HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Adem Dushi (1904-1991) - njė patriot i rrallė

-- nga Tomė Mrijaj

Tomė Mrijaj Fshati Dush gjendet nė pjesėn lindore tė qytetit tė Klinės, nė vargmalet e Prekorupės qė lidhen me Drenicen. Nė fshatin Dush dhe Gjergjevikun e madh historik, (ku u lind luani i Kosovės Sadik Rama), e ndan lumi i vogėl Reka qė vjen nga malet e Drenicės dhe nė pjesėn jugoperėndimore tė qytetit tė Klinės bashkohet me Drinin e Bardhė. Familja e Adem Dushit dhe Sadik Ramės ishin tė njė fisi dhe kishin marrėdhėnie shumė tė mirė me njeri tjetrin. Ademi bėnte pjesė nė njė familje shumė tė pasur, e cila me bujari ka ndihmuar vendlindjen e dashur Kosovėn. Ai kishte njė autoritet tė madh nė popull dhe nė shtresat e ndryshme tė shoqėrisė shqiptare. U zgjodh nė detyra tė rėndėsishme.

Tė gjitha detyrat qė iu ngarkuan nė pushtet e ndihmoi shumė luftėn pėr pavarėsi tė mėmėdheut, sikurse familjen e patriotit Sadik Rama. Ishte njė burrė me shtat tė lartė, sikurse lisat e bjeshkėve tė Alpeve shqiptare, qė tė krijonte pėrshtypjen e njė burrė shteti shumė serioz, me sy tė mprehtė, logjikė tė shėndoshė dhe gjithnjė i matur dhe i saktė nė bisedat nė odėn e burrave. Fliste pak por gjithnjė i matur dhe i kujeshėm nė gjykimin e ēėshjeve mes burrave. Ai ka ndihmuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė luftėn e njohur tė Drenicės dhe mbarė Kosovės tė vitit 1943-1945, ku armiku e hetoi dhe mė pas e burgosi.

Pėr nėntė dekada sa jetuan Adem Dushi e miku i tij i afėrt Nikollė Mrijaj futėn nė pėrdorim tėrė fuqinė mendore e fizike pėr tė ndihmuar kombin e Atdheun. Shumė herė ata e patėn jetėn nė rrezik nga regjimi jugosllav, i cili i arrestoi e burgosi pėr shkak tė aktivitetit tė tyre. Nė Rrafshin e Dukagjinit prej nga ishin tė dy, mbetėn dy pėrsonalitet tė nderuara e tė respektuara nga tė gjithė ata qė i njohėn. Revista "Shejzat" e Prof.Ernest Koliqit qė botohej nė Romė shumė vjet mė parė botonte njė shkrim mbi jetėn dhe veprimtarinė e Adem Dushit me titullin: "Veprimtaria patriotike e heshtun e Adem Dushit". Ndėr tė tjera shkruhet: "Adem Dushi nė heshtje e pėrvujtni, kurdoherė asht mundue pėr ēashtjen kombtare, nė pėrgjithėsi, e atė kosovaren veēanėrisht".

Adem Dushi u lind nė Dush tė Pejės, mė 28 gusht 1904. Studimet e para i kreu nė njė shkollė nė gjuhėn turke, sepse nė atė kohė studimet nė gjuhėn shqipe ishin tė ndaluara. Qysh nė rini filloj tė pėrpiqej pėr tė mirėn e Kosovės. Dėshira e tij ishte qė Kosovėn ta shikonte tė bashkuar me nėnėn Shqipėri. Gjatė viteve 1935-1940 Adem Dushi pėrfaqėsoi shqiptarėt nė Parlamentin e Beogradit. Sa herė qė Ademi paraqitej nė zgjedhje, autoritetet jugosllave mundoheshin t’i nxirrnin ngatėrresa, duke e veēuar dhe duke propaganduar kundėr zgjedhjes sė tij. Ademi kurrė nuk iu pėrul kėtyre kėrcėnimeve.

Ai vazhdonte tė zgjidhej nga populli, sepse shqiptarėt, duke njohur veprimtarinė e tij, gjithnjė votonin pėr tė. Dhe ai nuk u kursye pėr bashkėatdhetarėt. Pėrballoi armikun, duke mos iu trembur askujt. Kur paraqitej nevoja, ai paraqiste ankesa dhe protestonte nė mbrojtje tė tė drejtave tė popullsisė sė Kosovės, sepse donte qė edhe populli i tij tė gėzonte tė njėjtat tė drejta si tė gjithė tė tjerėt. Gjatė viteve 1941-1943 Adem Dushi u zgjodh pėrfaqėsues i Kosovės nė Parlamentin Shqipėrisė.

Mė 1945, ai u arrestua nga partizanėt, me akuza qė asnjėherė nuk i mėsoi se cilat ishin nė tė vėrtetė. Fakti ishte se buronte nga njė familje shumė e pasur nė Kosovė. Njė vit mė vonė mundi tė kalonte nė Itali pas shumė vėshtirėsive. Aty qėndroi disa kohė nė kampin e refugjatėve nė krahinėn e Reggio Emilia. Prej kėtu emigroi nė Siri, ku u vendos pėr tė punuar e jetuar nė Damask.

Gjatė gjithė kėsaj periudhe tė qėndrimit tė tij nė kėtė shtet, gjit hmonė ka vazhduar tė interesohet dhe pėrkujdeset pėr ēėshtjen kombėtare. Mė 1979, gjatė njė vizite familjare nė SHBA, babai im Nikollė Mrija i telefonoi Ademit nė Damask. Pėr njė periudhė tė gjatė kohė, plot 34 vjet, qė nga vitit 1945 deri nė vitin 1979, kėta dy burra nuk e kishin parė njeri tjetrin. Ademi i pat shkruar shumė shpesh babait tim, por autoritetet jugosllave kishin penguar qė letrat tė shkonin nė dorėn e tij. Nė telefon biseda filloi kėshtu:

- A je ti Adem?
- Po, - pėrgjigjet Ademi.
- Unė jam Nikollė Mrijaj.
Heshtja mbretėroi. Fytyra e babait u skuq. Mjekra i dridhej e nga sytė i dilnin lotėt.
- Pash Zotin o Adem, kthehu nė Kosovė! - thotė babai.
Prapė heshtje... Shokėt e rinisė shqarė e qeshur.

Rreth vitit 1983, Ademi u kthye nė Kosovė. Nė vitin 1986 e takova pėr herė tė parė nė shtėpinė time nė Kosovė kėtė burrė tė madh, emri i tė cilit nė fėmijėrinė time ishte bėrė legjendė nė odat e Rrafshit tė Dukagjinit. Mė kujtohet si sot: posa hyra brenda, pashė Ademin i cili menjėherė u ngrit nė kėmbė, duke mos iu bindur lutjes sė babait e tė tjerėve pėr tė mos luajtur nga vendi. Vraponte me tė shpejtė dhe e pėrqafova me dashuri mikun e vjetėr tė babait ti, i cili mė shtrėngoi e mė puthi nė ballė. Duke mė parė nė sy mė tha: "Babės suej i kam besuar ēdo gjė: edhe jetėn time, prandaj edhe u ktheva nė vendlindje. Jam shumė i lumtur qė u takuam edhe njė herė nė pleqėri." Kėta dy pleq gati ēdo javė takoheshin herė nė Klinė, herė nė Pataqan. Vdekja e Ademit nė vitin 1991 e vetmoi shumė babain tim, I cili vdiq nė shtator tė vitit 1999, duke e lėnė pėrgjithmonė Kosovėn e lirė.

Sipas shkrimit tė gazetės "Politika" tė vitit 1939, njė delegacion i kryesuar nga Patėr Tomė Xhaja, sė bashku me deputetin e Parlamentit jugosllav, Adem Dushin, Nikollė Mrijaj, Llesh Gjon Lleshi e shumė burra tė Lugut tė Drinit u takuan nė Beograd me kryeministrin Dr. Vllatko Maēek. Ky delegacion kishte ngritur zėrin e protestės kundėr kolonizimit serb e malazez nė kėto treva. Mė 1983, kėtu nė New York, nė zyrėn e Prof. Dr. Rexhep Krasniqit ku kishim shkuar pėr tė diskutuar disa probleme tė Organizatės "Lidhja Shqiptare e Prizrenit" nė mėrgim bashkė me kryetarin e saj, zotin Ismet Berisha, profesor Krasniqi na tregoi pėr takimin e delegacionit tė kryesuar nga Adem Dushi nė zyrėn e Ministrit tė Arsimit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Prof. Ernest Koliqi.

Bashkė me Adem Dushin ishin edhe Nikollė Mrijaj e burra tė tjerė tė Kosovės. Profesor Koliqi, siē na tregoi Prof.Krasniqi, e priti mjaft mirė delegacionin. Pa humbur kohė u pėrgatitėn mėsuesit dhe pedagogėt mė tė mirė pėr t’u nisur pėr nė Kosovė. Mė 1941, na tha Prof. Krasniqi, unė u emėrova Komisar i Lartė i shkollave shqipe nė Kosovė dhe Drejtor i parė i gjimnazit tė Prishtinės. Po nė kėtė vit Qeveria e Vėrlacit e emėroi Adem Dushin si pėrfaqėsues tė Kosovės nė Parlamentin Shqiptar.

Pėr Adem Dushin, pėrsonalitetin e kėtij patrioti, me respekt e dashuri flet edhe Kapedani Ndue Gjon Marku. Kapedani e pėrshkruan si njė burrė qė karakterizohej nga virtyte qė i kanė hije njė burri tė madh. Kapedani u gėzua kur mori vesht se Ademi u kthye nė Kosovė. Fjalėt e Kapedanit qenė: "Nji burrė si ai asht gjynah mos t’ja kalbė eshtnat toka shqyptare."

Hisatoriani Peter Bart nė pėrfundim tė "Historisė Shqiptare" ndėr tė tjera shkruan: "Historia shqiptare nuk zhvillohej vetėm brenda shtetit shqiptar i cili u formua mė 1912, por edhe nė territorin e gjithanshėm tė banuar nga populli shqiptar edhe atė nė kuadėr tė Perandorisė sė dikurshme Osmane, ashtu edhe nė diasporė nė Greqi, Itali, Rumani, SHBA etj."

Klasa intelektuale nė Kosovė ka pėr detyrė t’i studiojė saktė ngjarjet. E njė patriot i madh si Adem Dushi, duhet tė gjendet njė vend i merituar e dinjitoz, duke i vėnė emrin e kėtij patrioti ndonjė shkolle apo rruge nė Rrafshin e Dukagjinit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara