HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INTERVISTA: Flet eskluzivisht pėr Gazeta Shqiptare kreu i PDSH tė Maqedonisė, z. Arbėr Xhaferri, pėr situatėn nė zonėn e Kumanovės

Xhaferri: Maqedonia duhet tė ndahet si shtet

-- nga Ilir Kulla

Arbėn XHAFERI "MOISIU E NANO JO TE INFORMUAR"
Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare tė Maqedonisė, Arbėr Xhaferri, ka qenė i prerė, kritik dhe pesimist me qeverinė e Maqedonisė dhe kryeministrin Cervenkovski. Xhaferri ka thėnė qė ėshtė i bindur se Maqedonia ėshtė njė shtet qė nuk mund t'i shmanget ndarjes dhe se faktikisht ėshtė njė realitet shtetėror i ndarė mbi baza etnike. Gjithashtu nė kėtė intervistė Xhaferri nuk i kursen rezervat pėr Tiranėn zyrtare, pėr presidentin Moisiu dhe pėr kryeministrin Nano. Kėtė intervistė tepėr interesante jua sjellim eskluzivisht mė poshtė.

Z. Xhaferri, ju nė tė kaluarėn jeni shprehur se opsioni i ndarjes sė Maqedonisė apo ai i federalizimit ėshtė njė variant i mundshėm dhe i besueshėm. A vazhdoni tė jeni i tė njėjtit mendim? Po, shikoni… faktikisht Maqedonia ėshtė njė shtet i ndarė, sepse ėshtė njė shtet ku komunitetet qė jetojnė atje, jetojnė nė mėnyrė paralele. Nė mes dy komuniteteve mungon mirėkuptimi, kohezioni, luajaliteti. Nė mes shqiptarėve dhe maqedonasve mungojnė tė gjithė parametrat socialė, tė cilėt duhet t'i ketė njė shtet multietnik. Ndaj ėshtė e pamundur qė ky shtet tė mos ndahet apo tė federalizohet.

Z. Xhaferri, si e komentoni marrėveshjen e fundit Ahmeti-Cervenkovski, pas ngjarjeve tė Likovės dhe Kumanovės?
Kjo marrėveshje nė esencė zbulon mosstabilitetin politik qė e karakterizon Maqedoninė dhe maxhorancėn qeverisėse. Kemi marrėveshje qė nuk zbatohen, kriza dhe mė tej sėrish marrėveshje, tė cilat nuk do tė zbatohen. Ky fakt pėrbėn njė dimension tė rrezikshėm pėr Maqedoninė, si pėr stabilitetin politik, ashtu edhe pėr qytetarėt e saj.

Si shpjegohet qė varrimi i dy tė vrarėve tė Brezės ishte me njė pjesėmarrje prej mijėra vetash, ndėrkohė kur nga komuniteti ndėrkombėtar dhe Qeveria e Maqedonisė thuhet se kėto janė grupe kriminelėsh dhe nuk mbėshteten nga populli?
Kjo do tė thotė se Qeveria e Maqedonisė nuk e kupton se ka krijuar njė ambient dhe njė klimė armiqėsore me qytetarėt e Maqedonisė tė kombėsisė shqiptare; si rrejdhojė, e brutalitetit dhe egėrsisė sė pėrdorur ndaj tyre, mėnyrave tė cilat janė larg standardeve multietnike dhe koncepteve perėndimore pėr shoqėri multietnike. Pakėnaqėsia popullore ka tė bėjė me faktin se pėrdorimi i dhunės ushtarake dhe policore nė rajone pothuajse tė boshatisura nga njerėzit, ku banojnė shqiptarė dhe vrasja e dy tė rinjve, gati fėmijė, 16 dhe 17-vjeēarė, tregon se nuk kemi tė bėjmė me terroristė apo kriminelė, por kemi tė bėjmė me njė vullnet tė qeverisė Maqedonase pėr pėrdorimin e forcės. Nė asnjė vend nė botė nuk pėrdoret ushtria pėr tė ndjekur kriminelė nėpėr shkurre dhe nėpėr gėrxhe, ndaj qeveria dėshmon vullnet pėr destabilizimin e situatės.

Si i konsideroni grupet e armatosura qė veprojnė nė Maqedoni?
Janė struktura tė ish-UĒK-sė, tė cilat prisnin qė Marrėveshja e Ohrit do t'i zgjidhte pėrfundimisht problemet e tyre. Mungesa e amnistisė pėr tė gjithė ata ka bėrė qė kėta tė fundit tė mos lėvizin tė lirshėm nė Maqedoninė e posmarrėveshjes sė Ohrit. Akuzat penale qė rėndojnė ndaj tyre kanė bėrė qė ata jo vetėm tė mos e pranojnė Marrėveshjen e Ohrit, por dhe tė jenė tė frustuar nga ky realitet, ndaj dhe reagojnė kėshtu.

Cila pjesė e Marrėveshjes sė Ohrit nuk ėshtė implementuar dhe kush nuk e implementon atė?
Problemi qėndron te fakti qė ka dy Marrėveshje tė Ohrit pėr t'u implementuar, njė marrėveshje qėndron nė kokėn e Cervenkovskit dhe njė marrėveshje tjetėr ėshtė ajo qė kemi nėnshkruar ne atje. Marrėveshja e Ohrit mbėshtetet nė katėr shtylla kryesore. E para, pėrdorimi zyrtar i gjuhės shqipe. Qeveria ofron variantin e pėrdorimit tė pjesshėm apo edhe sipas leverdisė, herė pas here. E dyta, pėrfaqėsimi i drejtė i shqiptarėve nė administratė, variant i anashkaluar dhe shpesh i mėnjanuar me dėshirė. E treta, amnisti pėr tė gjithė ish-anėtarėt e UCK-sė, fakt i parespektuar. Ka shumė ish-anėtarė tė ish-UĒK-sė, tė cilėt janė nė kėrkim pėr ndjekje penale. Dhe shtylla e katėrt, decentralizimi dhe ndarja territoriale, Qeveria e Maqedonisė u shmanget obligimeve qė rrjedhin nga Marrėveshja e Ohrit pėr kėtė pikė.

Si e komentoni qėndrimin e komunitetit ndėrkombėtar nė raport me zhvillimet nė Maqedoni dhe mbėshtetjen qė i jep Qeverisė sė Maqedonisė?
Ky qėndrim i takon kategorisė pragmatike tė qėndrimeve; do tė thotė se komuniteti ndėrkombėtar ėshtė pėr variantin e njė paqeje tė keqe, sesa pėr atė tė njė lufte tė mirė. Gjithsesi, Maqedonia ėshtė njė shtet me probleme tė cilat i rikthen nė mėnyrė ciklike. Mendoj se nė tė ardhmen komuniteti ndėrkombėtar do tė dijė t'i pėrshtatet nė mėnyrė po aq pragmatike zhillimeve tė reja.

A keni pasur kontakte me z. Ali Ahmeti kohėt e fundit, ju personalisht ose ju si parti? Po, kemi pasur njė takim pėr harmonizimin e decentralizimit dhe tė ndarjes territoriale, por nuk kemi pasur asnjė takim pėr ngjarjet e Kumanovės dhe tė Likovės.

Po largimin e Xhevat Ademit nga BDI-ja si e komentoni?
Do tė thotė se qeveria e Branko Cervenkovskit synon humbjen e kredibilitetit pėr subjektet politike shqiptare dhe kėtė kėrkon ta bėjė me mosimplementimin e marrėveshjeve politike. Kjo ka ndodhur nė tė kaluarėn me Abduraman Alitin dhe PPD-nė. Cervenkovski ėshtė njė ish-komunist dhe nacionalist. Ai synon me gjuhėn e forcės ta pėrkulė vullnetin politik tė popullit shqiptar nė Maqedoni. Ai pėrdor, ashtu si Millosheviēi, tė njėjtat forma represioni, siē janė p.sh. njėsitet e pėrziera tė ushtrisė dhe tė policisė, qė sulmojnė zonat e banuara nga civilė shqiptarė.

Pse ėshtė pikėrisht zona e Kumanovės qė destabilizohet herė pas here?
Kjo ndodh sepse ėshtė mė e lehtė pėr maqedonasit tė sulmojnė atje, sepse janė zona qė nuk banohen nė tėrėsi nga shqiptarė, por raporti ėshtė rreth 50 pėr qind me 50 pėr qind. E njėjta situatė ėshtė dhe nė Tetovė dhe nė Gostivar, por popullsia kėtu ėshtė tėrėsisht shqiptare, ndaj dhe nuk guxojnė tė ndėrmarrin veprime tė tilla. Gjithashtu qeveria kėrkon tė kthejė besimin te qytetarėt e Maqedonisė me kombėsi maqedonase. Kėtė kėrkon ta bėjė me pėrdorimin e forcės, duke kthyer besimin te policia dhe tek ushtria pas disfatave tė 2001-shit. Kjo qeveri nė tė njėjtėn kohė synon qė kėtė linjė gjeografike tė mos e pėrdorė si linjė demarkacioni nė njė ndarje tė ardhshme, ndaj synon tė jetė prezente atje pėr njė dėbim tė mundshėm tė shqiptarėve nga kėto zona.

Po qėndrimet e presidentit shqiptar Alfred Moisiu dhe kryeministrit Nano si i komentoni?
Mendoj se nuk kanė informacionin e duhur pėr atė qė ndodh nė Maqedoni. Janė tė informuar vetėm pėr zhvillimet e brendėshme nė Shqipėri, ndaj gjykoj se deklaratat e tyre janė vetėm njė klishe diplomatike. Kėto deklarata vijnė nė kuadėr tė njė politeze diplomatike pėr tė qenė konstruktivė nė rajonin e Ballkanit. Nga ana tjetėr, mendoj se ata jo vetėm duhet tė njihen mė mirė me realitetin, por duhet tė jenė edhe mė aktivė e realistė, nė mėnyrė qė tė veprojnė dhe tė japin kėshilla tė cilat me tė vėrtetė do t'i kontribuonin stabilitetit.

Eshtė thėnė nė qarqe ndėrkombėtare, se njė Kosovė e pavarur pėrbėn rrezik pėr Maqedoninė, mendoni se ėshtė kėshtu apo e kundėrta?
Mendoj se ėshtė njė tezė proserbe dhe proruse. Mendoj se pavarėsia e Kosovės do ta stabilizonte tė gjithė rajonin dhe veēanėrisht Maqedoninė. Nė qoftė se do tė ishte e vėrtetė qė Kosova rrezikon Maqedoninė, atėherė mė lind e drejta tė mendoj se pavarėsia e Maqedonisė, ashtu si dhe pavarėsia e Serbisė, ndikoi negativisht pėr popullin shqiptar nė Ballkan. Ndaj, nėse merret kėshtu, viktima e kėtyre shteteve tė pavaruara jemi ne shqiptarėt.

VMRO kunder bashkėjetesės

Gjeorgjevski i pari pėr idenė e ndarjes
Tė parėt qė kanė bėrė propozimin pėr ndarjen e Maqedonisė kanė qenė ish aleatėt qeverisės tė PDSH-sė dhe z Xhaferri, ish Kryeministri Lubēo Gjeorgjevski dhe partia e tij VMRO-DPMNE. Pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit Gjeorgjevski u angazhua pėr moszbatimin e Marrėvshjes sė Ohrit dhe pėr opcionin e ndarjes sė Maqedonisė. VMRO-DPMNE sot parti opozitare nė Maqedoni qeverisi pėr katėr vjet deri nė 2002 Maqedoninė. Ajo ėshtė njė parti qė ka lindur si njė lėvizje nacionaliste probullgare qė nė kohėn e ish-Jugosllavisė sė Titos dhe qė ka vepruar nė ilegalitet. Pėr shumė kohė themeluesit dhe drejtuesit e kėsaj lėvizje u burgosėn nė kohėn e Jugosllavisė. Gjeorgjevski hyri nė politikė nė moshė fare tė re dhe nė moshėn 24 vje. Pėr shumė kohė themeluesit dhe drejtuesit e kėsaj lėvizje u burgosėn nė kohėn e Jugosllavisė. Gjeorgjevski hyri nė politikė nė moshė fare tė re dhe nė moshėn 24 vjeē ishte zėvėndėskryeministėr. VMRO-DPMNE ka qenė gjithnjė e angazhuar pėr shpėrbėrjen e Maqedonisė.

Kostov vartėsit shqiptar: Tė kapet Ēakalla

Ministri i Brendshėm i Maqedonisė Hari Kostov ka urdhėruar zėvėndėsin e tij shqiptarin Hazbi Lika, zėvėndėsshefin e shėrbimeve sekrete Fatmir Dehari dhe zėvėndėsdrejtorin pėr Siguri Publike Besir Deari tė hartojnė njė plan masash pėr dorėzimin vullnetar tė njerėzve tė armatosur nė malėsinė e Likovės dhe tė Kumanovės. Gjithashtu nė kėtė plan bėn pjesė arrestimi i Avdyl Jakupit (Ēakallės) dhe i Hamdi Bajramit (Breza). Ministri Kostov i ka urdheruar vartėsit e tij shqiptarė, qė janė njėkohėsisht drejtues tė BDI-sė dhe ish komandantė tė UĒK-sė pas marrėveshjes mes kryeministrit Cervenkovski dhe liderit tė BDI-s ė Ali Ahmeti. Ky plan pėr dorėzimin e njerėzve tė armatosur dhe arrestimin e komandant Ēakallės dhe Brezės vjen fill pas kėrcėnimit pėr largim nga qeveria tė BDI-sė.

-- marrė nga "Shekulli", 12.09.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara