HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mirdita, krenaria dhe lavdia e dinastisė sė Derės tė Kapidanit

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj Gjithnjė nė jetėn time nė vendlindje dhe New York, mė ka shqetėsuar origjina e hershme e zhvendosjeve apo shpėrnguljeve tė tė parėve tė mi nga Mirdita dhe vendosja nė pjesėn perėndimore tė Kosovės. Kėshtu gjatė shekujve tė historisė, kemi pėrqendrimin e banorėve katolikė nė Kosovė me prejardhje jo shumė tė largėt nga Mirdita, tė cilėt quhen Fandė.

Mbi kėto banorė ardhacakė tė sė njėjtės kombėsi, gjuhe, zakone e tradita, por tė larguar pėr arsye ekonomike apo gjakmarrjeje do tė shkruajnė, udhėtarė tė huaj, kronistė, klerikė katolikė tė shkolluar, albanologė, studiues e diplomatė tė ditur tė kohės. Njė ndėr autorėt, qė trajton si pėrsonazh real banorėt e Fandės, ėshtė edhe gjeniu me origjinė mirditor "poeti kombėtar" at Gjergj Fishta (1870-1940). Disa vargje poeti ua pėrkushton banorėve tė njohur tė Fandės nė kryeveprėn e mirėnjohur "Lahuta e Malcis".

* * *

Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni Mirdita, gjatė shekujve tė kaluar ka nxjerrė burra tė shquar qė me jetėn dhe veprėn e lavdishme kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė shqiptare dhe mė sė shumti nė Shqipėrinė e Veriut.

Shpesh herė njerėzit kanė qenė tė interesuar tė njohin nga afėr ecurinė interesante tė Derės sė Madhe tė Gjomarkut tė mirėnjohur si Dera e Kapidanit tė Mirditės, qė nga zanafilla (shek. XV) e deri mė sot, duke u mbėshtetur nga tė dhėnat historike, gojėdhėna popullore dhe literatura e pasur sot. Dera e Kapidanit tė Mirditės me vullnesėn e popullit kanė udhėheqė Mirditėn, me urti, maturi, politikė e jetė normale pėr komunitetin shqiptar, me sjellje tė denjė burrėrore dhe njė guxim tė madh nė mbrojtje tė interesave tė popullit, duke punuar me pėrkushtim pėr bashkimin e fiseve, vėllazėrimin dhe bashkėpunimin reciprok tė familjeve, nxitjen dhe pėrkrahjen e idealeve kombėtare, kundėr pushtuesve tė huaj, qė gjatė shekujve kanė shkelur trojet shqiptare.

Nė kėtė udhė pozitive, nė tė mirė tė krahinės zėmadhe tė Mirditės, ka udhėheqė Dera e Kapidanit qė nga shekulli XV. Gjomarku I-rė, i ftuar nga populli, pėr t'i udhėhequr si kryeprijės i tyre, u ėshtė shprehur hapur dhe nė mėnyrė demokratike Midritės se: "Nėse mė pranoni pėr udhėhjeksė, un dhe pasardhėsit e mijė do ta sundojmė e do ta drejtojmė popullin e Mirditės pa kurrfarė tė drejte tė dhetash, taksash, gjobash, xhelep, etj., por vetėm nė bazė tė sė drejtės kanunore dhe do tė respektojmė tė drejtėn familjare e prones private tė caktueme me gurė e kufi. Ju premtoj gjithashtu se kam me vuejtė, me sakrifikue, me u djegė, me luftue e me dekė pėr Mirditė e bashkė me mirditas"(fq. 60).

Gjatė viteve gjithnjė mė ka shqetėsuar seria e pyetjeve enigme, se cila ėshtė prejardhja e Principatės apo Derės sė Gjomarkut, a kanė ato lidhje me Derėn e Dukagjinve, qysh nga periudha e lavdishme e Gjergj Kastriotit tė kohės sė Arbėrit, si paraqitet shtrirja gjeografike e tyre, cila ėshtė ecuria e qendresės kundėr Portės sė Lartė Otomane gjatė shekujve tė sundimit turk nė Arberi, jeta dhe sundimi i Kanunit tė maleve kreshnike, pse respektoheshin kėto kode mė sė shumti nė Shqipėrinė e Veriut, luftrat e njėpasnjėshme qė kanė zhvilluar Mirditorėt pėr tė ruajtur Autonominė e saj, lufta titanike kundėr komunizmit dhe sherbetorėve tė saj, organizimi i rezistencės sė armatosur nėpėr malet e Veriut tė Shqipėrisė, aktiviteti i pasur patriotik i Kapidanit tė Mirditės nė diasporėn Evropiane, aktiviteti i Kapidanit tė Mirdites Ndue Gjon Marku dhe drejtimi i "Blokut Indipendent" nė ShBA etj., etj.?!

Kėtyre pyetjeve dhe shumė tė tjera, qė i pėrkasin gjashtė shekujve tė fundit tė mijėvjeēarit tė dytė (shek. XX), u jep pėrgjigje objektive juristi i mprehtė, aktivisti e patrioti i palodhur shqiptar Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, pėrmes librit jetėshkrimor me titull: "Mirdita, Dera e Gjomarkut, Kanuni", botuar nė New York nė vitin 2002.

* * *

Me Palin dhe mė pas me Lekė Dukagjinin vijon vargu i djemve, qė zė fill me djalin Gjon Mark Kolė Pali (Marku i parė) me tė cilin u bart dhe merr emrin Dera e mirėnjohur e Gjomarkut. Kėshtu djemtė bėhen trungu, ndera dhe zemra e Mirditės. Pema e familjes sė Principatės sė Mirditės si Dera e Gjomarkajve ose Kapidani i Mirditės, vijon me Marka Gjoni I-rė, qė ėshtė djali i Gjon Markut II-tė tė vrarė prej turqve, duke i lėnė vendin barkut tė parė tė pasardhėsve qė zė fill me Preng Lleshin I-rė. Mė pas vijnė Dodė Prenga, Bibė Doda. Pėrveē kėtij tė fundit qė ka lėnė trashėgimtarė, Principata e Mirditės - japin drejtim dhe zhvillim pemės sė Derės tė Gjomarkut. Dhe mė pas vijon brezi i meshkujve qė vijnė nga barku II-tė dhe III-tė, duke ruajtur e trashėguar mė tej nderen e fisme dhe emrin e mirė tė Derės sė Gjomarkut ose Kapidanit tė Mirditės brez pas brezi. Respekti dhe autoriteti trashėgohet dhe pėrcillet me mirėnjohje nga tė gjithė banorėt autoktonė tė Mirditės, jehona e famės sė Principatės sė Mirditės pasurohet me pėrvojė dhe histori tė lavdishme, qė ruhet e regjistruar thellė nė kujtesėn e historisė sė krahinės me merita tė shumanshme burrėrie, trimėrie, bujarie, besnikėrie, tė ushqyer nga tradita e hershme e Kanunit tė Maleve tė Lekė Dukagjinit.

E parė nė planin e mbijetesės origjinale me tė gjithė elementėt e ruajtjes tė pastėr tė traditės tė mirėfilltė shqiptare, kjo Dinasti, ka mundur tė mbijetojė ndaj furtunės sė egėr tė pushtuesve barbarė turq, serbo-malazezė dhe regjimit antishqiptar e ateist komunist.
Autorė tė ndryshėm, si: albanologė, udhėtarė e vizitorė tė huaj, francezė, italianė, anglezė, austriakė, hungarezė, serbė, malazezė, grekė, maqedonas, kroatė, sllovenė etj., kanė cekur nė fletėt e historisė, duke lėnė tė shkruar pėrshkrime udhėtimi, relacione derguar Vatikanit, takime me banorė mirditorė, historitė e dioqezeve dhe jetėn e aktivitetin baritor tė udhėheqėsve tė devotshėm shpirtėror tė kishės katolike, historinė dhe traditėn e Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkajve - Kapidani, marrėdheniet ekonomiko-sociale dhe urėlidhjet kulturore e zakonore tė krahinės me simotrat e tjera brenda territorit tė Arberit, lėvizjet mekanike tė popullsisė nė drejtim tė qendrave tė reja tė banimit dhe shpėrnguljet nė drejtim tė zonave mė pjellore e tė pėrshtatshme pėr ekonominė bujqėsore, blektorale dhe artizanate, tė cilat kanė qenė ushtruar si traditė nė tėrė krahinat shqiptare, etj.

Nėse do tė citonim disa nga autorėt mė tė njohur asokohe, mund tė shtonim se shumė tė rėndėsishme kanė mbetur shėnimet dhe vlerėsimet shumė domethėnėse tė shkruar nga albanologu i mirėnjohur asokohe francezi Amy Bue, i cili nė veprėn "La Turque d'Europa" (Paris, 1880), ndėr tė tjera thotė se krahina, ka pėrfaqėsues tė denjė qė njihen dhe respektohen nga tė gjithė dhe ajo ėshtė Dera e njohur e Dinastisė sė Kapedanėve tė Mirditės. Principata ka gėzuar dhe gėzon respekt e autoritet, mbasi pėrdor me pėrpikėmėri burimet e traditės vendase qė mbėshtetet tek ligjet e njohura ndėr brezni tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit, qė rregullon jetėn e brendshme tė banorėve me shtrirje nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut e deri nė Kosovė.

Meshtari qė njihte shumė mirė doket e zakonet shqiptare dhe jetėn e Kapidanit, ka qenė Don Stefano Gaspari, njė prift katolik shqiptar, i dėrguar prej Vatikanit (Selia e Shenjtė) nė Shqipėri nė vitin 1671, ku nė shėnimet e tij pėrshkruan me hollėsi gjendjen e mjerė tė klerit katolik nė krahinė. Kleriku midis tė tjerave cekė edhe marrėveshjen me pesė pika, tė nėnshkruar midis Perandorisė pushtuese Turke me pėrfaqėsuesin e Principatės sė Mirditės pinjollin e denjė tė Derės sė Gjomarkut - Kapidanin Gjon Marku I-rė. Sipas shumė burimeve arkivore tė hulumtuara deri nė ditėt tona, del se marrėveshja nė fjalė ka qendruar nė fuqi pėr afro 3 shekujve, duke respektuar me besnikėri ēdo pikė tė rėndėsishme tė saj.
Ndėrsa mė vonė historiani freng Poqeville (albanolog), Konsull i Napoleonit I-rė nė Janinė (1806 - 1816) pėrmend pėr herė tė parė, se: "Mirdita nė vjetin 1550 ka zgjedhė Dinastin princore nė pėrsonin e Gjon Marku I...", e cila ka mbėrritur 82 vjet pas vdekjes sė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit.

Historikisht Dera e Gjomarkut, mundi qė tė trajtojė me mjeshtėri tė rrallė gjithēka qė ishte me ligjin tradicional tė Kanunit, ku siguroi paqen, bashkimin, vėllazėrimin dhe nivelin e admirueshėm tė mirėkuptimit tė popullit tė Mirditės. Edhe albanologu tjetėr Dometrio Camarda, nė veprėn e vet tė titulluar: "Gramatologia Comparata" (1866), shkruan se malėsorėt qendruan tė bashkuar pėrballė pushtimit otoman, duke respektuar gjithnjė Princin e Mirditės me seli nė Orosh, duke mos e ulė kurrė Bajrakun dhe Fenė e tė parėve. Gjomarkajt kanė qenė shumė tė kujdeshėm dhe tė pėrpiktė nė tė gjitha lidhjet martesore qė kanė bėrė, duke mos u martuar asnjėherė me tre bajraqet e fisit, qė gjithnjė konsideroheshin si vėllezėr, si: Orosh, Spaē e Kushne, duke krijuar njė Dinasti nė pastėrtinė e gjakut dhe forcuar e zgjeruar edhe mė shumė influencėn e prestigjin e saj zėmadh edhe nė krahina tė tjera tė Shqipėrisė Veriore.

Mirdita dhe Principata e Derės sė Gjomarkut ishte pararoja e qendresės kundėr Portės sė Lartė Turke asokohe, rrugė nė tė cilėn vijuan edhe Dukagjini dhe Kelmendi nė Malėsi tė Madhe, si njė dritė e pashuar nė tė mirėn e tė drejtave kombėtare. Ajo ishte e pėrgatitur pėr sifida tė reja. Dera e Kapidanit tė Midritės, kishte njė fuqi tė fortė ushtarake nė pėrbėrje tė tė cilit bėnin pjesė mbi 1500 luftėtarė shumė tė zot dhe besnikė tė Kanunit dhe Derės qė pėrfaqėsonin, duke iu pėrgjigjur ēdo thirrje me armė nė dorė. Respektin ndaj Kapidanit e kanė shpreh gjithnjė nė kuvende burrash, delegacione shqiptarėsh pėr ēėshtje tė ndryshme sociale dhe kombėtare, apo kur ka qenė ēeshtja e paris sė maleve nė Shqipėrinė e Veriut. Midis shumė pėrsonaliteteve qė kanė lėnė emėr tė mirė nė historinė e popullit shqiptar janė edhe figura tė njohura tė atdhedashurisė, sikurse ėshtė trimi i maleve Dedė Gjo' Luli etj.

Njė shembull klasik i besnikėrisė ndaj Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkut - Kapidani, ka mbetur historia e lavdishme dhe e rėndėsishme e skalitur nė figurėn e paharruar tė Lleshit tė Zi, njė pinjoll i pėrkushtuar i Dinastisė sė Derės sė Gjomarkut. Trimėria e tij veēohet mė sė shumti nė planin e thekshėm atdhetar. Nga burimet historike dhe pėrmes veprės sė Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku me titull: "Mirdita Dera e Gjomarkut, Kanuni" (New York, 2002), ndėr tė tjera mėsojmė, se ishte koha kur Turqia kėrkonte qė tė dorėzoheshin tė gjithė luftėtarėt mirditorė, qė kishin marrė pjesė aktive mė armė nė dorė e ndėrgjegje atdhetare nė Luftėn e Kalasė (Rozafa) sė Shkodrės ose nė tė kundėrt dotė fillonte ndėshkimin fizik me ekspedita ushtarake nė tė gjithė krahinėn, duke vrarė, djegur shtėpi, sipas zakonit tė pėrhershėm si pushtues nė shekuj. Mirėpo Lleshi i Zi falė zgjuarėsisė sė trashėguar e kuptoi veprimin dinak tė ēallmave tė Bosforit, qė nga ēasti nė ēast po i kėrcenohej Mirditės, prandaj lajmėroi Stambollin se: "pergjegjjesia ishte e tij, se vetėm ai (Lleshi i Zi) duhej tė dorėzohej, me kusht qė Mirdita tė mos prekej".

Nga ana e tjetėr Perandoria Otomane, nuk e njihte mirė Lleshin e Zi, emrin dhe burrėrinė e madhe tė tij. Turqia e befasuar nga trimėria dhe pėrgjgegjėsia pėr tė marrė mbi vete tė gjithė barrėn e rėndė tė sakrificės deri nė flijim qė po bėnte Lleshi i Zi, pranoi kushtet, i vuri prangat Lleshit tė Zi dhe e plandosi pėr 9 vjet me radhė nė burg dhe sugjerime tė njohura tė Janinės. E vlerėsuar sot pas shumė shekujve, Mirdita i ėshtė shumė mirėnjohėse pėrpara historisė birit tė saj tė flaktė pėr gjestin e sakrificės qė mori pėrsipėr, ku me burrėri tė pashoq u vetėsakrifikua nė emėr tė gjithė krahinės qė e donte si dritėn e syve tė ballit. Por nga ana e tjetėr Zoti i gjithpushtetshėm me mrekullinė e Tij e ruajti me pėrkujdesje Kapidanin e Mirditės dhe dėshminė historike pėr brezat qė do tė vijnė si shembull pozitiv.

Pas shumė kalvareve e peripecive qė iu desht tė kalonte nėpėr burgjet e ftohta anadollake, Lleshi i Zi u rikthye nga internimi. Njė fatkeqėsi kishte pllakosur Derėn e Principatės sė Gjomarkajve. Vrasja e tre djemve tė tij nga nipi i vet (djali i vėllait), i nxitur drejtpėrdrejtė nga djallėzitė e pushtuesve turq pėrmes politikes "pėrēa e sundo" e ligshtoi nė zemėr humbja e djemve, por nuk e mposhti urretjen ndaj pushtuesve qė jo vetėm e surgjinosėn, por i futėn nė shtėpi vrasjen brenda gjakut. Ky akt e lėndoi rėndė Mirditėn dhe Lleshin e Zi, tė cilin Turqia e liroi nga burgu, pėr tė "pajtuar" gjakrat nga konfliktet e tė cilave ishin vrarė 22 vetė vetėm prej dy lagjeve.

Kjo mbetet tragjedia mė e madhe e gjakmarrjes sė kobshme nė Derėn e Gjomarkut e shkaktuar nga fitilat e pushtuesve turq. Nė kėtė mėnyrė, pushtuesi mundi tė jetė mė nė brėndėsi tė tė gjithė intrigave qė gatuante vetė, pėr tė dobėsuar dhe ēoroditur sa tė jetė e mundur Derėn mė me influencė tė Kapidanit tė Mirditės nė Orosh. Politika e intrigave tė kurdisur e luajtur me njė skenar tė parapėrgatitur shumė mirė kishte mundur tė depėrtonte dhe tė shkaktonte plagė tė rėnda nė Derėn e Madhe tė Principatės nė fjalė. Megjithė kėtė fatkeqėsi, gjatė kohės sė sundimit tė Lleshit tė Zi, ai mundi tė rishėronte plagėt e thella, zgjeroi dhe shtriu emrin, respektin dhe prestigjin e Derės sė Gjomarkut dhe tek njerėzit me influencė nė Shqipėrinė e Veriut dhe Jugut. I tillė ka qenė Ali Pashė Tepelena.

Nė arenėn e politikės shqiptare kishin filluar dhe mbajtur gjithnjė tė ndezura kryengritjet e njėpasnjėshme antiosmane. Lėvizjet ēlirimtare kundėr pushtuesve tė huaj shumė shekullorė u nxitėn dhe pėrkrahėn nga grupi i patriotėve katolikė shkodranė, tė cilėt e kishin pėrqendruar tė gjithė pėrkujdesin nė krahun e lėvizjes kombėtare tė Mirditės dhe pėrpiqej t'i jepte asaj rėndėsi tė veēantė politike, pėrmes synimeve konkrete tė paracaktuar pėr dobėsimin dhe gradualisht largimin nga toka arbėrore njė herė e mirė tė pushtuesve barbar turq.

Dera e Gjomarkut, gjithnjė kėrkonte qė tė reflektonte kuptimin politik tė kryengritjes sė Mirditės dhe nė tė gjithė Shqipėrinė e Veriut, tė stimuluar drejtpėrdrejtė nga Dera e Gjomarkut. Ata krijuan ITIFAKU-n (Lidhja e Besės) nė verė tė vitit 1876, ku u bashkuan nė Shėn Pal krerėt e 12 bajrakve tė Mirditės. Mė pas kėtė shembull pozitiv e ndoqi edhe Puka, Dibra, Krasniqja, Mati etj. Preng Bibė Doda, mė 15 qershor 1877, i dėrgoi njė telegram Kongresit tė Berlinit, duke e lajmėruar se Mirdita, kėrkon tė ruaj Statusin e vet dhe se bajrakėt nuk pranojnė kurrėfarė zgjidhjeje tjetėr pėrveē atyre qė do tė kenė pėr bazė respektimin e Autonomisė sė Mirditės. Njė fakt tė tillė e pėrsėrisin nė njė letėr tė dytė, ku nėnshkruajnė krerėt e 15 bajrakėve tė Mirditės, tė cilat shtriheshin prej lumit Mat deri thellė nė Kosovė, ku bėnin pjesė 11 bajrakė.

Nė kėto ngjarje historike qė kanė pėrfshirė Derėn e Gjomarkut bėn pjesė edhe figura e prelatit tė lartė tė kishės katolike nė Orosh Abatit tė Mirditės imzot Preng Doēi, i cili gjatė sundimit shpirtėror apostolik nė famullitė e tij nė Mirditė tregoi pjekuri dhe aftėsi pėr tė ruajtur tė bashkuar tė gjithė besimtarėt shqiptarė dhe respektuar gjithnjė Derėn e Kapidanit tė Mirditės. Abacia e Mirditės pėrbehej nga 13 famulli, qė nė qendėr tė aktivitetit baritor kishte ruajtjen e besimit nė fenė e Jezu Krishtit, traditat mė tė mira tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe respektimit si pėrherė tė Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkajve - Kapidani.

Deri asokohe kishat dhe kleri ishin nė gjendje tė mjerueshme. Figura e prelatit tė lartė Imzot Doēi u rrit edhe mė shumė falė respektit qė ai gėzonte pėr Principatėn e Derės sė Gjomarkajve, qė i ndihmuar nga kėto tė fundit nisi tė bėj menjėherė rigjallėrimin e ripėrtėritjes sė traditės fetare nė popull, organizimi kishtar, meremetimi dhe rindėrtimi i kishave tė reja bėri qė tė sheshoheshin disa mosmarrėveshje tė vogla midis klerikėve, lartėsoi deri nė nivelin e Abacisė dhe krijoi selinė administrative apostolike.

Turqia duke pėrfituar nga mosha e madhe e Kapidanit Gjon Mark Lleshit dhe nga mungesa e pėrkrahjes sė tij asokohe, mundi me dredhi qė tė penetrojė nė Mirditė, ndonėse krahina me luftė rezistoj pėr tė ruajtur Autonominė e saj. Edhe gjatė luftės kundėr turqisė nė vitet 1872 - 1873 mirditasit u pėrfshinė nė lėvizjet antiturke, ku spikati Llesh Gjoni, si njė prijės i pashoq, me virtyte burrėrie dhe drejtues i aftė e trim. Ai mbeti i vrarė si trimat dhe shmbulli i tij pėrmendet me respekt nė vendlindje. 3 vjet mė vonė mė 1876, dhe nė vitet qė pasojnė 1877, 1878, Mirdita, pėrsėri ngrihet me armnė nė dorė kundėr Portės sė Lartė, duke u bėrė arenė e pėrleshjeve dhe filloi nė kėtė mėnyrė serinė e pandėrprerė tė luftrave liridashėse tė prirė si gjithnjė nga Dera e madhe e Kapidanit brez pas brezi. Nuk ka ngjarje historike tė Mirditės ku tė mos ndihej prania dhe autoriteti i Derės sė Kapidanit, menēuria, aftėsia e shkathtėsia e zgjidhjeve me pushkė e mend tė tė gjithė problemeve kundėr pushtuesve shumė shekullorė turq.

Nė lidhje me "Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit" tė vitit 1878 ka pasur shumė keqinterpretime nga historianėt para dhe pas diktaturės komuniste nė Shqipėqri dhe nė kohėn e sundimit tė serbve nė Kosovė. Pėr kėtė ngjarje ėshtė anashkaluar roli dhe kontributi qė ka luajtur krahina e mirėnjohur e Mirditės dhe qytetarėt e nderuar shkodranė. Ndryshe e ka analizuar dhe trajtuar kėtė ngjarje Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, i mbėshtetur tėrėsisht nga burimet historike autentike shqiptare dhe joturke sikurse shpesh ėshtė referuar e ashtėquajtura historiografia komuniste nė Tiranė e Prishtinė. Duke shfletuar me kujdes librin e juristit dhe Kapidanit tė Mirditės Ndue Gjon Marku nė veprėn e vet, ku, ndėr tė tjera lexojmė njė realitet shumė tė vėrtetė historik se: "Shqiptarėt i shpejtuen kontaktet dhe nė fillim tė qershorit 1878, gjithė parija e Shqipnis u mblodh nė Prizren.

Aty u vu Itifaku (Lidhja e Beses) simbas Kanunit tė Lek Dukagjinit dhe krijoi (lidhjen shqiptare pėr mbrojtjen e tokave komtare) e qė ma vonė u quajt "Lidhja e Prizrenit". Me 13 qershuer 1878, Lidhja e Prizrenit dergoi nji Memorandum Kongresit tė Berlinit me pika tė caktueme mbi tė drejtat e popullsis shqiptare. Nė Shqipni tė Veriut moren pjesė edhe katolikėt dhe Shkodra u ba qendra e rezistencės prej sė cilės doli Komiteti shkodranė i Lidhjes i pėrbamė prej 12 antarė katolik e 12 musliman... Tue marrė parasysh zgjimin kombtar pėr mbrojtjen e tokave shqiptare prej Malit tė Zi, Preng Bibė Doda, pa ngurrim u vu nė dispozicjon tė Lidhjes. Nė krye tė 10.000 luftarve, ra nė Tuz e aty bani qendren e komandės. Mjerisht gjendja u turbullue me qendrimin antikomtar te Abdullah Drenit i cili, megjithse ishte antar i Lidhjes e aj vetė bestar i Intifakut pėrbujti Mehmet Ali Pash Maxharrin tė cilin Lidhja e konsideronte anmik tė Shqipnis..." (Fq. 27 - 28).

Veprimtaria antiturke vijon dhe zgjerohet nga viti nė vit. Nė fillim tė shekullit XX (viti 1903) tarafi i Gjomarkut si gjithnjė i ripėrtėrirė nėn kryesinė e Kapidanit tė Mirditės Marka Gjoni merret shumė me ēėshtjen kombėtare, duke ngritur nė kėmbė ndėrgjegjen atdhetare tė mirditorėve. Falė respektit dhe autoritetit qė gėzonte prijėsi i parisė sė Derės sė Kapidanit Marka Gjoni Mirditės i bashkangjiten edhe trimat e Pukės, tė cilėt pėrmes disa aksioneve antiturke nė njė mbledhje tė pėrbashkėt i dėrgojnė njė Memorandum Valiut tė Shkodrės dhe Konsujve tė Fuqive tė Mėdha me rezidencė nė Shkodėr, duke i kėrkuar kthimin e Preng Bibė Dodės. Dhe Memorandumin e pėrpiluar nga Abati i Mirditės imzot Preng Doēi dhe pėr herė tė parė e zbardhė nė librin e vet Kapidani Ndue Gjon Marku, qė nė mbyllje ka kėto fjalė: "Sulltani nuk do tė njifet kurr Prijsi ynė; flamuri i hanės nuk do tė valvitet ma nė malet tona, na duem tė jemi tė lirė, duem qi kombsija e jonė tė njifet si kombsija e popujve tjerė. Tash e mbrapa Flamuri ynė do tė jetė ai i Gjergj Kastriotit Skanderbegut, i cili ka fillue tue fluturue n'eren e Liris."

Ėshtė e rėndėsishme tė dihet nga historiografia shqiptare dje dhe sot, se pėrveē 6 Prillit 1911, ku trimat e Dedė Gjo' Lulit pėrmes njė luftė tė lavdishme ngritėn Flamurin e Gjergj Kastriotit dhe mė 28 nėntor 1912 Ismail Bej Qemali nė Vlorė ngriti Flamurin kuq e zi, edhe mė pėrpara datave tė sipėrcituar nė Mirditė dhe mė saktė nė katundin Vinjollė, prej patriotit Ndue Gjoni qė ėshtė vėllai i Kapidanit Marka Gjonit, mė 25 prill 1902 ėshtė ngritur Flamuri i Shqipėrisė nė Ditėn e Shėn Markut. Memorandumi pati njė rėndėsi tė madhe se pėr herė tė parė tronditi nė themel rrėnjėt e kalbura tė Perandorisė sė "pathyeshme" turke, e cila mendonte se pas kryengritėsve tė prirė nga mirditorėt e Kapidanit, fshihej Austro - Hungaria. Edhe ardhja e xhonturqve nuk solli ndonjė ndryshim nė strategjinė tė ashtėquajtur liberale tė turqve tė rinj tė cilėt ishin mė fanatik dhe konservator se etėrit e tyre.

Ata nuk morėn asnjė hap pėr tė qetėsuar zemėrimin e banorėve tė Mirditės tė udhėhequr nga Marka Gjoni, kėrkonin lirimin pa asnjė kusht tė prijėsit tė tyre Preng Bibė Dodės. Nė situatėn e re tė krijuar dhe pasi filloi t'i ējerret maska xhonturqve tė rinj qė erdhėn nė pushtet, pėr tė treguar se janė "liberalė" u detyruan tė lirojnė Preng Bibė Dodėn, i cili u prit nė qytetin bregdetar tė Shėn Gjinit me njė pritje shumė tė madhe nga popullsia e Mirditės, Kėthellės, Malėsisė sė Lezhės dhe Zadrimės. (fq.39). Ardhja e Preng Bibė Dodės nė vendlindje solli njė ripėrtėritje tė re tė krahinės dhe rriti edhe mė shumė moralin dhe shtrėngimin e radhėve rreth Derės sė Kapidanit tė Mirditės. Ky pėrsonalitet ndėrmori njė sėrė masash tė domosdoshme, falė eksperincės politike, kulturore dhe frymės sė shėndoshė fetare e atdhetare qė kishte gėzuar nga tė parėt e tij tė Principatės sė Derės sė Gjomarkut - Kapidani.

Edhe vitet 1910 - 1911 janė vite tė mbarsura me ngjarje dhe episode interesante historike qė nė mėnyrė tė njėanshme dhe me shumė tendenciozitet janė trajtuar pa asnjė frymė reale historike nga studiuesit e vjetėr dhe pėr fat tė keq edhe ndonjė i ri i painformuar dhe i paliruar nga kompleksiteti i historiografisė sė kaluar qė ka marrė si bazė "faktet" historike. Mė sė miri "historianėve" u jep pėrgjigje Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku kur thotė se: "Kush thotė se Dedė Gjo'Lulin e kan pre Kapidani i Mirditės e Mirdita, aj asht anti kombtar, komunist e malazias me qėllim me mbajtė gjallė shkėndin e dasisė nė mes Mirditės e Malsisė, me cenue nderin e prestigjin e Kapidanit tė Mirditės e me ligshtue krahinėn katolike ma tė fortėn e Shqipnis. Ket pohim temin e pėrforcon fakti se ata qė pėrgatisin pėrkujtimin e Dedė Gjo' Lulit ftojnė historiqenin e rastit nji ndėr ma tė korruptuemin komunist tė Enver Hoxhės, me qėllim me pėrforcue tezėn e tyne pėrkundrejt Kapidanit tė Mirditės e, ky asht Pal Doēi. vėllau i famkeqit Mhill Doēi, i cili ka ngarkue vedit e shpis vet 14 gjaqe pse, nė Qafė Valmerit, mu bash aty ku asht vra komunisti Bardhok Biba, Mehmet Shehu ka ekzekutue pėr hakmarrje tė Bardhok Bibės 14 burra tė pafajshėm..." (fq. 43).

"Dera e Gjomarkut nė kohėt e vonshme", pėrbėn pjesėn tjetėr interesante tė librit tė shkruar nga Kapidani i Midritės Ndue Gjon Marku. Periudha mė e zezė dhe mė e rėndė qė ka kaluar Dera e Gjomarkut ėshtė ajo e komunizmit, ku liritė dhe tė drejtat e njeriut nuk kishin asnjė vlerė pėrballė bishės sė egėr tė hurit dhe litarit me tė cilėn sundoi pėr 50- vjet sistemi komunist i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha. Mirditės dhe Derės sė Kapidanit i vėhet nofka "qendėr e reaksionit", "trathtarė", "agjentė tė CIA-s, Vatikanit" etj., fjalė tė denja vetėm pėr hartuesit e kuzhinės sė sistemit qė i lindi dhe i rriti shėrbetorėt servilė tė komunizmit.

Dr. Mark Gjomarku, ėshtė njė ndėr pėrfaqėsuesit mė tė denjė tė Derės sė Kapidanit tė Mirditės, qė iu kundėrvu me armė nė dorė me bashkėluftėtarėt e tjerė antikomunistė regjimit tė Enver Hoxhės. Ai dallohej pėr cilėsi tė spikatura nė fushėn politike, duke qenė Ministėr i Punėve tė Brendshėm nė kohėn kur Kryeministėr ishte z. Mustafa Kruja gjatė vitit 1942 - 1943, e pas tij mbajti tė njėjtėn detyrė. Mė 10 qershor 1944 Dr. Mark Gjomarku i dėrgon njė letėr tė vėllaut tė vet Ndue Gjomarku, qė ndodhej asokohe nė Shkodėr nė lidhje me dhunėn qė po pėrdorin komunistėt, duke i bėrė thirrje qė tė bashkojė mirditorėt nė luftė kundėr komunistėve. Ai ndėr tė tjera i shkruan: "Ndue, qė me sot fillon kthesa e re politike, jo vetėm pėr vendin tonė (Mirditėn) por pėr tanė Shqipnin. Fuqija pėrdhunuese komuniste na kėrcenon. Ajo poshtėron, dhunon, njollosė gjithēka tė shejtė ka shqiptari: ndjenjat e njeriut tė thjeshtė, emrin e tij, vetitė e tija, vėrtytet e pastra morale, familjen, besėn, burrėrinė e Zotin e Madh nuk e njeh pėr Zot e, ne s'na mbetet tjetėr veēse me e kundėrshtue me ato fuqina qė kemi nė dispozicjon. Del nė Mirditė i pari e filloja rezistencės. Nė ty, sot mbėshtetet fillimi i luftės pėr liri e ardhmeni. Tu priftė e mbara!" (fq. 66).

Dhe Ndue Gjomarku shkon nė Mirditė dhe jep kushtrimin pėr rrezikun qė e pret krahinėn nga tė pafetė, qė do tė rrėnojnė ēdo gjė shqiptare. Menjėherė trimat rrokin armėt dhe marrin malet pėr t'u organizuar. Edhe partitė nacionaliste si Balli Kombėtar dhe Legaliteti i bashkohen thirrjes sė atdhetarėve qė nė bashkėpunim me Kapidanin e Mirditės. Shqipėria e Veriut me nė krye Mirditėn e njohur pėr sa e sa luftra kundėr pushtuesve turq zgjohet dhe ėshtė e gatshme pėr tė flijuar jetėn pėr idealet e pastra shqiptare dhe lirinė nga pushtuesit e rinj komunist, qė po vinin nė pushtet pėrmes njė ideologjie mashtruese, duke i hedhur "trutė e gomarit" naivėve tė rinj. Nga ana e tjetėr Princi i Derės sė Gjomarkut Kapidani i Mirditės Dr. Mark Gjomarku i bindur nė besimin e tyre u mbėshtetė nė vendosmėrinė e luftarėve besnikė, qė ishin gati me shpirtin e sakrificės pėr tė bėrė gjithēka, pėr Kapidanin e tyne, nuk ngurroi qė tė fillojė aktivitetin politik e ushtarak (luftarak) kundėr regjimit komunist qė kishte filluar tė shkallmojė nė themel ndėrtesėn kombėtare (fq. 72).

* * *

Libri i shkruar nga Kapidani i Mirditės Ndue Gjon Marku, mbetet njė vepėr e rėndėsishme nė ndriēimin e historisė sė Mirditės, krahinė me njė rrugė tė lavdishme nė historinė e popullit shqiptar. Kjo krenari e respekt pėr kėtė popull ėshtė shprehur nė tė gjithė faqet e librit jetėshkrimor tė autorit shumė tė mirėnjohur nė Shqipėri dhe ShBA, pėrsonalitetit dhe burrit me besė e menēuri, urti e traditė tė hershme tė Principatės sė Mirditės - Dera e Gjomarkut, njė pinjoll i sė cilės Kapidani Ndue Gjon Marku mbeti deri nė ditėt tona.

Autori me njė shpirt fisniku dhe gjuhė tė pastėr shqipe tė mėsuar nė trojet e tė parėve nė Orosh, ndonėse ka kaluar 80 vite mbi supe, ai ėshtė i freskėt dhe krenar pėr historinė e popullit tė Mirditės gjatė shekujve tė historisė dhe me njė modesti tė trashėguar nga Dera e Gjomarkut autori thotė se i lashė popullit tim, vendit tim dhe tė parėve tė mi kėtė vepėr, nėpėr tė cilėn kaloi Dera e Kapidanit, duke gdhendur thellė nė kujtesėn popullore historinė e vėrtetė pa pasione e emocione politike, por me gjuhėn e fakteve histortike, sikurse dėshmon nėna histori.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara