HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujtoni Kosovėn

Bota duhet tė kujtojė se si filloi lufta pėr Kosovėn dhe si frikat a pabaza tė Evropės nuk janė materializuar kurrė.
-- nga Veton Surroi

Veton Surroi Po te isha sot pjesetar i opozites ne Irak, do te ndihesha njesoj sikur pese vjet me pare, kur degjoja arsyetimet, kryesisht te evropianeve lidhur me arsyen pse forca ushtarake nuk duhej te perdorej kunder Serbise se Slobodan Miloshevicit. Mbeshtetja per keto arsyetime, ishte e njejta si sot: "T'i japim shans paqes". "Bombat nuk mund te sjellin demokracine".

"Nje sulm ushtarak do te kercenoje stabilitetin ne rajon". "Shtetet e Bashkuara te Amerikes, po shfrytzojne muskujt e vet per te vendosur dominimin". Secila nga keto arsyetime ka rrezultuar i gabuar ne rastin e Kosoves. Pasi Miloshevici deshtoi te kape opcionin e tij te fundit per marreveshje paqesore ne negociatat e Rambouillet, Franca dhe Gjermania u detyruan t'i bashkohen partneritetit te vendosur amerikano-britanik per ta ndalur gjenocidin ne Kosove. Ndonese paqes i ishte dhene shans nepermjet negociatave te sponsoruara nga evropianet, Miloshevici keto bisedime i shfrytezonte vetem per ta perforcuar poziten e vet ne Kosove. Ne fund, ishte vetem bombardimi i Serbise, ai qe ndaloi gjenocidin e kosovareve dhe lejoi perfundimisht kthimin e afro nje milion refugjateve ne shtepite e tyre.

Vetem bombat, natyrisht se nuk e kane sjelle demokracine, por ato ishin nje parakusht per te: Kosova kishte rastin per here te pare ne historine e vet te ndertonte institucionet demokratike. Debakli qe sollen bombat e NATO-s qe binin si shiu neper Serbi, ishte fillimi i fundit te Miloshevicit. Serbia sot, me plot mundime dhe durim po nderton nje shtet demokratik. Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk e kane instaluar dominimin e vet, ne fakt ajo ia ka lene pak a shume kete hapesire Bashkimit Evropian dhe Organizates se Kombeve te Bashkuara nepermjet protektoratit te saj ne Kosove. Si krahasohet kjo me pergatitjet per lufte te mundshme me Irakun?
Shkaku kryesor per te kundershtuar luften me Irakun, ka ndryshuar gjate javeve. Se pari fuqite evropiane kane theksuar se ato do te kundershtojne aksionin e njeanshem te SHBA-se dhe kane kerkuar bekimin e Kombeve te Bashkuara.

Tani kur Rezoluta 1441 e Keshillit te Sigurimit, me te cilen jane pajtuar evropianet, autorizon de facto ndonje aksion te domosdoshem kunder regjimit te Sadam Huseinit, ata gjejne arsyetime te tjera te nivelit nga "rasti nuk eshte deshmuar", deri tek "ju nuk mund te bombardoni ndonje regjim qe juve nuk ju pelqen", apo tek "e tera kjo behet per shkak te domonimit te Amerikes ne terrenet e naftes ne Irak". Pervoja ime ne Kosove me Miloshevicin, kete arsye shtese per menyra te tjera te veprimit e sheh keshtu: A mundet te prese dikush se vertet Sadam Huseini do te dorezoje pushtetin me deshiren e vet ose nepermjet procesit zgjedhor demokratik? Nese ai keto dite nuk heq dore nga pushteti, a ka ndonje menyre tjeter qe do ta ndale ate, per demet qe ai eshte duke i shkaktuar jo vetem popullit te vet? Sadam Huseini eshte njeheresh nje kercenim i madh per ligjin humanitar nderkombetar, stabilitetin e rajonit dhe paqen ne bote, sic ishte Miloshevici.

Tani, derisa Kasapi i Ballkanit po gjykohet ne Hage, per krime kunder njerezimit, miku i tij tiran, eshte duke perfituar nga dyshimet ne Bagdad. Ketu hyn lufta. Nese pervoja ime eshte nje udhezues, lufta, veprimtaria me e tmerrshme njerezore, megjithate do te rrezoje regjimin e Sadamit dhe te krijoje kushte per demokraci per njerezit ne Irak. Pasi Sadami ka te njejten semundje si Miloshevici, ne e dime dicka per te dy: Vetem renia e bombave do t'i lekunde ata nga qendrimi ne pushtet. Kur te ndodhe kjo, prape do te dalin pyetje te reja.

Cka do te ndodhe ne Irakun post-Sadamian? Cila do te jete natyra e rregullave nderkombetare? Cili lloj i tranzicionit drejt demokracise, mund te vendoset ne Irakun sovran? Dhe si do te ndikoje ky rregull i ri ne rendin e rajonit perreth? Po te isha pjesetar i opozites se Irakut, apo i ndonje partie te interesuar nga Perendimi ose nga rajoni, kjo do te me bente te brengosem. Muajt e kaluar jane shpenzuar ne debatin, te shkohet apo jo ne lufte kunder Sadamit. Ky debat tanime ka mbaruar, ashtu si edhe forcat e shumta ne teatrin operues qe kane zene pikat per te mos u kthyer prapa. Nga pervoja ime ne Kosove, e di se e nesermja vjen shume me shpejt sesa presim. Opozita duhet te jete e pergatitur qe te marre ne duar ceshtjen, per te cilen eshte fituar beteja. Bota duhet te kujtoje se si filloi lufta per Kosoven dhe si frikat a pabaza te Evropes nuk jane materializuar kurre. Ajo qe duhet kujtuar eshte rasti i Miloshevicit dhe perdorimi i foces ushtarake per permbytjen e tiranit, pasi qe cdo gje kishte deshtuar.

-- marrė nga Klan, 22.02.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara