HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zeusi dhe shqiponja e Skodrinonit

-- nga Agron Luka & Meri Luka

Ilirėt kanė qenė disa fise qė arritėn tė dalloheshin si njė popullsi me karakteristika etnosi. Ata morėn njė emėr pėrgjithsues ilirė dhe territori i tyre u quajt Illiria. Madje shpesh herė edhe vetė gadishulli u quajt si gadishulli Ilirik, krahas gadishullit Helladik.
Ka tė ngjarė qė "Ilirėt e vėrtetė" (Illyrie proprie dictum), pėrveē afėrsisė racore, territoriale, zakonore, veshjeve, mitologjisė etj., duhet tė kishin edhe afėrsi gjuhėsore. Dhe kjo duhet tė ketė qenė njė arsye e fortė, qė i ka detyruar disa antikė tė bėjnė njė specifikim tė hollė pėr ilirėt e jugut. Siē njihet tė dhėnat mė tė reja nuk e justifikojnė atė ish-teorinė e panilirizimit tė madh territorial e gjuhėsor.

Pėr sa i pėrket mitologjisė, shumė autorė tė shekullit XX, kanė qenė disi ose shumė tė pritur pėr tė dalluar njė lloj mitologjie ilire krejt tė veēantė e arkaike, duke nenglizhuar proceset unifikuese e tė praninė e mitologjisė klasike tė botės pellazgo-helene-olimpike mesdhetare, nė ndonjė rast, duke fantazuar pėr mitologji tė paqena fare etj.
Njė burim i jashtėzakonshėm dhe shumė i patrajtuar pėr mitologjinė, janė monedhat e ndryshme, qė janė gjetur nė qytetin (Shkodėr) dhe rrethin (qarkun) tonė veriperėndimor.

Domosdoshmėrisht, duhet tė vihet nė dukje, se nė qoftėse me monedhat prerje me markė tė huaj e qoftė nė ato vendase, popullsia pėrdoruese e kėtyre monedhave, njihej me mitologjinė e pse jo pjesėrisht edhe me shkrimin. Nė kėtė trajtesė, nga koleksioni modest pėrsonal, kemi zgjedhur tre copė bronxi, tė cilat bėjnė pjesė nė njė gjetje tė rastėsishme tė njė fshatari M.N. nė njė tumė nė njė katund nė Zadrimė (Lezhė).
Siē njihet me avancimin e shkėmbimit monetar, doli nė skenė edhe njė farė "sistemi monetar" edhe nė botėn e pėrtejme. Edhe Perėnditė pagane ishin kompromentuar: pėr tė kaluar lumin edhe lundėrtari Karon tė kėrkonte monedhėn - ovullėn...

Nuk ka asnjė dyshim, se kjo praktikė ishte shtrirė edhe nė Iliri dhe kjo ėshtė edhe arsyeja, qė kėto monedha nė fjalė, gjendeshin pranė kafkės nė pozicionin e gojės. Nė gjetjet e tjera tumolare tė ekspeditave shtetėrore, janė evidentuar gjetje tė tilla tė sigurta, me markė tė Skodrinonit, me shkrimin Basileo Genthio, Labiatan etj.
Pėr studimin e monedhave me Zeus, specialistėt tonė, kishin bėrė njė lloj identifikimi tė gabuar tė portretit tė Zeusit, me atė tė basileusit Genthios, meqenėse shkruhej ky emėr BACIEOC ???, duke i datuar si tė shekullit II para Krishtit, edhe ato monedha, qė nuk kishin kėtė theksim tė emrit tė Basileusit.

Monedha qė paraqesim nė figurė ka vetėm etnikoninė e qytetit tonė SKO(DRI)NON (?) dhe duhet tė jetė mė e hershme. Nė anėn tjetėr ka fytyrėn e Kryeperendisė politeiste Zeusit. (Shih fig. nr. 1)
Nė monedhėn tjetėr, kemi pėrsėri njė figurim tė Zeusit, me disa ornamente e mikrofigurime, qė marrin edhe interpretime tė ndryshme. Nė anėn tjetėr, kemi njė shqiponjė njė krenesh mjaft tė kjartė dhe tė bukur. (Shih fig. nr.2)
Ndoshta, kjo figurė mund tė interpretohet edhe nė pozicione tė ndryshme. Nė monedhėn e tretė, kemi pėrsėri njė figurė tė Zeusit, e cila nė pozicione tė ndryshme rrotullimi paraqet figurime tė tjera, tė cilat lidhen me besimin dhe filozofinė e metamorfizimeve, veēanėrisht me ato tė Zeusit, qė na i shkruan Homeri i lashtė.

Duke filluar qė nga Homeri e tek shumė autorė antikė vihet nė theksim, se shqiponja ishte njė shpend mjaft i dashur pėr Zeusin, veēanėrisht "ajo e murrmja qė e quajnė edhe si zeshkane", siē e thekson Homeri, ose "shqiponja e ka bėrė folenė pėrmbi kokėn e Zeusit", siē e thekson Lukiani i shekullit II para Krishtit, qė duket fare kjartė, se bazohet nga rifigurimet nė monedha.
Ky publikim i kėsaj shqiponje tė Skodronon-it/Shkodrės tonė, sa dimė pėrbėn rastin e parė nė literaturėn tonė, pėr monedha me markė vendase ilire.
Por megjithatė, ne do tė ruajmė njė relativitet tė kuptueshėm nė lidhje me njė pėrfudim tėrėsisht tė mbaruar, sepse natyrisht duhen edhe vlerėsimet e specialistėve kompetentė, krahasimet me katalogė etj.
Edhe vetėm me faktin e gjetjes pranė qytetit tonė, ne e kemi tė drejtėn t'i quajmė "Zeusi dhe Shqiponja e Skodrinonit".
Fakti, qė nė Skodrinon pėrdoret shkrimi me germat greke, sado nė pėrmasa tė vogla pėr qėllime tregtare nė numizmatikė apo nė vula etj., mbase duhet rivleresuar edhe ndryshe.

Kujtojmė kėtu se fjalia e parė nė albanishte/shqipe i takon kryepeshkopit imzot Pal Engjėllit nė shekullin e XV-tė, ndėrsa nė ilirishte kemi qysh nga shekulli IV - III para Krishtit, antroponime, dy fjalėsha, si tė "Basileu Genthi" etj.
(Basileus ka kuptimin kryetar fisesh, nganjėherė pėrdoret edhe si mbret/Rex, porse nuk duhet ta identifikojmė me kuptimin e mbretėrve mesjetarė).

Literatura:
1. Monedhat, koleksioni privat i prindit tim Gjovalin Luka.
2. Bep Jubani, "Varreza tumulare e Cinamakut", 3 monedha tė Lisit, e 5 tė Shkodrės, 1 me Basileos Genthi e 4 me etnikonin Labiatan, tė gjetura nė turmė. "Buletini Arkeollogjik", 1969.
3. Selim Islami, "Le monnayage de Skodra. Lissos et Genthios", nė "Studia Albanica", nr.1, 1966, fq. 225-253, me Katalog.
4. Homeri, "Iliada", pėrkthim nė shqip, 1979, KXXIV, v.385-387, fq. 436.
5. Lukiani, "Vepra tė Zgjedhura", bot.1979, fq. 272, "Karoni dhe Menipi", "Kuvendi i Zotave", fq. 17 etj.
6. Agron Luka, "Njė fushė e paeksploruar nė numizmatikėn tonė ilire", gazeta "Shkodra", 19 Prill 2001.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara