HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė vend tė epilogut

Homazh artistik

-- nga Xhevat Limani

Para ca ditėsh, nė njė aksident komunikacioni, humbėn jetėn aktorėt e Teatrit shqiptar nė Shkup, Fazli Shaqiri dhe Hasije Zhuta.

Pasi kishin shfaqur projektin e tyre teatror para nxėnėsve tetovarė ata bashkė me arsimtarin Vezgish nga Saraji i Shkupit rendnin qė sa mė shpejt tė arrinin nė qytetin e Gostivarit, qė edhe atje tė shfaqnin projektin teatror. Mirėpo, nė dalje tė Tetovės, ata pėrplasen me njė transporter dhe humbin jetėn tragjikisht. Fati artistik nė rrethana rastėsie tė ndonjė rezultimi satanik merr pėrfundim tragjik.

Dhe ata s’janė mė mes nesh

Unė kolegu i tyre kėtu nė New York mė duket se jam para aktit tė njė shpėrndėrrimi kalimtar. Dua tė besoj se vdekja ėshtė veprim i ndarjes sė shpirtit nga trupi. Dhe shpirti i tyre ka shkuar atje lart, ndėrsa trupi u ėshtė vendosur nėpėr varre. Veēse vepra e tyre ka mbetur. Jemi dėshmitarė ne tė gjallėt qė pėrmes kujtimeve do tė dėshmojmė identitetin e autorėsisė sė tyre nė kuadėr tė invencės dhe imagjinatės krijuese tė aktorit.
Fazli Shaqiri dhe Hasije Zhuta nuk ishin aktorė tė kategorisė sė kryepersonazheve dhe as protagonistė shkėlqimesh apo shpėrblimesh festivalomaneske.

Ata pėr njėzetė e ca vite nė Teatrin shqiptar tė Shkupit realizuan nga njė duzinė personazhesh dhe gjithsesi lanė gjurmė dhe shenja tė veēanta nė kujtesėn e spektatorit teatror shqiptar qė nga Shkupi e gjer nė Tiranė. Meqė aktorėt janė personalitete qė krijojnė tė veēantėn, marrė spunto artistike qė tė pėrkujtoj bėmat dhe tė veēantat e tyre.

Fazli Shaqiri erdhi nė teatėr nga viti 1983

Ishte i zellshėm, ambicioz dhe me tepėr edukatė. Urtėsia e tij ishte virtyt i veēantė. Shpejt ra nė sy tė regjisorėve. Dhe pati mjaft angazhime. Pėr ēdo vit ai realizonte tre deri nė katėr role. Nuk u shmangej roleve si njė kategori "profecishė" e menjemėdhenjėsh tė aktorėve qė presin "minutat" e tyre me vite. Ai e kishte kuptuar qartė se edhe roli mė i vogėl ėshtė mė tepėr se hiēi apo zeroja. Ai pra nuk deshi tė shumėzohej dhe pjestohej me zero. Ka luajtur teatėr konkret dhe shpesh ėshtė lavdėruar edhe nga kritika teatrore shqiptare. Fazliu nuk ka pasur kompleksin e rolit tė madh apo tė vogėl. I madh ka qenė ai vetė para personazheve. Nuk pėrtonte kurrė tė konsultohej me regjisorin, me kolegėt, me kritikėt dhe me miqtė e tij tė afėrt. Edhe publiku e deshte dhe e nderonte pėr mundin dhe rezultatin e tij artistik tė padiskutueshėm.

Ėshtė duartrokitur pėr shumė personazhe nė skenė tė hapur. Spikatet talenti i tij nė Farmacisti Diafuaurus te "I sėmuri pėr mend" tė Molierit, Hefesti te "Prometeu", Lajmėtari te "Antigona" e Sofokliut, Gani Shkozėn dhe Kryepolicin te "Varrtarėt" e Xhevat Limanit, Zeneli te "Pas vdekjes" sė A. Z. Ēajupi. Perandorin romak te "Genti" i Sherif Delvinės, Katundarin te "Hijesina " e Nebi Islamit. Personazhi i Likit te drama "Duke pritur Godonė" tė Semjuel Beket ėshtė njė realizim aktoresk me tė cilin do tė mund tė mburreshin edhe shumė aktorė mė zulmėmėdhenjė. Finalja e monologut tė Likit duke kėrkuar Ajėr ai nė kreshentot dhe dekreshentot e njė aktori maestral me lėvizje ritmike plotė harmoni dhe zhdėrvjelltėsi rrėnqethėse tė sjell imazhin e njė golgote shqiptare.

Ambicja e skllavit pėr tė fluturuar, qoftė edhe me krahė tė thyer ėshtė mė tepėr se simbol dhe metaforė konkrete e ēėshtjes sonė kombėtare. Atdheu ynė i pėrēarė dhe shqiptarėt e katandisur nė margjinat e Tartarit tė sotėm (lexo barbarėt dhe gjakatarėt) nė monologun e Fazli Shaqirit gulēojnė dhe protestojnė me sinqeritetin e viktimės pėr Liri dhe Pavarėsi. Fazliu dinte tė dėgjojė mirė nė skenė. Mirėpo dinte tė flasė edhe mė mirė. Ėshtė dalluar gjithashtu edhe nė dramat pėr fėmijė si "Kekeci dhe Mojca" dhe "Luleshega" si dhe nė shumė projekte tjera teatrore. Opusi i personazheve tė Fazli Shaqirit ėshtė mbi pesėdhjetė.

Hasije Zhuta ėshtė aktorja e parė profesioniste nga Struga

Nė teatėr u punėsua nga viti 1985. Punoi nė shumė projekte teatrore. Natyra e saj ekspresive u jepte personazheve tė saj njė kolorit tė veēantė emocional. U dallua nė rolin e "Mėndeshės" te Bohēja e Eduard Bondit, nė rolin e shėrbetores te "Hanko Halla", Kėsulkuqja te drama po me tė njejtin titull. Krioji kreacion antologjik nė "Luleshega" - dramė pėr fėmijė. Kjo shfqje nuk zbriti nga repertori i dramės shqiptare vite me radhė mu pėr hir tė interesimit tė publikut. Hasije Zhuta krijoi dhe i ofroi publikut njė ngrohtėsi skenike me lojėn e saj spontane dhe tė zhdėrvjelltė. Ky projekt i mundėsoi angazhimin edhe nėpėr serialet pėr fėmijė qė shfaqeshin nė televizion. Nė emisionet pėr fėmijė tė redaksisė shqipe pranė RTM-sė, veēmas nė serialin javor "Pi-pi mbledh kuti" Hasije Zhuta krijoi personazhin e Lepuroshit qė gjatė kohė do tė mbahet nė mend.

Fazliu dhe Hasija ishin edhe njerėz tė mirė. Nuk e di, pse vallė disi mė ėshtė ngulitur nė ndėrdije se tė gjithė artistėt janė njerėz tė mirė. Edhe nė kėso kohėrash plotė trubullirė e ligėsi mė duket se vetė artistėt mbetėn apologjetė tė padiskutueshėm tė atdhetarizmės. Shumica kėrkoi rrugė dhe alternativa tė tjera. Paraja dhe privilegjet tjera materiale u bėnė idealet e tyre. Artistėt dhe vetėm artistėt u mbetėn besnik idealeve tė tyre duke pranuar me vetėdije rolin e viktimės. Dhe ky viktimizimi pėr bindjen time - meqė teatri ėshtė bindje - ėshtė shenjė e veēantė. Dhe e veēanta i karakterizon vetėm tė zgjedhurit. Artistėt janė tė zgjedhur dhe ata kanė tė drejtė tė zgjedhin. Zgjedhja e tyre shprehet pėrmes vullnetit dhe invencės imagjinative tė transformimit, pėr t’u bėrė dikush tjetėr.

Dhe tani ata s’janė mė mes nesh…

Perdja teatrore do tė ngrihet pėrsėri, pa Fazliun dhe Hasijen, se kėshtu qenka shkruar nga vetė Perėndia. Dhe deshėm apo jo, duhet tė kuptojmė dialektikėn artistike. Bota vazhdon me frymėmarrjen e mikrokozmosit. Vetėm ne jemi kalimtarė. Me shenja tė qarta apo mjegullirė, jemi tė vetėdijshėm pėr atė qė na pret dhe s’e shmangim dot. Ah! Vdekja! Sa e ftohtė dhe e llahtarshme! Nė teatėr kemi luajtur plot epilogje. Dhe kėto akte kanė pėrjetuar shumė repriza. Publiku i ka duartrokitur nga kėnaqėsia estetike, emocionale dhe shpirtėrore. Ndėrsa kėtė epilog vdekjeje nuk mund ta pėrballojė. S’ka mė duartrokitje.

Kokat rrinė ulur, pėrdhe. Nė shenjė homazhi tė zgjedhurit dhe turmėn i kaplon njė kllapi heshtjeje funebre. Qetėsi varresh dhe gjethe tė rėna pėrdhe. Gjethe qė bien nė pranverė… pse vallė jemi mėsuar qė gjethet tė bien nė vjeshtė… atėherė fryjnė edhe erėrat… dhe dalin shirat duke larė rrėketė dhe brrakat e gjakut. Vetėm kėtu kemi rėnė dakord pa pėlqimin tonė; tė presim vjeshtėn tonė… stinė me pemė dhe bereqet… here-herė mund tė hyjmė edhe nė dimėr… thinjat e pleqėrisė atėherė shkunden nga mosha dhe ne rrėfejmė pėrralla dimėri… E dimri shpeshherė ėshtė shumė larg…!

Tepėr larg syve tė pėrlotur dhe plot mall e kujtime! Sa larg…!

*Autori i shkrimit ėshtė aktor, regjizor, dramatug dhe mik i dy aktorėve qė humbėn jetėn nga njė aksident automobilik. Ai jeton dhe punon nė New York.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara