HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Popujt e civilizuar dinė tė mbrojnė vlerat e veta

-- nga Arbėn Xhaferi

Arbėn XHAFERI Popujt e zhvilluar qė kanė njė traditė tė gjatė shtetėrore kanė ndėrtuar mekanizma qė shumė larg e nuhasin rrezikun pėr mirėqėnien, interesin, dinjitetin dhe integritetin e tyre nacional. Jemi dėshmitarė tė deklaratave tė kohė pas kohshme tė pėrfaqėsuesve tė shteteve tė mėdha, qė pohojnė se nė njė cep tė botės po mbrohet interesi i tyre nacional. Bie fjala diplomacia ruse shpeshherė e pėrdor argumentin se nuk mund tė pranojė idenė e pavarėsisė sė Kosovės pėr shkak tė mundėsisė sė implikimeve nė interesat e tyre nacionale nė Ēeēeni. Po kėtė argument pėrdor diplomacia kineze duke u frikėsuar nga presendenca kosovare lidhur me statusin e ardhshėm tė Tibetit. Ata, interesat e tyre nacionale i mbrojnė shumė herėt dhe shumė larg. Tė mos flasim pėr diplomacinė amerikane, e cila edhe shumė mė larg heton rrezikun pėr interesat nacionale amerikane. Pra, tė gjitha shtetet me traditė flasin me plot gojė, pa droje pėr interesat e tyre nacionale.

Ndėrkaq vetė shqiptarėt, duke ndjekur njė model idilik tė njė politike tė moderuar e quajnė si anakronike, romantike, tė dėmshme, ekstremiste ēfarėdo pėrpjekje pėr ta pėrkufizuar interesin definitiv nacional tė shqiptarėve. Suspendimi i sė drejtės sė natyrshme pėr vetėmbrojtje nė emėr tė njė moderacioni fiktiv ėshtė nė esencė njė vetėvrasje e pavetėdijshme politike dhe njė dorėzim i pakuptimtė para rrezikut. Sa herė kemi dėgjuar nga pėrfaqėsuesit maqedonas deklarata rrėnuese pėr interesin kombėtar dhe nuk kemi reaguar nė mėnyrė adekuate? Ata nė mėnyrė tejet normale, tė pavetėdijshėm se ndėrhyjnė nė interesin kombėtar shqiptar, ashtu me patetikė tė viktimės, nė mėnyrė fare tė shkujdesur, tė bindur se nuk do tė ketė kundėrreagime, deklaronin se pavarėsia e Kosovės dėmton, rrezikon interesat nacionale tė Maqedonisė. Ata na sulmonin haptas, ndėrkaq ne as fshehurazi nuk mbroheshim.

Pra, edhe maqedonasit, tė kontestuar nga historia, nga fqinjėt, apo kushdoqoftė tjetėr sillen ndaj nesh si superfuqitė e mėdha botėrore. Nė Kosovė nuk ka asnjė frymė maqedonase dhe ata thonė se pavarėsia e Kosovės e dėmtuaka, e destabilizuaka interesin shtetėror dhe nacional maqedonas. Kur njė ditė, vetėm sa pohova se pavarėsia e Maqedonisė i destabilizon interesat shqiptare dhe paqen nė rajon u ngritėn peshė tė gjithė tė moderuarit, duke gjetur lloj-lloj argumentesh pėr ta eliminuar kėtė pohim sa tė logjikshėm dhe po aq real. Pavarėsia e Maqedonisė, themelimi i njė shteti tė sllavėve tė jugut qė emėrtohet tani si maqedonas, jo vetėm qė i destabilizon, i nėpėrkėmb interesat e shqiptarėve tė Maqedonisė, por nė mėnyrė direkte pengon proceset normale qė zhvillohen nė Kosovė drejt pavarėsisė si dhe proceset e stabilizimit ekonomik, social dhe politik nė Shqipėri. Shqipėria nė njė periudhė tė gjatė paguan tatim pėr shkak tė destabilizmit e hapėsirave shqiptare nga projektet nacionaliste, ekspansioniste tė sllavėve tė jugut. Kohėt e fundit Shqipėria as qė heton trysninė nga kundėrshtarėt e popullit shqiptar qė jetojnė nė vise, qė ajo ta marrė rolin e disiplinuesit dhe t'i qetėsojė ata nė emėr tė interesave tė huaja nacionale. Nė kėtė mėnyrė kėto shtete si Maqedonia, Mali i Zi, Serbia e bartin problemin dhe konfliktin nė Shqipėri.

Ka ardhur koha qė Shqipėria tė konstatojė zėshėm dhe tė mbrohet nga hegjemonizmat e shteteve fqinje qė destabilizojnė, jo vetėm interesat e popullit shqiptar, por edhe atė tė shtetit shqiptar. Pra, duhet thėnė haptazi se formimi i njė shteti qė sot njihet me emrin IRJEM (FYROM) realisht e destabilizon interesin shqiptar nė disa rrafshe:
1- Fragmentalizon hapėsirėn kompakte shqiptare, duke uzurpuar njė pjesė tė territorit kombėtar;
2- Nėpėrkėmb tė drejtat e shqiptarėve, duke krijuar shqetėsime tė vazhdueshme nė tė gjitha hapėsirat shqiptare dhe
3- Tjetėrson trashėgiminė historike dhe kulturore tė shqiptarėve.

Shqiptarėt, tė angazhuar nė mbrojtjen e interesave jetike, as qė vėrejnė dhe as qė kanė energji pėr t'i mbrojtur vlerat e tyre kulturore tė trashėguara nga e kaluara. Ndėrhyrjet maqedonase nė thesaret kulturore shqiptare po bėhen gjithnjė e mė tė neveritshme. Ata ēdo gjė e maqedonizojnė: personazhet historike, kishat, urat, kėshtjellat, hamamet, xhamitė etj. Ēdo gjė qė ka vlerė dhe qė ėshtė krijuar gjatė historisė nė kėto hapėsira e fiton predikatin maqedonas. Ata tashmė kanė hartuar strategjinė se si ta maqedonizojnė Nėnė Terezėn. Botuan libra ku ajo trajtohet si Majka Tereza-Skopjanka (Shkupjania) duke mos pėrmendur nė asnjė rresht prejardhjen e saj shqiptare. Paraprakisht patėn tentuar qė ta shpallin si vllehe, por meqė vllehėt janė nė tėrėsi ortodokse hoqėn dorė nga ky konvertim i paskrupullt. Mirėpo, kjo nuk do tė thotė se ata kanė hequr dorė nga maqedonizimi i saj. Tashmė i kanė ofruar qeverisė italiane dhe qytetit tė Romės njė projekt pėr ndėrtimin nė njė shesh tė njė pėrmendoreje kushtuar "Majka Terezės-Makedonskės". Natyrisht se emri i saj do tė shkruhet me shkronja cirilike ashtu si nė pėrmendoren miniaturale nė Shkup. Diplomacia e tyre e instaluar nė Vatikan punon sistematikisht qė emrit tė Nėnė Terezės t'i shtohet epiteti "makedonska". Ata nuk ngurojnė, as turpėrohen, por nė mėnyrė tė paskrupullt uzurpojnė vlerat e popujve tė tjerė.

Siē dihet, Selia e Shenjtė ka vendosur qė mė 19 tetor tė vitit 2003 tė shpallė zyrtarisht lumnimin (beatifikimin) e Nėnė Terezės. Kėtė vendim Selia e Shenjtė e ka shpallur paraprakisht mė 20 dhjetor tė vitit 2002. Nė tekstin zyrtar tė shpalljes shkruhet: "Motra (murgesha) maqedonase Tereza nga Kalkuta, Gonxha Bojaxhiu (1910-1997)". Pra, derisa shqiptarėt merren me vogėlsirat e tyre ditore, figurėn mė sublime tė kombit shqiptar, dikush jo vetėm qė e pėrvetėson, por edhe e pėrbalt dhe e blasfemon. Ky uzurpim nuk ėshtė vetėm njė akt momental i agresionit ndaj nesh, por ėshtė njė qasje sistematike armiqėsore ndaj interesit shqiptar.

Hidhen argumente ditė e natė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, nėpėrkėmben tė drejtat e shqiptarėve nė Maqedoni dhe tinėzisht vidhet historia dhe vlerat kombėtare. Me kėtė qasje, me kėtė plaēkitje tė thesarit kulturor tė popujve tė tjerė, Maqedonia ėshtė shndėrruar nė shpellė tė Ali Babės, ku fshihen plaēkat qė janė grabitur nga tė tjerėt. Aty e keni Aleksandrin e Madh qė ka marrė epitetin "makedonski", duke aluduar se maqedonasit e sotėm kanė vazhdimėsi tė drejtpėrdrejtė me tė, aty gjendet Qirili dhe Metodi, Shėn Klementi, Shėn Naumi, bėhen pėrpjekje pėr tė futur edhe Skendėrbeun, Pjetėr Bogdanin-macedonen, aty janė stivuar kishat e ndėrtuara nga feudali shqiptar Progon Zguro, aty mbase do tė pėrdhoset edhe figura e Nėnė Terezės.

Kėtu nuk bėhet fjalė pėr joseriozitetin e njė nomenklature politike apo kulturore, por pėr njė devijim tė pėrēudnuar, qė nė vazhdimėsi do tė prodhojė kriza. Ky devijim ka tė bėjė me perceptimin e gabueshėm tė historisė. Nga ky kėndvėshtrim tė gjitha ngjarjet e sė kaluarės i takojnė Maqedonisė sė sotme dhe rezultatet janė trishtuese. Nėnė Tereza, me origjinė tė qindpėrqindtė shqiptare, e lindur nė vitin 1910 nė Shkup, nė kohėn kur, as qė ka ekzistuar Maqedonia si shtet e as qė ka pandehur dikush se do tė ekzistojė njė nocion i tillė, pa drojė, pa turp, pa skrupuj vandalizohet duke u maqedonizuar, ashtu si figurat e tjera tė ndritshme historike. Ky mekanizėm qė ėshtė aktivizuar me vetė themelimin e njė shteti tė kėtillė, qė identifikohet me emrin antik tė Maqedonisė do tė prodhojnė gjithmonė krizėn.

Presidenti i dikurshėm i Maqedonisė Gligorov, njė rast pati thėnė se edhe Maqedonia na qenkėsh ndarė nė tri pjesė. Nė pyetjen e thjeshtė, elementare se cila Maqedoni ėshtė ndarė, pėrgjigja ėshtė po aq skandaloze sa konstatimi: Maqedonia antike. Pra, nė Maqedoni nuk uzurpohet vetėm territori shqiptar, tė drejtat e shqiptarėve, pasuria e tyre, trashėgimia e lloj-llojshme historike, por me rastin e Nėnė Terezės vidhet edhe shpirti, dinjiteti, shenja qė e dėrgoi vetė Zoti, pėr t'ia rrėfyer rrugėn njė populli tė humbur nė rrugėtimet historike. Si do tė reagonte njė popull i qytetėruar ndaj kėtyre ndėrhyrjeve? Me moderacion apo konstatim se bėhet fjalė pėr njė agresion tė hapur kundėr interesave kombėtare. Bie fjala grekėt nuk heqin dorė nga vlerėsimi se themelimi i njė shteti me emrin Maqedoni ėshtė kundėr interesave tė tyre nacionale dhe as nė ėndėrr nuk mendojnė tė heqin dorė nga kontestimi i kėtij emri.

Ēka ndodh me shqiptarėt? Atyre u merret e drejta pėr trashėgimi kulturore tė periudhės antike, atyre u merret e drejta pėr trashėgimi mesjetare, atyre pėrfundimisht iu merret e drejta edhe pėr trashėgimi tė periudhės otomane. Grekėt kanė zaptuar antikėn, sllavėt periudhėn mesjetare, ndėrkaq turqit atė otomane. Kohėt e fundit ambasada turke nė Shkup bėnte pėrpjekje qė t'ua ndalojė pasardhėsve tė njė feudali shqiptar pėr ta restauruar sarajin e tij duke thėnė se ky objekt i takon kulturės turke. Me kėtė qasje, popullit shqiptar nga e kaluara do t'i mbeten vetėm tėbanat, kasollet e staneve.

Popujt e civilizuar shumė larg e nuhasin rrezikun. Ne rrezikun nuk e kemi vetėm nė oborr, por edhe nė tru. Tė tjerėt na e vjedhin edhe shpirtin tonė. Nė kėtė rast, moderacioni ėshtė vetėm njė medikament, njė anestezik qė na vė nė gjumė. Qytetėrimi fillon qė nga ai moment, kur njė popull di tė mbrojė veten dhe trashėgiminė e vet kulturore.

-- marrė nga "Shekulli", 14.06.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara