HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Z. President!

Viktimat e krimeve tė tiranisė komuniste, ju luten: dėgjoni zėrin e tyre!

-- nga Sami Repishti, PhD.

Sami Repishti Refuzimi i shoqėrisė dhe i "Shtetit" shqiptar pėr tė hjedh dritė mbi tė kaluarėn e errtė e vdekjeprurėse, ka lehtėsuar lulėzimin e krimit nė tė tashmen dhe mundėsinė e veprimit kriminel pa frikė pėrgjegjėsie. Pse tė frikėsohet nga ligji "keqbėrėsi" nė njė vend tė mbushur me kriminelė, tortorues, shtypės, ēnjerėzues, mbeturina tė tiranisė sė kuqe, qė nuk janė pėrgjegjur pėrpara drejtėsisė - as para ndėrgjegjės sė tyre, nė qoftėse ende kanė njė tė kėtillė - ata qė kanė vrarė pa ligje, kanė thyer kockat e gjunjėt me ēekan, kanė shkatėrruar organet gjenitale tė burgosurve qė tė mos lindin mė "fėmijė reaksionarė", kanė prerė mishin e njerėzve me thikė e kanė fėrguar plagėt me kripė, kanė hjedhur tė burgosurit nga dritaret, duke thėnė se kanė tentuar arratisjen, ose kanė vrarė nė kufi qindra tė rinj, qė tentuan arratisjen, pėr t'i ikur torturės, kanė varė me litar pėr pemė dhe hekura dritaresh tė burgosur ditė e natė pa ushqim, pa rroba nė qeli tė lagėta, shpeshherė nėntokėsore?

Nga Sami Repishti, PhD.
Ish i burgosur politik (1946-'56)
Aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut

I nderuari Dr. Alfred Moisiu,
President i Republikės sė Shqipėrisė

Mirėsevini nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, atheu i adoptuar i mė shumė se katėrqind mijė shqiptarėve. Duke vazhduar traditėn mėse njė shekullore tė bashkėsisė shqiptaro - amerikane, ju urojmė suksese nė misionin tuaj dhe pėrpjekje pėr forcimin e mėtejshme tė marrėdhėnieve nė mes tė ShBA-sė dhe Shqipėrisė.
Nė prillin e kaluar vizitova vendin tim tė lindjes, Shqipėrinė dhe familjarėt e mij nė Shkodėr. Me gjithė plotėsimin e nevojave emocionale gjatė takimeve pėr sė afėrmi, unė u largova me pėrshtypje tė dhimbshme nga Shqipėria. Kėto pėrshtypje i kam shfaqur botėrisht nė njė artikull: "Mos e vrisni Shkodrėn time!", tė botuar nė "ILLYRIA" pak ditė mė vonė dhe riprodhuar nė shtypin shqiptar.
Para se tė largohem nga Shqipėria, i jam drejtuar Presidentit tė Shqipėrisė me njė Peticion (datė 17 prill 2003). Peticioni im kėrkonte qė "... Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė tė urdhėrojė formimin e njė Komisioni tė Posaēėm pėr Dokumentimin e Krimeve Politike tė kryera gjatė viteve tė tiranisė komuniste nė Shqipėri (1944 - 1991)", i bindur se njė proces i dekomunizimit tė Shqipėrisė ėshtė njėkohsisht drejtėsi e preventivė. Deri nė kėtė ditė, nuk kam marrė asnjė pėrgjigje.
Njėra nga arsyet qė gjendja nė Shqipėri mbetet ende shumė e nderė, ėshtė mosqetėsimi i gjakrave tė trazuara nga krimi, e kujtimet e krimeve tė tmerrshme tė kryera nga "diktatura e proletariatit" nė atė vend. Qetėsimi i gjakrave, ėshtė njė problem urgjent.
Dokumentimi i krimeve komuniste nė Shqipėri, ėshtė hapi i parė nė rrugėn e duhur, sepse do tė sjellė njė gjendje shpirtėrore mė tė qetė, njė predispozicion mė tė qytetėruar, qė do tė preferonte faljen e me shumė se ndėshkimin dhe do tė orientohej drejt riparimit tė dėmeve tė shkaktuara mė shumė se drejt hakmarrjes. Nuk duhet harruar se njė politikė e brendshme, qė nuk sjell rivendosjen e dinjitetit tė viktimės ėshtė e gabuar nė teori dhe e papranueshme nė praktikė. Pas rėnies sė turpshme tė komunizmit, Shqipėria nuk e ka pranuar "fajin" publikisht; ajo jeton me ndėrgjegje tė rėnduar nga pesha e krimit. Gjendja fluide mė frikėson. Nė qoftėse ne sot refuzojmė tė pėrballojmė demonėt e sė kaluarės, brezi i ri do tė pėsojė rrjedhimet e paevitueshme.
Sot, Shqipėria heshtė! Kjo heshtje e sotme ėshtė njė "e keqe" pasive, qė jo vetėm nuk zgjidh problemin, por ofendon nė mėnyrė skandaloze kujtimin e viktimave tė harruara, e tė pėrbuzura.
"Edhe sot, ka njė frikė tė ēuditshme pėr tė gjykuar dhe demaskuar kėto krime (komuniste)" shkruante Ismail Kadare. Unė do tė shtoja: "...edhe sot ka njė paturpėsi qeveritare pėr tė mbuluar kėto krime dhe pėr tė anashkaluar gjykimin e tyre".
Aq mė tepėr kur sot, nė botėn tonė gėzojmė privilegjin e ndihmės nga organizata joqeveritare ndėrkombėtare, qė janė tė afta e tė gatshme pėr tė kontribuar nė hetimet dhe zbulimin e kriminelit, mjafton tė jetė vullneti i qeverisė shqiptare dhe i klasės politike pėr bashkėpunim.
Heshtja para krimit tė kryer e kriminelit tė padėnuar, ėshtė njė qėndrim, qė ndihmon forcėn shkatrrimtare nė shoqėri. Njė heshtje e kėtillė, si ajo e Shqipėrisė sot, mbron errėsirėn, mospėrfillė padrejtėsinė, mohon detyrimin tonė moral pėr ndėshkim tė fajit dhe fajtorit. Me heshtje sot krijojmė atmosferėn e nevojshme pėr dhunė tė re e padrejtėsi tė reja. Me heshtje sot pranojmė mbrapshtinė morale tė dhunuesit, si normė e rregullt e shoqėrisė ku jetojmė. Nė heshtje jetojmė tė zhytur nė moēalin e mėkatit, qė refuzojmė tė njohim si veēori tė jetės sonė moralisht tė pasigurtė. Me heshtje sot para krimit, tė kryer nga krimineli i padėnuar, ne kryejmė aktin e vetvrasjes sonė morale.
Shqipėria sot jeton - e pranon verbėrisht tė jetojė! - nė pellgun e padrejtėsisė. Si rrjedhim, Shqipėria nuk ka fuqi tė mjaftueshme pėr hedhjen e bazave tė njė shoqėrie civile, tė qytetėruar, njė shoqėrie, ku heshtja para krimit e shėtitja e lirė e kriminelit nuk lejohen nga kurajo civile e njė popullsie tė ndėrgjegjėsuar pėr rolin e saj qytetar, e qytetėrues nė botėn tonė.
Ndėrkaq, "shteti" i detyruar tė mbrojė kėtė shoqėri, nuk udhėheq, por ndjek udhėn jofisnike, amorale ose imorale, qė imponojnė elementėt mė negativė tė shoqėrisė shqiptare.
Shqipėria, sot ka nevojė urgjente pėr njė spastrim ligjor tė paligjshmėrisė, qė ushqehet nga mosekzistenca e pėrgjegjėsisė, ose e frikės, nė mendjet e fajtorėve. Duket qartė, se botėkuptimi komunist, fryma dhe metoda e tij, nuk janė ērrėnjosur dhe vazhdojnė tė derdhin helm nė shoqėri.
Edhe sot, Shqipėria ėshtė njė vend ku trashėgimia bolshevike mbijeton nė ēdo burokrat, qė vepron sikurse tė ishte ligji vetė dhe ku qytetari dorėzohet para autoritetit arbitrar!
Kjo shpjegon, pėrse Shqipėria ėshtė ende njė vend, ku mbizotėron frika, jeton ankthin e njė tė ardhme kėrcėnuese qė shqetėson, e vret shpresėn premtuese tė njė jete mė tė mirė pėr tė gjithė. Disa janė mbushė me vrer, disa me pasuri prrallore, tė tjerė largohen nga vatrat stėrgjyshore, si njė popull i mallkuar. Vendi mbetet shkret, vatrat boshatisen, ndersa krimineli i djeshėm dhe trashėguesit e tij, jetojnė jetėn e rehatshme qė nuk e meritojnė!
Refuzimi i shoqėrisė dhe i "Shtetit" shqiptarė pėr tė hjedh dritė mbi tė kaluarėn e errtė e vdekjeprurėse, ka lehtėsuar lulėzimin e krimit nė tė tashmen dhe mundėsinė e veprimit kriminel pa frikė pėrgjegjėsie. Pse tė frikėsohet nga ligji "keqbėrėsi" nė njė vend tė mbushur me kriminelė, tortorues, shtypės, ēnjerėzues, mbeturina tė tiranisė sė kuqe, qė nuk janė pėrgjegjur pėrpara drejtėsisė - as para ndėrgjegjės sė tyre, nė qoftėse ende kanė njė tė kėtillė - ata qė kanė vrarė pa ligje, kanė thyer kockat e gjunjėt me ēekan, kanė shkatėrruar organet gjenitale tė burgosurve qė tė mos lindin mė "fėmijė reaksionarė", kanė prerė mishin e njerėzve me thikė e kanė fėrguar plagėt me kripė, kanė hjedhur tė burgosurit nga dritaret, duke thėnė se kanė tentuar arratisjen, ose kanė vrarė nė kufij qindra tė rinj, qė tentuan arratisjen, pėr t'i ikur torturės, kanė varė me litar pėr pemė dhe hekura dritaresh tė burgosur ditė e natė pa ushqim, pa rroba nė qeli tė lagėta, shpesh herė nėntokėsore?

Z. President ju lutem dėgjoni zėrin e tyre!
Pse tė frikėsohet nga ligji "keqbėrėsi", kur kriminelėt komunistė qė arrestuan, torturuan, dėnuan dhe pushkatuan tė pafajshmit - njė, dy, njė mijė, dhjetė mijė - sot gėzojnė tė gjitha tė mirat e jetės sė shthurur, qė u siguron atyre njė pasuri e grumbulluar me mėnyrat mė tė pista, nė grupe mafioze, ose nė poste qeveritare si pėrfaqėsues tė grupeve mafioze?

Z. President!
Duhet thyer zinxhiri i pakėnaqur i krimit tė padėnuar, duhet luftuar arbitrariteti qė e mban tė gjallė atė krim, duhet spastruar paligjshmėria me mjete ligjore, duke filluar me dėnimin e kryer nga cilido, nė ēdo kohė, e nė ēdo vend. Sot, nė Shqipėri, asnjėri nuk ėshtė mė i pėrshtatshėm se Ju pėr kėtė mision urgjent dhe historik pėr vendin tonė, e tė parėve tanė.

Z. President! Viktimat e krimeve tė tiranisė komuniste ju luten: dėgjoni zėrin e tyre!
Ndihmoni procesin e dekomunizimit nė Shqipėri, duke e trajtuar njėkohsisht nga aspekti politik - pragmatik, dhe ai intelektual-moral, duke krijuar konditat e pėrshtatshme pėr dėgjimin e dėshmitarėve okularė dhe viktimave tė kriminalitetit komunist, duke grumbulluar dokumentacionin pėrkatės dhe duke gjykuar me arsye e ndėrgjegje ēdo akt kriminel nė formė tė istitucionalizuar, demokratike dhe transparente. Nė librin: "Krimet e fundit tė Stalinit", lexohet: "Ua kemi borxh viktimave tė zbulojmė varret e tyre, tė sqarojmė vdekjen e tyre, tė denoncojmė vrarėsit e tyre, tė ngushėllojmė familjet e tyre, tė ringjallim emrat e tyre tė mirė, tė riparojmė dėmin e shkaktuar dhe tė bėjmė tė pėrditshėm kujtimin e tyre qė ne, sot, nė mėnyrė tė mjeruar e kemi harruar fare...!".
Nė raportin e dėrguar Kėshillit tė Europės, janar 2003, Komisioni pėr Integrimin e ish tė Burgosurve... lexojmė: "...Tė Burgosurit dhe tė Pėrndjekurit Politikė nė Shqipėri pėrbėjnė 30 pėr qind tė popullsisė... Gjatė regjimit komunist nė Shqipėri janė ekzekutuar 5.577 burra dhe 450 gra pėr arsye politike. Janė dėnuar politikisht 26.768 burra dhe 7.367 gra. Kanė vdekur nė internim 7.022 vetė, etj.,... "ILLYRIA", Nr.1274, fq.22).
Vrasjet masive nė fshatra, ekzekutimet nė masė pa gjyq ne malet e Veriut, shfarosja fizike e klerit katolik shqiptar, dėrmimi me dru i tregtarėve "kulakėve", pėr marrjen e pasurive tė tyre tė fituar me djersė, decimimi i intelektualėve dhe studentėve gjimazistė e tjera krime pėr afėr gjysėm shekulli pa ndėrprerje, janė krime me proporcione biblike.

Z. President! Ju lutem, dėgjoni zėrin e tyre!
Shqipėria ka nevojė jetike pėr njė pajtim qytetar! Por ky qėllim sa i lartė, aq edhe i domosdoshėm, nuk mund tė arrihet nė qoftėse e vėrteta mbi krimet komuniste nė Shqipėri nuk del nė shesh pėr tė gjithė, nė qoftėse ne nuk grumbullojmė fakte ashtu si kanė ngjarė, nė qoftėse nuk i bėjmė ato publike, e nė qoftėse nuk kėrkojmė nga organet e drejtėsisė tė bėjnė detyrėn e tyre: zbatimin me ndėrgjegje tė ligjit! Ashtu ėshtė bėrė qė nga Gjyqi i Nurembergut e deri pėr Komisionet pėr tė Vėrtetėn dhe Pajtimin nė Afrikėn e Jugut, Guatemala, Nikaragua dhe tani nė Kamborxhia dhe Ruanda. Kėshtu ėshtė bėrė edhe nė Hagė me kriminelet serbė. Kėshtu duhet bėrė edhe nė Shqipėri. OKB-ja dhe organet e saj janė tė predispozuar tė na ndihmojnė!
Fatkeqėsisht, duket sikur Shqipėria nuk e ka vullnetin pėr tė ndėrmarrė njė inisiativė tė kėtillė. Tė dy partitė kryesore politike nė Shqipėri, sikur kanė arritur njė marrėveshje, qė rruga mė e mirė pėr tė ndjekur ėshtė tė lejohen kriminelėt komunistė tė largohen nga Shqipėria, ose tė lejohen tė vdesin nė rehatinė e shtėpive tė tyre tė rehatshme e luksoze - ndėrsa 4.000 ish tė burgosur politikė janė ende pa strehė. Sepse, duke vepruar kėshtu, nuk nxiten ndjenjat e zemėrimit tė njė popullsie tė tėrė! Kjo ėshtė vdekja morale e klasės politike shqiptare...
Z. President, ju lutemi, dėgjoni zėrin tonė!

Mos lejoni dekompozimin e mėtejshėm moral e politik tė shoqėrisė shqiptare nga "politikanėt e ditės", qė ushqejnė vetėn vetėm me dėshirėn e pushtetit tė pakufizuar me ambicje thjeshtė vetjake.

Shtator, 2003
663 Westminster Rad
Baldwin, N.Y. 11510, USA

Me nderime
Sami Repishti, PhD.
Ish i burgosur politik (1946-1956)
Aktivist pėr tė Drejtat e Njeriut

-- dėrguar nga Klajd Kapinova, New York

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara