HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Atdhetar, pakica e re kombėtare

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi 1.
Pandeli Majkon, ministrin e tanishėm tė Mbrojtjes nė Shqipėri, opozita e pėrqesh si Pandi Tuneli, pėr shkak tė idesė sė tij qė tė ndėrtohet njė tunel nėn ujė mes Italisė dhe Shqipėrisė, ndėrsa brenda vet familjes sė tij politike socialiste nuk janė tė rrallė ata qė e quajnė njė axhami politik. Kėndej kufirit, nė Kosovė, opinioni publik e njohin si njeri qė i qėndroi burrėrisht sfidės sė eksodit tė shqiptarėve kosovarė gjatė luftės dhe njeri qė, me aq forcė sa ka, pėrpiqet ta ndėrtojė afėrsinė fizike mes Kosovės dhe Shqipėrisė, duke e lidhur Adriatikun me Prizrenin.

“Taksa e Majkos”, siē pėrshkruhej me shpėrfillje nė fillim tatimi special, i dedikuar pėr ndėrtimin e rrugės Durrės-Morin, deri tani ka mbledhur gati 40 milionė dollarė, qė do tė thotė se janė mbledhur mbi njė e katėrta e kostos sė ndėrtimit. Qėndrimi i tij tashmė i njohur pėr zbritje tė nivelit tė komunikimit me Serbinė e Malin e Zi, pėrderisa kjo bashkėsi shtetesh insiston tė fusė Kosovėn nė dokumentin e vet kushtetues, nga kritikuesit e Majkos u prit me sarkazmin e zakonshėm pėr “axhamillėkun” e tij. Por, sarkazmi dhe Majko ecin rrugė paralele: ai tash menaxhon me katėr njėsi paqeruajtėse nė vendet e krizės nė botė, kritikuesit e tij me menaxhim batutash.

2.
Nuk do tė ishte ndonjė risi nė marrėdhėniet Majko - kritikues sarkastikė as ky rast, po tė mos ravijėzoheshin indikatorėt e funksionimit tė shoqėrisė nė Shqipėri. Habia themelore me tė cilėn e ballafaquan shumė komentues nė Shqipėri, pas deklaratės sė Majkos pėr mospjesėmarrje, ishte pėr faktin se me politikė tė jashtme, pra vendosjen e nivelit tė marrėdhėnieve me Serbinė e Malin e Zi, merrej ministri i Mbrojtjes. Nė rrethana normale, atėherė kur politika e jashtme mbėrrin nė Ministri tė Mbrojtjes, ka mbaruar puna e diplomacisė dhe ka filluar tė punojė ushtria. Fatmirėsisht, ky nuk ėshtė rasti nė Shqipėri, sepse fundja as qė jemi duke folur pėr rrethana normale. Po flasim pėr ato abnormale, pėr dy fakte themelore: sė pari, se ministri i Mbrojtjes kundėrshton rrjedhėn e deritanishme tė politikės sė jashtme shqiptare dhe, sė dyti, se, rrjedhimisht, ministri i Mbrojtjes bėn diēka qė nė rrethana tė zakonshme quhet definim i interesit shtetėror. Politika e jashtme e Shqipėrisė, pėrkundėr (vet)lėvdatave, nuk ishte gjithaq efikase karshi Serbisė e Malit tė Zi.

Euforia e hapjes ndaj Beogradit, me fluturim JAT-i nė Tiranė e vizita afaristėsh, arriti nė prag tė dashurisė, si mostėr se si “tejkalohen diferencat mes popujve qė deri dje luftuan mes veti”. Por i tėrė ky investim politik e, madje, edhe emocional, nuk e kaloi testin e parė tė vėshtirė. Kur kryeadministratori Steiner nėnshkroi marrėveshjen pėr tregti tė lirė mes Shqipėrisė dhe Kosovės, ishin mu miqtė emotivė tė politikės sė jashtme shqiptare nė Beograd ata qė u vėrsulėn kundėr marrėveshjes, duke kėrkuar qė, madje, edhe Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė tė anulonte njė marrėveshje tė tillė. Beogradi kėtė e bėri jo pėr shkak tė emocioneve, lėre mė qė nuk ishte punė dashurie me Tiranėn, por pėr shkak tė njė shtytėsi tė thjeshtė: definimit tė interesit tė vet shtetėror.

Serbia pėrpiqet tė pengojė ēdo pėrpjekje pėr ngritjen e nivelit qeverisės nė Kosovė, e marrėveshja e Prishtinės me Tiranėn kishte karakterin e njė marrėveshjeje ndėrshtetėrore (ku si palė e shtetit kosovar paraqitet OKB-ja), gjė qė shkon ndesh me pozicionin e Serbisė ndaj Kosovės. Shqipėria, pas njė investimi njė a mė shumėvjeēar nė afrim me Beogradin, u trajtua nga po ky Beograd me mungesė respekti, gati si objekt batutash. Pėr kėtė interes shtetėror di edhe Majko: edhe ai di se manovrimi politik nė Beograd, rreth futjes sė Kosovės nė definimin kushtetues serb, ėshtė paragjykim i statusit tė Kosovės, pra edhe pengesė objektive pėr njė evoluim normal tė statusit tė Kosovės sipas vullnetit tė popullit, gjė qė ėshtė interes i qytetarėve tė Kosovės dhe interes shtetėror i Shqipėrisė.

3.
Ministria e Jashtme u ngut qė zyrtarisht tė thotė se qėndrimi i Majkos nuk ėshtė pjesė e politikės sė jashtme tė Shqipėrisė dhe se Shqipėria angazhohet pėr “fqinjėsi tė mirė”. Nė fakt, ky ishte deklarimi se Shqipėria nuk ka politikė tė jashtme karshi Serbisė e Malit tė Zi; “fqinjėsia e mirė” ėshtė formulim bosh, qė nė kėso kushte pėrdoret kur nuk kihet njė pėrgjigje mė e saktė apo kur i iket problemit. E problemi ėshtė shumėshtresor: a ekziston definimi i interesit shtetėror nė politikė tė jashtme karshi Serbisė dhe Malit tė Zi? Kush duhet ta definojė kėtė brenda qeverisė e, madje, nėse mungon fare, a ėshtė e mundur qė ai tė definohet nga ministri i mbrojtjes? Kėtyre pyetjeve u shtohet edhe njė paradoks mė i madh i ambientit politik tė Shqipėrisė: a ėshtė habia, e shprehur nė kėtė rast nė opinion publik, e shkaktuar ngase kėto fjalė i tha Pandi “Tuneli”, ministri i Mbrojtjes apo, mė dramatikisht, ngase nė atmosferėn kur Shqipėria ėshtė e lavdėruar, pėr shkak tė afėrsisė jokritike me Beogradin, dikush nga qeveria ngrihet nė herezinė e definimit tė interesit tė shtetit?

4.
Episodi i pjesėmarrjes a jo nė njė konferencė rajonale do tė kalojė dhe do tė harrohet, qoftė nė Shqipėri a nė Kosovė. Siguria rajonale do tė jetė e njėjtė, me o pa njė konferencė tė kėtillė. Nuk besoj qė do tė ndryshojė gjė as nė Shqipėri e Kosovė shkaktuar nga ky rast. Nė Shqipėri, sepse politika prej kohėsh ėshtė ēimentuar nė menaxhim krizash tė vogla, tė brendshme e jo nė krijim makropolitikash zhvillimi tė vendit dhe administrimi tė tyre. Nė Kosovė, ngase disponimi politik ndaj Shqipėrisė ėshtė mė shumė vallėzim emocional, prej njė skajshmėrie nė tjetrėn, se sa vendosje e politikave tė interesit tė pėrbashkėt. E tėra kjo, deri nė rastin tjetėr ekscesiv, i cili sėrish do tė shtrojė pyetjet rreth interesit shtetėror, kombėtar, funksionimit tė shtetit... Nuk dyshoj qė nė atė debat do tė pėrfshihet edhe Majko, i cili mund tė kritikohet pėr kėtė apo atė deklaratė tė ngutshme, por qė pa dyshim tashmė, pos faktit se ėshtė pjesė e asaj pakice tė vogėl, qė njihet si i papėrlyer nga korrupsioni i tranzicionit, ėshtė gjithashtu ndėr tė rrallėt qė nuk i frikohen atdhetarizmit. E kjo ėshtė kohė kur atdhetarėt janė pakicė kombėtare.

-- marrė nga Shekulli, 13.08.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara