HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Boksierėt e vegjėl dhe peshkaqenėt politikė

-- nga Ylber Lili, Shekulli, 22.09.2003

Ylber Lili Maqedonia ėshtė vendi mė tipik ku synimet pėr tė sunduar dalin hapur. Konjunkturat politike maqedone, duke dashur tė fshehin arrogancėn e tyre verbale, tentojnė tė bindin tė tjerėt se nė kėtė vend po ndodhin transformime tė mėdha nė shoqėri, por nė fakt po ndodhin marrėzira. Kėto ditė spikasin veprime tė cilat privojnė shqiptarėt tė mėsojnė nė gjuhėn e tyre amtare. Ja me ēfarė kontrasti ballafaqohemi: maqedonasit kanė privilegjin e pakontestueshėm tė gjuhės sė tyre, shqiptarėve iu ndalohet e drejta pėr tė mėsuar nė gjuhėn e tyre, e aq mė tepėr e drejta pėr ta folur atė nė institucionet e sistemit. Boksierėt e vegjėl maqedonas, tė ndėrsyer nga “peshkaqenėt” politikė, ka disa ditė qė u janė vėrsulur bashkėmoshatarėve tė tyre shqiptarė. Primitivizmi maqedonas po krijon me vetėdije tė plotė avari tė pandreqshme.

Ndėrsa policėt dhe ushtarėt derdhėn plumba dhe bomba nė Brezė, fėmijėt maqedonas tė dalldisur pas nacionalizmit ekstrem dalin nė gjah pėr tė rrahur shqiptarė. Do tė ishte ditė fatlume pėr fėmijėt shqiptarė tė Shkupit dhe Manastirit dita qė do t’i shpėtonin dajakut, gjakosjeve dhe rrahjeve. E gjitha kjo vetėm se fėmijėt tanė duan tė mėsojnė dhe tė ulen nė bankat e shkollės si tė gjithė moshatarėt e tyre nė kėtė planet.“Duam tė mėsojmė”, “Stop rrahjeve”, “Shkollat nuk janė vetėm tė maqedonasve”, kėto janė tė vetmet fjalė qė dalin nga mijėra e mijėra nxėnės shqiptarė tė Manastirit dhe Shkupit. Shqiptarėt nė Manastir druhen se i vetmi simbol i shkronjave shqipe njė ditė do tė bėhet shkrumb e hi. Rrugėt e Shkupit gjakosen, shkollat qėndrojnė tė kyēura, fėmijėt kanė frikė tė dalin nga shtėpitė e tyre, sepse i pret dajaku. Pra, ngjarjet po marrin njė rrjedhė tė ēuditshme, jepen shenjat e represionit dhe tė dominimit tė maqedonasve mbi gjithēka.

“Bėmat” e maqedonasve nė kėto dy qytete, pa dyshim qė klasifikohen nė vargun e veprimeve absurde, antishqiptare, antihumane dhe anticivilizuese, pėr tė shkruar mė larg duke mos kursyer brutalitetin dhe skizofreninė. Realiteti ėshtė i pėshtirė, i pabesueshėm pėr ata tė cilėt mendojnė se kanė perėnduar kohėrat e sundimit tė egėr. E paimagjinueshme qė nė kėtė shekull dikujt i teket tė bėjė ēfarė tė dojė dhe si t’i shkrepet nė kokė. Por ndėrsa fėmijėt shqiptarė mbahen tė izoluar larg bankave tė shkollės, qeveria e tejkalon kėtė ēėshtje duke e hedhur topin diku gjetkė. Tė pėrqendruar gjoja nė tejkalimin e problemeve qė janė shfaqur rreth sigurisė, mėnjanojnė nga axhenda e tyre peripecitė e pandalshme qė ndeshin nxėnėsit shqiptarė. Qeveria aktuale jo vetėm qė nuk tregon gatishmėri pėr tė ulur tensionet aburde nė rrugėt e Shkupit dhe tė Manastirit, por deputetėt maqedonas i hedhin benzinėn zjarrit.

Ata nė mėnyrė tė paskrupullt ndajnė tė njėjtin mendim me nxėnėsit dhe prindėrit maqedonas tė Manastirit duke i thėnė “jo” paraleles nė gjuhėn shqipe. Megjithatė, asgjė preokupuese pėr qeverinė qė pėrbėhet nga maqedonas dhe shqiptarė, edhe pse kėto ditė shėnojnė debatin e krijimit tė besimit tė ndėrsjellė. Pėr tė kuptuar se ēfarė niveli bashkėpunimi, bashkėrendimi dhe vendimmarrje ka mes koalicionit LSDM-BDI, vlen tė shihet suspendimi i vendimit tė ministrit tė Arsimit Aziz Pollozhani nė kundėrshtim me ēdo akt institucional nga ana e zėvendėsit tė tij maqedonas. Vendimi i Pollozhanit pėr hapjen e paraleles nė gjuhėn shqipe shfuqizohet nga ana e maqedonasve dhe nė fuqi hyn ligji i “xhunglės”. Nė kėtė rast heshtja pėrbėn njė trinom: faktori ndėrkombėtar qė shpesh e kemi parė tė indinjohet rreth situatave tė padėshiruara qė rrjedhin kohė pas kohe nė kėtė shtet, kėtė radhė nuk po duhet gjėkundi.

Shqiptarėt nė pushtet duket se ende nuk kanė fuqi qė tė japin shkėndija alarmi pėr tė frenuar huliganizmin maqedonas. Ndėrsa pushteti maqedonas bėn sehir dhe mundohet tė mbajė nė “gjumė” jo vetėm faktorin shqiptar nė qeverisje, por dhe atė ndėrkombėtar. Pak ditė mė parė dy adoleshentė shqiptarė u varrosėn dhe tė gjithė pa pėrjashtim u vėrsulėn t’i quajnė terroristė. Ritmin e qeveritarėve maqedonas e ndoqi dhe trupi diplomatik nė Maqedoni. Po nėse dy adoleshentė shqiptarė na paskan qenė “terroristė”, atėherė me tė drejtė shtrohet pyetja me ēfarė nocioni t’i emėrtojmė mė mijėra adoleshentė maqedonas, tė cilėt sjellin para aktit tė kryer se nė kėtė shtet gjithēka mund tė ndodhė dhe tė ndėrtohet, por bashkėjetesa nuk vjen nė shprehje.

Sė dyti, pse policia nuk ndėrmerr asnjė masė pėr tė mbrojtur fėmijėt shqiptarė, tė cilėt sakatosen ēdo ditė nė qendėr tė Shkupit. Po nė Manastir ku kanoset ekzistenca e shqiptarėve nė shtėpitė e tyre. Po ndėrkombėtarėt pse po vonojnė tė japin konferenca shtypi ose t’i tėrheqin veshin qeverisė? Pėrse bėhet sehir kur dihet qė ndėrtimi i marrėdhėnieve ndėretnike ėshtė bazamenti themeltar qė Maqedonia tė krijojė besimin para botės. Pikėrisht njė pėrmirėsim i ndjeshėm nė kėtė aspekt do tė bėnte qė sytė e tė tjerėve ta shihnin shtetin e njė konflikti mes etnive me njė ndjenjė optimizmi. Me ēfarė tezash do t’i justifikojnė maqedonasit veprimet fashistoide qė ndėrmerren ndaj shqiptarėve duke u vendosur “veton” e mosshkollimit. Nė kėtė rast bashkėjetesa si nocion ėshtė i kapshėm pėr shumė syresh, por jo dhe pėr shqiptarėt tė cilėt po heqin tė “zitė e ullirit” nė tė gjitha dimensionet e jetės. Si pėrfundim mbetet pa pėrgjigje se mbi ē’baza dhe kritere do tė mbrohet teza se bashkėjetesa ėshtė e vetmja alternativė pėr maqedonasit dhe shqiptarėt.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara