HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


INTERVISTĖ DHĖNĖ GAZETĖS "KOSOVA SOT", 5. 3. 2004

Tė ndalet trendi i rrėshqitjes sė Kosovės

-- nga Adem Demaēi

Adem Demaēi KS - Z. Demaēi, cili ėshtė motivi qė ju shtyu qė mu tani tė angazhoheni nė skenėn politike kosovare?
A.D. - Motivi i vetėm ėshtė qė tė ndalet trendi i rrėshqitjes sė Kosovės drejt rikolonizimit serb i cili po bėhet hapur. Nė kėtė proces tė rrezikshėm janė duke marrė pjesė jo vetėm UNMIK-u, i cili e ka edhe pėr detyrė qė tė bėjė njė gjė tė tillė, por edhe institucionet e "kornizuara" tė Kosovės.

KS - A mund tė na thoni pėr lexuesit "Kosova Sot" se cilėt janė njerėzit e kabinetit tuaj tė ngushtė partiak?
A.D. - Nuk ka ende as "kabinet" as udhėheqje tė organizatės sonė. Ėshtė vetėm grupi nismėtar, i cili dita ditės po vjen duke u zgjeruar me anėtarė tė rinj. Kėta janė ata qė po e pranojnė dhe po e mbrojnė Projektplatformėn e organizatės sonė, duke dhėnė ndihmesėn e tyre qė ajo tė bėhet mė e kompletuar dhe mė e pėrsosur, duke marrė formėn definitive tė Platformės politike. Por, rritja e zgjerimi i grupit nismėtar, nuk do tė pėrfundojė me kaq. Para nesh janė edhe dy dokumente fort tė rėndėsishme siē janė Projektprogrami dhe Projektstatuti i organizatės sonė. Edhe rreth kėtyre dokumenteve do tė zhvillohen diskutime interne e publike, kėshtu qė rritja e zgjerimi i grupit nismėtar do tė vazhdojė edhe mė tutje.

KS - Cilėt emra janė tė kyēur nė Forumin Qytetar tė Kosovės?
A.D. - Ne nuk kemi ndėrmend qė tė tubojmė njerėz rreth emrave tė mėdhej, por rreth platformės objektive dhe tė saktė, rreth programit qė ofron zgjidhje tė drejta pėr individėt dhe pėr mbarė qytetarėt e Kosovės, si dhe rreth statutit, i cili do tė ofrojė njė organizim minimalisht burokratik dhe maksimalisht aktiv, kreativ dhe dinamaik. Ne po krijojmė sistem qytetarėsh tė vetėdijshėm politikisht, tė vetėdijshėm pėr tė drejtat, por edhe pėr obligimet e veta qytetare. Ne po krijojmė sistem i cili nuk do tė jetė grup, grumbull ose "kope" qytetarėsh qė shkon pas Iksit ose Ipsilonit qė, me rėnien e Iksit ose Ipsilonit, shpartallohet edhe grupi, grumbulli ose "kopeja". Ne jemi duke krijuar asi sistemi tė organizimit politik e qytetar i cili, gjatė funksionimit tė vet dinamik, vazhdimisht, do tė pėrmbushet e do tė pėrtrihet me kuadro gjithnjė e mė cilėsore dhe i cili do tė mbijetojė tė gjitha "furtunat" qė do t'i dalin pėrpara.

KS - Pse mu emri Forumi Qytetar i Kosovės?
A.D. - Sepse ky ėshtė emnuesi mė i gjerė, i cili brenda vetes mund tė pėrfshijė pjesėtarė nga tė gjitha kombėsitė dhe tė kombit shqiptar, nga tė gjitha shtresat dhe klasat, nga tė gjitha moshat dhe nga tė gjitha besimet.

KS - Ēfarė alternative tė re politike po i ofroni elektoratit kosovar?
A.D. - Liria, pavarėsia dhe demokracia e vėrtetė nė frymėn qytetare nuk kanė alternativa.

KS - Sa keni nė konsolidimin e partisė tuaj dhe nė cilat qendra keni mė shumė pėrkrahje?
A.D. - Pėr kėtė kohė shumė tė shkurtėr kemi arritur shumė mė tepėr se sa kemi besuar. Nė Prishtinė, natyrisht, kemi zgjerimin mė tė madh, por edhe qendrat tjera gjithnjė e mė tepėr po interesohen dhe po afrohen.

KS - Ku dhe si do t'i siguroni financat e partisė qė ju drejtoni?
A.D. - Qytetarėt tanė janė tė vetmit nė tė cilėt mbėshtetemi pėr tė gjitha e, edhe pėr finanacat.

KS - Sa jeni optimistė se subjekti politik tė cilin e pėrfaqėsoni do tė krijojė identitet tė theksuar nė opinion dhe do tė mbledhė pas vetes elektorat, i cili do tė bėjė kthesa pėr tė cilat angazhoheni me programin tuaj?
A.D. - Ne nuk jemi as optimistė, as pesimistė, ne jemi realistė, tė matur, por punėtorė tė palodhshėm.

KS - Cilat janė mangėsitė e politikės aktuale tė lidershipit kosovar nga tė cilat vlerėsoni se mund tė pėrfitojė Forumi Qytetar?
A.D. - Dėshtimi i tyre i plotė nė tė githa fushat ka bėrė dhe po bėn qė tė ngritet me shpejtėsi vetėdija politike e qytetarėve tanė. Ne na duhen qytetarėt me vetėdije tė lartė politike dhe tė kėtillė do tė kemi ēdo ditė e mė tepėr.

KS - Flitet se Partia juaj nuk do tė marrė pjesė nė zgjedhje kėt vit. A Qėndron ky pohim?
A.D. - Pėr kėtė ēėshtje do tė vendosin nė kohėn e duhur organet udhėheqėse tė organizatės sonė.

KS - Ēfarė prisni, cili do tė jetė interesimi i kosovarėve pėr tė votuar nė zgjedhjet e kėsaj vjeshte?
A.D. - Kosovarėt janė tė paparashikueshėm.

KS - Po pėr sistemin elektoral me lista tė mbyllura ēka mendoni?
A.D. - Listat e mbyllura favorizojnė "deshėt" partiakė, tė cilėt janė tė gatshėm qė t'u prijnė "deleve" drejt "pusit" tė robėrisė serbe.

KS - Ēka mendoni rreth faktit se votuesi kosovar ėshtė jo vetėm konservativ, por edhe i tillė qė voton pėr personalitete e jo pėr programe qė ofrojnė partitė politike?
A.D. - "Delet" shkojnė pas "dashit", ndėrsa qytetarėt e vetėdijshėm politikisht shkojnė pas ideve e programeve pėrparimtare.

KS - Si do ta nxirni Kosovėn nga kolapsi ekonomik dhe nga "Vdekja Klinike" e dinamikės sė punėsimit tė brezit tė ri nėse fitoni shumicėn e votave nė zgjedhjet e vjeshtės?
A.D. - Pėr tė gjitha kėto, kur tė vijė koha dhe kur tė krijohen kushtet, nė bazė tė programit pėrkatės, do tė vendosin organet e zgjedhura nga anėtarėsia e organizatės sonė.

KS - Cili ėshtė ēelėsi i krijimit tė shtetit tė Kosovės sipas programit tuaj politik kur dihet se edhe subjektet e tashme, qė kanė bėrė emėr, premtojnė bėrjen e shtetit tė pavarur tė Kosovės?
A.D. - Ne po flasim e do tė flasim pėr liri e pavarėsi dhe do tė veprojmė nė funksion tė lirisė e tė pavarėsisė, kurse ata qė thoni ju, pėr shkak se kanė hyrė nė "kafaz" dhe nė "saksi" vetėm flasin pėr liri e pavarėsi, ndėrsa nuk bėjnė as nuk mund tė bėjnė asgjė konkrete pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės.

KS - Ju z. Demaēi mbaheni mend si njeriu i vetėm qė i tha asokohe "jo" Rambujesė. A mund tė zgjidhet ēėshtja e statusit final pa bashkėpunim me bashkėsinė ndėrkombėtare?
A.D. - Sė pari, nuk jam vetėm unė ai qė kam kundėrshtuar shkuarjen nė Rambuje. Tė njėjtėn gjė e kanė bėrė edhe disa nga bashkėpunėtorėt e mi nė Zyrėn e UĒK-sė, si Albin Kurti, Skender Kastrati, Fehmi Baftiu, i ndjeri Sami Peja, Milot Caka, Blerim Reka, pastaj njėri nga intelektualėt mė tė shquar tė Kosovės z. Esat Stavileci, etj. Sė dyti, me bashkėsinė ndėrkombėtare mund tė bashkėpunohet si vazal e ekzekutor i verbėr, por edhe si partner dinjitoz, syēelė e kreativ. Shokėt e mi e unė kemi zgjedhur bashkėpunimin me bashkėsinė ndėrkombėtare si partnerė dinjitozė, syēelė e kreativė. Dhe, po shihet se nuk kemi gabuar. Sa pėr ilustrim, ata qė nuk i ka lėnė kujtesa, le t'i krahasojnė ato qė fliste dhe ato pėr ēka pėrpiqej z. Hollbruk para pesė-gjashtė vjetėsh dhe kėto qė po thotė sot pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės.

KS - A janė standardet pėr Kosovėn rruga e qėlluar drejt finalizimit tė vullnetit politik tė popullit shqiptar si shumicė nė Kosovė?
A.D. - Shumica e standardeve qė kėrkohen tė pėrmbushen nga kosovarėt janė gjėra tė mrekullueshme. Mirėpo, me ēka t'i realizojnė kosovarėt kėto standarde kur kėta nuk e kanė as lirinė as shtetin e tyre. Kjo qė kėrkojnė miqėt tanė nga ne, i ngjanė asaj sikur tė kėrkosh nga dikush qė tė bartė ujė me shoshė!

KS - Ēfarė zgidhje premtoni pėr minoritetet e Kosovės?
A.D. - Jo vetėm qė premtojmė, por me kėmbėngulje do tė punojmė pėr statusin mė tė avancuar tė mundshėm tė kombėsive. Qėndrimi ynė ndaj kombėsive nė Kosovė do tė jetė pasqyra e gjallė e demokracisė sonė humaniste. Prandaj ne kėsaj ēėshtjeje i japim rėndėsinė e dorės sė parė.

KS - A keni ndonjė vizion tė qartė me tė cilin do t'i qaseni zgjidhjes sė nyjės sė fortė ndarėse tė Mitrovicės?
A.D. - Mitrovica e ndarė ėshtė argumenti mė i fortė se hegjemonizmi serb nuk ka hequr dorė nga projekti i vet i dytė, lidhur me ēėshtjen e Kosovės. Projekti i parė ėshtė aneksimi i terėsishėm i Kosovės. Nėse nuk do tė mund tė realizohet projekti i parė, atėherė do tė hyjė nė fuqi, projekti i dytė, projekti i ashtuquajtur i z. Dobrica Qosiq, pėr copėtimin dhe sakatosjen definitive tė Kosovės. Sė pari do tė tentohet qė tė krijohen nė Kosovė sa mė shumė territore etnikisht tė pastra serbe. Pastaj, nėn pretekstin e decentralizimit, kėto territore do tė kėrkojnė kompetenca shtetėrore. Pas kėsaj, kėto territore, do tė bashkohen nė njė terėsi dhe nė fund do tė shpallin shkėputjen e tyre nga territori i Kosovės dhe bashkimin e vet me shtetin serb. Prandaj tė gjithė qytetarėt e Kosovės duhet tė zgjohen nga gjumi dhe tė organizohen sa mė shpejt e sa mė mirė nė mėnyrė qė tė pengojnė realizimin e projekteve djallėzore tė ēetnikėve dhe neofashistėve tė serbisė.

KS - Cili ėshtė opinioni juaj pėr dialogun teknik shqiptaro-serb?
A.D. - Pas shkarjes sė thellė politike, me rastin e zgjedhjeve parlamentare serbe edhe nė territorin e Kosovės mė 28 dhjetor 2003, ky ėshtė vazhdim i shkarjes teknike e ekonomike tė Kosovės drejt shtetit serb.

KS - Me cilin nga subjektet politike do tė hynit nė aleancė eventuale, poqese nė zgjedhjet e ardhshme do tė dalė ndonjė rezultat i ngushtė, i cili do ta kėrkonte edhe krijimin e aleancave tė ndryshme pėr krijimin e institucioneve tė reja?
A.D. - Pėr tė gjitha kėto ēėshtje, nė kohėn e vet, do tė vendosin organet kompetente dhe tė autorizuara tė Organizatės Politike Paqėsore, nė formim, FORUMI QYTETAR I KOSOVĖS.

Dėrguar nga Gėzim Mekuli

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara