HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė 91-vjetorin e lindjes dhe 14 vjetorin e vdekjes

Dr. Mons. Zef Oroshi, klerik e atdhetar i devotshėm

-- nga Tomė Mrijaj, New York

Tomė Mrijaj - Meshtari ynė i dashur i mbylli sytė nė New York me mallin e zhuritur pėr Mirditen dhe trojet shqiptare -

E kam tė lehte por edhe te vėshtirė qė tė shkruaj pėr jetėn dhe veprėn e klerikut shumė tė madh Dr. imzot Zef Oroshin, qė bėri aq shumė pėr komunitetit shqiptar nė ShBA. Ai ishte njė baba shpirtėror i rrahur nga fortunat e jetės sė vėshtirė nė emigracion. Kush e njeh kėtu nė Amerikė dhe nuk ruan kujtime tė mira pėr njė antikomunist tė vendosur. I donte dhe respektonte shumė figurat e ndritura te Klerit Katolik me tė cilėt mburrej dhe i kujtonte mėsuesit qė i mėsuan shqip dhe gjuhė tė huaja pėr tė njohur nga afėr zhvillimin e pėrparimin kulturor tė Evropės Perėndimore.

Marsi pėr shqiptarėt ėshtė i veēantė, sepse gjatė kėtij muaji janė bėrė kryengritje dhe luftra tė mėdha pėr lirinė e Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Ky muaj ėshtė i njohur edhe si muaj i vdekjes sė figurave tė shquara tė kombit. Vdekja e tyre ėshtė fizike, mbasi shembulli dhe kujtimi i tyre pozitiv mbetet njė meteor qe shndrit me veprėn e tyre ne dobi tė kombit edhe pse larg vendlindjes nė ShBA. Nė gjysėm e dytė tė shekullit tė kaluar gjatė javės sė dytė tė kėtij muaji, ndėrruan jetė figura tė shquara tė diasporės imzot Fan Stilian Noli (1882-1982), Dr. monsinjor Zef Oroshi (1912-1989) dhe profesor Martin Camaj (1925-1992).

Mė 15 mars tė vitit 1989 ndėrroi jetė nė spitalin Albert Einstein tė New York-ut, Monsinjor Zef Oroshi, themelues dhe udhėheqės i Kishės Katolike Shqiptare "Zoja e Kėshillit tė Mirė" ("Zoja e Shkodrės"). Njė ditė pas vdekjes, mė 16 mars gazeta "The New York Times" botoi njė shkrim pėr vdekjen e kėtij meshtari shqiptar, duke vėnė nė dukje veprimtarinė e tij fetare dhe kombėtare.

Emri i tij i pagėzimit ishte Zef Ēoku. U lind nė vitin 1912 nė njė prej familjeve mė fisnike tė Oroshit, fqinjė me Derėn e Gjomarkut, ku ruhej dhe interpretohej mė mirė se kudo tjetėr "Kanuni i Lekė Dukagjinit". Ndrecė Ēoku, i zoti i familjes Ēoku, pėrmendet edhe sot e kėsaj dite pėr njė akt jashtėzakonisht human, pasi qė kishte shpėtuar vrasėsit e djalit tė vet. Njeriu qė i kishte vrarė djalin ndiqej nga trimat e familjes Ēoku. Vrasėsi, duke parė rrezikun pėr vdekje, i ra nė Derė Ndrecė Ēokut. Ky e pranoi nė shtėpinė e tij dhe e mbrojti sikur tė ishte miku mė i madh. Ata qė e kanė ditur kėtė ngjarje tė mrekullueshme, tregojnė, se Ndreca e kishte ulur nė qoshe tė oxhakut dhe pinte duhan dhe kafe me vrasėsin, ndėrsa djali i tij ishte shtrirė i vdekur aty pranė oxhakut. Ndrecė Ēoku e mbajti gjakėsorin nė shtėpi 24 orė dhe pastaj e pėrcolli, pasi mori nga djemtė e familjes 30 ditė besė...

Mėsimet fillestare Zef Oroshi i mbaroi nė vendlindje, ndėrsa mėsimet e mesme nė Seminarin e njohur tė Jezuitve nė Shkodėr. I etur pėr dije tė thella dhe kulturė tė pasur civilizuese dhe fetare Perėndimore, ai vijon studimet e larta nė degėn adhuruese tė teolgjisė dhe filozofisė nė Romė tė Italisė.
Meshtari i pėrvujtur Mons. Oroshi, gjithnjė me nostalgji, mall dhe gėzim tė veēantė, kur binte nė mendime tė thella pėr vitet e shkuara tė rinisė nė Shqipėri, me respekt dhe mirėnjohje tė thellė kujtonte tė gjithė profesorėt qė i dhanė dije te qendrueshme dhe kulturė atdhetare e fetare. Njė ndėr mesuesit mė tė dashur qė e deshti dhe e mbajti afėr gjithnjė ishte poeti i njohur dom Ndre Mjeda. Dr. Mons. Zef Oroshi, fliste pėr talentin e mėsuesit, qė si poeti dhe atdhetar i flaktė ka ndikuar shumė nė jetėn e tij rinore, pėr tė qenė njė bari i ardhshėm i dashur dhe i pėrvujtur pranė grigjes sė vet. Me sa duket poeti-meshtar Mjeda, ka ndikuar edhe nė nxitjen e pėrkrahjen e talentit tė mons. Oroshit nė fushėn e letrave shqipe. Tematika e shkrimeve tė tyre kanė qenė Krishti, Zoja, Familja e Shenjtė dhe temat shoqėrore tė komunitetit shqiptar. Jo pak shkrime me argumenta historike e fakte, ai i ka kushtuar persekutimit tė Klerit Katolik nė Shqipėri, qė po kalonte kalvarin mė tė pėrgjakshėm nė tė gjithė historinė e Evropės plakė.

Dom Ndre Mjeda, ishte mėsuesi i tij mė i dashur dhe mė i nderuar, pėr tė cilin tėrė jetėn ruajti kujtime tė mira, bile edhe librin "Shkrimi i Shenjtė", ia kushtoi dom Ndre Mjedės.
Pushtimin fashist tė Shqipėrisė si shumė patriotė tė kohės Dr. Mons. Zef Oroshi e priti me idinjatė dhe dhimbje tė madhe nė shpirt. I brumosur thellė qysh nė bankat e shkollės me ndjenja tė forta atdhetare, mė 8 prill u kishte bėrė thirrje studentėve shqiptarė pėr njė protestė kundėr pushtimit tė Atdheut tė tij. Gjithmonė tregonte, se kishte ngritur flamurin shqiptar nė ballkonin e konviktit ku jetonte.
Pasi mbaroi studimet teologjike, dom Zef Oroshi u kthye nė Mirditė dhe prej andej shkoi nė Korthpulė. Meshėn e parė ia kishte kushtuar Zotit, sikurse vepronin tė gjithė meshtarėt qė sapo kishin vėnė kuletėn e bardhė dhe rrobėn e bariut shpirtėror.

Erė e fortunė e keqe do tė frynte nė Shqipėri askohe komunistėt ateistė do tė vinin me dhunė nė pushtet. Por klerikėt katolikė gjithnjė e kishin nuhatur renė e zezė qė vinte nga stepat e Siberisė bolshevike, ku tė gjithė klerikėt katolikė dhe ortodoksė kishin filluar tė pėrsekutohen pa mėshirė nė litar, pushkatim me gjyqe fallco. Kėtė veprim e ndėrmori edhe diktatori ateist Enver Hoxha.

Nė fillim tė viteve 1950, komunistėt shqiptarė me tė gjitha format dhe mėnyrat e tyre tė rafinuar kėrkonin shkak pėr arrestimin e tij, por dom Zef Oroshi, duke e nuhatur kėtė dhelpėri tė ateistėve komunistė u largua dhe u bashkua me luftėtarėt antikomunistė nė malet e Shqipėrisė. Nė vitin 1952 vendoset nė Kosovė dhe prej andej kalon nė Itali, ku fillon veprimtarinė e tij kombėtare, nė kushte tepėr tė vėshtira.

Nė kishėn San Basilio tė Romės ēonte meshė pėr mergimtarėt shqiptarė, ku shpesh pėrmendete edhe pėrsekutimin qė regjimi i kuq i Tiranės i bėnte vėllezėrve nė Krishtin nė Shqipėri, pėr kontributin qė gjatė historisė kombėtare kishte dhėnė kleri katolik shqiptar. Vlera atdhetare e fetare e meshtarėve shqiptarė ishte dhe mbeti gjithnjė ndera e kombit shqiptar gjatė shekujve plot tallaze tė historisė sonė. Pranė Universitetit katolik Angelicus, mbaroi studimet e larta, ku mbrojti me nota maksimale edhe tezėn e doktoraturės.

Monsinjor Zef Oroshi pėrktheu nė gjuhėn shqipe "Shkrimin e Shenjtė" ("Katėr Ungjijtė dhe Punėt e Apostujve"). Kushtet e vėshtira tė jetesės nė Itali e detyruan tė emigronte nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Disa vjet jetoi nė Boston, ku takohej vazhdimisht me imzot Fan Stilian Nolin. Takimet midis tyre kanė qenė gjithnjė miqėsore dhe tė pėrzermerta. Shpesh bisedonim me orė tė tėra, duke evokuar shumė kujtime gjatė takimeve me Kryepeshkopin shqiptar tė Boston-it. Dr. Monsinjor Zef Oroshi pohonte me mburrje, se imzot Fan Noli ishte njė patriot i vėrtetė shqiptar. Gjatė takimeve tė shpeshta ekumenike dy prelatėt shqiptarė kishin shfaqur idenė e afrimit tė Kishės Shqiptare Ortodokse dhe Kishės Katolike Shqiptare.

Bile Kardinali i Boston-it, Cushing e kishte pritur mirė kėtė ide dhe kishte marrė pėrsipėr ndėrmjetėsimin pėr bashkimin e kishave tona, por me vdekjen e Peshkop Nolit mė 13 mars tė vitit 1965, bashkimi i kishave mbeti vetėm si ide.
Nė fillim tė viteve '60-tė, dom Zef Oroshi vendoset nė New York dhe mė 16 qershor tė vitit 1962, sė bashku me patėr Andrea Nargaj, themelojnė "Lidhjen Katolike Shqiptaro-Amerikane" dhe gazetėn me tė njėjtin emėr, e cila pas njė ndėrprerje filloi tė botohet me emrin "Jeta Ktolike". Ajo pėrsėri vitet e fundit doli nėn drejtimin e udhėheqėsit shpirtėror tė Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės", dom Pjetėr Popaj.

Deri nė vitin 1969, Dr. mons. Zef Oroshi ka dhėnė meshė nėpėr kisha amerikane. Po kėtė vit, bashkėsia katolike shqiptare bleu qendrėn e vet nė Park Avenue nė Bronx, dhe nė vitin 1973 kjo qendėr filloi veprimtarinė e vėrtetė fetare, duke kryer tė gjitha shėrbimet fetare.
Monsinjor Zef Oroshi ishte njė burrė i urtė, i zellshėm, i shoqėrueshėm dhe me karakter tė fortė, por ishte jo i butė me kundėshtarėt. Ai i respektonte tė gjithė shqiptarėt pa dallim feje apo krahine. Merrte pjesė nė tė gjitha mbledhjet shqiptare me karakter fetar, kulturor, kombėtar. Kishte njė edukatė shumė ekumentike. Ishte shumė i mirėpritur nė qendrat fetare islame dhe bashkėpunonte ngushtė me Hirėsinė e Tij, Sali Myftia, Vehbi Ismailin, Imam Isa Hoxhėn, Hoxhė Perollin, Sheh Halilin, Baba Rexhepin e tė tjerė. Ata kėmbenin vizita dhe telefonata pėr Pashkė dhe Bajram.

Dr. Monsinjor Zef Oroshi bėri fushatė pėr ndėrtimin e qendrave katolike dhe islame, bile nė listėn e emrave qė kanė kontribuar pėr blerjen e qendrės katolike ėshtė shėnuar emri i shumė shqiptarėve tė fesė islame. Shumė prej tyre nė fillim shkonin nė kishė pėr tė dėgjuar predikimin e Dr. mons. Zef Oroshit.

Pėr qėndrimin e tij antikomunist, nėnat, vėllezėrit dhe motrat kishin pėsuar shumė nga regjimi diktatorial nė Atdhe. Zef Oroshi ishte aktiv nė tė gjitha veprimtaritė e Komunitetit Shqiptar tė Amerikės. Bėnte pjesė nė Kėshillin Drejtues tė Organizatės Panshqiptare "VATRA" tė Amerikės. Shkruante nė shtypin shqiptar tė diasporės. Kishte njė karakter tė fortė dhe ishte trim prej natyre. Shumica e besimtarėve gėzonin respekt pėr Dr. Mons. Zef Oroshin e Mirditės. Ai ishte shumė kryelartė pėr traditėn e vendlindjes. Mburrej me veprimtarinė e meshtarėve tė shquar nga kjo krahinė, sidomos me veprimtarinė fetare e kombėtare tė Abatit Preng Doēit, patėr Marlaskajt e shumė prelatė dhe meshtarė tė tjėrė, qė historikisht mbetėn krenaria e trevave tė njohura tė Mirditės.

Dom Zef Oroshi ishte i gatshėm kurdoherė pėr drejtimin e ceremonive fetare e kombėtare. Nė vitin 1969 organizata "VATRA" kremtoi nė mėnyrė solemne 60 vjetorin e themelimit tė gazetės "Dielli" nė hotelin "Sheraton" nė Manhattan, ku morėn pjesė dijetarė tė shquar shqiptarė nga Amerika dhe Evropa, nė mesin e tė cilėve arbėreshė nga Kalabria, qė erdhėn nė SHBA me njė aeroplan special.
Tė gjithė e pranojnė se ky pėrvjetor ishte njė ndėr kremtimet mė tė shkėlqyeshme tė shqiptarėve tė Amerikės dhe dom Zef Oroshi i priu gjithė komunitetit nė njė meshė ceremoniale nė katedralėn e Shėn Patrikut. Kardinali i atėhershėm i New York-ut, Terence Cooke dhe Dr. Mosn. Zef Oroshi celebruan meshėn pėr tė gjithė shqiptarėt e pranishėm.

Libri "Shkrimi i Shenjtė" ("Katėr Ungjijtė dhe Punėt e Apostujve"), qė e pėrktheu ky prelat shqiptar ishte dhe mbetet sot e kėsaj dite njė kontribut i madh pėr besimtarėt shqiptarė katolikė... Me rastin e botimit tė kėtij libri, Papa Pali VI, Dr. Mons. Zef Oroshin e priti me respekt nė audiencėn e Tij nė Vatikan, e uroj me gjithė zemėr dhe bekime pėr njė punė kaq tė madhe nė fushėn e kulturės fetare dhe e shuguroi me titullin e lartė Monsinjor.

Nė vitin 1973, Dr. Mons. Zef Oroshi e ftoi nė kishėn tonė Nėnė Terezėn nė mėnyrė zyrtare dhe organizoi pėr te njė meshė madhėshtore, ku morėn pjesė mijėra shqiptarė nga tė gjithė anėt e Amerikės. Ky verpim ishte njė xhest shumė patriotik, sepse atė ditė shqiptarėt patėn rastin tė njihen pėr sė afėrmi me Nėnė Terezėn. Kjo meshė mbetėt njė ndėr kujtimet mė tė shkėlqyera pėr tė gjithė shqiptaro-amerikanėt.
Katėr vjet mė vonė, nė pėrkujtimin e 50-vjetorit tė vdekjes sė dom Ndre Mjedės, Monsinjor Zef Oroshi pėrgatiti nė New York njė seminar, nė nderim tė jetės dhe veprės sė madhe fetare, atdhetare dhe letrare, ku morėn pjesė shumė dijetarė tė shquar. Midis shumė tė nderuarve nė kėtė tubim tė rėndėsishėm kulturorė u dallua me ligjeratėn e tij tė spikatur Prof. Arshi Pipa (1920-1997).

Dr. Mons. Zef Oroshi themeloi Qendrėn Shqiptare dhe mė vonė me ndihmėn e besimtarėve tė tjerė ndėrtoi Kishėn Katolike. Pasardhėsve tė tij, kjo pėrvojė u shėrbeu pėr tė bėrė vepra tė mėdha dhe tė sukseshme. Tė gjithė shqiptarėt dhe veēanėrisht udhėheqėsit fetarė kanė merita tė mėdha pėr ndėrtimin e kishės sė re, por nuk duhet harruar Dr. Mons. Zef Oroshi, i cili nė kushte tė vėshtira vuri themelet e fesė katolike shqiptare kėtu nė Amerikė dhe punėt qė bėhen sot nė kėtė drejtim janė vazhdim i misionit tė kėtij prelati atdhetar shqiptar, i cili vdiq 14 vjet mė parė me dhimbje tė madhe qė nuk e pa mė Shqipėrinė e tij dhe vendllindjen e burrave tė shquar dhe tė njohur tė Mirditės.

Komuniteti shqiptar nė ShBA e veēanėrisht ai i pėrkatėsisė fetare katolike, duhet tė pėrkujtojė ēdo vit me nderim kėtė meshtar, dijetar dhe atdhetar shqiptar, qė tėrė jetėn veproi pėr tė mirėn e ēėshtjes shqiptare.

Klerikėt patriotė si Dr. Mons. Zef Oroshi meritojnė qė pėrkutjimi i tyre tė bėhet tradicional. Frytet e punės sė tij i gėzojmė ne sot. Shpresojmė dhe besojmė se pėrvjetorėt e tjerė tė lindjes ose vdekjes sė tij tė pėrkujtohen nė mėnyrė tė denjė, siē e meriton njė prelat i tillė i pėrkushtuar tėrėsisht binomit tė pandarė "Fe e Atdhe". Veprat dhe puna e tij do tė mbetėn nė kujtimin tonė pėrgjithmonė,
Pastė dritė! Ashtu qoftė!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara