HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Letėrsi\Tradita

Vargjeve lirike tė Gjergj Fishtės

-- nga Tonin Ēobani

Sipas shėnimeve kritike tė Mark Ndojės,
nė librin "Kritika klasike dhe leksione greko-romake"

Tonin Ēobani Shkrimtari Gjergj Fishta ka qenė vlerėsuar nga bashkėkohėsit kryesisht pėr Lahutėn e Malcis si “poet me fuqi epike tė lindur” dhe pėr Anzat e Parnasit dhe Gomarin e Babatasit - “talenti satirik” qė i afrohet “fuqisė sė tij si poet epik”(Eqerem Ēabej, 1936). Ndėrsa pėr lirikat e tij, tė botuara e tė ribotuara disa herė nė pėrmbledhjet Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrisit, ėshtė heshtur ose janė kaluar me analiza tė karakterit filologjik, duke vlerėsuar gjuhėn e pasur, shumėllojshmėrinė e organizimit metrik tė vargjeve dhe rėndėsinė e argumentit, qė, si thuhej aso kohe, pėrcaktonte “lyrikėn e naltė, lyrikėn e ulėt”(Justin Rrota, 1934). Mė tė parat vlerėsime pėr poezitė lirike tė Gjergj Fishtės na vijnė nga Mark Ndoja nė dy shėnimet kritike tė tij me titujt “Idealet karakterizuese nė Lirikėn e Fishtės” dhe “Shėnime kritike mbi Fishtėn: Burrnia-motivet lirike tė saj”(1941), tė dyja tė ribotuara kohėt e fundit nė librin: Mark Ndoja, Kritika klasike dhe leksione greko-romake.

1. Fishta modern
Nisur nga parimet e estetikės intuitiviste tė Kroēes, qė aso kohe zinte vend tė dukshėm nė mendimin kritik evropian, Mark Ndoja nuk e sodit sė jashtėmi lirikėn fishtjane, por e shqyrton atė si njė krijimtari, subjektiviteti i sė cilės kushtėzohet nga rrethana historike krejtėsisht tė veēanta tė botės shqiptare. Ajo ēfarė ėshtė thelbėsore, sipas Ndojės, nė lirikėn e Fishtės qėndron nė ambiguitetin shpirtėror tė shqiptarėve, te tė cilėt “Zoti dhe njeriu jetojnė nė njė shpirt tė vetėm, mėnijnė e dashunojnė mė njė zemer tė vetme”. Por rrethanat e veēanta e kanė bėrė shqiptarin skeptik dhe dyshues ndaj ēdo gjėje qė i servir “modernizmi”, posaēėrisht lufta iodeologjike ndėrmjet materializmit dhe idealizmit e kanė “trazue thellė” dhe e kanė shtyrė tė ndjehet i tradhtuar “prej lėvertie”, aqsa ėshtė nė prak tė braktisjes deri tė atyre vlerave morale tė trashėguara brez pas brezi, mbi tė cilat janė ngritur tė gjitha qytetėrimet e sotme, si Atdhedashuria, Besa, Burrėria, Nderi etj. Pikėrisht kėtyre vlerave universale, aso kohe tė rrezikuara seriozisht ndėr shqiptarė, u kėndohet nė lirikėn fishtjane. Dhe, sipas Mark Ndojės, autori i Mrizit tė Zanave dhe i Valles sė Parrisit “kėndon si Homeri dhe mėnin si Akili, e nė kėtė pikėpamje, ndoshta vetėm nė kėtė, shohim njė pjesė tė njeriut modern nė Fishtėn tonė”.

2. Shpėrthimi i vėrtetė lirik
Poeti lirik, shkruan Mark Ndoja, lind te njeriu, vetėm atėherė kur tek ai njeri tė ketė lindur ideali. Prandaj analizėn e lirikave tė Fishtės ai e bėn duke u ndalur nė pėrmbajtjen konceptuale tė tyre. Nė pėrmbajtjen konceptuale Atdheu Mark Ndoja ndalet te poezitė: Himni i flamurit kombėtar, Shqipnisė, Shqipnia e lirė, Gjuha shqipe, Ditėn e tė shuemve, Njė gjamė dėshpėrimi!, Surgite mortui!(Ēohuni, tė vdekun!) dhe Shqipnia (Shqypnija) ku, “lėvizja poetike” e krahasuar me njė himn tė njohur tė Horacit, ėshtė “ma e shkathėt, e ma e thjeshtė”, ndėrsa, mė pėrtej, nė vargjet fishtjane “shpėrthen momenti i vėrtetė lirik”: Mbi ato male e bjeshkė kreshnike\ Lejnė, mandej, ata djem si zana\ ...\ Atje lejnė, po, Toskė e Gegė\ Si dy rreze n’flakė t’njė dielli:\ Si dy rrufe qė shkojnė tue djegė\ Kur shkrep reja nalt prej qielli.

3. Vetėdija e qenies
Nė pėrmbajtjet konceptuale: Gjithėsi dhe Subjektivizėm analizohen poezitė Dita e gjyqit, Gurrave tė Jordanit, Njė lule vjeshte(pjesėrisht) dhe Burrnia. Poezisė Burrnia Mark Ndoja i kushton edhe njė shkrim tė veēantė, pasi e konsideron si lirikėn “ma tė madhnueshme qė ka mujtė me krijue shpirti poetik deri mė sot”. Nuk mund ta themi me plot gojė, por nisur nga fjalori qė ėshtė pėrdorur gjatė analizės sė motiveve tė kėsaj poezie, Ndoja na sugjeron njė kėndvėshtrim sa hegelian (“jeta e njeriut nė dinamizmin e pandėrpremė, tė amshueshėm ndėr ato dy pjesėt esenciale tė konstitucionit tė saj, mohuese e pohuese, dėrrmuese dhe ndėrtuese, tė vdekshme e tė pavdekshme”) aq ekzistencialist (“Vdekja, ligja bazė e tė gjitha krijesave”). Ndėrsa Fishta, po sipas Ndojės, realizohet nė kėto kėndvėshtrime filozofike me intuitėn e tij prej artisti (“ka pa me intuicjon”) dhe me tė vėrtetė, nėse pėrtej idealit tė burrėrisė shohim atė qė Jaspers e quan vetėdije tė qenies, atėherė poezia Burrnia e Fishtės mund tė konsiderohet si mė e para vepėr ekzistencialiste nė letėrsinė shqiptare. Edhe struktura e saj e justifikon kėtė kėndvėshtrim, sepse tė 16 strofat safike tė lirikės Burrnia ndahen: pesė strofat e para krijojnė fytyrėn e Vdekjes; pesė strofat e dyta - triumfin e saj mbi Jetėn; pesė strofat e fundit - Burrėrinė pėr tė pėrballuar jetė-vdekjen, dhe nė mbyllje njė strofė e gjashtėmbedhjetė, “strofė lajtmotivesh” (Jetė, Vdekje, Burrėri), ku thuhet: “Rekton mbarė jeta pėrnėn fyell tė kėrrēikėve\ Tė Vdekjes s’shėmtueme, s’pėrmnershme, mizore:\ Vetėm Burrnia - njė Burrni ēelike\ Asaj i rrėshqet dore”.

4. Ritėm dhe harmoni
Vlerėsimet e Mark Ndojės anojnė, gjithashtu, nga njė estetikė klasike, pasi ai e pėrkufizon kritikėn letrare si njė gjykim qė “kėrkon me gjetė arsyet e tė qenunit tė poezisė dhe jo shkaqet, as qėllimet, pėr tė cilat u krijue”. Mė tej ai do ta pėrvijojė kėtė pėrkufizim duke shtuar se pėr tė pasur poezi, nuk mjafton tė kemi atė qė ai e quan “landė poezie”, qė mund tė ishte “qoftė toka me male e fusha e dete, me lule e barė e gjethe; qoftė qiella me hanė, yje e diej, me hapėsina tė pamatuna nė kohė tė pamatun e landė me frymė; qofshin frymorė tė egjėr, tė butė, tė shėmtuet, tė bukur e landė me shpirtė; qofshin vetė mjerimet tona qė na trondisin mu nė zemėr tė jetės sonė, ose gėzimet tona, qė nganjėherė rrallė e pėr mall na e lumnojnė mė kot shpirtin”. Poezi do tė kemi atėherė kur gjithēka, qė mund tė shėrbente si lėndė poetike, tė jetė shndėrruar “nė ritėm e kangė”, tė jetė bėrė “harmoni e melodi”. Sipas kėtij gjykimi, Mark Ndoja e cilėson Gjergj Fishtėn njė poet tė madh lirik tė letėrsisė shqiptare e mė gjėrė.

5. Poeti, gruaja, frati
Mark Ndoja, sadoqė nė suazėn e shėnimeve kritike pėr Fishtėn si poet lirik, nuk i shmanget ēėshtjeve qė lidhen me tėrėsinė e krijimtarisė poetike tė “Atit tė Parė tė poezisė shqiptare”, siē e cilėson ai Gjergj Fishtėn. Ēėshtja e parė, ka lidhje me atė qė e bėn tė diskutueshėm Fishtėn si poet lirik pėr shkak tė zhgunit tė fratit, tė cilin ai e mbante veshur. Kjo, sepse poezia lirike, ose mė saktė, “idealet subjektive tė poetėve” janė tė lidhura me dashurinė, shkak i tė cilės “ka qenė dhe ka me qenė gjithmonė bukuria e gruas”, shkruan Ndoja. Prandaj Fishta-frat, duke e pasur tė ndaluar kėtė dimension tė jetės individuale (pėr njė klerik katolik bukuria e gruas ende sot nuk mund tė pranohet si sensualitet apo seksndjellje), shkepon si poet lirik ose lirikės sė tij i mungon ai tharm frymėzimi qė te lirikėt klasikė identifikohej me njė Beatriēe (Dante), njė Laura (Petrarka) etj.
Mėnyra se si e ka formuluar Mark Ndoja njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė mbrojtur te Fishta, edhe poetin me ndjeshmėri tė thella lirike, edhe fratin e devotshėm tė urdhėrit fetar, tė cilit i pėrkiste, ėshtė njė oratori e zgjuar. Madje, duhet thėnė se zgjidhja e tij ka funksionuar jo vetėm nė kohėn kur u formulua (jemi nė vitin 1941, vetėm njė vit pasi Fishta ishte ndarė nga jeta), por vazhdon tė funksionojė mrekullisht edhe sot e kėsaj dite. Mark Ndoja thotė se, edhe sikur “tė mos e kishte pengue, zhguni i fratit, Fishta shumė-shumė do tė kishte ndėrrue objekt... por kurrė jo qendrimin e vet subjektiv”. Mirėpo studiuesit e sotėm tė veprės sė Fishtės e kanė cituar kėtė konkluzion, qoftė kur kanė dashur ta mbrojnė Fishtėn nga tė pėrfolurit e tij si njė frat qė ia kishte lejuar vetes marrėdhėniet me seksin tjetėr (gjė tė cilėn deri nė njė farė mase e bėn edhe edhe Mark Ndoja), qoftė kur kanė dashur tė arsyetojnė se refuzimi i pėrvojave erotike nga njė poet-frat si Fishta, nuk i ka lėnė asgjė mangut “hovit tė dashunisė” tė lirikave tė tij.
Por kjo e fundit nuk mund tė lexohet deri nė fund nė konkluzionin e Mark Ndojės.
As dashuria platonike, si konsumim i aktit tė dashurisė nga ana e Fishtės, qė pėrmend Mark Ndoja, nuk duhet lexuar si arsyetim i tij, se lirikės sė Fishtės i ka mjaftuar pėrjetimi fiktiv i bukurisė sė gruas. Pėrkundrazi, Mark Ndoja lė tė kuptohet hapur, se Fishta nuk mund tė ishte deri nė fund njė idealist “a la greca”, njė i dashuruar pas imazhit dantesk tė njė gruaje apo i privuar tėrėsisht nga jeta si njė i varfėr i Asizit. “Shkurt, shkruan Ndoja, Fishta qe dhe mbetet shqiptar me natyrė thjesht malėsore, e tue thanė kaq, ėshtė thanė gjithēka”. Pa i dhėnė vetes tė drejtėn e interpretimit tė kėtij gjykimi, lexuesi le t’i drejtohet lirikės erotike tė folklorit tė trevave tė Malėsisė sė Madhe dhe do tė kuptojė se ēfarė ka dashur tė thotė Mark Ndoja me atė qė Fishta ishte e mbetet njė shqiptar “me natyrė thjesht malėsore” dhe se, e thėnė kėshtu, ėshtė thėnė gjithēka pėr tė si poet lirik.

6. Shpirti titanik i Fishtės
Ēėshtja e dytė me rėndėsi tė veēantė teorike lidhet me drejtimin letrar, tė cilit i pėrket Fishta lirik dhe nė pėrgjithėsi krijimtaria e tij poetike, pasi nė shėmbujt qė analizohen ka edhe fragmente nga Lahuta e Malcis, Juda Makabe, Jerina.
Mark Ndoja shprehet prerė se poezia fishtjane nuk ka tė bėjė aspak me romantizmin, qė, sipas tij, kishte marrė dheun dhe ishte bėrė modė nė letėrsinė e atėhershme tė qyteteve tona. Siē ironizon Ndoja, “kanga e qytetarit” zhvillohej pa ndonjė fytyrė tė vetėn karakteristike, “herė nė mes avujsh orientalo-romantikė, herė nė mes lotėsh e rrektimesh ndrydhėse”. Poezia e Fishtės ishte diēka krejtėsisht tjetėr. Por ajo nuk definohet prej Mark Ndojės si njė poezi realiste, ēfarė do tė na vinte nė mendje natyrshėm. Ėshtė thjeshtė poezi, ku “sublimitetit i bashkohet edhe bukuria”; ėshtė njė poezi “universale”, ku shpalosen idealet mė tė larta tė njerėzimit tė derisotėm, si “madhnia e Atdheut, hovi i dashunisė, tmerri i vdekjes, dėshira e amėshimit, harmonia e rruzullimit e pėlqimi i nderės”; ėshtė poezia, art i fjalės sė njė gjuhe si shqipja, e cila ėshtė “e aftė me u ndejė sy pėr sy gjuhėve ma tė lavruemė tė botės”. Tė gjitha kėto sė bashku justifikojnė atė qė Mark Ndoja ka cilėsuar te Fishta “shpirt titanik” i poetit.

7. Konkluzion
Mark Ndoja ėshtė mė i pari kritik shqiptar qė nxjerr nė pah vlerat e Gjergj Fishtės si poet lirik, duke analizuar pėrmbajtjen konceptuale (Atdhe, Gjithėsi dhe Subjektivitet) tė vėllimeve Mrizi i Zanave dhe Vallja e Parrizit, si dhe duke analizuar nė mėnyrė tė veēantė njė prej lirikave mė pėrfaqėsuese pėr nga vlerat e spikatura ideoartistike, siē ėshtė poezia Burrnia.
Pajisur me njė kulturė letrare tė plotė klasike dhe bashkėkohore, Mark Ndoja vlerėson artin e poezisė lirike, duke e veēuar atė nga lėnda e poezisė; zbulon motivet poetike, duke bėrė krahasime me modelet e lirikės klasike botėrore; gjykon qėndrimin individual tė poetit nė marrėdhėnie me rrethanat historike dhe trashigiminė etnogjuhėsore, duke mos anashkaluar as ēėshtjet mė tė diskutueshme edhe sot e kasaj dite; pėrcakton drejtimin letrar dhe vėndin qė zė ajo krijimtari nė letėrsinė shqiptare etj. Pėr tė gjitha kėto dhe tė tjera vlera, shumė nga konkluzionet e Mark Ndojės mbeten tė patejkaluara nė literaturėn e shkruar deri sot pėr Fishtėn dhe veprėn e tij.

“Atje lejnė, po, Toskė e Gegė
Si dy rreze n’flakė t’njė dielli:
Si dy rrufe qė shkojnė tue djegė
Kur shkrep reja nalt prej qielli”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara