HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


REVISTA „URTIA“ TRAJTON FENOMENIN E BIOETIKĖS NĖ SHOQĖRINĖ E SOTME

-- nga Shefqet Dibrani, Zvicėr, 9 fror 2003.

Shefqet Dibrani Numri mė i ri i revistės “Urtia” 1-2 (15) dhjetor 2002, qė e botojnė studentėt e teologjisė sė ipeshkvisė sė Kosovės, pėrveē anėve religjioze qė trajtohen nėpėr faqet e saj, temė qendrore e kėtij numri ėshtė “Bioetika” si njė fenomen kulturor qė ka provokuar mendimin e ēdo kulture, ideologjie dhe religjioni, duke krijuar siē thuhet nė studimin e Robert Jakajt njė “urė” ndėrmjet shkencave humane (filozofike dhe antropologjike) dhe shkencave biologjike. Kjo harkore qė i ngjet ylberit i cili puth dy brigjet e ndara, nė kėtė trajtesė, sikur me mėnyrė mekanike janė lidhur pėrmes njė ure duke i bashkuar brigjet e ndara, kurse nė rastin konkret “bioetika” na qėndron ajo “ura” ndėrlidhėse nė mes shkencave humane dhe atyre biologjike. Urtia

“Bioetika – Jeta njerėzore pėrballė sfidave tė kohės” ėshtė titulli i njė studimi qė e ka bėrė Robert Jakaj, kushtuar ēėshtjeve tė sotme bioetike nė krahasim me jetėn njerėzore. Robert Jakaj i lindur mė 1978 nė Prishtinė, shkollėn tetėvjeēare e ka mbaruar nė Shkollėn Fillore “Hasan Prishtina” nė Prishtinė, pastaj ka maturuar nė Gjimnazin Teologjik “Pjetėr Mėshkalla” nė Shkodėr, pastaj ka studiuar filozofinė nė Lubjanė kurse momentalisht vazhdon studimet teologjike pranė Fakultetit Teologjik nė Messina tė Italisė, filial i Universitetit Papnor Salezian-Romė. Ky studim ėshtė i paisur me tabela e literaturė duke i shpjeguar besueshėm zhvillimet e kėsaj shkence tė re, e cila e bashkon termin bio-s nė dritėn e ethos-it.

Nė njė prizėm krejt tjetėr nė kuadėr tė kėsaj ēėshtje bėhen “persiatje teologjike, morale dhe juridike pėr fenomenin e abortit” autorė tė kėsaj teme janė Fatmir Pera dhe Zef Ahmeti, deri sa i pari ėshtė prift katolik i dioqezės sė Kosovės, qė ka kryer studimet filozofiko-teologjike nė Institutin Filozofiko-Teologjik tė Shoqėrisė Jezu nė Zagreb, Zef Ahmeti (1975), ėshtė student i vitit tė fundit nė Fakultetin Juridik nė Universitetin e Sankt Gallenit nė Zvicėr. Kjo ēėshtje analizohet nė detaje tė hollėsishme, temė e cila trajtohet me sukses si nė planin juridik po ashtu edhe nė pikpamje teologjike, gjė qė e dėshmon edhe literatura e shėnuar me mjaftė kujdes, e vendosur nė formė fusnotash. Autorėt i kanė prezentuar edhe pikpamjet e vendeve tė zhvilluara evropiane dhe nė SHBA rreth ēėshtjes sė abortit duke i kushtuar njė kaptinė tė veēantė “Rregullimit tė abortit nė Shqipėri dhe Kosovė”.

Me ēėshtjen e abortit merret edhe studimi i Tereza Salajpal, studiuese e njohur e cila ka specializuar nė lėmin e neuropsikiatrisė nė Zagreb, si dhe ka kryer funksione me rėndsi nė ente e institucione tė ndryshme nė Kroaci.

Njė temė interesante ėshtė ajo pėr “Kodin gjenetik tė njeriut” studim i Valentin Pozaiq, jezuit i cili ka doktoruar teologjinė morale nė Universitetin pontifikal Gregoriana nė Romė, ligjerues i teologjisė morale pranė Institutit filozofiko-teologjik tė Shoqėrisė Jezu nė Zagreb. Autor i shumė punimeve shkencore nga lėmi i bioetikės, etikės medicinale dhe ekologjisė.

Nė kapitullin e shkrimeve nga “Tradita” janė me rėndsi tė theksohet Ivo Boshkoviq me shkrimin “Nga Shqipėria e vitit 1915” shkrim i publikuar qysh nė vitin 1917. Ky shkrim ėshtė me interes tė veēantė, sepse autori trajton me sukses krijimin e shteteve nė bazė tė etnive ku njė shtet e pėrbėjnė tė gjitha ato troje qė kanė njė gjuhė e kulturė, gjė qė pėr shqiptarėt kjo rregull nuk ka vlejtur sepse sipas tij, po tė rrespektohej kjo rregull, Shqipėria do tė ishte vend me mbi 2 milion banorė, e jo kaq e tkurrur diku nė 800 mijė frymė. Pastaj autori mirret me fatin e kishave nė Shqipėri por me njė qasje interesante kur shkruan se: “...nė seminarin e Shkodrės gjinden 50 klerikė, qė i mban Selia e Shenjtė dhe Austria. Kjo ėshtė shumė pak. Pėr t’iu dalė pėrpara nevojave shpirtėrore tė popullit, do tė duheshin edhe tri herė aq; sidomos tani kur nėn Serbi dhe Mal tė Zi bashkėfiseve tona u kanoset martirizimi njėqind herė mė i madh sesa mė parė nėn Turqi.

Pėrveē mostolerancės sė madhe fetare heqin shumė keq kėtu edhe myslimanėt kėshtu qė, kėtij dimri, mbi 3000 u shpėrngulėn prej Malit tė Zi, sepse nuk mund t’i durojnė zullumet pėr shkak tė urrejtjes fetare tė malazezėve. Prej Serbisė po shpėrngulen me njė numėr edhe mė tė madh, po ashtu edhe prej Greqisė”. Pavarsisht nga pikpamja e trajtimit fetar ku kryesisht merret me fatin e popullsisė sė krishterė, autori qet nė pah dredhitė dhe barabaritė serbe, kėtu e njė shekull mė parė. Por, pėr tė plotėsuar tė vėrteten e krimit serb mbi shqiptarėt, flet shkrimi nė 22 faqet vijuese, studim i gjatė i historianes kroate Ljubica Shtefan me titull “Njėqind e njėzet vjet terror mbi shqiptarėt”, botuar nė gazetėn Vjesnik tė Zagrebit nga data 9-17 dhjetor 1997, duke zhveshur lakuriq qėllimet e dhunės serbe nė Kosovė, dhe kjo nuk ka ndodhur si njė koincidencė rasti, por si njohėse e mirė, duke iu paraprirė ngjarjeve tė pėrgjakshme, vetėm njė muaj para se tė fillonte lufta nė Kosovė.

Nė rubrikėn “traditė” tė revistės ėshtė pėrfshirė edhe shkrimi i Jeton Thaqit “At Shtjefėn Gjeēovi dhe Kanuni i Lekė Dukagjinit”, shkrimi i Peter Bartl pėrkitazi me “Kriptokrishterizmin dhe format e sinkretizimit religjioz tek shqiptarėt” , duke e pėrmbyllur kėtė kapitull me shkrimin e biografisė tė Nėnės Tereze, Dr. dom Lush Gjergjit me titull “Dashuria do ta shpėtojė botėn”.

Kapitulli “Zėri i Kishės”, fillon me njė shkrim nga fusha e bioetikės i parė nga prizmi laik “Mbi abortin e qėllimshėm” dhėnė nė Romė, nė selinė e Kongregatės sė shenjtė pėr doktrinėn e fesė, 18 nėntor tė vitit 1974, nė pėrkujtimin e shenjėtrimit tė Bazilikės sė shėn Pjetrit dhe shėn Palit, nga Kard. Franjo Sheper dhe Jeröme Hamer. Poashtu publikohen edhe tri fjalime tė Papa Gjon Palit II, drejtuar mjekėve katolikė pjesėmarrės tė Kongresit Ndėrkombėtar “Medicina dhe tė drejtat e njeriut” mbajtur nė Romė, mė 4-7 korrik 2000, tjetri mbajtur para pjesėmarrėsve tė asemblesė gjenerale tė akademisė pontifikale pėr jetėn, mbajtur nė Vatikan nė sallėn Clementina mė 3 mars 2001 si dhe fjalimi i tretė i mbajtur mė 27 shkurt 2002. Nė kapitullin “Kulturė biblike”, do tė gjindet njė fjalor i vogėl i kulturės biblike, pėrgatitur nga Shtjefėn Dodes, kurse rubrika “Meditime” niset me fjalėt e Nėnės Tereze, si dhe mjaftė lutje tė tjera tė strukturuara nė formė poezish, tė cilat, kėtė pėrceptim laik e bėjnė mjaft poetik, pa iu shmangur ideve e porosive fetaro-filozofike.

Revista shoqėrohet edhe me mjaft recensione pėr libra filozofiko-fetar si dhe asi tė karakterit studimor siē ėshtė libri i Zef Mirditės “Religjioni dhe kultet e dardanėve dhe dardanisė nė antikė”.
Po ashtu shtojcėn e revistės e pėrcjellin edhe mjaftė dokumente tė tjera tė botuara qofshin si materiale tė shkencave humane, qofshin aso tė karakterit fetar.

Revista “Urtia” i ka gjithsejt 210 faqe dhe gati tė gjitha shkrimet e karakterit shkencor pėrcillen me fjalėt pėrmbyllse nė gjuhė tė huaja, dhe secili material i ka tė theksuara literaturen dhe udhėzimet pėrkatėse, ku janė bazuar dhe nė cilėn arkivė gjindet dokumenti cituar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara