HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GOMONIA SOCIALISTE

Kthimi i Djalit Plangprishės

-- nga Prof. Dr. Apollon Baēe, TemA, 22.01.2004

Apollon Baēe Frazėn e parė, si tė njė vodevili a estrade, "zogu i lirė fluturoi sėrishmi dhe sėrishmi u ngėrdhesh me historinė e hidhur qė la pas bishtit" e fshiva pėr ta rishkruar prapė. Shprehjen boshe e kishte amalgamuar subkoshienca qė kishte marrė dhe pėrzier ngjarjet e fundit me copėza kujtese nga njė darkė e stėrzgjatur nė Bonn, me 28 mars tė vitit '98. Nga momenti kur dikush nga ora 3 e mėngjesit i kishte thėnė Fatos Nanos qė po pėrshkruante i pikėlluar njė ngjarje tė dhimbshme, "qėnkeni i ndijshėm" dhe Fatos Nano kishte shpėrthyer nė gaz duke pyetur "kush? unė?". Pikėrisht nga momenti kur Fatos Nano na kishte vėnė tė tėrė nė lojė.

"Shoh flakėn e qiriut tė digjet brėnda meje... Jam zogu vetmitar qė e kam ēuar tufėn e zogjve drejt qiejve..." u tall sėrishmi Nano nė kongresin e partisė sė tij me kongresistėt e tij. U tall me tufėn popull qė e sjell vėrdallė jo qiejve por detrave. U tall edhe me Naimin qė u dogj si qiri pėr t'i hapur rrugė Nanos. Teknikėn e tė qeshurit me zė dhe pa zė Nano e zotėron nė perfeksion.

Foli kėshtu pėr tė fituar votat e delegatėve - tha media. Vėrtetė Nano arriti qė tė shembė Meidanin dhe Ramėn falė "Fjalėve tė Qiririt" dhe "Zgalemit", apo falė korrupsionit? Asaj ēimentos qė lidh grupet dhe grupazhet socialiste. Fotografia ku Nano ushqen me lugė si gjel pulastreni ish armikun Gjergj Koja, s'ėshtė tjetėr veēse varianti satirik i tablosė sė Rembrandt-it "Kthimi i Djalit Plangprishės". I cili simbolizon edhe talljen, edhe lezet-grykėsinė, edhe amoralitetin, edhe mercenarizmin mercenar, qė sipas K.Th. Spirit "nuk bėhet theror pėr Arbėror, por pėr lakror". Me njė fjalė ai variant qė simbolizon makro dhe mikrobotėn socialiste shqiptare.

Gomonia proletare

"Ka implikime tė strukturave me pushtet nė kėtė udhėtim qė ēoi drejt vdekjes... Kėto shoqėrohen patjetėr me dorėheqje... "Por kjo ka anėn politike dhe anėn morale" thotė i pėrmoralshmi Gjinushi, i cili s'ia fal qė s'ia fal dot Nanos dėbimin nga pushteti.

"Zoti Gjinushi e shtroi problemin nė parim dhe ai e kishte fjalėn qė nėse vetė kryeministri e shikon tė moralshme tė japė dorėheqjen, le ta japė" thotė butė-butė, pajtueshėm-pajtueshėm, Makbule Ēeēoja, dikur kundėrshtare e Nanos.

"Sigurisht qė po", e mbėshtet Zonjėn Ēeēo PR-ja i PS-sė Zotni Agasi, edhe ky dikur jo mik me Nanon. "Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se ai mbėshteti Qeverinė dhe Koalicionin pėr Integrim". Uniteti mbi tė gjitha. Proletarė tė tė gjithė vendeve rrihuni, ēirruni, pėshtyhuni, kafshohuni, por pastaj bashkohuni. Puthuni dhe flini bashkė. "Votuam qė tė mos rrezikohej pushteti socialist, por kjo nuk do tė thotė se... Nano e ka mbushur kupėn tashmė dhe duhet qė..." thotė metist antinanoisti Spartak Braho, tė cilit po i shungullojnė mbi kokė "Rrjetėn e Hekurt".

Deri kėtu Nano ėshtė nė rregull. Asnjė valė socialiste a social-demokratiste nuk e pėrshkund atė nga gomonia proletare.

Me se kapet peshku?

Furtunat nė qiellin politik shqiptar nuk mbajnė gjatė dhe barometri po shenjonte njė pėrmirėsim moti pėr Nanon e PS-sė dhe PS-nė e Nanos: Parlamenti e kishte mbėshtetur bindshėm, president Moisiu kishte konstatuar preraz se fajin pėr mbytjen e 21 vetėve e ka kryesisht BE-ja dhe kishte urdhėruar edhe mė preraz "Tragjedia tė mos politizohet nė asnjė mėnyrė". Lėvizja "Mjaft" e kėrcėnuar thuajse pėr "lidhje me agjenturat e huaja" u vetėridimensionua dhe tha "nuk do kishim dėshirė qė tė vazhdonim me protesta tė tipit politik". Opozita veē nxjerrjes tym nuk po nxirrte gjė tjetėr. Media e tromaksur nga deklarata e vogėlushit manar "Do tė godasim tė gjitha pasuritė e pista.

Edhe ato qė kanė shėrbyer pėr tė financuar disa media" po e ēlironte Nanon dhe PS-nė e Nanos nga morsa e ditėve tė para. Pas hutimit paraprak lehtėsisht rozėt e medias sė pavarur po ulnin nė bankėn e drunjtė PD-nė, mė bashkėfajtore se PS-ja dhe po sprovonin t'ia kthenin fytyrėn opinionit drejt 60 veturave, skafeve me dhe pa motor, shtėpive dhe pastiēerive qė kishte kapur nė rrjetė "Rrjeta e Hekurt": "Ėshtė momenti qė kreu i shtetit tė thotė hapur dhe prerė se do tė mbėshtesė kėtė aksion... Ėshtė momenti qė mediat ta mbajnė gjallė kėtė aksion... "Mjaft" t'i thotė Mjaft! edhe indiferencės dhe heshtjes ndaj kėtij aksioni... Po humbi ky aksion, fatalisht e humbur ėshtė e gjithė shoqėria".

Nuk e di pėrse emri aksion mė kujton aksionet me goditje tė pėrqendruar pėr vaditjen e ullinjve nė ditė shiu dhe emri Rrjetė e Hekurt anekdotat me policė:

"Me se kapet peshku?"
"Me rrjetė"
"Me ēfarė rrjete?"
"Me rrjetė hekuri!"

Ndėrkohė qė tė tėrė e dinė se peshku kapet vetėm me rrjetė tė lakueshme nejloni dhe se rrjeta e shtangėt prej hekuri pėrfundon pingul e nė fund tė detit. Pėr tė "zėnė kum" thonė skafistėt e "Qytetit Hero". Nė tė kundėrt pėrkthimi nė italisht "rette d'acciaio" kėrcet bukur si njė daulle lufte, e cila nuk ka tė bėjė as me peshq dhe as me kum. Nė gjuhėn e Nicolo Machiavelli-t "rette d'acciaio", ka kuptimin e asaj kėmishės sė hekurt qė mbronte nga shpatat dhe ushtat kalorėsit e fisėm, cavaliere-t. Si tė tillė e pėrllogariti atė dhe Cavaliere Nano-ja: Si njė kėmishė tė hekurt, tė prerė enkas pėr vizitėn nė Komisionin Europian dhe BE ku do ta prisnin gjermanė, francezė etj., tė cilėve gjatė luftės nė Irakut u pat kujtuar me delikatesė se po tė mos kishte qenė Amerika do tė kishte qenė dhe sot e kėsaj dite naziste ose nėn hyqmin e nazistėve. Duke i bėrė kėshtu njė shėrbim tejet tė vyer kombit tė tij.

Surpriza e Europės

Bashkėbiseduesi i Fatos Nanos, Romano Prodi, nuk ngjet kėrkundi me idhnakun spanjoll Havier de Solana, i cili i pati vėrvitur Nanos shprehjen "nuk jemi mbledhur pėr tė qeshur me barcoletat e tuaja, por pėr fatin e atyre qė po vriten nė Kosovė". Nė tė kundėrt Romano Prodi e kishte harruar edhe rrengun e PS-sė nė '97, kur njė nga duart e para qė shtrėngoi nė Shqipėri para kamerave televizive ishte ajo e delinkuentit ordiner Zani Ēaushi. Sipas PS-sė lokale "ēlirimtarit tė Vlorės". Pėrkundrazi me 31 janar tė vitit tė shkuar, Prodi i kishte thėnė Nanos "Unė kam besim tė madh tek Shqipėria. Vitalitetin e saj nuk e shoh nė asnjė vend tjetėr... Hartoni njė ligj efikas pėr zgjedhjet dhe pronat, luftojeni korrupsionin dhe krimin e organizuar". Dhe Nano i kishte bėrė jehonė me atė stilin e tij rokoko "unė jam specialisht i vendosur qė tė shmang mungesėn e ligjeve, korrupsionin dhe oportunitetin e penetrimit tė rrjetave kriminale nė shoqėri". Ne "do tė bėhemi europianė" e pati pėrfunduar Nano fjalėn e tij, duke e bėrė Prodin tė mendojė se ndoshta Shqipėria ndodhet nė Afrikė dhe tė thotė "Shqipėria do tė jetė njė surprizė pėr Europėn".

Nė 20 janar 2004, surpriza Nano tregoi se e njeh bukurmirė teknikėn e autokritikės m-l: "Pėrgjegjėsitė e qeverive pėrkatėse nuk mund t'u vishen tė tjerėve... Tani ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr dobėsitė... Tani jemi mė tė pėrkushtuar... Tanimė kemi njė kėndvėshtrim... Tani veprimtaria qeveritare ėshtė mė e programuar...". "Qeveria ime po bėn ēka ėshtė e mundur qė tė ērrėnjosė shkakun e emigracionit tė paligjshėm qė ėshtė varfėria," tha Nano. Gjasisht pa e ditur se sipas treguesve ekonomikė, tė cilėt Komisioni Europian nuk i merr nga INSTAT-i i Nanos por i nxjerr vetė, "rritja e GDP ėshtė 4,5%, mjaft mė poshtė shifrės 6,5 % tė '2001 (Commision Staff Working Paper, Brussels, March 26, 2003-SEC (3003)- 339)". Dy herė mė pak se sa e jep INSTAT-i. Por jo vetėm kaq: nėse kėtij 4,5 % i zbritet hoteleria dhe ndėrtimi, ku kalon shumica e parave tė pista, e tėra pėrfundon nė njė rėnie rreth 6 pėrqindshe tė GDP-sė. Kjo sa pėr "ēmosin e ērrėnjosjes sė varfėrisė shqiptare" nga Nano dhe PS-ja e Nanos.

Nazarko sjell parashikimin e ngjethshėm providencial tė Andreotit, tė mbytjes sė Shqipėrisė si nė kėnetė nga klasa politike socialiste. Jo menjėherė. Dalėngadalė. -6% pas -6%.

"Gjatė 18 muajve tė fundit, ne kemi punuar nė ndaljen e trafikantėve tė njerėzve... Gjatė 16 muajve tė fundit numri i atyre qė ka kaluar kufirin ilegalisht nė Itali ishte zero" tha Nano, ndėrkohė qė Prodi gjasisht e dinte se strukturave ushtarake italiane nė Shqipėri ndihma pėr tė mbyturit iu kėrkua nga gazetarėt dhe jo nga policia. Se shteti u mundua, por nuk ia doli qė ikanakėt t'i linte tė mbyteshin nė hije pa e marrė vesh kush. "Po nuk tė kapėn, nuk je hajdut" thotė njė proverb rus.

Nano nuk foli as pėr 1 miliard dollarėt e pritshėm nga droga pėr vitin 2003. As pėr 1,2 ton drogė tė kapura vetėm nė tremujorin e parė tė '2003. As pėr deklaratat e Dr. Mandoit se "monopoli i drogės nė Itali, Belgjikė, Gjermani... ėshtė nė duart e shqiptarėve. Ndoshta nga qė kjo dihej mirė.

Asnjė afat nuk caktoi KE-ja dhe BE-ja pėr nėnshkrimin e Marrėveshjes sė Asocimit. As pėr liberalizimin e dhėnies sė vizave. A do tė jetė brenda vitit, e pyetėn Prodin dhe ai u pėrgjigj: "Nuk e di. U pėrket atyre tė bėjnė atė qė kemi vendosur". Kėto tha Prodi janė "lufta kundėr kriminalitetit, sistemi juridik, krijimi i plotė i njė sistemi demokratik zgjedhjesh dhe sistemit parlamentar". Po ato qė u thanė njė vit mė parė. "Mbreti Filip i Spanjės qau kur u mbyt flota e tij. Por vallė vetėm mbreti Filip qau?" pyet Bertold Brecht-i, nė njė poezi tė tijėn.

Epilog

"Shoku Fatos! Unė jam njė anėtar i thjeshtė i Partisė Socialiste" i zgjati dorėn para kamerave televizive nė votimet e '97 njė gjynahqar i dobėt i veshur pėr ibret. "Edhe unė jam kryetari i Partisė Socialiste" iu pėrgjigj Fatos Nano, duke i kthyer shpinėn, pa i nxjerrė duart nga xhepat e pardesysė. Mospėrfillės dhe pėrbuzės nė neveri i vulgut, ai nuk merr mundimin as pėr tė qenė hipokrit ndaj vulgut, si pararendėsi i tij qė rrinte "gju mė gju me popullin". Por e keqja mė e madhe e gomones socialiste nuk ėshtė personi mbi gomonen, por gomonia vetė: Nėse Fatos Nano zhvishet nga ekstravaganca, snobizmi, arroganca dhe playboy-izmi, ai shndėrrohet nė njė nėnprodukt standard tė partisė sė tij.

Nė njė tullė gri shamoti 25 x 12 x 6 cm. Ēfarė do ndryshonte nė treguesit ekonomiko-moralė tė partisė-shtet a shtetit-parti, nėse Nano (mos o perėndi) tė rrėzohej gjatė ndonjėrit nga fluturimet e panumėrta, ose-ose tė arrinte "tė ēlironte Shkodrėn" dhe nė vend tė tij tė vihej njė x, a njė y, a njė z-etė socialiste, ndonjė Ruē, a njė Metė, a njė Braho. A do tė avullonte zamku socialist korrupsion?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara