HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FEJTON

SHQIPĖRIA ALEATE E AMERIKĖS

- Ngjarje historike - por edhe gricje e gricamanėve.

-- nga Kolec Traboini

Kolec Traboini Populli i Gjergj Vashingtonit shkon pas parimit se, nuk mund tė jetė i qetė nė lirinė e vet njė popull, kur sheh njė popull tjetėr qė shtypet e robėrohet mizorisht.

Ky Bushi ynė (se kėshtu u pelqen ta quajnė shqiptaro-amerikanėt), ja nisi punės me njė energji tė pashoqe e i la francezėt e gjermanėt (barkrjepurit e pas luftės) me gisht nė gojė... Sadamin (tė cilin boshti Francė - jermani, tė kollokrepsur me rusėt e mbrojten tinezisht), tani po e merr historia pėr nė gropėn e zezė tė fundit tė kriminelėve, pėr tu bashkuar nė ferrin e botės tjetėr me mėsuesin e tij Stalinin dhe me Enver Sadam-Satanin tone, sigurisht.

Pertej kėsaj... Ėshtė si ėshtė Nano, e duam apo se duam, se jemi o tė majtė manjakė o tė djathtė tė tėrbuar, nė kėtė rast, e nė kėtė situatė tė tėndosur botėrore, i ka bėrė njė shėrbim tė madh Shqipėrisė (edhe karrierės sė vet sigurisht). Natyrisht kėtu nuk pėrjashtohet ndikimi dhe vendosmėria pro aleancės amerikano-britanike tė Presidentit tonė tė nderuar Alfred Moisiu e bashkė me kėtė edhe krahu opozitar demokratik siē konstaton publiēisti Arben Ēokaj. Sa i perkėt opinjonit publik shqiptar, ai dihet, ai ėshtė proamerikan sa njė gazetar i huaj, kur pikasi kėto ndjenja tė zjarrta proamerikane e ka quajtur Shqipėrinė "Izraeli i Ballkanit".

Por gjithėsesi, pavarėsisht se e kujt ishte ideja zanafillėse e rrjeshtimit tė deklaruar, nuk mund tė lihej nė "baltė" Amerika , sepse ajo e kishte nevojė pėrkrahjen qoftė dhe simbolikisht me 70 ushtarė. Nė fund tė fundit edhe Polonia, shumė mė e madhe se ne dha vetėm 200. Dje u tha nė lajmet e tė gjitha stacioneve televizive amerikane se Amerika nė kėtė sulm pėr ēlirimin e Irakut nga diktatura e Sadam Hyseinit, ėshtė nė aleancė sė bashku me 30 vende tė botės. Flamuri shqiptar u dha nga CNN disa herė duke e cituar Shqipėrinė aleate krahas Amerikės, Anglisė Spanjės e tjerė. Ėshtė e para hėrė nė histori qė zgjedhim njė aleancė tė drejtė, pavarėsisht se si ėshtė kjo luftė e ēfarė qellimėsh ka kjo luftė. Nuk ėshtė koha ta lodhim mendjen shumė me lufta tė drejta e tė padrejta sipas klasifikimeve tė klasikėve tė falimentuar tė marksizmit.

Fundja shumė shpejt kėto motive, pėr tė cilėn edhe gazeta si "Le Mond" qė noton nė ujra majtiste shkruan me frymė antiamerikane, do tė harrohen shumė shpejt kur tė flasė vetė populli irakian pasi tė jetė ēliruar nga shtypja mizore e njė vampiri anakronik, qė ju pėrcuall si plagė kėtij shekulli. Shkoni e pyesni popullin e Afganistanit dhe do tė shihni se ēfarė pėrgjigje do tė merrni. Se sa shumė ēmohet liria dhe si respektohet me dinjitet Amerika, qė u solli ēlirimin nga fantazmat vrasėse talibanė tė Mulla Omarit e terroristėve tė njė tė fandaksuri qė bredh shpellave si Bin Ladeni, kjo pjellė pėrverse e injorancės. Por grricjet e "Le Mondit" nuk janė tė reja. Ata janė nė njė frymė pėr fat tė keq tė gazetave ruse, apo tė "Zheminxhinbaos" kineze.

Kishte gricje edhe pėr Afganistanin ashtu si mė parė edhe pėr ndėrhyrjen nė Kosovė. Mė po atė frymė se gjoja do tė gjėndemi pėrpara lumejve tė gjakut tė pafajshėm. Por realiteti foli ndryshe. U bė njė luftė me shumė pak dėme njerėzore. Madje edhe forcat e gjalla ushtarake serbe nuk u dėmtuan falė informacioneve qė deskonpironin ushtarakėt francez nė shtabin e Nato-s, dhe serbėt tė informuar nga spiunėt "aleatė" francezė, ndėrtonin deri tanke butaforike mbi tė cilat do tė qėllonin bombat me rreze laser tė amerikanėve. Ndėrsa nga krahu jonė shqiptar pėr luftėn nė Afganistan, ēfarė nuk u tha atėherė nga fanatikėt injorant, ndėr tė cilėt dhe njė student qė tashmė nga njė universitet Islamik i Majlazisė ėshtė katapultuar "gazetar" nė Tiranė!!!

Dhe nė ēudinė e mijra shqiptareve ne internet qe e njohin per shkrimet neveritese antikombetare, ky soj "gazetari" na qėnka i preferuar i stacionit TV "Vizion", i cili militantin e fanatizmit tė egėr na e paska ftuar nė njė emision dhe pikėrisht pėr tė debatuar mbi sulmet amerikane mbi Sadam Hyseinin. E ēfarė mendime mund te kerkohen nga njė njeri qė ka pėrdhosur nė mėnyren mė tė ndyrė e mė tė paskrupullt tėrė figurat kombėtare tė shqiptarėve duke filluar nga Skėnderbeu e Barleti, Pjetėr Budi e Pjetėr Bogdani, e deri tek Ismail Kadareja duke i konsideruar tė gjithė kėta spiunė, tradhtar, agjent tė Vatikanit, e soj soj epitete tė ndyra qė vetėm njė antishqiptar mund ti thojė, madje ata disi me tė rezervuar. Kellirat e ketij militanti te regresit alla Beqir Grebeneja, gjėndet nė mesazhet e arkivave te internetit te te gjitha listave shqiptare, duke e tejkaluar dukshėm fjalorin e armiqėve mė tė mėdhej tė Shqipėrisė.

Pikėrisht kėtė gricaman fanatik kishte gjetur Televizioni "Vizion" pėr tė vjellur vrer antiamerikan (si mendim gjoja opozitar) por tashmė ballė pėr ballė publikut shqiptar, ku dėmi qė mund tė shkaktojnė idet e tija tė mbrapshta ėshtė tmerrsisht i rrezikshėm.

Ndėrsa ca tė tjerė, tė kallėpit tė gazetarisė sė lartė, si z. Lubonja, qė rrojnė me delire pėr vetvehten (se kane lindur per tu per udheheqes e presidente), jo vetėm qė u grricėn e shpifėn pėr zonjėn Nano mbi ca kapitale qė sipas Lubonjės i paska investuar nė media, akuze qe u cfry si tollumbace dhe per pak sa nuk e ballafaqua me drejtesine per ēpifje,por ka patur rastin qe te grricet edhe me njė artikull qė kryeministri Nano ka botuar nė "Boston Glob", tė cilin e gjente krejt tė pavėnd, sepse Nano paska shprehur ndjenja proamerikanė dhe u paska kujtuar Europės e Francės gjakun amerikan qė ėshtė derdhur nė zbarkimin e Normandisė.

Nuk na e thotė ky zotėri i ditur se ku qėnka e keqja e atij artikulli qė shumė kush nė Shqipėri e Amerikė e ka pershendetur, apo vetėm pse aty Nano shpreh respekt pėr sakrificat e popullit amerikan pėr lirinė e Europės, madje gjithė botės. Qė Nano ka tė meta, kjo as qė nuk vihet nė dyshin, se fundja Nano ėshtė nė qeveri e kush qeveris edhe gabon, por si mund tė konsiderohet lajthim artikulli i tij nė " Boston Glob" kėtė vetem mendja e Lubonjės mund ta analizojė apo ta fabrikojė. E nuk pėrqėndrohet fare gazetari i mirėnjohur tė mendoj a tė thotė sado pak, se ēfarė do tė ishte Europa pa ndėrhyrjen amerikane pėr shkatrrimin e Hitlerit. Po i lejoj vehtes ta zhvilloj akoma me pėrtej deduksionin se po tė mos luftonin e derdhnin gjak djelmoshat e Amerikės francezėt sot do tė flisnin gjermanisht.

E kjo thėnie na qėnka thagmė?! Mirėpo duam s'duam, historia kėshtu do tė ndodhte nėse nuk do tė ishte faktori amerikano-anglez.

Askush nuk e do luftėn. As Populli amerikan, madje sa vetė presidenti Bush nuk e do.Por kur ajo ėshtė e paevitueshme, pėr shkak tė njė kontradikte tė pazgjidhėshme me njė despot e kriminel si Sadam Hyseini, ajo duhet bėrė pavarėsisht nga kundėrshtimi i aleateve nė Paris e Berlin apo ish rivali, tashmė i kėrrusur, nė Moskė, apo, nėse hyjmė nė terrenin tonė, pavarėsisht nga tororisjet gazetareske tė ca kokave tė ndritura nė Tiranė. Natyrisht ėshtė e dhimbėshme kur mendon viktimat, por s'duhet harruar se amerikanėt kanė patur e kanė nė programin e tyre njė platformė lufte me sa mė pak viktima.E deklaroi vetė Bushi duke ju drejtuar direct popullit irakian menjėherė pas inicimit tė sulmit. Sepse amerikanėve u dhimbsėn edhe bijt e vet qė mund tė vritėn, por edhe populli i thjeshtė dhe fatkeq irakian pa kurrnji faj.

Fundja do tė jetė ai popull qė pas luftės do ti shprehė mirėnjohe amerikanėve. Do t'i ishim tėrė jetėn mirėnjohės amerikanėve edhe ne shqiptarėt, nėse do tė sulmonte diktaturėn e kastėn e Enver Hoxhės aty nga viti 1950-1960, a mė pas, qė tė shpėtonim shumė mė pėrpara nga tmerret e derdhja e gjakut nga kriminelėt qė e rrethonin me shume devocion kryekriminelin Enver Hoxha. E po tė kishte ndodhur kjo, atėhere as gazetari Lubonja nuk do tė kishte fatin e keq tė burgosej prej diktaturės. Nė ato kushte qė jetonte Shqipėria, jeton sot populli irakian, prandaj dhe ēlirimi i tij ėshtė njė akt i madh human. Franca nuk e ka pėr hosh kėtė ēporrje diktature, jo se janė humanė tė medhej francezėt( shkoni e pyesni algjerianėt e viteve '60), por se ju preken interesat e tyre, investimet nė fushat e naftės, tė cilat Sadami, nė marrėzinė e njė pėrbindėshi qė i vjen fundi, do ti djegė e shkretojė si Neroni qė dogji Romėn, se gjė tjetėr mė tė mirė pėr popullin e tij nuk di tė bėjė Kasapi i Bagdatit.

Ēfarė ka bėrė Amerika pėr Gjermaninė e di vetė kombi gjerman, i cili edhe pse doli nga lufta i mundur u dhe u pushtua e pėrgjysmua, pushtuesi i saj( perėndimor) ju kthye nė bamirės dhe aleat, gjė unike nė historinė e botės. Gjermano-amerikani Reinhard Shuman para dy ditėve nga Frankfurti jepte opinionin e tij pėr gazetėn "Boston Glob" duke vėnė duart nė kokė nga shqetėsimi i prishjes sė kėtyre mardhėnieve. Ai ėshtė dėshmitar i njė transformimi, qė vetėm njė mrekulli amerikane mund ta bėnte, ku vendi i pushtuar e i shkatrruar u kthye me ndihmėn e amerikanėve nė njė vend tė zhvilluar, tė fuqishėm e me njė aleancė, qė gjermanėt e pas luftės as qė e kishin ėndėrruar.

Po ja, thotė gjermano-amerikani Shuman, kam shėrbyer pėr 30 vjet pėr tė forcuar mardhėniet e Gjermanisė me Amerikėn dhe tani bėhemi dėshmitarė tė prishjes tė kėtyre mardhėnieve tė shkėlqyera pėr shkak tė mosmarrveshjeve pėr Irakun, kjo ėshtė krejt e papėlqyeshme.

Menjėherė pas luftės nė moshėn 19 vjeēare ai shkoi emigrant nė Amerikė. U bė qytetar amerikan dhe nė 1953 shkoi nė Gjermani si ushtar amerikan nė kuadrin e forcave aleate tė okupimit.Pastaj u emrua nėnpunės zyrtar amerikan pėr mardheniet amerikano-gjermane, pėr tė cilat ai punoi me pėrkushtim tė jashtzakonshėm. Ai ėshtė dėshmitar i gjallė i ngjarjeve historike nė Gjermaninė e pas luftės dhe i kėtyre mardhėnieve speciale siē i quan ai. Rreth 15 milion ushtar amerikanė e familjet e tyre kanė jetuar nė Gjermani nė njė kohė a njė tjetėr.

Janė me mijra e mijra martesa nė mes tė gjermanėve e amerikanėve, qė kanė krijuar njė urė lidhėse familiare. Gjermano-amerikani Reinhard Shuman e ka tė gjallė kujtimin e atyre viteve tė Gjermanisė sė kthyer nė gėrmadhė, apo vitet 1948-49 kur forcat ruse i bėnė njė rrethim tė hekurt qytetit tė Berlinit me qėllim qė tė dorėzohej nga uria. Kjo nuk ndodhi se ishin forcat ushtarake amerikane qė duke krijuar njė urė ajrore nė mes tė Gjermanisė Perėndimore me Berlinin, u derguan gjatė njė viti tepėr tė tendosur nė rrethim, ushqime e artikuj tė tjerė jetikė pėr berlinezėt.

Kur nė Qershor 1963, nė fjalimin e tij pėrpara Murit tė Berlinit, Xhon Kenedi tha "Si njė burrė i lirė, unė i kam pėr nder fjalėt "Ich bin ein Berliner"( unė jam berlinez), shprehje qė ka hyrė si pjesė e krenarisė kombėtare tė gjermanėve tė pasluftės. Legjendare kanė mbetur pėr gjermanėt, por edhe pėr gjithė popujt e shtypur tė Europės Lindore fjalėt e presidentit Regan nė portat e Bradenburgut Korrik 1987, duke i bėrė thirrje Mihail Gorbaēovit:"tear down this wall" (rrėzoje poshtė kėtė mur).

Dhe muri i rrėzua, edhe Gjermania u bashkua duke realizuar vertetė njė ėndėrr disi tė paimagjinueshme gjatė luftės sė ftohtė, dhe pėr tė gjitha kėto, ėshtė njė emer nderi e simpatie tek populli gjerman, por edhe tek popujt e gjysmės sė Europės qė ishin kthyer nė skllevėr modern prej diktaturave - e kjo ėshtė Amerika.

Sa i pėrket pozicionit tonė si shtet e si komb i vuajtur nga diktaturat e pushtimet, ėshtė e udhės tė dimė se si tė pėrfitojmė nga situatat historike, tė mendojme pėr vehten, se kemi mbetur si njė shtet kufomė nė Europė dhe me Kosovėn akoma nė fije tė perit. Tė paktėn nė kėtė aleancė duke u rrjeshtuar me amerikanėt, na marrin nė konsiderat paēka se disa, nė mėnyrė cinike, si Tupja i "Gazetės Shqiptare", thonė se na duan si numur, e ky gazetar mendje ndritur, vazhdon me shtjellime banale, duke thėnė se shkaku pse shkojmė nė luftė spjegohet nga leximi nė shqip por nė tė kundėrt si nė arabisht i fjalės Irak.Tė tilla gjykime banale e mediokrre gjen sot nė shtypin shqiptar e madje edhe ne nje gazete serioze e te respektuar si "Gazeta Shqiptare". Vaj medet o gazetari. Ka rėnė nė pikė tė hallit dinjiteti gazetarit.

Gazetaria me kėsisoj bėrllogėsh, siē thonė nė Kosovė, mė mirė tė themi ka rėnė nė gropė tė zezė. Si nuk e vrasin mendjen kėta lloj gazetarėsh tė kuptojnė se ēfarė ėshtė interesi ynė nė njė pjesmarrje, qoftė dhe me trupa simbolike, nė njė aleancė qė ėshtė jetike ( tė paktėn moralisht) nė kėtė moment pėr Amerikėn. Por ėshtė dy herė jetike pėr ne shqiptarėt, nėqoftė se mendojme jo vetėm pėr sot por edhe pėr nesėr. Nė qoftė se mendojmė jo vetėm pėr Tiranėn por edhe pėr Prishtinėn.Nė qoftė se mendojmė tė hyjmė nė Nato. Nė qoftė se mendojmė tė thithim investimet e kompanive tė fuqishme amerikane.

Nė qoftė se mendojmė edhe pėr ato ndihma bujare qė kjo qeveri si mirėnjohje pėr kėtė pėrkrahje, do ti akordojė vendit tonė. Apo mos vallė ka edhe tė tillė gazetarė, qė mbase nuk e duan ndihmėn e "imperializmit amerikan" siē e cilėsonte Amerikėn nė listėn e internetit Alba-Club nė New York, juristi i ri G.H. nga Gjermania, duke perifrazuar me ndergjegje Enver Hoxhėn, tė cilit i ka sherbyer me devotshmeri babai i vet, sekretar i parė i njė rrethi. Njė antiamerikanizėm i ēuditshėm qė ka njė pėrputhje harmonike me slloganėt e fantazmave tė diktaturės qė tashmė qarkullojnė nėpėr Europė. Nuk mendoj se kėto janė njerėz tė sėmurė e vetanakė sepse ata shfaqėn nė mėnyrė tė pėrditėshme nė kontakte me publikun dhe antiamerikanizmin e tyre me njė xhelozi tė marrė, pėrpiqen tua injektojnė tė tjerėve.

Nga ana tjetėr ca individė me emra tė tillė si Nelku, Ben Toronto, Gent Urani nga Kanadaja apo tė tjerė qė bėjnė njė propogandė tė shfrenuar fanatike ekstremiste fetare dhe natyrisht antiamerikane, arrijnė deri atje sa tė pėrcjellin madje edhe proklamata tė ca organizatave fantazma maksiste-leniniste nė Amerikė( apo nė Kanada) tė krijuara mesa duket qysh nė kohėn e E.Hoxhės. Kjo ėshtė njė tabllo e gricamanėve qė i shohin mardhėniet shumė tė mira tė Shqipėrisė me Amerikėn me cmirė e ligėsi.

Kėto ditė nė shtypin amerikan kanė qarkulluar mjaft anekdota pėr "renegatėt" e aleancės sė madhe, Francės dhe Gjermanisė. Pertej kuriozitetit qė tė sjellin kėto satira tė shkurta, tė krijohet pėrshtypja se amerikanėt bėjnė sikur, por nuk e harrojnė historinė. Nuk e harrojnė as pėr mirė e as pėr keq.

Ja si komentohen nėpėr media kėtyre ditėve, shprehjet e ushtarakėve amerikanė pėr francezėt : "Francezėt e nisin luftėn kur gjermanėt janė ulur tė pinė kafe nėpėr lokalet e Parisit". Apo:

"Francezėt s'na ndihmuan as kur ēliruam Francen"

Njė thėnie kjo qė i u nxjerr tabanin fodullėkut francez, qė tani pas fillimit tė sulmeve po lėpihen sėrisht, diplomatikisht, kur thonė se "nėse Iraku sulmon angloamerikanėt me armė kimike francezėt do tu hidhkan nė luftė...

Sigurisht do hidhen se duan tė lėpijnė ndonjė kockė a tė pėrzihen nė fatet e Irakut tė pas luftės... Ėshtė ky reagim teper i vone, sepse trimeria pas kuvendit e mencuria pas lufte kurrkujt nuk i duhet, gjithashtu ky reagim te duket bukur i ngjashėm me fabulėn pėr Pulėn e kuqe( nė daē quajeni blu qė tė mos u mbetet qejfi grricanjozėve te politikes)...

Kur qe koha pėr t'ju pėrveshur punės, askush nuk e ndihmoi Pulėn punėtore, por kur e shkreta me mundime bėri njė drekė tė mire e i pyeti disi me ironi "miqtė", se kush do ta "ndihmonte" nė sofėr, tė gjithė njė zėri i thanė "edhė unė, edhė unė!". Jo, ju tha Pula e kuqe, ju vazhdoni tė rrini nėn hijė tė fikut, se unė do ta ha kulaēin me zogjt e mi.

Ėshtė njė mėsim pėr fodullėt qė u ngritėn nė kėmbė prej Amerikės, e tani bėjnė karshillėk me lodra fjalėsh pėr njė lloj humanizmin delirant ala francez. Pa e mendur se sikur tė mos ishte vullneti e sakrifica amerikane nė kėtė gjysėm shekulli qė kaloi, francezėt do tė kishin vetėm krenarinė e skllavit, gjermanėt po padronė tė botės, nė Rusinė e bėrė shkrumb do tė kishte vetėm korba e rabecka. Ndėrsa ne shqiptarėt do tė ishim disi pak mė ndryshe, apo ta themi shqeto, do tė ktheheshim nė gjėndjen mizore qė na kishte sajuar komunizmi, ku gazetarėt si Lubonja do tė kalbeshin ende nė burg ndėrsa Tupės sė "Gazetės Shqiptare" do t'ia mbyllnin gojėn me shtupė, siē ja kishin mbyllur tėrė popullit shqiptar.

Mirėpo, pėr fatin tonė, kishte nė kėtė botė mizore edhe njė shtet tė aspiratave tė Lirisė - Amerika ( rreziku anglo-amerikan trubetonte Enveri me lakejt e vet zėdhėnės, nėpėr kongrese partie e rinie). Ajo Amerikė pra qė shpėtoi gjysmėn e Europės e qė tani ėshtė nė luftė pėr tė shpėtuar edhe popuj tė tjerė nga shtypja si dhe pėr tė mbrojtur popullin e vet nga rreziqet e terrorizmit.

Tė gjitha dihen, do tė shprehet me tė drejtė ndonjė lexues. Vertetė dihen por duhen rithėnė, sepse ka akoma nė botė shtypės, vrasės, katilė, mizorė tė cilėt veprojnė jo vetėm individualisht por edhe nė shkallė tė e organizuara shtetrore duke krijuar armė tė shkatrrimit nė masė e duke fantazuar e projektuar 11 shtator tė rinj.

Duhet thėnė e rithėnė sepse ka njerėz qe, jo pa qellim, i harrojnė vetė e kėtė mėndėsi djallėzore kėrkojnė tua mbjellin nė tru edhe tė tjerėve nė emėr tė njė bote tė "paqtė", ku me ujqėr si Sadami, Sllobodani, Mulla Omari e tė tjerė, u dashka tė merreni vesh deri nė pafundėsi, ndėrkohė qė trupi i popullit irakian, i ndodhur nė njė shtypje mizore, si mė parė populli shqiptar i Kosovės apo dhe ai i Afganistanit, pėr ditė vuan e rrjedh gjak.

Kėtė lloj pacifizmi e humanizmi me gjaksorėt, populli amerikan qė i ka tė freskėta plagėt e 11 Shatorit 2001, nuk e kupton dhe ky ėshtė shkaku qė veprimin luftarak pėr rrėzimin e diktatorit irakian Sadam Hyseini, shumica e popullit amerikan e pėrkrah ( tashmė me deklarata pėrkrahje pėr Presidentin Bush dolėn edhe dy senatorėt e njohur opozitarė demokratė Ted Kenedi dhe Xhon Kerri, ky i fundit kandidat pėr president nė zgjedhjet e ardhėshme), megjithėse tė gjithė janė tė ndėrgjegjshėm se kjo luftė mund ti kushtojė sakrifica tė reja tė mėdha popullit amerikan.

Sepse populli i Gjergj Vashingtonit shkon pas parimit se, nuk mund tė jetė i qetė nė lirinė e vet njė popull, kur sheh njė popull tjetėr qė shtypet e robėrohet mizorisht.

KOLEC TRABOINI
Boston 20 mars 2003
http://traboini-film.blogspot.com/

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara