HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Editorial:

Pėrtej krizės sė menaxhimit

-- nga Spartak Ngjela, Gazeta TemA, 24.05.2003

Spartak Ngjela Shoqėria shqiptare mė nė fund ka kaluar nga kriza nė menaxhim, nė krizėn e borxhit. Nė tė vėrtetė kėto tė dyja kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me njėra-tjetrėn, por mė nė fund gjendja ka ardhur deri nė atė cak sa qeveria socialiste nuk ka mundėsi tė bėjė dot asgjė pėr tė dalė nga kjo krizė.

Kriza e borxhit tė madh qė shteti shqiptar u ka individėve, nė funksion tė sistemit qė ka ndėrruar, ekonomisė sė tregut dhe demokracisė, ishte e pritshme pėr kėdo qė ka parė se si ekonomia shqiptare ka ndėrruar sens, nga njė ekonomi e centralizuar nė njė tjetėr liberale tregu. Por, f atkeqėsisht, nė njė ekonomi tregu pa treg. Ku ėshtė tregu? Ne jemi pa treg financiar, pa treg pune dhe natyrisht, edhe pa njė treg tė vėrtetė mallrash. Por njerėzit: ish pronarėt dhe shtresat qė janė dėmtuar realisht nga katastrofa komuniste, brenda vendosjes sė tė drejtave tė shkelura, patjetėr qė do tė paraqisnin faturėn e dėmit. Ky dėm tani ėshtė kthyer nė borxh qė shteti u ka individėve, ndėrsa borxhi ka sjellė sakaq krizėn e vet. Nėse nuk shlyhet ky borxh, asgjė nuk mund tė bėjė pėrpara nė shoqėrinė shqiptare.

Shlyerja e borxhit, kurrė nuk mund tė bėhet nga njė forcė politike qė nuk njeh sistemin nė tė cilin qeveris. Socialistėt, as tani pas gjashtė vjetėsh, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse vijojnė tė shkatėrrojnė tregun. Ata, me naivitetin e tyre prej vjedhėsi vulgar, menduan se, duke cėnuar disi ecurinė e prodhimit tė tregut nė favor tė vet, do tė pasuroheshin. Prandaj sot, asfiksia ėshtė mu nė prag. Gjendja ka mbėrritur nė njė pikė pa kthim pėr ta, kurse pėr tė djathtėn ėshtė ēasti qė tė vendosė veten DREJT nė zhvillimin shqiptar duke ndėrtuar realisht tregun nė njė krah, dhe duke kompensuar nė krahun tjetėr.

Tregu kėrkon mbi tė gjitha kompensim. Ai ėshtė i dekompensuar nga menaxhimi vulgar qė i ėshtė bėrė. Por, kush din tė kuptojė nga spekullimi financiar, e di se ky kompesim qė pėrfiton tregu nė njė krah, zhdėmton tė dėmtuarit nė krahun tjetėr. Sepse, pėr tė instaluar tregun financiar, patjetėr duhet tė rrisėsh masėn monetare nė treg, dhe pastaj, ėshtė pikėrisht kjo shtesė e masės aktuale monetare, qė unifikon pėrfundimisht inetresat e tregut dhe tė individit qė don tė pėrfitojė nga loja e tregut.

E djathta, duke ēelur lojėn e re tė tregut, duke e instaluar atė normalisht, lan plotėsisht faturėn e tė gjithė borxhit: ish pronarėt, ish tė burgosurit politikė, tė dėmtuarit nga mbytja e liqenit tė Fierzės, dhe tė gjithė korolarin qė vjen nga kompensimi i pronės (tė ardhurit nėpėr rrethinat e qyteteve, etj.); por, nė tė njėjtėn kohė, konsolidon dhe kompaktėson bazėn e vet politike. Prandaj, nė kėtė rrafsh historik aktual, kjo ėshtė detyra e saj, dhe prandaj qė ky ėshtė dhe programi i vet politik.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara