HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NANO IK

-- nga Andi Bejtja, tetor 2004

Andi Bejtja Nuk ka asnje dyshim se politikani shqiptar me kartkreditin me te ulet publik si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove, sot per sot eshte kryetari i Partise Socialiste, Fatos Nano. Aq e vertete eshte kjo, sa dhe vete kryetarit te respektuar te levizjes "ORA" ne Kosove, publicistit dhe intelektualit te kalibrit europian, Veton Surroi, mund t'i ikin nje perqindje e konsiderueshme votash, vetem per shkak te dashamiresise institucionale qe deshmoi ndaj Nanos kur shkoi ne Prishtine. Imazhi publik i kryeministrit shqiptar eshte ulur me shpejtesi edhe ne rastet kur ka qene i forte politikisht, dhe ne rastet kur ka vene ne radhe si delet figurat kryesore te partise, dhe ne rastet kur ka ndermarre reforma te suksesshme apo dhe ne rastet kur i ka shtrenguar doren Bushit, apo ka thithur investime te konsiderueshme amerikane.

Dhe e gjitha kjo ka ndodhur per shkak te karakterit te tij, arrogances dhe mungeses se humanizmit. Renia e pashmangshme e Nanos eshte shembulli tipik per te deshmuar se si karakteri dhe veset devijojne karrieren politike te nje politikani. Kryeministri shqiptar ka pasur mundesi te pafundme per ta arnuar imazhin e tij te grisur nga shtegtimet e gjata turistike jashte vendit, nga ahengjet, nga ardhjet pas ores 12 ne pune dhe nga ftohtesia qe ka treguar ndaj tragjedive te kombit te tij. Nje nga keto dite ka qene dhe 14 tetori i ketij viti kur ai ne vend qe te kthehej mbrapsht pasi mori lajmin e vdekjes se nxenesve kosovare, vazhdoi rrugen drejt Greqise, pa llogaritur mire koston qe do te kishte kjo dite ne karrieren e tij politike.

Nano nuk tentoi te bente as "artin e sikurit", art i pare i politikaneve, art qe e aplikoi me sukses Klintoni ne Amerike, apo qe e aplikon ketu Edi Rama perdite. Nano nuk kishte forca as te behej politikan ate dite. Ata qe e kane keshilluar te kthehet kane qene te shumte, por sic u shpreh ne konfidence nje miku i tij i ngushte, ne raste te tilla Nano vepron si adoleshentet: dhe pse e di shume mire si duhet te veproje, ai ben te kunderten. Dhe nuk mjafton kjo, por dhe pas imazheve ne kanalet televizive ku nje dite pas zise gjendet ne Buzuk, jep po nje pergjigje prej adoleshentesh, duke u shprehur se ai vete ishte si gjimnazistet kosovare, a thua se ishte kryetar i uninonit studentor te turizmit rajonal.

Dilema per socialistet po dhe per vete kryetarin e tyre eshte e frikshme: a mund te beje fushate zgjedhore nje politikan i tille, me kete kartkredit publik kaq te boshatisur?

Dhe barcaletat tani nuk dalin me nga PS-ja, po nga PD-ja, qe pothuajse gjithe kete dekade nuk eshte shquar per barcaleta te tilla. Dikur Nano i thoshte Berishes: "Sa te jesh ti kryetar i opozites une do rri ne pushtet", ndersa tani i thote Berisha Nanos: "Sa te jesh ti kryetar i pozites deri ne pragzgjedhje ne qershor, une e kam te sigurte qe do te vij ne pushtet". Eshte fare e qarte se me levizjen "Nano OK" qe e shpiku vete Nano, tashme te paret qe jane dakord, jane vete demokratet dhe vecanerisht Sali Berisha. Ne qofte se socialistet shqiptare duan ta ngrene pak koken qe ja u futi nen xhakete nga turpi kryetari tyre, s'u mbetet gje tjeter vecse te rifillojne levizjen "Nano IK" qe ne fakt e inicioi Berisha. Ne te kunderten do te jene teleshikues pasive te kryetarit te tyre dhe bashkeshortes se tij qe ja dorezojne, ndoshta dhe me buzeqeshje buzuqesh pushtetin opozites.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara