HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


BRENGA E NĖNĖS

-- pėrgatitur nga Llesh Marash Delia

Poezi nga TASIM ALIAJ
Poet dhe shkrimtar i njohur, Emigrant nė Itali.

BRENGA E NĖNĖS

Vėrej njė grua anės detit
Qė vajton duke kėnduar,
Njė elegji antikiteti
Pėr bijtė e saj tė mėrguar…

Njė elegji tė lashtėsisė
Plot dhėmbje e trishtim,
Pėr bijt’ e mirė tė Shqipėrisė,
Qė tretėn nė mėrgim.

Ėshtė njė hyjneshė Arbėrie
E lasht’ nė histori
Qė kumton himne dashurie
Plot breng’ e mirėsi.

Qė thėrret bijt e saj tė dashur
Ku janė e ku s’janė,
Mos tė braktisin buzėplasur
Tė vetme nė bujanė.

O bijt’ e mi, o lule prilli,
O drit’ e syrit mall,
O flakėrimė trėndafili
Qė po mė mbani gjallė,

A do t’ju shoh edhe njė herė
Mbi tokėn halleshumė?
Apo do endem nėpėr erė
Nė ėndrrat pa gjumė?

Kush do m’i terė kėta lotė
Tė fundit pėrmbi dhe,
Pėr ju, tė endur nėpėr botė,
Tė mbetur pa Atdhe?

O bijtė e mi, tė mir’ tė mjerė
Dhe nė arrifshi Hėnėn,
Dhe nė u bėfshi miljardierė,
Mos e harroni Nėnėn!

Kudo tė jini, o bijt’ e mi
Tė doni Shqipėrinė…
Dhe nė u bėfshi Perėndi,
Mos e harroni Gjinė, *)

Edhe pse qumėsht s’pati shumė,
Pse ujqit ia pinė
Sisėn qė rridhte dikur lumė,
Ja thanė e ja nxinė…

O bij tė dlirė tė Mirėsisė
Qė u rrita me thėrrime,
Qė me bekim tė Perėndisė
Ua dhashė uratėn time,

Mos e harroni kėtė tokė
Nga Zoti tė bekuar,
E mbrujtur shekujsh gjak’e lotė,
Qė s'ka tė qetėsuar!

Mos e harroni! Kjo Tok’e mirė,
E ndrydhur pėr sė gjallit,
Kjo Tok’e mbjellur me martirė
Po pėrvlohet mallit,

Pėr ju o bij tė Mirėsisė,
Pėr ju o shpresa ime,
O djem tė mirė tė Shqipėrisė
Kujtoni brengėn time…

Kudo qė jini, qofshi mirė,
U ndihtė Perėndia! **)
Nė dit’ tė mbarė e tė nxirė
U pastė Shqipėria!

*) Gjinė - Gjirin
**) ndihtė - ndihmoftė

U botua pėr herė tė parė nė revistėn
“ZĖRI I LARGĖT” nr. 3 qershor 2003


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara