HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Historia e Nėnė Terezės nė njė libėr tė parė nė Shqipėri gjatė 100 viteve

-- nga Tomė Mrijaj

Tomė Mrijaj

(Refleksione rreth librit: "Engjėll vuajtje dhe shprese"
tė studiuesit e publicistit Klajd Kapinova)

Pak fjalė pėr autorin
Klajd Kapinova, ka kryer Universitetin e Tiranės, dega Gjeografi mė 1987. Ka bėrė specializime pasuniversitare pėr mjedisin dhe si metodist i gjeografisė. Ka studime e botime nė fushėn e gjeografisė, sidomos asaj fizike, urbane e turizmit. Ka punuar si mėsues nė shkollėn e mesme tė Gjuhėve tė Huaja nė Shkodėr deri nė prill 2002. Dallohet pėr botimin cilėsorė tė veprave me karakter njohės dhe publicistikė pėr problemet e klerit, tė ndihmesės sė tij nė procesin demokratizues tė vendit dhe njėkohsisht pasqyron edhe vuajtjet qė ai ka pėrjetuar nė kohėn e monizmit nė Shqipėri. Publicistika ėshtė hobi i tij, aq sa nė kėtė fushė, njihet jo vetėm nė Shqipėri, por nė Kosovė, Mal tė Zi, Zvicėr e SHBA. Artikujt kanė prirje enciklopedike, kulturor, shoqėror, historik dhe tė traditės. Eshtė antar ose i zgjedhur nė forumet "The World Forum of Professionals in the Secular and Religious Media" nė Gjenevė tė Zvicrės, i Bashkimit tė Publicistėve tė Rinj Katolikė nė Shkodėr (UCIP) dhe ish antar i stafit tė disa redaksive tė gazetave e revistave nė Shkodėr.

Ka qenė kryeredaktor i revistės kulturore-fetare "Rrezja e jonė", "Illyricum" dhe redaktor i revistės "Kumbona e sė diellės", "Rreze drite", "Mbas Teje", etj. Ishte z/kryeredaktor i revistės kulturore-rinore "Vagues" (Valėt) nė katėr gjuhė tė huaja nė qytetin e Shkodrės. Eshtė bashkėautor i librit "Kualida" pėr gjeografinė, projekt i financuar nga Fondacioni "SOROS" (Tiranė, 1997), autor i librave "Me Kryq dhe Pendė" (Shkodėr, 1997), "Mes Kryqit e Atdheut" (Shkodėr, 2000), monografinė kushtuar Nėnė Terezės "Engjėll vuajtje dhe shprese" (Shkodėr, 2002) dhe bashkėautor nė monografitė "Dom Anton Kēira shėrbestar i Zotit e i Atdheut" (Shkodėr, 2002), "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" (1962-2002), themeluesi e udhėheqėsi Ismet Berisha" (New York, 2002). Ėshtė redaktor i shumė librave me poezi, monografi e kujtime dhe ka shkruar parathėnien e tyre. Jeton dhe punon nė New York U.S.A.

Pėrjetėsimi i Nėnė Terezės
nė veprėn "Engjėll vuajtje dhe shprese"

Tė marrėsh pėrsipėr misionin e vlerėsimit tė njė vepre tė shkruar nga njė studiues e publicist, pėr mua ėshtė sa e vėshtirė dhe njė obligim pėr t’ia arritur me dashamirėsi qėllimit. Gonxhe Bojaxhiu, e njohur tashmė nga e gjithė bota si Nėnė Tereza e Kalkutės, shumė herė ka qenė me mision nė Neė York dhe nė shtete tė tjera tė SHBA-sė. Edhe pranė kishės katolike tė shqiptaro-amerikanėve "Zoja e Shkodrės" nė Neė York, humanistja e paharruar ka qenė dhe ėshtė takuar me meshtarėt tanė mons.Zef Oroshi dhe seminaristin asokohe sot famullitarin tonė dom Pjetėr Popaj.

Ardhja e saj mes shqiptarėve tė mėrguar nė tokėn amerikane, ka qenė njė moment emocional, njė kujtim i shėnuar thellė nė mendjet e shqiptarėve dhe pėr mua qė mė nxiti tė shkruaj pėr kėtė fisnike. Ajo ka shpėrndarė flladin e ngrohtė shpirtėror dhe tė dhurojė sa mė shumė dashuri njerėzve tė braktisur, tė sėmurė me AIDS dhe atyre qė kanė humbur shpresėn pėr vijimėsinė e jetės. Nė Kosovė dhe SHBA, kam ndjekur me ndjenjė nacionale krenarinė dhe emrin e madh qė gėzonte shqiptarja e vogėl fizikisht, por e madhe me zemėr dashurie, ashtu sikurse gjithnjė kemi ditur tė ruajmė krenarinė si vend i vogėl, me figurėn e heroit tė lavdishėm nacional, Gjergj Kastriotit "Kalorėsit dhe mbrojtėsit dinjitoz tė Krishtėrimit dhe tė civilizimit tė Evropės".

Nė konstelacionin e fytyrave tė ndritura tė Atdheut, kanė zėnė vend me shkėlqim nė tė gjallė tė tyre Gjergj Kastrioti dhe Gonxhe Bojanxhi, qė erdhėn nė histori, atėherė, kur njerėzimi kishte shumė nevojė pėr pėrsonalitetin e veprėn e madhe tė tyre. Me kėto nota meditimi tė veēantė, lexova librin e studiuesit dhe publicistit tė njohur Klajd Kapinova me titull kuptimplotė " Engjėll vuajtje dhe shprese", kushtuar tėrėsisht figurės sė madhe botėrore Nėnė Tereza.

Shumė libra, janė shkruar mbi Nėnė Terezėn, nga biografė, historianė, publicistė dhe stidiues nga Evropa, Amerika, Azia etj. Secili botim, nė tė veēantat e tyre kanė njė subjekt dhe figurė, qė asnjėherė nuk do tė shterrojė si tematikė. Si shqiptar, dua tė citoj vetėm njė biograf, studiues e publicist tė shquar nga Kosova Dr.dom Lush Gjergji, qė i ka pėrkushtuar Nėnė Terezės talentin dhe punėn e palodhur nė vite, nė dobi tė Shenjtėreshės sė njerėzimit, duke dhuruar shumė vepra dinjitoze. Ai ka pėrcjellė kėshtu lavdinė e popullit fisnik shqiptar tė mishėruar nė figurėn e Nėnės.

Ky libėr i ri, i shtohet fondit tė begatė tė shqiptares sė ndritur, e parė nė njė kėndvėshtrim tė ri. Autori, pas njė pune hutumtuese 5-vjeēare, ofron njė pjesė tė re dhe burimore, tė njė ngjarjeje njerėzore me shumė begati tė ndritshme hyjnore, rrezatimi i sė cilės nuk ka kufi. Duke qenė njė dėshmi e dashurisė sė Zotit, Nėnė Tereza, ka ngacmuar shpesh gazetarėt, biografėt dhe studiuesit, tė cilėt, duke shkruar pėr kėtė humaniste kanė qenė pranė dėshmisė sė saj nė misione, nė tė gjitha meridianet e paralelet e botės, duke parė e lexuar nė punėn e Shenjtėreshės shėmbėlltyrėn e Shėn Franēeskut me sandale, sari dhe katėr motra tė para tė vendosura ēdo shtet tė botės. Gonxhe Bojaxhiu pėrjetoi dramėn e kėsaj bote plot plagė, qė kėrkon mė shumė institucionin e dashurisė ndaj tė varfėrve, dhembshuri dhe ilaēin e humanizmit kristian pėr shėrim.

Ajo dhuroi dashuri pėr mė tė varfėrit e mė tė varfėrve. Ajo u ndesh pėrballė mjerimit tė tejskajshėm, tė shoqėruar pėrherė me indiferentizėm vrastarė, ku shėmtira e jetės shkatėrron vetė jetėn. Ajo " zgjodhi" luksin e gėrmadhave tė fakirėve tė Indisė, qė kundėrmonin erė dekompozimi, duke synuar me dashurinė e njė nėne ringjalljen e kufomave buzė vdekjes. E kush tjetėr, pėrveē njė Shėnjtėreshe, mund tė bėnte njė mision, tė ringjallte njerėzit e dobėsuar nė maksimum nga brutaliteti i jetės shkatėrrimtare. Ajo llogariste, qė nė zemrėn e shpirtin e ēdo tė lėnduari, braktisuri, jetimi, tė vobektit tė risjellė buzėqeshjen dhe shpresėn. Tė shėruarit e Saj, janė kėnaqėsia nė shenjė falėnderimi pėr misionaret dhe pėr vetė Nėnė Terezėn. Ajo u fut nė ndėrgjegjėn e botės, me tė vetmen armė shpirtėrore e fizike, me dashurinė e saj.

Pikėrisht 5 vjet, pasi Nėnė Tereza ndėrroi jetė, autori Klajd Kapinova dhuron pėr mbarė shqiptarėt qiriun e dritės dhe tė pėrjetimit tė fisnikes sė ndritshme Nėnė Terezėn, dhuratė kjo e dhėnė nga Zoti i ynė i gjithpushtetshėm. Ky libėr, i studiuesit shqiptar e bashkėatdhetar i Nėnė Terezės, ka merita tė shumta, pasi ka hulumtuar e sistemuar me kujdes, dashuri dhe pėrkushtim, njė vepėr tė parė gjatė njė shekulli nė Shqipėri. Kjo vjen nga fakti, se Shqipėria e njohu Nėnė Terezėn pėr herė tė parė nė vitin 1989, kur ajo pėr herė tė parė zbriti nė aeroportin e Rinasit nė Tiranė, qė nė vitin 2002 pagėzohet me emrin e saj.

Libri ėshtė konceptuar me datat, ngjarjet, ēmimet vlerėsimet mė tė rėndėsishme tė Nėnė Terezės, intervistė dhe esse, duke punuar me modesti nė ndėrtesėn e re tė figurės sė humanistes. Veshja e thjeshtė dhe kėmbėt e zbathura me sandalet nė pragfundin e shekullit XX, asnjėherė nuk qenė njė pamje moralizuese, por sfidė stoicizmi, tė cilėn e pėrsėritė gjatė tėrė jetės dhe misioneve, duke mėkuar gjithnjė ngrohtėsi aty ku varfėria ishte ulur kėmbėkryq. Ajo ishte gjithnjė e gatshme, pėr tė sfiduar sėmundjet e njėpasnjėshme qė e shoqėruan kudo ku shkeli pėllėmbė pėr pėllėmbė skutat e varfėrisė sė ekonomisė sė konsumit, nė vendet mė tė prapambetura tė rruzullit. Duke pėrshėmdetur autorėt e tjerė pararendės dhe mė tė riun qė na dhuroi kėtė vepėr, shpresoj dhe besoj se tė tjerė libra do tė shkruhen nė tė ardhmen, sepse Nėnė Tereza i pėrket historisė sė shenjtėrve, qė nderojnė krishterimin dhe popullin e tyre, ku lindėn pėr tė mbetur tė pavdekshėm.

"Nėnė Tereza, ėshtė poezia e jetės, poezia e njerėzve tė varfėr, ėshtė modeli i veēantė i dashurisė nė vepėr, e cila duket tashmė e shpėrndarė si eter nė veprėn e misionareve tė Saj, tė cilat me stoicizmin e tyre janė plazmor si specie TEREZIANE, aq tė mirėpritura e tė respektuara...", vlerėson autori Klajd Kapinova, nė shkrimin esse kushtuar Shenjtėreshės Nėnė Tereza.

Flesh mbi pėrmbajtjen e librit
Autori nuk ka menduar qė tė vėrė nė libėr foto tė Nėnė Terezės, mbasi ajo ėshtė e unisuar si njė Shėnjtėreshė e adhuruar nga miliona tė varfėr nė mbarė botėn. Libri hapet me parathėnie time, duke i lėnė hapėsirė e trajtesė tė veēantė shpėrblimeve tė dhėna nga shtetet e ndryshme tė botės. Me interes mund tė lexohen vlerėsimet pėr Nėnė Terezėn, duke filluar me papėt e Romės, kardinalė, ipeshkėvij dhe klerikė tė ndryshėm, pėr tė ardhur me vlerėsimin qė i kanė bėrė klerikėt katolikė shqiptarė nė Shqipėri, Kosovė dhe diasporė.

Kuptimplote janė vlerėsimet e klerikėve tė nderuar dom Pjetėr Popaj, famullitar i kishės "Zoja e Shkodrės" nė Neė York, dom Anton Kēira nė kishėn e "Shėn Palit" nė Detroit, dom Ndue Gjergji nė kishėn "Zoja Pajtimtare" nė Beverly Hills, Michigan. Vlerėsimet e shkrimtarit Ismail Kadare, Prof. Sami Repishtit, prof. Peter Prifti, akademik akademik Mark Krasniqi dhe njerėzve tė tjerė dashur tė kishės, si: kryeredaktori i revistės "Jeta Katolike" Mark K. Shkreli, Tonin Mirakaj, Tomė Paloka ("Trojet tona"), Fran Shkreli, Anton Ēefa ("Dielli"), Luigj Ēekaj, Nikollė Bujaj, Lekė, dr. Ahmet Osja, Sheuki Rroji, etj. Libri mbyllet me pėrjetimin e emrit tė Nėnė Terezės sot nė Shqipėri dhe Kosovė, njė intervistė me mons. Lucjan Avgustinin, kur ka marrė pjesė nė varrimin e Nėnė Terezės nė Kalkuta Indi dhe dy esse tė shkruar nga autori Klajd Kapinova mbi figurėn e Nėnės Terezės. Vepra biografike ka 171 faqe dhe ėshtė botuar nėn kujdesin e Shtėpisė Botuese "Camaj-Pipaj" dhe shtypur nė Shtypshkronjėn "Volaj" nė Shkodėr. Redaktor i librit ėshtė i ndjeri Prof.dr. Simon Pepa.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara