lartė se paraardhėsit e tij. Ai kreu nė Paris gjatė viteve 1920 shkollėn e parė tė fotografisė dhe tė kinematografisė tė themeluar nga vėllezėrit Lymier. Zbatoi teknikat bashkėkohore qė njihte arti i fotografisė, sidomos pėrdorimi i rrezeve infra tė kuqe tė solorimit dhe tė fotografimit nė reliev. Ai mori Medalje Ari dhe fletė nderi nė vitin 1936 nė Panairin e Barit nė Itali dhe nė vitin 1938 nė Panarin e Selanikut.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara