HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ALFONS DOVANA - POETI I MUNDIMEVE QE KURR S'E HUMBI SHPRESEN

-- nga Kolec Traboini

Kolec Traboini Lexova me kersheri parathenien e Xhuliana Jorganxhi me deshiren per te mesuar sa me shume te dhena biografike per poetin Alfons Dovana (1918-1967), autorin e librit poetik "Hallka te ckeputura" botuar ne Shkoder 2003.
Me aq fakte biografike sa kishte, krijova perftyrimin e jetes se Alfons Dovanes dhe kalvarit te tij te mundimeve e denimit pa faj ne burgjet e diktatures, sic e thote ai vete ne poezine e pare te librit "O pallto e bekuar."

Te vesha n'dite dasme kur ishe krejt e re,
Mandej ti pe lengaten e Jobit permbi dhč!
Sikur te kishe goje, do flisje si jam dridhur,
Me pranga e zingjira dhe kemb' e duar lidhur,
Atje n'ato bodrume nen toke, ne qeli,
me muaj kur qendronim s'bashku ne vetmi.
........................................................
Me pe krenar mes valesh, me pe edhe te pervojtur
te shtypur te mjeruar, te vrejtur e te shojtur...

Pasi qe ka lexuar te dhenat biografike, te tere poezite lexuesi i vemendshem perpiqet t'i rivendose ne sfondin e jetes se mundimeshme te autorit. Ato jane perlat e nje mozaiku qe edhe pse i zbuluar tridhjet e pese vjet, pasi autori ka leshuar frymen e shpirtit, shfaqet mrekullisht duke sfiduar kohen e mjergullat e trishtueshme, qe e zymtesuan jeten e tij aq te mundimeshme, aq te ndjere, e me aq pak gezime.

...Nga mundimet e ndjeu poeti.
Ferfellimen e flladit te veres,
Ndjeu valen qe zbriti nga deti,
Dhe tufanin, gjemimin e rese.

Poezite jane shume te ndjera, fryn lirizmi, shpaloset dhembja, luhatet shpresa por pa e humbur besimin. Autori eshte si nje kapiten i mire, i mencur, i permbajtur ne dallget marramendese te detit te trazuar te jetes. Ai nuk bucet si zgalemi poetik i Gorkit, ai nuk sfidon egersine e tufanit me thirrje zekumbuese. Perkundrazi ai eshte i qete. Veshtrimi i tij e kap horizontin, dallon driten, konstaton shpresen nderkohe qe: "nje thik' e akulluar me shponte mu ne gji."

Ne ate stuhi e egersi te kohes, edhe Alfons Dovana me penen ne dore eshte si deti. Por jo si deti i egersuar simbol i revolucioneve, shpesh here ogurzeza.
Jo, ai vertete eshte si deti, porse, si deti ndryshe...
Si ato detet e qeta, madheshtia e te cileve qendron ne butesine e valeve qe e prekin bregun me dashuri dhe qe ne thellesit e tij fshihen misteret bashke me perlat...
Poeti, si deti, me te cilin kishte rene ne dashuri te perjeteshme, misterin, dhembjen, vuajtjen, e mbante ne shpirtin e tij, ndersa per njerzit nxirrte ne breg mrekullite, ato poezite e bukura qe vertete tingellojne si perlat e shpirtit te tij.

Autori eshte mjeshter i vargut. Gjuha eshte e rrjedheshme, vargjet melodioze. Duket ne poetiken e tij se ai ka qene nje krijues me sens te larte artistik dhe njohes shume i mire i strukturave poetike te tradites shqiptare te letersise, por edhe i niveleve me te larta te krijimtarise boterore poetike qe nga letersia antike greke, letersia klasike e romantike si dhe ajo bashkohese.

Vellimi poetik i Alfons Dovanes te mban mberthyer, te ben ta ndjesh autorin afer, zhduken hapsirat, harrohet vdekja, dhe ai te shfaqet ne mes te vargjeve si nje mik i mire, i sinqerte, i dashur e magjepses me fjalen e tij poetike si nje orakull i shejte.

Ashtu si jeta e tij qe nje det dhembjesh e trazimesh, muza poetike e Alfons Dovanes del mistershem nga deti e shkon e zhytet serisht ne det me nje ecjake te perjeteshme si baticat e zbaticat...
Atje prane detit ndoshta, ne vetmine e tij, poeti e ndjente vehten me mire se askund...

Sa here qe dikush do ta ndjeje nevojen e fjales se mire, fjales se drites dhe te shpreses se ngrohte - le ti hedh syte drejt qiellit, prej te cilit do te burojne tingellima poetike te magjishme ne natyren e ketyre vargjeve te poetit Alfons Dovana:

Pertej henes se lare ne argjend,
Pertej yjeve qe ndrisin ne qiell,
Ka nje bote qe s'kapet me mend,
Ka nje shprese, nje drite nje diell.

Kur te mbetesh ne jet' i vetmuar,
Ngrihu lart mbi orbitat tokesore,
Qe t'i thithesh eteret kulluar,
Me te miren e drites qiellore.

Kolec Traboini, Boston 14 Maj 2003
http://traboini-film.blogspot.com/

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara