HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pax serbiana

-- nga ARBĖN XHAFERI

Arbėn XHAFERI Ēdo popull duhet tė ketė strategjinė e vet tė mbijetesės, tė pėrballjes me sfidat e ndryshme, tė pėrparimit dhe tė mirėqenies. Strategjia, natyrisht nuk mbėshtetet vetėm nė ide, por kėrkon kuadėr, mekanizma dhe financa pėr ta realizuar atė. Faza e parė e strategjisė ėshtė ideja. Faza e dytė ėshtė kuadri, e treta mekanizmi dhe e fundit realizimi i qėllimeve tė paracaktuara.

Njė projekt quhet strategjik nėse bartėsit janė nė gjendje ta kontrollojnė tėrėsinė e proceseve dhe jo vetėm njė fazė. Popujt qė nuk kanė qenė nė gjendje tė kontrollojnė tėrėsinė e procesit strategjik kanė pėsuar, janė zhdukur apo janė pėrtharė. Prandaj nė sferėn e politikės, vlerėsimet e drejta hapin perspektiva, ndėrkaq vlerėsimet e gabuara shpiejnė drejt konfrontimeve dhe luftės. Nė kėtė periudhė jepen sinjale, tė cilėt akumulojnė energji negative se shqiptarėt nuk paskan strategji pėr t'i zgjidhur problemet me tė cilat pėrballen nė kontekstin aktual historik.

Pas 11 Shtatorit janė ndėrruar rrėnjėsisht premisat kryesore tė gjeopolitikės dhe vendin e projektit pėr mbrojtje tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, tashmė e ka zėnė lufta kundėr terrorizmit global. Kjo premisė e re ndikon qė shumė popuj tė fillojnė t'i harmonizojnė strategjitė e tyre politike me luftėn kundėr terrorizmit. Prandaj ėshtė krijuar njė konfuzion i madh nė pėrkufizimin e nocionit terrorizėm. Ēdo shtet, qė ka brenga tė brendshme si pasojė e vlerėsimeve tė gabueshme, tė strandardeve anakronike, apo shkeljeve drastike tė tė drejtave tė njeriut, synon t'i mbulojė tė gjitha kėto me kėtė "ēarēaf" tė ri gjeopolitik. Nė kėtė mėnyrė shfaqet rreziku qė ēdo luftė pėr ēlirim nga zgjedha, ēdo pėrpjekje pėr rrėzim tė regjimeve despotike, tė perceptohet si terrorizėm.

Ky voluntarizėm tashmė ka marrė hov si orteku i verbėr. Kėto ditė nė OKB, ēdo shef i shtetit problematik qė ka antagonizma tė brendshme raciale, etnike, religjioze, linguistike flet me plot gojė pėr gadishmėrinė e tyre kundėr terrorizmit. Rrjedhimisht ēdo oponencė politike, ēdo pėrpjekje pėr zgjerim tė tė drejtave dhe lirive tė njeriut, nė kėtė klimė tė sapokrijuar cilėsohet si terrorizėm. Nė kėtė mėnyrė pėrgatitet terreni pėr ta kontrabanduar nėpėr deriēkė kolonializmin, hegjemonizmin dhe autoritarizmin. Shtrohet pyetja sa janė tė pėrgaditur strategėt shqiptarė apo nė tėrėsi shoqėria shqiptare qė tė reagojė nė mėnyrė sa mė efikase kundėr kėtyre sfidave tė reja qė shfaqen nė kėtė periudhė. Serbėt kėrkojnė negociata, nė thelb kėrkojnė rikthimin e tyre nė Kosovė si hisenik. Ata bėjnė pėrpjekje qė pozitėn e borxhliut ta zėvendėsojnė me atė tė borxhkėrkuesit.

Nga ana tjetėr, diplomacia ruse ofron idenė e njė konference te re ballkanike ku, sipas tyre do tė arrihej marrėveshja pėr mosndryshueshmėri tė kufijve dhe pėr tė drejtat reciproke tė minoriteteve. Ata kanė kaluar nė aksion, duke e ditur qartė se nė planin e gjeopolitikės janė shfaqur shanse tė reja pėr interesant e tyre hegjemoniste. Kėto ditė, instituti prestigjioz amerikan pėr hulumtime strategjike "Stratfor" hodhi nė qarkullim njė analizė me kėtė frymė tė titulluar: "Teatri Ballkanik i operacioneve". Aty thuhet se SHBA-tė janė pėrballur me tri dimensione tė luftės kundėr sfidės islamike: sė pari brenda SHBA-ve, sė dyti brenda shteteve islamike dhe sė treti nė periferinė e botės islamike.

Nė kėtė dimension tė fundit, pėrfshihet Ballkani. Gjenerali amerikan Richard Myers, nė funksion tė analitikut e fokuson vėmendjen e kėtij instituti pėr rajonin e Ballkanit. Ai vė nė spikamė konfliktet periferike nė mes popujve islamikė dhe atyre joislamikė duke pėrmendur konfliktin izraelito-palestinez, tė myslimaneve tė Kashmirit dhe Hindusėve, ēeēenėve me krishterėt ortodoksė rusė, katolikėve dhe myslimanėve tė Filipineve dhe natyrisht konfliktet mes religjioneve tė ndryshme nė Ballkan.

Ēfarė ka pėr brengosje nė kėtė analizė? Mendoj se ajo ēfarė duhet tė na shqetėsojė dhe tė na vėrė nė veprim ėshtė skema e re gjeopolitike. Analisti, jo vetėm shqiptarėt e ish-Jugosllavisė por edhe Shqipėrinė e trajton si pjesėtare e botės islamike dhe si faktor potencial pėr destabilizim tė rajonit. Ai, lufėtarėt nė ish-Jugosllavi i skematizon nga ky kėnd i ri gjeopolitik, prandaj konkludon se pati luftė ndėrmjet Kroacisė katolike, Serbisė ortodokse, Bosnjės myslimane dhe mė vonė Shqipėrisė myslimane. Nė vazhdim tė analizės, ndėrhyrja amerikane nė krah tė myslimanėve vlerėsohet si njė kalkulim i gabuar, duke hapur kėshtu shtegun e teorive tė ndryshme tė konspiracionit.

Sipas kėtyre teorive konspirative politike, SHBA-tė kanė mbajtur krahun e myslimanėve pėr shkak se sauditėt paskan ofruar qė ta reduktojnė ēmimin e naftės, ose ndėrhyrja ėshtė pėrgaditur nga izraelitėt pėr t'u krijuar atyre hapėsirė manovrimi kundėr palestinezėve, ose pėr t'i pėrkrahur myslimanėt ēeēenė kundėr ortodoksėve rusė. Nė kėtė analizė nuk i jepet rėndėsi sasisė dhe cilėsisė sė teorive tė ndryshme tė konspiracionit, por faktit se Presidenti Klinton, sekretarja i shtetit Ollbrajt dhe kėshilltari i sigurisė nacionale, Sendi Berger paskan bėrė gabim tė thellė nė vlerėsim. Pėr shkak tė kėtyre vlerėsimeve tė gabuara ata nuk paskan pasur mundėsi ta anticipojnė tragjedinė e 11 Shtatorit.

Pas ndėrrimit tė dioptrisė gjeopolitike, ku spikatet mundėsia e konfrontimit global mbi baza religjioze, pas konstatimit qė nė periferi tė botės islame zhvillohen luftėra mbi baza religjioze, pas trajtimit tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi si pjesė tė botės islame, pas konstatimit qė administrata e Klintonit ka bėrė njė gabim tė madh, analitiku sjell tri pėrfundime tė reja:
1- Al-Qaeda, pėrkundėr refuzimit tė qeverive tė Shqipėrisė dhe Bosnjes do tė pėrpiqet qė elementėt islamikė nė kėto dy shtete t'i shfrytėzojė si pika tranziti pėr t'i sulmuar trupat amerikane nė rajon. Kėtu nė mėnyrė tė pahetuar, implicite shfajėsohen qeveritė, por njėkohėsisht fajėsohen popujt.
2- Forcat paqeruajtėse amerikane janė tė pamjaftueshme pėr tė qenė efikase nė luftė kundėr tyre dhe 3- pėr t'i kontrolluar kėto elementė islamikė duhet investuar nė Serbinė e re, qė qeveriset nga njė regjim i ri demokratik. Nė kėtė pikė, nė mėnyrė implicite hidhet ideja se regjimi i keq i Millosheviqit ėshtė ndėrruar me njė regjim demokratik kooperativ dhe me automatizėm shfajėsohet edhe populli serb, i cili ka qenė po aq viktimė i regjimit tė Millosheviqit sa edhe popujt e tjerė.
Analiza ėshtė botuar nė website (www.stratfor.com) tė Institutit pėr parashikime strategjike "Stratfor" tė datės 22 shtator 2003 me titull: The Balkan Theater of Operations.

Strategėt shqiptarė, analitikėt por dhe veprimtarė tė ndryshėm politik duhet tė kenė nė mendje kėtė ndėrrim kopernikan tė premisave gjeostrategjike, gjeopolitike qė nė tė ardhmen do ta marrė forcėn e tendencės determinuese historike. Deri mė tani politika serbe ishte kundėr tendencės historike dhe ata pėsuan. Tani janė ringjallur dhe bėjnė pėrpjekje tė sforcuara pėr tė qenė pjesė pėrbėrėse e tendencės historike. Projekti i tyre ėshtė i qartė: t'i kryejnė ato objektiva qė nuk arritėn t'i pėrfundojnė vetė amerikanėt dhe europianėt. Tė mbahen nė survejim efikas elementėt islamistė qė tashmė janė pėrkufizuar si elementė tė rrezikshėm, tė cilėt paskan pėr qėllim ta shfrytėzojnė rajonin e Ballkanit si katapultė pėr aktivitetet e tyre terroriste nė Evropėn Perėndimore dhe nė SHBA-tė. Nė kėtė mėnyrė realizohet projekti i hegjemonisė serbe qė nėnkupton legjitimimin e misionit tė ashtuquajtur "Pax serbiana" (paqes serbe) qė duhet tė vendosė paqen dhe rendin nė Ballkanin e trazuar.

Ky mision bėhet i pamundur nė kontekstin e ri historik kur faktori perėndimor, i goditur thellė nga tragjedia e 11 Shtatorit ka filluar t'i japė pėrparėsi paqes dhe rendit dhe jo aq mbrojtjes sė tė drejtave dhe lirive tė njeriut. Nė kontekst tė kėsaj qė thamė mė lart, duhen kuptuar aktivitetet e pėrshpejtuara tė faktorit serb pėr hapje tė dialogut, pėrmes tė cilit ata do tė bėjnė pėrpjekje qė tė rikthehen nė procesin historik si faktor stabilizues, rrjedhimisht edhe nė Kosovė. Ata e pėrgadisin kostumin e ri, atė tė hegjemonit tė sigurtė nė Ballkan, qė do tė garantojė kontrollin e plotė mbi sfidėn islamiste nė Ballkan dhe devijimet e tjera. Ky problem i hapur strategjik nuk mund tė zgjidhet me refuzim tė dialogut, por me dhėnie tė garancave nga ana e faktorit shqiptar se ata vetė janė nė gjendje qė nė mėnyrė shumė efikase tė kontrollojnė nxitėsit e terrorizmit global.

Ēfarė nėnkupton faktori perėndimor dhe si duhet ta kuptojė faktori shqiptar nocionin "islamist"? Gjithsesi si kategori politike dhe jo religjioze. Kėta faktorė qė pėrkufizohen me emrin "islamist" nė mėnyrė arrogante dhe blasfemike e shfrytėzojnė religjionin pėr t'i fshehur qėllimet dhe interesat e tyre politike. Ata kanė njė urrejtje tė madhe ndaj qeverive tė vendeve tė tyre qė nuk i respektojnė parimet demokratike dhe tė drejtat e njeriut. Por, meqė kėto qeveri, kėto sisteme feudalo-oligarkike kanė qenė paraprakisht tė mbėshtetura nga faktori ndėrkombėtar perėndimor, si garantues tė paqes dhe tė rendit, urrejtja filloi tė bartet nga qeveritė e tyre e deri te sponzorėt e largėt (flitet pėr shtetet stabile perėndimore).

Ēfarė pune kanė shqiptarėt, paēka nėse ata janė edhe myslimanė, me kėtė transferim tė urrejtjeve, me kėto politika anakronike qė shfrytėzojnė religjionin si armė kryesore tė kamuflazhit?. Natyrisht se nuk kanė asnjė lidhje, por shqiptarėt duhet tė jenė koishientė se ekzistojnė arkitektė te tė dy taboret: tek tė ashtuquajturit islamistė, qė bėjnė plane pa hanxhinė dhe mund t'i shfrytėzojnė disa fanatikė pėr planet e tyre dhe te qendrat strategjike qė i janė rikthyer planeve tė vjetra pėr pėrhapje dhe ruajtje tė hegjemonisė sllave nė kėto hapėsira. Kėta strategė, ditė e natė pėrhapin tezėn e rrezikut islamist qė nė tė ardhmen do tė katapultohet nga Ballkani, pra nga Shqipėria dhe Bosnja. Mjafton njė reagim i vogėl nė shtypin shqiptar kundėr ngritjes sė katedrales katolike nė Prishtinė, mjafton njė manifestim pompoz i pėrkatėsisė fetare, mjafton njė sfilatė nė rrugė me gardorobė arabe, tanimė e shndėrruar nė modė, apo manifestime tė tjera tė ngjashme pėr t'i dhėnė shkas strategėve tė hegjemonisė sllave qė t'u bien kėmbanave dhe ta amplifikojnė rrezikun.

Njė krokamė e kėtillė neveritėse qė mėton t'ua mveshė shqiptarėve kėto rroba tė fajtorit ėshtė dhe projekti maqedonas pėr pėrvetėsim tė figurės dhe veprės sė Nėnė Terezės. Presidenti maqedonas Trajkovski qė na torturon trurin me mirėsinė, kozmopolitizmin e tij tė shpifur tashmė e ka caktuar shpurėn e tij, ku nuk ka asnjė shqiptar qė do ta shoqėrojė atė gjatė ceremonialit tė shenjtėrimit tė Nėnė Terezės. Ai nuk e merr kėtė rrugė nga gėzimi dhe respekti ndaj kėsaj shenjtėreshe, por e merr pėr shkak tė dealbanizimit tė saj. Nė kuadėr tė kėtij projekti formulohet misioni pėr kontestim tė tė gjitha vlerave dhe figurave, qė vėnė nė dyshim orientimin e pandalshėm "islamist" tė shqiptarėve.

Tashmė ėshtė imponuar qasja se shqiptarėt duhet tė kundrohen nė dimensionin islamist, politik dhe jo regjelioz, tashmė ėshtė imponuar vlerėsimi se administrata e Klintonit ka bėrė vlerėsim tė gabuar gjatė marrjes nė mbrojtje tė "myslimanėve" tė Ballkanit (nga ky kėnd shihet vizita e Klintonit nė Kosovė dhe Bosnje, pra njė mision ku kėrkohet prej shqiptarėve dhe boshnjakėve qė tė punojnė nė atė drejtim qė do ta arsyetonte ndėrhyrjen amerikane nė kėto hapėsira) dhe tashmė ka filluar tė hapet shtegu pėr misionin e ri serb nė Ballkan. Para disa ditėsh nė njė takim me diplomatė tė rangut tė lartė evropian u hodh vlerėsimi se faktori ndėrkombėtar nuk di ē'tė bėjė me Kosovėn dhe Bosnjen. Po ashtu nė njė darkė me njė politikan tė rangut mė tė lartė evropian, nė insistimet e mia qė paraprakisht tė njihet pavarėsia e Kosovės e pastaj tė realizohen obligimet e tjera, ai me sinqeritet pushtues m'u pėrgjigj se nuk kanė kujt t'ia besojnė pavarėsinė.

Nga kjo qė u tha mė lart faktori shqiptar duhet tė japė garanci tė fuqishme, qė shteti dhe faktori i gjithėmbarshėm politik shqiptar nė asnjė mėnyrė nuk do tė jenė instrument i politikave dhe i vlerave antiperėndimore, siē janė fondamentalizmi, korrupsioni, krimi, prostitucioni dhe tė tregojnė zotėsi pėr vendosje tė paqes dhe rendit. Thėnė shkurt, tė dėshmojmė se kanė kapacitet pėr shtetformim. Ka ardhur koha t'i njohim armiqtė e rinj tė kauzės shqiptare, ata janė instrumentė tė politikave dhe vlerave tė huaja. Aparatura jonė kombėtare ishte e pėrgaditur t'i zbulojė vetėm agjentėt e UDB-sė, por tani nė procesin e globalizimit ėshtė begatuar spektri i agjentėve. Ata fshihen prapa projekteve religjioze apo projekteve tė tjera ideologjike pėr t'i kontrabanduar interesat kombėtare, grupore e financiare tė faktorėve tė ndryshėm, tė cilėt nuk ēajnė kokėn as pėr religjion, as pėr fatin e popujve qė kanė qenė viktima tragjike tė hegjemonizmave.

-- marrė nga "Shekulli", 27.09.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara