HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fillimi i shekullit

Lojė “k” me Kosovėn

-- nga Veton Surroi

Veton Surroi 1.
Pas ardhjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė, mė 1999, politikanėve kosovarė iu adresua njė grafit nė njėrin prej mureve prishtinase. Porosia, nė terrin e sapokrijuar prej mungesės sė energjisė elektrike dhe pasigurisė qytetare, ishte “Mos luani k... me Kosovėn”. Ndėrhyrja e gjenitaljeve mashkullore nė kėtė grafit duhej tė tregonte se nė ē’masė serioze kishte arritur puna. Fjalėt ishin tė drejtpėrdrejta dhe nuk kanė si tė mos mė kujtoheshin gjatė ditės sė djeshme ndėrsa zhvilloheshin dy ngjarje paralele. Nga njėra anė anulohej prej anės sė Kombeve tė Bashkuara procesi i privatizimit e, nga ana tjetėr, bėheshin pėrpjekje qė tė arrihej pajtimi pėr fillimin e dialogut Prishtinė-Beograd nė Vjenė mė 14 tetor. Nė qė tė dyja rastet, kosovarėt as kishin filluar e as mbaruar proceset, as kishin qenė tė konsultuar rreth fillimit e as fundit tė tyre. Nė qė tė dyja, proces e dialog, kosovarėt shėnoheshin si figura e fundit e lojės, ata qė do tė duhej tė infromoheshin se ēka do tė ndodhė, me e pa pėlqimin e tyre.

2.
Dy veprime, apo figura, shndėrrohen nė metafora tė zhvillimeve tė kėsaj kategorie nė Kosovė. Dje, kosovarėt u ballafaquan me faktin se nė OKB nė New York ishte vendosur qė tė ndėrpritej procesi i privatizimit, ndėrsa nė Kuvendin e Kosovės, kryesia e saj kaloi plotė 37 minuta debati pėr atė se ēka duhej diskutuar nė mbledhjen e ardhshme tė Kuvendit, si pjesė e vazhdimit tė mbledhjes nė tė cilėn u inicua debati pėr negociatat e ardhshme Prishtinė-Beograd. Prapa kėtyre veprimeve gjenden dy figura, ato tė kryeadministratorit Holkeri dhe kryeparlamentarit Daci. I pari pėrpiqet qė javėn e ardhshme tė inicojė negociatat Prishtinė- Beograd, duke e quajtur veten kryeadministrator, pastaj ndėrmjetės, e javėn e kaluar edhe pjesėmarrės kosovar nė to. Dje, nė njė manovėr politik qė kėrkonte anashkalimin e Kuvendit tė Kosovės, u dėrgoi letėr tre liderėve partiak shqiptar me kėrkesė qė tė emėrtojnė nga njė ministėr qeverie si anėtarė tė delegacionit negociator, duke e shpallur, ndėrkohė, veten si kryesues tė mbledhjes sė parė. Gjithashtu, do tė anashkalonte Qeverinė dhe Parlamentin e Kosovės. I dyti, kryeparlamentari Daci, u lejoi kolegėve tė tij, anėtarė tė Parlamentit e tė kryesisė, gjithsej 37 minuta tė tij autokratikė, qė tė diskutojnė se ēka do debatuar nė Parlamentin e Kosovės. Ndėrkohė, u shpreh se po qė se nė Vjenė javėn e ardhshme shkon edhe homologu i tij nga Beogradi, ai ėshtė i gatshėm ta bėjė tė njėjtėn gjė. Holkeri dhe Daci pajtohen nė njė gjė publikisht: nuk duan qė Parlamenti i Kosovės tė deklarohet rreth negociatave tė Vjenės mė 14 tetor.

3.
Nga New Yorku, pėrderisa bėhej e tėrė kjo rrėmujė rreth negociatave tė ardhshme erdhi direktiva qė e ndėrpret procesin e privatizimit tė ndėrmarrjeve shoqėrore nė Kosovė, mu pas ankesės nga Beogradi. Me kėtė, pas katėr vjetėsh ndėrtimi tė njė sistemi politik, juridik dhe ekonomik nė Kosovė, u regjistrua varianti i saj i katėrt. Nė fillim, OKB-ja shpalli se ėshtė administratore e tėra e pasurisė publike, nė dhe nėn dheun e Kosovės. Njėkohėsisht shpalli se vlejnė tė gjitha ligjet nė fuqi deri nė vitin 1989 nė Kosovė, qė nuk kanė elemente tė diskriminimit etnik, duke njohur kėshtu edhe bazat e sistemit socialist vetėqeverisės nė marrėdhėniet pronėsore. Pastaj, pas njė viti, u kujtuan se mund tė inicohet njė proces tjerė, ai i “komercializimit” me tė cilin nė formė qiraje do t’u jepnin ndėrmarrjet atyre qė OKB-ja ndiente se mund ta marrin. Mė pastaj, do tė caktonin njė sistem tė privatizimit me tė cilin pronat mund tė shiteshin, nė njė formė tė pastėr tenderimi, por paratė nuk do t’i shkonin Kosovės. Dhe, prej dje, kemi sistem tjetėr, ku ndalohet privatizimi e Kosova nuk ka ndonjė ligj se si do tė administrohet prona qė nuk ėshtė private. Nė vitin 2003, Kosova bėhet i vetmi vend nė botė qė ka si bazė ligjore tė veten socializmin vetqeverisės, tė vdekur qė prej kohėsh.

4.
Ēka tjetėr lidhė Holkerin dhe Dacin me tėra kėto zhvillime? Holkeri do tė paraqitet si njeri i cili, pa marrė parasysh tė gjitha tė metat nė procesin e vet negociator, ka arritur t’i fillojė negociatat, madje nė momentin kur pas katėr vjetėsh qeverisje tė OKB-sė arrihet tė bėhen katėr modele ekonomike pėr Kosovėn. Daci do tė paraqitet si njeri qė flet nė emėr tė Parlamentit tė Kosovės, pra votės sė lirė tė prezentuar nė tė, pa marrė parasysh se ēka mendon institucioni tė cilin ai e kryeson teknikisht. Qė tė dytė i bashkon grafiti i vitit 1999.

-- marrė nga Koha.net, 10.10.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara