HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MOS E VRISNI SHKODREN TIME !

-- nga Sami Repishti

Sami Repishti Nė gjysmėn e dytė tė prillit vizitova Shqipėrinė, kryesisht qytetin tim tė lindjes, Shkodrėn. Nuk e kisha parė Shkodrėn qė nga viti l992, dhe pata mundėsinė tė ēmallem me familjarėt. Largimi pėr njė kohė tė gjatė shkakton vuajtje tė mėdha shpirtėrore, dhe takimi plotėson shumė nevojė emocionale. Rikujtimi i ditėve tė kaluara nė njė rreth familjarė tė lumtur dhe tė lidhur ngushtėsisht njeri me tjetrin mė mbushi zemrėn plot.

Natyrisht, familjarėt e mi ishin plakė. Por bashkė me ata, edhe qyteti i Shkodrės kishte ndryshuar shumė nė njė drejtim tė padėshirushėm. Shkodrėn plakė e gjeta edhe mė tė lodhur, me zėrin e humbur e shpresat e fikura. Shkodra, dukej sikur jetonte agoninė e shuarjes sė saj, tė njė fundi qė lė mbrapa vetėm kujtime pėr ata qė e deshėn dhe e duan. Dukej sikur ajo jetonte akoma tragjedinė qė u imponua mbi qytetin nga njė mospėrfillje e qėllimshme politike gjysėm shekullore qė vazhdon edhe sot nėn sytė e hapur nga mosbesimi i njė popullsie qė pėson, por nuk ėshtė e pėrgatitur t'a besojė.

Sot, kam njė lutje pėr tė gjithė shqiptarėt: "Vėllezėr e motra kudo qė jetoni! Ju lutėm, mos e vrisni Shkodrėn time, Shkodrėn tuaj, Shkodrėn tremijė vjeēare!

Qė nga aeroporti "Nėnė Tereza", Rinas, e deri nė Shkodėr, udhėtimi ishte njė torturė e vėrtetė, e njė aventurė e rrezikshme. Nga Jugu, rruga e shtruar shkonte pėr Tiranė; nga Veriu, rruga e prishur shkonte pėr Shkodėr. Ajo ishte e pakalueshme: sipėrfaqja e thyer, gropat e mėdha, balta deri nė gjunj, e njė ērregullim trafiku qė rrezikonte jetėn e udhėtarėve pėr ēdo hap e nė ēdo rast. Udhėtimi nėpėr fshatrat anės rrugės kryesore nuk mund tė pėrshkruhet, ndėrsa kafshė, njerėz dhe udhėtarė pėrpiqeshin tė kalonin nėpėr tė njėjtėn rrugė tė prishur. Me pėrjashtim tė njė sektori tė shtruar, ēdo gjė ishte lėnė nė duar tė fatit. E fati ishte treguar i pamėshirshėm pėr Shkodrėn time!

Bukuria madhėshtore e hyrjes nė qytet me kėshtjellėn Rozafat e fushat magjepėse pėrreth, zbehej para vėshtirėsive tė kalimit, gjendjes sė rrugėve dhe ērregullimit tė trafikut, ndėrsa qyteti vetė pėrshkohej nga "shtigje" qė nuk mund tė quhen "rrugė", sepse nuk kanė as shtresėn, as kanalizimet, as trotuaret, as dritat. Nė tė gjithė qytetin nuk pashė asnjė punėtor mirėmbajtje. Nė disa kryqėzime policia me uniformė nuk ishte nė gjendje tė kontrollonte trafikun, sepse nuk kishte asnjė shenjė, ose vijė tė bardhė, pėr tė orientuar shoferin. Semaforėt e pakėt tė qytetit nuk funksiononin pėr mungesė energjie elektrike...!

Ky kuadėr mjeran plotėsohet nga grumbujt e plehrave, qė mbushin ēdo qoshe tė rrugėve tė hedhura nga qytetarė tė pandėrgjegjshėm, e qė mbeteshin tė pambledhura pėr ditė e javė tė tėra, sepse nuk kishte shėrbime bashkiake. Kanalizimet e mėparėshme ishin bllokuar, prishė, ose uzurpuar pėr ndėrtim dyqanesh provizorė pa leje urbanistike, tenda e kioska. Edhe sasia mė e vogėl e shiut krijonte liqene uji qė bėnin tė pamundur kalimin me kėmbė tė qytetarėve.

Nė kėtė gjendje tė pabesueshme, "tregėtarėt" shesin frutat, perimet, vezėt, djathin, e sidomos mishin e invaduar nga mizat, e peshku qė mbante erė disa qindra metra pėr rreth. Aty grumbulloheshin qindra dyqane qė kishin uzurpuar trotuarin me shitje artikujsh tė ndryshėm, tė importuar me shumicė, tė njė kualiteti shumė tė dobėt e me ēmime tė pėrshtatėshme pėr varfėrinė qė kishte mbuluar qytetin, kėtė qytet tė braktisur nga kryeqyteti. Oh, ju lutem!! Mos e vrisni Shkodrėn time!

Hyrja e dalja nga qyteti vėshtirėsohej nga njė rrjet "rrugėsh" tė pandrequra e plot baltė, e me ura nė gjendje tė mjeruar. Kjo gjendje rrugore bėnte tė pamundur tregėtinė me botėn e jashtme. Pėr fat tė mirė, ujė tė pijshėm kishte mjaft. Por zgjeba, qė mundonte qytetarėt mė shumė ishte energjia elektrike. Punishtet e qendrat e prodhimit detyroheshin tė ndėrprisnin punėn, frigoriferėt nuk punonin, mundėsitė e njė prodhimi tė rregullt e tė planifikuar nuk ekzistonin, e shanset pėr investime tė jashtme ishin pothuajse zero. Industria lokale, e vogėl dhe e pa perspektivė pėr mungesė tregjesh tradicional dhe mundėsive pėr tė gjetur tregje tė reja, vuante nga mospėrkrahja, e aftėsia blerėse e kufizuar. Dukej sikur gjithēka sillej mbrenda njė rrethi vicioz qė nuk mundėsonte asnjė dalje. Shkodra jetonte nė agoni!

* * *

Nė kėtė skenė dėshpėruese luhej fati i popullsisė shkodrane. Ish-qendra e kulturės dhe jetės ekonomike pėr Shqipėninė e Veriut, Shkodra, kryeqyteti dhe qendra e "vilajetit" qė nė kohėt e lavdishme tė mbretėrve ilirė, sot nuk ėshtė nė gjendje tė ushqejė 82 mijė banorėt e saj. Fajtorė, sepse kultivuan frymėn e njė dashurie pa kompromis pėr liri, e vetėqeverisjen lokale, shqiptarėt shkodranė po paguajnė sot rėndė pasionin e tyre fisnik. Nė pragun e agonisė ku e sollėn dyzetė e pesė vjet shtypje nga tirania komuniste, shkodranėt e shohin vehtėn tė harruar, tė lėnė mbas dore, tė dėnuar pėr tė vdekur - njė vdekje e ngadalėshme, pa zhurmė, ndoshta e paevitueshme... Oh, ju lutem! Mos e vrisni Shkodrėn time, Shkodrėn tuaj, Shkodrėn tremijė vjet shqiptare!

Nė rrugėt e prishura e tė flliqura tė qytetit historik sillet sot njė rini e papunė, e varfėruar, e pa qėllime, qė ka humbur busullėn e udhėtimit, sepse nuk sheh asnjė rrugė dalje. Arsimi, pėr mungesė interesimi e fondesh, ka rėnė nė njė nivel tė papranushėm. Pėrgatitjet profesionale pėr tė rinjtė nuk i tėrheqin, sepse nuk kanė perspektivė. Shpirti i inisiativės individuale mbytet nga korrupsioni qeveritar e konkurrenca e pandershme nė treg. Krijimtaria tradicionale nė art e muzikė e gjenisė shkodrane ėshtė mbėshtjellė nė rrobat e varfėrisė, e nuk gjen fushė veprimi, as ajėr tė pastėr pėr tė mbijetuar. Ēdo njeri ka heqė dorė nga pėrpjekja pėr tė ecė pėrpara, tė ngrejė nivelin e jetės nė qytet, tė pėrmirėsojė kushtet ekzistuese, tė dalė jashtė rrethit vicioz qė po e mbytė...! Oh, ju lutem! Mos e vrisni Shkodrėn time!

* * *

Olimpi i Shkodrės ėshtė sot kryeqyteti, atu ku prehen perėnditė pa pėrgjegjėsi, qendra qeveritare e pamend, gjykatorja dhe juria e pa ndėrgjegjshme e fatit tė rretheve tė vendit, siē ėshtė Shkodra. Atje, grupet politike tė interesuara pėr pushtetin qendror debatojnė vertikalisht, shahen, rrahen, pėr kontroll tė levave kryesore qė sundojnė vendin. Aty Zeusėt e Tiranės, sundojnė mbi njė popullsi pa mbrojtje ligjore, e qė ka nevojė pėr bukė, paqe e liri! Shkodra ime ėshtė viktimė direkte e kėtij makinacioni makiavelik, brutal, e tė pandershėm, qė mbushė xhepin e sundimtarit, e zbrazė barkun e njė popullsie qė vuan, sepse i janė vrarė shpresat pėr tė nesėrmen. Tė rijtė e tė rejat marrin rrugėt e kurbetit tė pėrhershėm, ndėrsa prindėrit mbeten, plaken e vdesin tė dėshpėruar, e nė vetmi.

Fondet e grumbulluara e ndihmat e jashtme janė kthyer nė burime pasurimi tė paligjshėm pėr piramidėn udhėheqėse qė trajton shtetin si njė lopė qumshti, pėr njė kompozicion grotesk elementėsh tė korruptuara deri nė palcė. Fėmijėt e uritur pėr bukė e arsim, prindėr tė dekurajuar nga mungesa e punės sot dhe e shpresės nesėr, masa tė gjėra tė popullsisė qė sillet vėrdallė pa orientim, tė gėnjyera nga politika e ditės, e tė zhgėnjyera nga njė autoritet qė ka grabitur pushtetin e bashkė me tė edhe shpresėn e qytetarėve, janė sot brumi i mjerimit lugat qė pėrpinė njė popullsi dikur tė lavdishme tė njė qyteti aktiv politikisht, ekonomikisht, e kulturalisht nė ndėrtim tė njė qytetarie me prirje europiane.

Shkodra ka nevojė pėr njė lėkundje sizmike qė tė tundet nga vendi si me tėrmetet e sė kaluarės. Shkodra ka nevojė pėr bijtė e bijat e vet mė tė mirė! Shkodra duhet tė zgjohet, tė marrė nė duart e veta fatin e qytetit e tė popullsisė, tė organizohet, tė hapet pėr botėn e jashtme, e sidomos tė ēlirohet nga grushti shtypės i organeve qendrore tė kryeqytetit, e te levave politike e ekonomike qė pėrdoren kundėr saj. Shkodra, duhet tė ndėrgjegjėsohet pėr gjendjen e rėndė ku ka rėnė. Shkodra, duhet tė varrosė njėherė e pėrgjithėmonė mentalitetin anadollak, paragjykimet shkatėrrimtare e ndasitė vdekje-pruese qė e dėmtojnė aq shumė. Shkodra, duhet tė rikthehet nė mentalitetin modern qė drejton sytė nga Perėndimi, e ndėrgjegjshme pėr tė kaluarėn e saj tė ndritur, e vendosur tė ringjallė atė, dhe ta avancojė edhe mė tej.

Shkodra ka nevojė pėr shkodrane e shkodranė tė dedikuar pėr tė ndėrtuar Shkodrėn e lirė, aktivisht tė bashkuar, demokratike, moderne, europiane. Ku janė shkodranėt? Shikoni rreth e rrotull! Ata dhe ato janė nė mesin tonė. Kėrkoni e do t'i gjeni. Bota ndihmon vetėm ata qė ndihmojnė vehten. Por hapi i parė e guximtar duhet tė bėhet nga vetė qytetarėt e qytetit tė lavdishėm tė Shkodrės.

Baldwin, New York
Maj, 2003

-- marrė nga "Illyria"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara