HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Intervistė me Erion Veliaj, drejtor ekzekutiv i Lėvizjes "Mjaft"

"Mjaft": Referendum pėr shkarkimin e Nanos

-- nga Alida Beqiri, TemA, 18.01.2004

Mjaft Kryeministri nuk ka identitet moral tė tillė qė tė kėrkojė dorėheqje. Duhet ta detyrojmė. Mendojmė pėr thirrjen e njė referendumi mbarėkombėtar me 50 mijė firma votuesish. Presidenti pėr ēėshtje madhore, ka tė drejtė tė thėrrasė njė referendum.

Dėgjoj nga shumė njerėz tė afėrt qė mė thonė "Fatos Nano ka kėrkuar t'ju blejė dhe pyesin a shiten ata ēunat". Dėgjon gjėra nga mė tė ndryshmet. E vetmja gjė qė na mbetet ėshtė integriteti ynė "Mjaft"-i vėrtet ėshtė apolitike, por nuk mund tė qėndrojė jashtė politikės.

Erion Veliaj, drejtues i lėvizjes "Mjaft"
Lindur mė 17 dhjetor 1979 nė Tiranė
Mbaron shkollėn e mesme tek "Sami Frashėri"
Nis shkollėn pėr shkenca politike nė Miēigan
Pas vitit tė parė tė studimeve kthehet dhe punon njė vit e 3 muaj nė Peshkopi me refugjatėt kosovarė dhe 9 muaj nė Prishtinė
Gjatė viteve tė shkollės punon pėr agjenci tė ndryshme si OKB, OSBE, Kryqi i Kuq. Nė El Salvador, kur ra tėrmeti dhe nė Kongo nė ndihmė tė tė dėmtuarve nga vullkani. Merret me konsulenca tė ndryshme nė Afrikė dhe Amerikėn Qėndrore, Ruanda, Burundi, Uganda.
Nė fund tė 2002-it jeton nė Ruanda. Punon pėr njė projekt tė presidentit qė bėri pajtimin kombėtar.
Diplomohet pėr shkenca politike.

Me njė diplomė tė njė universiteti prestigjoz, pėrse zgjodhėt tė ktheheni nė Shqipėri?
Sapo mora diplomėn dhe isha pėrballė dilemės ēfarė do tė bėj me jetėn. Kisha shumė lidhje me Shqipėrinė, edhe kėtu rrija dy ditė sa nuhasja situatėn, shihja ēfarė bėhej. Pjesėn tjetėr tė kohės shkoja nė Maqedoni, Kosovė apo Serbi. Asnjėherė s'jam infiluar nė ndonjė parti politike, prindėrit e mi gjithashtu. Im atė vdiq kur unė isha 10 vjeē, kėshtu qė nuk jam rritur nė njė familje me background politik. Pata disa oferta shumė tė mira pėr punė nė OKB dhe agjenci tė tjera dhe u vendosa para dilemės: tė nis njė punė qė mė paguan 10 mijė euro nė muaj, apo njė punė qė nuk marr as njė tė 80-ėn e saj, e pėr mė tepėr pėrflitem. Dhe kur njeriu ėshtė 23 vjeē mendon se i duhen mjaftueshėm para. Aq sa pėr tė paguar qiranė, naftėn dhe kafen e mėngjesit. Qoftė karriera, qoftė burimi i tė mirave materiale, presin. Me sinqeritetin mė tė madh, ėshtė kjo arsyeja qė erdha nė Shqipėri, pėrveē faktit se do tė isha pranė familjes. Kėshtu i refuzova tė trija ofertat, pėr t'iu futur idesė sė ēmendur tė "Mjaft"-it.

Nė ēfarė parimesh u bazuat sapo nisėt punėn?
Ajo qė na brente mė shumė, ishte fakti qė njerėzit edhe pse jetonin nė skamje, qė ēdo ditė pėrballeshin me politika korruptive, e konsideronin si diēka normale. Thoshin "kėshtu e ka jeta", "nė Shqipėri jemi". U duk sikur njerėzit nėnshkruan ēertifikatėn e heshtjes: "unė dorėzohem pėrballė njė realiteti qė nuk e ndryshoj dot dhe pranoj qė Shqipėria nuk bėhet". Ajo qė pamė ishin listat ose indeksin e zhvillimit njerėzor qė nxirret OKB-ja. Shqipėria nga viti '98-'99 sa vinte dhe zbriste nė kėtė indeks. Shkonte nė njė familje me vendet e Afrikės. Dikush qė kishte jetuar nė kėto vende, ndihej dyfish keq pėr faktin qė Shqipėria ėshtė nė kėtė nivel.

Qėllimi i parė ishte tė grisnim kėtė ēertifikatė tė heshtjes, nė mėnyrė qė ata tė thoshin "kėtu jam dhe unė". Ky ishte qėllimi primar: tė shkundej apatia qytetare dhe njerėzit tė fillonin tė angazhoheshin, tė interesoheshin. Jo se nuk interesoheshin, por instituti i interesimit ishin bėrė kafenetė, ndėrkohė qė keqqeverisja nuk pyet shumė pėr muhabetet e kafenesė. Qėllimi i dytė ishte tė rehabilitohej sensi i protestės. Teatri nė rrugė, psh., ėshtė njė formė si mund tė protestohet. Jo gjithmonė gurėt dhe zjarri janė e vetmja alternativė. Rasti konkret: KESH-i dhe Telekomi as e morėn mundimin tė reagonin kur Akademia e Shkencave u bėri oponencė. Nė momentin qė panė letėr higjenike, deshėn tė na hidhnin nė gjyq.

Keni gjetur njė mėnyrė shumė origjinale pėr tė protestuar. Janė idetė tuaja, apo ndiqni ndonjė model?
Duhen gjetur mesazhet qė jo vetėm i bėjnė njerėzit tė qeshin, por japin edhe njė mesazh shumė tė fortė. Janė ide qė na lindin duke ecur nėpėr zyra. Oponencat ligjore nuk zgjidhin gjė nė Shqipėri, sepse vetė sistemi ėshtė i korruptuar. Njerėzit e kuptojnė mė kollaj kur dikush ua artikulon shumė thjesht: "Ēmimet e Telekomit janė thjesht shumė tė shtrenjta, ose zhurma e gjeneratorėve do t'ju buēasė aq shumė nė derė, sa nuk do t'ju lėrė tė punoni".
E njėjta gjė ishte edhe me gomonet. Njerėzit ia lėnė jetėn e tyre nė dorė njė strukture plastike. Kanė arritur deri nė atė pikė sa mė shumė besojnė tek ai mjeti prej gome, sesa tek shpresa qė mund tė japė njė qeveri. Kėshtu kemi bėrė, kemi gjetur mėnyra qė mesazhi tė jetė shumė gazmor, por edhe shumė i fortė. Tė pėrpiqemi tė tregojmė fytyrėn e njė Shqipėrie tjetėr.

Kam ndjekur analizėn qė ju bėtė pas fazės sė parė tė lėvizjes. Thatė qė faza e dytė do tė jetė mė e fortė, dhe ishte vėrtet kėshtu. A ka ndikuar rrjedha e ngjarjes nė suksesin tuaj?
Ne mbajtėm premtimin tonė duke u nisur qė nga debatet pėr zgjedhjet. Nė fazėn e dytė filluam aksione konkrete ose blic siē i quajmė. Kryeministri ishte aq dėshtak, sa nuk erdhi nė kohė pėr tė ngushėlluar familjarėt e viktimave ose pėr tė kėrkuar falje pėr faktin qė funksionarė tė lartė tė shtetit ishin pėrfshirė. Kjo ishte diēka qė ne s'e programonim dot, kur intensifikuam lėvizjen, nuk mund tė merrnim parasysh dėmin e madh social qo do t'i shkaktonte Shqipėrisė njė bombė sociale. Besoj aleati mė i madh nė suksesin e lėvizjes ka qenė arroganca e qeverisė, mėnyra arrogante me tė cilin njė njeri pėrballet ka qenė ajo qė nė mėnyrė indirekte na ka dhėnė njė krah, sepse sa mė shumė tė papėrgjegjshėm kanė qenė qeveritarėt tanė, aq mė shumė ka justifikuar ekzistencėn tonė si lėvizje.

Flitet se qėndron dikush prapa "Mjaft"...
Ndonjėherė mė vjen pėr tė qeshur, pagesat tona janė minimale pėr tė mos thėnė skandaloze pėr tė pėrballuar jetėn nė Tiranė. Kur dėgjon p.sh. "Mjaft-i merr para nga opozita". Eshtė e ēuditshme imagjinata e njerėzve, nuk mund tė pranojnė diēka pėr atė qė ėshtė dhe nga paaftėsia pėr tė zgjidhur problemet e tyre, janė kthyer tė gjithė nė pseudoanalistė. Nė tė vėrtetė nuk ėshtė askush mbrapa "Mjaft". Janė ata njerėz qė e krijuan "Mjaft" me sinqeritet dhe ēiltėrsi rinore.

Si e pėrballoni koston e veprimtarisė suaj?
Aktualisht na duhet njė kosto minimale. Duhet tė paguajmė njė qira dhe tė kemi njė rrogė tė vogėl sa pėr tė paguar disa shpenzime. Dhe shumica e gjėrave na dhurohen, p.sh., postėn e kemi falas nga njė shėrbim postar, po kėshtu fotokopje, printimin, kisha dhe xhamia na kanė dhėnė qirinj, letėr higjenike secili ka sjellė nga shtėpia e vet. Shumica e gjėrave qė bėjmė nuk kushtojnė ndonjė gjė. Ndėrsa organizatat e tjera bėjnė konferenca nė "Sheraton" konferencat tona i bėjmė nė rrugė dhe japin mesazhe shumė mė tė fuqishme dhe kushtojnė qindarka, pėr tė mos thėnė asgjė. Dhe pjesa tjetėr janė kontributi i secilit prej nesh. Ajo qė ndodhi pėrpara kryeministrisė ishte me tė vėrtetė diēka e madhe, por dikush na fali njė beze, njė tjetėr solli lulet dhe qirinjtė.

Kush ua jep rrogėn?
Kemi njė grant nga Ambasada Hollandeze, por bėhet fjalė pėr qindra euro, jo pėr shuma kushedi se ēfarė. Momentalisht nuk kemi asnjė mbėshtetje financiare. Ata qė llomotisin pėr miliona sikur t'i dinin vėrtet kushtet, s'e di a do t'u vinte turp, ndėrsa ne do tė ndiheshim mirė.

Keni lidhje me organizata tė huaja?
Kemi disa lidhje me disa organizata tė huaja, por jo lidhje financiare. Njė shkėmbim eksperiencash, partneriteti, shkėmbim strategjish dhe pėrvojash, si ndėrtohen rrjetet e organizimit qytetar. Kemi njė mbėshtetje tepėr tė madhe nga mediat e huaja, BBC, Radio France International, gazeta "The Guardian", gazeta "Corriere della Sera", "The Indipendent". Na kanė ndihmuar shumė sidomos pėr fushatėn kundėr dhunės greke nė kufi.

Dje ėshtė parė suksesi juaj. Nė konferencė pėr shtyp keni deklaruar qė do tė jeni larg ēdo partie politike. Si do tė shpėtoni nga lidhje tė tilla?
E gjitha ėshtė ēėshtje vendimesh. Dėgjoj nga shumė njerėz tė afėrt qė "Fatos Nano ka kėrkuar t'ju blejė, dhe pyesin a shiten ata ēunat". Dėgjon gjėra nga mė tė ndryshmet dhe e vetmja gjė qė na mbetet ėshtė integriteti ynė. P.sh., fakti qė kėrkuam dorėheqjen e kryeministrit ose faljen si minimum moral, si shprehje e qytetarisė, nuk do tė thotė qė "Mjaft" u bė me opozitėn. "Mjaft"-i vėrtet ėshtė apolitike, por nuk mund tė qėndrojė jashtė politikės. Nė momentin qė merr pėrsipėr tė mbrosh interesat e qytetarėve, bėn politikė. As nuk mund tė pėrdoremi dhe as nuk do tė regjistrohemi nė parti politike, por nuk mund tė anashkalojmė situata kur njė parti politike kėrkon tė njėjtėn gjė dhe vėrtet ne besojmė qė kjo ėshtė nė interes tė qytetarėve.

Keni thėnė qė nuk do tė largoheni nga sheshi para kryeministrisė, derisa Nano tė kėrkojė falje dhe tė japė dorėheqjen...
Zyrtarisht "Mjaft" nuk ka thėnė qė do tė vazhdojė tė protestojė para kryeministrisė. E tha njė nga spikerat nė protestė. Ne do tė ngelemi brenda strukturave ligjore. Duke mos e ditur sesi do tė ishte mitingu i sė premtes, nuk morėm leje pėr njė miting tė shtunėn. Na duhet tė gjejmė njė strategji. Kam frikė se Kryeministri nuk ka njė identitet moral tė tillė qė tė kėrkojė dorėheqje. Duhet tė detyrohet. Por ky detyrim nuk duhet tė vijė vetėm nga protestat. Duhen parė alternativa tė ndryshme.

Psh., ajo qė menduam sot ishte thirrja e njė referendumi mbarėkombėtar me 50 mijė firma votuesish. Presidenti pėr ēėshtje madhore ka tė drejtė tė thėrrasė njė referendum, pra ajo do tė ishte vėrtet arritje. Vėrtet dolėn 5 mijė vetė nė shesh dje, por a janė vėrtet mbi 50% e shqiptarėve qė duan kėtė gjė. Unė them se po, por nuk mund ta provoj. Njė referendum mund ta provonte fare mirė. Kjo ėshtė njė metodė qė "Mjaft"-i do ta eksplorojė. Janė alternativa qė ekzistojnė brenda kushtetutės. Kėtė fundjavė do tė reflektojmė. Por ndoshta mund t'u rikthehemi protestave rutinė ēdo tė premte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara