HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ANA TJETĖR E PASQYRĖS E PARĖ NGA GJEKĖ MARINAJ

-- nga Skifter Kėlliēi, Boston

Reth librit me intervista me personalitete tė botės shqiptare dhe tė huaj tė kėtij autori

Kur miku im, Gjekė Marinaj, mė telefonoi para disa muajsh nga Dallasi, Teksas, nuk u habita, sepse ne thuajse ēdo tė diel, kėmbejmė sė bashku mendime rreth letėrsisė, artit, madje dhe sportit. Por u habita kur ai kėtė radhė kėrkonte tė bėnte me mua njė intervistė, pjesė e njė libri me intervista tė tilla qė kishte pėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė me figura nga mė tė shquarat e nė fusha tė ndryshme, duke filluar nga gjeniu i letrave tona dhe botėrore, Ismail Kadare, presidenti amarikan, Xhorxh Bush, gjerarku absolut i futbollit botėror, Pele, shkrimtari i njohur skocez, Xhejms Kelmam e plot e plot figura te tjera tė njohura, shqiptare dhe tė huaja.

Duke qenė pėr plot dyzetė vjet gazetar i shtypit tė folur dhe tė shkruar, mė ka rastisur shpesh tė bėj intervista, nė njė pjesė tė tė cilave nuk ia kam arritur siē duhet qėllimit, sepse pyetjet qe kam pėrgatitur, ose kanė qenė tė nxituara, tė pėrgjithshme, ose, pėr mė keq, edhe tė sipėrfaqshme. Dhe ja, miku im kishte pėrgatitur disa pyetje tė cilave, tė flasim hapur,para se t’u pėrgjigjesha, duhej tė mendohesha mirė. Ishin pyetje me tė vėrtetė tė karakterit profesional, qė dėshmonin se Gjėkė Marinaj ėshtė njohės i thėllė i problemeve qė ngrė. Kjo dėshmohet dhe nė pyetjet e tjera tė tij pėr 31 tė intervistuarit nė kėtė libėr, tė fushave nga mė tė ndryshmet.

U zgjata nė kėtė problem, sepse, pėr fat tė keq, rastis qė nė shtypin tonė tė lexosh intervista nė tė cilat pyetjet nuk ngjallin interes tek ata qė intervistohen dhe, si pasojė, edhe te lexuesit. Njė gjė e tillė nuk ndodh me intervista e pėrgatituta nga Gjekė Marinaj, i cili, duke qenė autor i dy vėllimeve me poezi “Mos mė ik larg” dhe “Infinit”, qė janė pritur mjaft mirė nga lexuesi ynė nė Shqipėri dhe diasporė, shfaqet para lexuesve edhe si publicist i pjekur dhe njohės i shumė ēeshtjeve me karakter tė shumėanshėm.

Pėr t’u bindur pėr kėtė, po rendis nė kėtė shkrim disa pyetje: Kadaresė: ”Si do t’ua rekomandonit brezave tė ardhshėm tė kuptojnė atė pjesė minore tė krijimtarisė suaj, e cila ka iniciuar komunizmin dhe diktaturėn e tij?”; presidentit Bush: ”Deri tani NATO-ja ka bėrė fare pak pėr sa i pėrket paqes nė botė. Cili mendoni se do tė jetė misioni i saj nė tė ardhmen?”; ish-presidentit, Sali Berisha: ”Sikur tė mund tė ktheheshit edhe njė herė te viti 1990, ē’ndryshime do tė bėnit nė strategjinė e avancimit tuaj me proceset demokratike si udhėhėqės?”; Shimon Peresit, burrė i njohur i shtetit izraelit: ”A mund tė mbijetojė Izraeli pa ndihmėn financiare dhe ushtarake tė Amerikės? Dhe, po t’i ndėrpresė Amerika kėto dy burime ndaj vendit tuaj, a do tė detyrohej Izraeli tė gjente njė zgjidhje mė tė shpejtė dhe mė efektive nė negociatat e tij me palestinezėt?”; Pelesė: ”Nėse dikush do tė meritonte epitetin “Pele i dytė”, kujt do t’ia dedikonit kėtė epitet pa derte?”; Nikollė Lesit, politikan, pronar multimediash: ”Distanca e pafund midis fjalėve dhe veprave tė disa politikanėve duhet ngritur nė fuqi tė dytė+numrin e viteve qė kanė nė pushtet, pėr tė gjetur mundėsinė e ndershmėrisė profesionale ndaj popullit qė drejtojnė.

Megjithėse kjo ėshtė formula ime metaforike, a jeni i ndėrgjegjshėm pėr pasinqeritetin profesional tė disa politikanėve?”; Dritėro Agollit: ”Kur dikush pėrmend fjalėn “Komunizėm”, emri juaj ėshtė i fundit qė na vete nė mendje. Sipas jush, ėshtė komunizmi ai qė i la nė baltė njerėzit, apo janė njerėzit qė e lanė nė baltė komunizmin?”; Azem Vllasit, politikan i njohur kosovar: ”A ka opozitarė tė zotė tė sotėm kosovarė? Nėse ka, kė do tė veconit si mė kompetentitn pėr njė tė ardhme mė tė mirė tė Kosovės? Ē’mbėshtetje do t’i duhej suksesit tė tij?...”; Sulejman Demollarit, futbollist dhe trajner i shquar: ”A kemi tė drejtė ne, si sportdashės,tė kemi tė paktėn tė njejtat kėrkesa ndaj futbollistėve tanė me ato qė kanė tifozėt e ekipeve tė huaja ku ata bėjnė pjesė? Unė e kuptoj se ata paguhen mė shumė nga ekipet e huaja, por sedra e tyre kombėtėre a ėshtė nė ekuilibėr me mundėsitė e tyre tė vėrteta?’”.

Rendita kėshtu vetėm njė pjesė fare tė vogėl tė pyetjeve qė Gjekė Marinaj u ka bėrė gjatė kėtyre inervistave personaliteteve tė mėsipėrme. Dhe, siē shihet, kėto pyetje janė intriguese, tėrheqėse, domethėnėse, qė i hapin horizont tė inetervistuarit, madje duke e vėnė deridiku edhe nė pozitė tė vėshtirė. Dhe tė mendosh se autori ka ndėrtuar pėr tė 31 personazhet e librit tė tij mė shumė se 120 pyetje krejt tė ndryshme nga njera-tjetra, tė larmėta dhe, mbi tė gjitha, origjinale.

Do tė kishtė qenė krejt ndryshe sikur ai t’u bėntė atyre pyetje-anketė pėr tė njėjtat probleme, ose pyetje simultane, pėrgjigjet e tė cilave, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, do tė ishin deri diku tė ngjashme. Ja sepse libri i Gjėkė Marinajt mė titullin domethėnės ”Ana tjetėr e pasqyrės”, ėshtė njė libėr tėrheqės, nga i cili lexuesi ka ē’tė mėsojė. Pėr shembull, me qė pėrmendėm Pelen, legjendėn e futbollit botėror, lexuesi do tė mėsojė nga njėra nga pyetjet e autorit tė librit se ē’di ai pėr Shqipėrinė: ”...njoh nėnė Terezėn, tė cilėn e admiroj shumė, - pėrgjigjet Pele. - Po ashtu kam lexuar edhe nga Kadareja. Pėrsa i pėrket futbollit shqiptar, do tė thoja se ka mundėsi mė tė mira tani pas rėnies sė komunizmit. Nuk duhet harruar, ama, se niveli ekonomik i njė vendi ka tė bėjė direkt me nivelin e sportit tė tij. Shqipėria nuk e ka marrė veten si duhet. Kėshtu qė nė njė tė ardhme tė shkurtėr shpresoj se futbolli shqiptar do tė jetė i njė niveli evropian”.

Duhet theksuar se gjeografia e personaliteteve tė intervistuara nė libėr, ėshtė shumė e gjerė. Veē atyre qė pėrmendėm mė sipėr, lexuesi, duke marrė nė dorė kėtė libėr, do tė njihet dhe me tė dhėna tė reja tė shkrimtarėve tė njohur, Agim Shehu, Naum Prifti tė vėllait tė tij, Petėr Prifti, historian dhe publicist, tė futbollistėve Belodedic (Rumani), Kujtim Majaci, Fadil Vokri, Bruno Ceka, (kėta dy tė fundit nga Kosova) e tė shumė artistėve e shkrimtarėve tė tjerė nga Shqipėria e trojet shqiptare nė ish-Jugosllavi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara