HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Siguresa

-- nga ARBĖN XHAFERI

Arbėn XHAFERI Kjo pritej. Njė pėrkthyese shqiptare nga Kosova e mbuluar me shami shkakton pėrēarje nė delegacionin kosovar qė ishte nisur pėr njė kurs specializimi nė Gjermani. Katėr pėrfaqėsues kosovarė nė shenjė proteste largohen nga delegacioni me arsyetim se pėrkthyesja e veshur me tė tilla rroba dėmton imazhin e Kosovės, duke krijuar pėrshtypjen se Kosova ėshtė njė vend islamik qė politikisht shkon nė favor tė kundėrshtarėve shqiptarė. Sidomos pas 11 shtatorit kėto qarqe e kanė orkestruar edhe mė shumė propagandėn e tyre demoniake pėr ta paraqitur Bosnjen dhe Kosovėn si strehimore potenciale pėr fondamentalistėt islamikė nė aksionet e tyre kundėr shteteve perėndimore. Kjo propagandė nuk ėshtė naive dhe pa efekt.

Pas 11 shtatorit janė ndėrruar bindjet, botėkuptimet, por edhe aleancat. Ata qė deri dje perceptoheshin si dhunues, sot trajtohen si mbrojtės tė interesave tė qytetėrimit perėndimor. Kėto propaganda nuk janė pa pasoja afatgjata. Siē dihet Bosnja u bė shtet, por nė tė u instaluan dy siguresa, Republika Serpska dhe entiteti kroat nė kuadėr tė federatės pėr t’i kontrolluar zhvillimet e mėtejme, Ēeēenia as qė ėshtė afėr shtetėsisė, ndėrkaq Kosova do tė vihet nėn njė vėzhgim laboratorik, pėr t’i evituar tė papriturat kanosėse.

Nėse Kosova dhe shqiptarėt do t’i pėrmbushin standardet, atėherė do tė lirohen nga kontrolli, nėse jo atėherė do ta fitojnė edhe ata siguresėn nė trajtė ēoviqiane. Strategjia serbe investon shumė pėr ta rifituar rolin e siguresės strategjike. Ne mund t’ua vėshtirėsojmė a t’ua lehtėsojmė kėtė rol, varėsisht se ēfarė politike do tė ndjekim, kombėtare a fetare. Boshnjakėt nuk kanė fshehur pėrcaktimet qė identitetin kombėtar ta ndėrtojnė mbi baza tė pėrkatėsisė fetare dhe “fituan“ siguresėn. Kosovarėt kėtė e kanė refuzuar, jo vetėm pėr shkak tė vlerėsimeve politike se kjo e dėmton interesin shqiptar, por edhe pėr shkak tė realitetit tė brendshėm.

Pėrcaktimi pėr opsionin e ndėrtimit tė identitetit kombėtar mbi pėrkatėsinė fetare drejtpėrsėdrejti hap shtegun pėr antagonizma tė brendshme fetare qė definitivisht e fragmentarizojnė, e shkėrmoqin unitetin kombėtar. Diskutimin qė e shkaktoi zonja e veshur ėshtė njė deja vue e rasteve tė ngjashme qė janė nė funksion tė hapjes tė “kauzės” islamike nė vendet e ndryshme tė botės. Polarizimet qė krijohen janė absolutisht nė favor tė atyre qė veprojnė pėr tė krijuar kontestet tė tilla me qėllime paraprakisht tė qarta.

Nė Kosovė ky incident nuk do tė arrijė tė krijojė polarizime nė islamistė dhe antiislamistė, nė ata qė i mbrojnė tė drejtat e njeriut dhe nė ata qė i atakojnė pėr shkak se janė tė panatyrshme, pėr traditėn dhe qėnien shpirtėrore tė kosovarėve, tė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. I vetmi polarizim i drejtė do tė jetė ai nė mes tė atyre qė kanė brengė pėr ardhmėrinė e Kosovės dhe banorėve tė saj si dhe tė atyre qė aspak nuk kanė brenga pėr kėto ēėshtje.

Nė tė kaluarėn represive tė Kosovės nuk ka pasur asnjė kontest nė mes tė elementit fetar dhe aparatit represiv shtetėror, por ka pasur konflikte me pėrmasa tragjike nė mes tė faktorit kombėtar shqiptar dhe sunduesit. Pas ēlirimit tė Kosovės janė shtuar aktivitetet e faktorėve fetarė qė pushtojnė hapėsirėn e lirisė pėr opsione fetare. Shtrohet njė pyetje elementare: pse pikėrisht tani shfaqen kėto manifestime tė kodeve fetare qė kauzėn e Kosovės e mbėshtjell me tisin e fondamentalizmit islamik?

Pėrgjigjet mund tė jenė tė natyrave tė ndryshme dhe pjesėrisht tė sakta, duke filluar nga teoritė e konspiracionit e deri te analizat e thella socio-historike. Teoritė konspirative, kėtė lloj incidenti do ta shpjegonin si njė tentativė e suksesshme e armiqve shqiptarė qė ēėshtjen e Kosovės ta fusin brenda pakos sė “rrezikut nga fondamentalizmi islamik” qė tashmė ėshtė shndėrruar nė gogol, qė e frikėson Evropėn dhe faktorin perėndimor nė pėrgjithėsi. Teoritė qė marrin nė mbrojtje liritė dhe tė drejtat e njeriut do tė shpjegonin se nė Kosovė qenkan tė diskutueshme standardet qė garantojnė lirinė dhe tė drejtat. Pas kėtyre rasteve incidentale ēdokush do tė ketė tė drejtė tė shpjegojė, tė sulmojė apo tė mbrojė pozicionin dhe interesin e vet, por kjo punė nuk do tė pėrfundojė me kaq. Ky incident paralajmėron se ēėshtja shqiptare po hyn nė njė fazė tė re kritike.

Koncepti shqiptar i sekularizmit dhe i harmonisė fetare hyn nė fazėn e testimit serioz. Provimi do tė jetė i vėshtirė ngaqė modeli shqiptar nuk pėrputhet me modelin global qė ēon drejt diferencimeve mė tė theksuara fetare dhe qytetėruese. Ideologėt e doktrinės islamike objektivisht janė mė tė fuqishėm nga ideologėt kombėtarė shqiptarė, meqė pajisen me forcė nga gurra botėrore islamike. Ata jo vetėm qė kanė forcė globale financiare, por edhe nismėn e kanė tė pakontestueshme. Doktrina e tyre nuk duron dyshimin, as polemikėn pėr vėrtetėsinė e aksiomave tė tyre politiko-fetare. Ata pretendojnė se projekti i tyre buron nga Libri i Shenjtė, i cili ka prejardhje hyjnore dhe si i tillė nuk mund tė vihet nė dyshim. Sėkėndejmi, jo vetėm tė vėrtetat e tyre, jo vetėm doktrina e tyre, por edhe ata vetė sillen si tė paprekshėm, larg nga ēfarėdo dyshimi profan. Kjo qasje do tė krijojė probleme tė panumėrta filozofike, metodologjike dhe pragmatike.

Nėse njė zonjė duhet tė jetė e mbuluar ashtu siē kėrkohet nė Librin e Shenjtė, atėherė shtrohet njė tjetėr pyetje: ku do tė ndalet zbatimi i normave kuranore? Te mbyllja e pishinave, teatrove, kinemave, ndalimi i kėngės, i festivaleve, te vrasja e Baba Dimrit, te ndėrrimi i kalendarit, te lufta kundėr romantizmit ashtu si sugjerojnė disa emisione dokumentare me pėrmbajtje doktrinore islamike qė shfaqen nė televizionet private lokale, apo te rimėkėmbja e kalifatit. Pra pyetja ėshtė: kush ėshtė ai autoritet qė do tė tregojė sa dhe nė ēfarė mėnyre do tė zbatohet norma kuranore? Nė Afganistan ky projekt shkoi deri nė fund. Vallė nė Kosovė ku do tė ndalemi? Askush nuk ka autoritet dhe tė drejtė tė ofrojė zbatime gjysmake, ngaqė nė kėtė mėnyrė do tė vendoset mbi Librin e Shenjtė qė do tė thotė tė jesh autoritet mbi autoritet, qė filozofia islame nuk e pranon. Nė vazhdė tė kėsaj dileme duhen hapur dhe ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut. Deri nė ēfarė mase do tė mbrohen ato?

Koketimet me fenė janė tė dėmshme edhe pėr politikėn edhe pėr vetė fenė pėr shkak se interesat i kanė diametralisht tė kundėrta. Dihen pasojat katastrofale tė pėrzierjes sė fesė nė ēėshtjet kombėtare, bie fjala si nė Ēeēeni, Afganistan etj.

Nė Kosovė, por dhe nė hapėsira tė tjera ku jetojnė shqiptarėt ka filluar tė zėrė rrėnjė bashkėpunimi i politikės me fenė. Para disa ditėsh ashtu si kemi parė nė Serbi, Greqi, Bosnjė etj, njė repart tė TMK-sė e bekoi prifti dhe hoxha. Njė manir i tillė nuk ėshtė as nė natyrėn e politikės as nė atė tė fesė. Sipas vokacionit, feja nuk mund tė bekojė asnjė strukturė ushtarake meqė efektet e saj janė represive, nė kundėrshtim me premisat humane qė i pėrhap feja. Pra, kėtu nuk bėhet fjalė pėr besim, por pėr forcim tė ndėrsjelltė tė legjitimitetit.

A meriton vėmendje kaq tė jashtėzakonshme njė shami, njė relevancė kaq tė madhe pėr polarizime kaq tė thella nė shoqėri? Natyrisht se njė shami apo njė veshje, sido qė tė jetė ajo nuk do tė nxiste reagime mbrojtėse apo kritikuese nėse nė vete nuk do tė ngėrthente forcėn e simbolit. Simbolet janė si majat e akullnajeve, shpeshherė shkaktojnė konflikte tė pėrgjakshme. Kjo simbolikė, deshėm s’deshėm afirmon pėrcaktimin pėr njė opsion qytetėrues dhe vendoset si barrierė pėr njė politikė apo merr rolin e katalizatorit pėr njė politikė tė llojit tjetėr. Opsioni politik shqiptar i 100 viteve tė fundit ėshtė pėrcaktuar pėr integrim nė sistemin e vlerave tė qytetėrimit perėndimor. Nė vijė tė kėtij pėrcaktimi janė ndėrmarrė njė varg aktivitetesh pėr ta korrigjuar kodin qytetėrues, tė paktėn atė tė institucioneve tė sistemit. Kundėr kėtij pėrcaktimi ka pasur reagime tė herėpashershme, por gjithmonė e kanė humbur betejėn me idetė avangarde, liriprurėse qė e ngjeshnin kohezionin e brendshėm kombėtar dhe eliminonin kundėrthėniet me prapavijėn evropiane, ku fizikisht dhe nga aspekti kulturor i takon Shqipėria dhe shqiptarėt.

Pra shamia nuk pengon si element fetar, por si mesazh politik. Nė fakt mesazhe tė tilla politike jepen ēdo ditė duke filluar nga mėnyra e veshjes e deri te pėrhapja, pėrmes radios apo televizioneve lokale tė botėkuptimeve tė dyshimta antishkencore dhe antioksidentale qė janė nė funksion tė imponimit tė njė sistemi tė ri vlerash. Krijimi i kėtij sistemi tė ri tė vlerave has nė pengesa nė vetė shtetet islamike dhe do tė krijojė pengesa tė pakapėrcyeshme nė zonat periferike tė botės islame. Kur njė ēėshtje doktrinarizohet, atėhere sistemi i vlerave totalitarizohet. Nėse jeta shoqėrore duhet tė ndėrtohet sipas parimeve kuranore, atėherė kush do tė jetė ai qė do tė lejojė implementime tė pjesėrishme tė kėtyre parimeve. Pra, vetė fenomeni fetar kėrkon zbatim tė pėrpiktė. Pėr shkak tė kėsaj karakteristike nė Evropė janė shfaqur antagonizma tė pėrgjakshme nė mes tė pushtetmbajtėsve dhe klerit fetar. Kėto konfrontime kanė pėrfunduar me sekularizim tė shoqėrive dhe ndarje tė kompetencave fetare dhe politike. Papa, si prijės i komunitetit fetar, pas shumė dilemash e betejash u tėrhoq nė Vatikan, duke ua lėnė politikanėve qė tė merren me punėt e kėsaj bote.

Sot ekziston vlerėsimi unik se krishterizmi nuk e krishtėroi Evropėn, por ndodhi e anasjellta. Sėkėndėjmi nuk mund tė thuhet se pėrcaktimi pėr Evropė do tė thotė pranim i sistemit tė vlerave krishtere meqė sistemi i vlerave evropiane ėshtė absolutisht sekular. Evropianėt sot hezitojnė qė nė preambulė tė kushtetutės sė Unionit Evropian tė pėrmendet tradita kristiane e Evropės, meqė kjo bie ndesh me parimet sekulariste. Nėse ata vetes ia mohojnė kėtė luks, atėherė pse t’u lejojnė tė tjerėve kėto tendenca teokratike. Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se ne vetė kėrkojmė tė jemi pjesė e Evropės, por nuk mund tė jemi tė mirėseardhur nėse dilemat, aspiratat apo projektet e tjera nuk i zgjidhim sipas standardeve tė sistemit tė vlerave evropiane, duke filluar nga bredhi i vitit tė ri e deri te liberalizmi.

Nėse ato dilema qytetėruese do t’i zgjidhim nė mėnyrė tė lehtė dhe pa shterėzime, atėherė perspektivat do tė jenė tė hapura, nėse jo atėherė do tė ngatėrrohemi dhe mė nė fund do ta kemi siguresėn si shpatėn e Demokleut mbi kokė. Jemi tė rrethuar me vėzhgues dhe analitikė tė ndryshėm. Ata janė rreth nesh dhe brenda nesh, i vėzhgojnė me tė njėjtin pasion bisedat tona rreth sofrės sė iftarit ashtu si tekstet autoriale nėpėr gazeta pro apo kundėr shamisė. Shpeshherė vetė i provokojnė kėto polemika pėr ta bėrė sa mė tė lehtė viviseksionin e shoqėrisė shqiptare. Do tė paraqiten edhe mbėshtetės tė shamisė, qė do tė na trimėrojnė qė tė jemi tė atillė ēfarė jemi, si ai gjermani, pėrfaques i OSBE-sė qė nuk sheh asgjė tė keqe te mėnyra e veshjes, ashtu si ne qė nuk brengosemi ēfarė ndodh nė Malajzi, Filipine apo nė Gabon. Nga ai gjerman konkret nuk varen proceset e ardhshme historike, ai as qė e vret mendjen pėr ato ēėshtje, por ato varen nga ne, nga ajo sesi ne do t’i plotėsojmė standardet.

Nė Kosovė dhe nė hapėsirat ku jetojnė shqiptarėt nuk mund tė shfaqen polarizimet nė mes tė fetarėve dhe ateistėve, por vetėm nė mes tė atyre qė kanė brenga pėr kauzėn shqiptare dhe tė atyre qė janė tė liruar nga kjo brengė. Ose thėnė ndryshe do tė ketė polarizime nė mes tė atyre qė nė plan tė parė e vėnė ēėshtjen kombėtare dhe atyre qė i japin pėrparėsi ēėshtjes fetare.

Njė gjė duhet tė jetė e sigurtė. Spikatja e interesit fetar do tė vijė nė kundėrshtim me sistemin e vlerave evropiane dhe do tė aktivizojė mekanizmin e siguresės. Ndėrkaq afirmimi i ēėshtjes kombėtare nuk do tė krijojė pasoja tė tilla. Propaganda serbe asnjėherė nuk ka tentuar qė ta frikėsojė Perėndimim me gogolin shqiptar, meqė kjo do tė ishte absurde, por kėtė e bėn duke ia shtuar emrit shqiptar etiketėn e fondamentalzimit islamik.

I ballafaquar me pasojat e njė hedonizmi tė papėrgjegjshėm fetar, ish-presidenti i Bosnje Hercegovinės, A. Izetbegoviq nė veprėn e tij “Kujtimet” flet pėr fenomenin e besimit tė rrejshėm. Ai flet pėr ceremonitė pompoze fetare, pėr procesionet masive, apo pėr fjalimet delirante fetare. Kėto manifestime ai i cilėson se nė esencė si mungesė tė besimit tė njėmendtė: “Nuk ka besim tė vėrtetė nė atė kur muezinėt tanė hyjnė nė gara kush do ta amplifikojė zėrin mė shumė pėrmes rregullatorit tė altopolanteve… Feja, ose ėshtė nė shpirt ose nuk ekziston fare. Nėse ėshtė e vėrtetė atėherė ėshtė diskrete dhe nuk bie nė sy”.

Ēfarė ēmimi duhet tė paguajė populli shqiptar pėr tė kuptuar kėtė mesazh tė njeriut qė ka pasur bindje tė thella fetare?

-- marrė nga "Shekulli", 06.12.2003

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara