HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Marlekajt nėpėr rrjedhat e historisė

-- nga Tomė Mrijaj

Tomė Mrijaj Duke zbardhur pak rreshta tė historisė sė kaluar nė trojet etnike shqiptare nė vendlindje, mu kujtuan shumė episode qė babai im Nikollė Mrijaj dhe bashkėmoshatarėt e tij mė kanė treguar herė pas here, kur isha i ri dhe qendroja pranė babait nė kuvendet e burrave. Dėgjoja me vemendje ēdo histori qė lidhet me vendin tim dhe pas shumė viteve ende ato janė tė freskėta nė kujtesėn time. Njė prej kėtyre familjeve tė njohura nė Kosovė janė Marlekajt, qė rishfaqen me mbiemrat e tyre nė disa qytete etnike, por mė sė shumti nė zonėn e Mirditės, Shkodrės dhe sė fundi ridalin me njė histori tė begatė nė Kosovė.

Kush ishte Palush Marleku?

Familja e madhe e Nikollė Gjokė Marlekut, prej kohėsh ka jetuar brez pas brezi nė Spaē tė Mirditės. Ata u shpėrngulėn nė shekullin XVII nė drejtim tė Rrafshit tė Kosovės, ku zunė vend nė njė pellg toke (fushė pjellore) nė fshatin Perlin, qė bėn pjesė nė Lugun e Drinit. Marlekajt merreshin me bujqėsi, blektori, artizanat, duke plotėsuar kėshtu nevojat ekonomike tė familjes. Mė vonė pėr arsye tė ndryshme, sikurse shumė mirditorė tė tjerė, disa pjesėtarė tė familjes zhvendosėn nė drejtim tė pjesės perėndimore tė Kosovės, gjurmėt e sė cilės gjenden ende sot nė shumė mbishkrime e dokumente historike. Ėshtė njė zonė e njohur nė tė gjithė vendin e dalluar historikisht pėr luftrat kundėr pushtuesve tė huaj, qė kanė shkelur herė pas here vendin tonė. Ata shpejt ambientohen me njė mjedis tė ri, ku mikėpritja e vendasve u lehtėsoj shumė pėrshtatshmėrinė nė kushtet e reja, duke njohur e zėnė miq tė rinj.

Perlina si katund nė pozicionin gjegrafik gjendet vetėm dy kilometra nga qyteti i Klinės, ku jeton prej shekujsh familja e madhe e Nikollė Gjokė Marlekut. Atė nė pjesėn veriperėndimore e pėrshkon Drini i Bardhė, ndėrsa nė jug e ujėrat e Lumit (Reka), qė vjen nga malet e njohura tė Drenicės. Duke soditur kėtė pamje tė bukur tė shpaloset fusha shumė pjellore e Marlekajve e rrethuar me ujėra nga tė tria anėt e pasur me kullosa.

Bri saj dikur ka ekzistuar njė brez drurėsh tė shpeshtė, qė ishte njė pikė me tė vėrtetė strategjike pėr kaēakėt (komitėt e maleve) e shumtė qė vepronin nė atė territor. Ajo njihet si Kulla e Gurit e Nikollė Gjokės. Ndėr shekuj dyert e kulles ishin gjithmonė tė hapura pėr ndihmen dhe mbrojtjen e atdhetarėve. Nė kullė, kishte kaluar shumė mbrėmje (bujtur) Luani i Kosovės, siē e quajti populli Sadik Ramen e Gjurgjevikut me shumė luftėtarė tė lirisė sė Drenicės, tė njohur asokohe Zef Gjidoda, Ndrecė Lleshin etj.

Familja ishte sofra e burrave tė njohur tė krahinės me tradita tė hershme bese, burrėrie, mikėpritje e zakonet kanunore tė ruajtura dhe pėrcjellura ndėr brezni me dinjitet.
Kjo familje e madhe e Marlekajve, gjendet me histori jo shumė larg nga Dera e madhe e Gjomarkut apo Dera e Kanunit tė maleve kreshnike.

Sadik Rama dhe historia e vrasjes sė Palush Marlekut

Me hapjen e kufirit shqiptaro-shqiptar Shqipėri - Kosovė, nė vitin 1940 i pari me familjen e tij kthehet Sadik Rama.

Historia ėshtė e shkruar, fiksuar nė dokumente arkivore, shtypin periodik nė Kosovės nė gjuhėn shqipe e serbe. Njė prej artikujve ėshtė njė shkrim me autor sllav. Shefi i UDB-sė Gojgo Medenica, "shkruan" fejtonet e luftės nė Kosovė, nė gazetėn "Veēernje Novosti" ("Humbjet nė Pashtrik"), mė 22 shkurt deri 19 mars 1965 dhe nė "Rilindja" tė Prishtinės me titull: "Historia pėrsėritet: bijtė e atyre, tė cilėt para 20 vjetėsh lanė pushkėt e morėn pasaportat pėr udhėtim zėvendėsuan baballarėt e tyre rrokėn pushkėt".

Kur Italia hapi kufirin, ndėr tė parėt nė Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai qė u zemėrua me Ministrin e Beogradit dhe nė oborrin mbretėror tė Serbisė, ishte nė vitet e pleqėrisė e nuk pranoi asnjė pozitė nė pushtetin e ri. Erdhi nė krahinėn e vet si "ēlirimtarė".

Uka, djali i madh i Sadik Ramės, kishte mbaruar shkollėn dhe kishte mundėsi tė gėzonte detyra tė mėdha, por i la tė gjitha. E kishte marrė malli pėr ato male, nė tė cilat, si fėmijė, shihte tė atin, kaēakun, shihte pushkėn e tij dhe mendonte, se kur do tė arrinte tė bėhej si i ati. U bė kryetar i komunės nė Dollc mė 1941, afėr katundit tė tij ndėrmjet tė vetėve."

Me tu emėruar kryetar komune nė katund qė ishte nė afėrsi tė Marlekajve, Sadiku e porositi tė birin e vet Ukėn, qė ta merrte pranė vehtės njė mashkull tė kėsaj familje. Sadiku e njihte shumė mirė kėtė familje mirditore me besė, burrėri e bujari tė ruajtur nė shekuj.

Uka e kreu porosinė e tė atit. Ai njė ditė u gjend nė shtėpinė mikpritėse tė Marlekajve, ku, ua pėrcolli fjalėt e babait. Kėta e pritėn shumė mirė ardhjen e Ukės nė shtėpinė e tyre dhe e zgjodhėn njėrin ndėr mashkujt mė tė pėrgatitur fizikisht e psiqikisht ia dhanė Ukės, Palush Marlekun, duke e prositur qė t’i qėndroi besnik sipas traditės qė kishin tė kultivuar prej shekujsh.

Por serbėt e malazezėt e katundit e pritėn me hidhėrim ardhjen e Ukė Sadikut si Kryetar, sepse e kishin njohur mirė babain e tij, Sadik Ramėn, kundėrshtarin e madhe tė pushtuesve serbo-malazezė.
Qysh nė ditė e para tė marrjes sė detyrės, filluan ankesat e tyre pranė xhandarmarisė italiane, tė stacionuar nė Zllakuqan pėr "keqtrajtimet" qė u bėnte Uka atyre.

Njė ditė, kur Uka kishte thirrur nė njė mbledhje nėkomunėn e Dollcit, antarėt e kėshillit, kryepleqtė e katundeve qė i takonin kėsaj komune, papritur, nė dhomėn e mbledhjes hyn marshalli Italian me dy karabinierė. Si pėrkthyes, marshalli italian kishte sjellė Gjokė Marlekun, ngaqė Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhėroi Ukėn tė mbyllte mbledhjen dhe tė shkonte me karabienierėt nė Zllakuqan, pėr njė bisedė zyrtare. Uka i thotė se mund tė bisedonin aty. Marėshalli zemėrohet dhe menjėherė ēon dorėn tek revolia, por me shpejtėsi Gjokė Marleku ia kapė dorėn marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kėrcen nga dritaria. Sipas tregimeve tė dėshmitarėve salla zbrazet, dhe nė kacafyetje kishte mbetur Gjoka me marshallin.

Rojet e Ukės Smajl Sadrija dhe Palush Marleku kishin vrapuar pas Ukės, Palushi ishte kthye me vrejt se ēfarė po ndodh me xhaxhain e tij Gjokėn. I sheh ashtu tė kacafytur, por marshalli si ushtarak e kishte hedhur Gjokėn nė gjunjė, Palushi, si i ri dinamik ua kap me shpejtėsi revolen dhe qėllon marshallin. Pasi dėgjon krismėn e revoles vjen menjėherė karabinieri, qė ishte vetė i dyti nė ndjekje tė Ukės, Palushi e qėllon edhe kėtė me tė shpejtė dhe e len tė shtrirė, por karabinieri tjetėr e qėllon Palushin mbrapa shpinės, ku mbetej i vdekur nė vend Palushi e karabinieri i plagosur vdes pas pak kohe.

Me t’u njoftuar italianėt me ngjarjen tragjike tė nesėrmen pushkatojnė Gjokė Marlekun, nė derėn e shtėpisė. Palush Marleku qėndroi si burrat duke ruajtur nderin e familjes sė madhe tė Marlekajve, ku kėnga popullore e pėrjeton me kėto vargje:

"…Kur kėrciti pushka s’parit
Prite prite thonė Smajl Hajdari
Kur ka krisur pushka s’dyti
Mirė ia ngjiti Ukė Sadiku
Kur kėrciti pushka s’treti
Vrau marshallin me karabinier Palush Marleku…"

Palushi ky trimi injohur i bjeshkėve kosovare, e ruajti nderėn e familjes sė madhe Marleku, ku pas vetės la nusėn e re Lizėn dhe dy djem Ndoun e Nikollėn dhe vajzat, Gjysten dhe Vitoren me shumė nipa e mbesa. Nga kjo familje e madhe kanė dalė intelektualė qė kontribuojnė nė fusha tė ndryshme tė jetės nė vendlindje e qytete tė tjera tė Kosovės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara