HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NETĖVE TĖ ERRTA FENERI I BORDELLIT DUKET EDHE MĖ I KUQ

-- nga Prof. Dr. Apollon Baēe, TemA, 11.02.2004

Hedonizmi

Apollon Baēe Nė shkrimin nė gazetėn “Shekulli” “Luksi qeveritar qe vret”, autori e pėrkufizon jetėn e drejtuesve tė shtetit dhe partisė nė fuqi, grave dhe pinjollėve tė tyre, me shprehjen hedonizėm. Njė shprehje qė do tė bėjė rrugė kjo, pasi vėshtirė se mund tė gjėndet njė pėrkufizim mė i saktė i moralit dhe sjelljes sė kėsaj shtrese. Pėrkufizimi klasik i hedonizmit vėnia e qejfit fizik dhe psiqik mbi ēdo detyrė dhe detyrim shoqėror”, me njė fjalė kthimi i qejfit nė parim themelor tė jetės, ėshtė njė kostum qė i shkon shumė bukur kravatės ngjyrė Joni, jeshil-fosforeshente, tė Fatos Nanos, kravatės gjak tė kuqe tė Gramos Ruēit dhe kravatave tė tjera socialiste. Pikėrisht ky hedonizėm ėshtė shkaku i lindjes sė asaj piramidės sė gurtė tė korrupsionit e cila nė majė ka “vėnien e qejfit fizik dhe psiqik” tė kryeministrit mbi detyrat e shtetit:

Pėr tė humbur 20.000 $ brenda natės nė ruletet e Atlantės, pėr tė shpenzuar bashkė me suitėn 150.000 $ nė Sharm El-Sheikh dhe 200.000 euro nė Austri, pėr tė paguar qiranė ditore prej 4000 $ tė njė jahti dhe 15.000 $ tė njė aeroplani, duhet ose tė jesh milioner ose tė shfrytėzosh milionerėt.

”I lumtė Fatosit” na tha nė Bonn B.Z., “shpenzimet 200 mijė markėshe pėr remontin e Benzit tė tij nuk ja faturoi shtetit, por A.P.-sė”. Pak kohė mė pas ky A.P.-ja privatizoi “Stabilimentin Mihal Duri”. Ai pagoi vetėm 10% tė vlerės sė tij. Kėtu dhe nis ajo qė quhet “kaskada”, ujvara e korrupsionit. Kryeministri i korruptuar nuk mund t’ju thotė jeni tė korruptuar ministrave tė tij mė pak tė korruptuar, ministrat e korruptuar nuk mund t’u thonė gjė nėpunsave mė pak tė korruptuar dhe kėshtu deri ne nivelin e gjykatėsit, doganierit, nėpunsit tė taksave, policit dhe tėrė tė ngjashmėve tė tjerė.

Dhe e tėrė kjo ujvarė bie mbi kurrizet e tė pėrvuajturve qė varin veten nga qė s’kanė bukė pėr fėmijėt, mbi kokat e nėnave dhe grave qė i mbyten fėmijėt dhe burrat nė det, mbi shpirtėrat e foshnjeve qė pėr t’i shitur zbėrthehen si vegla pushke nė dy sy, dy veshka, njė shpretkė. Dhe kėtu fundi pėrqaset me fillimin: 40 fėmijė tė humbur pa gjurmė, 40.000 lekė a 250 dollarė vlera e njė fėmije, 40 shumėzuar me 250 baraz 10.000 dollarė. Ēuditėrisht aq sa e shpėrbleu Nano Nanon, pak ditė pas mbytjes sė atyre tė mjerėve nė Jon. Pėr punė shumė tė mirė qė bėn. Pėr mbytjen e tyre nė Jon apo lulėzimin e 100 luleve tė korrupsionit?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara