HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Banda e Shkodrės, kthim pėr hir tė zakonit

-- nga Anila Dushi

Anila Dushi Banda e qytetit qė e ka origjinėn 125 vjet mė parė, ka dhėnė dje nė mbrėmje koncertin e parė pas dhjetė vjet heshtjeje. Rikrijimi i saj nė tė vėrtetė ėshtė shumė larg bandės sė parė shqiptare dhe njė ndėr mė tė vjetrat nė Ballkan. Instrumentistė me uniforma vetjake repetor modern me kėngė si "Sex bomb", krahas kėngėve patriotike tė njė shekulli mė parė.

Nė qershor tė vitit 1878, njė qytetar italian i quajtur Giani Canale do tė ngrinte "Shoqėrinė e daulleve". Fjala ėshtė pėr tė parėn bandė shqiptare, madje ndėr tė parat nė Ballkan. Jemi nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė dhe Banda e Shkodrės pas gati 10 vjet heshtjeje ėshtė krijuar dhe shfaqur sėrish nė skenėn e qytetit. Nuk ėshtė e njėjta bandė 125-vjeēare, megjithėse rrėnjėt mendohet t'i ketė tek ajo e njė shekulli e gjysmė mė parė. Nė vend tė uniformave qė nė fotot bardhė e zi tė pėrcjellin njė lloj nostalgjie, instrumentistėt e ditėve tona janė shfaqur dje me kostume vetjake, shumėngjyrėshe. Pėrveē repertorit tė vjetėr qė ngrinte peshė zemrat e patriotėve shkodranė, kur perandoria osmane vazhdonte tė ishte nė ditė tė mira, dje banda jonė ka interpretuar edhe Tom Jones, kėngėn e famshme "Sex bomb" apo "Canzone italiana" si "L'inamorato" e Mario Bartolucc-it.

Ajo bandė qė dikur ka qenė e pranishme vazhdimisht nė qytetin verior, nė ceremoni e festa tė ndryshme, aktivitete e koncerte, duke pasur kontributin e saj modest "frymor", nė vlerat e trashėgimisė kulturore tė Shkodrės.
E para bandė nė Shqipėri, e quajtur "Shoqėria e daulleve" numėronte 31 anėtarė dhe nė krijimin e drejtimin e saj ndihmoi italiani Giani Canale. Pas tre vitesh ajo drejtohet nga Palokė Kurti. Repertori pėrmbante muzikė patriotike dhe krijime tė autorėve tė huaj. Shkodranėt e pritėn mirė qysh nė fillim, megjithėse jepte koncerte vetėm njė herė nė muaj. Kjo bėri qė banda tė kishte njė program mė tė ngjeshur mė pas dhe tė jepte njė koncert nė javė. Palok Kurti, njė ndėr mjeshtrat e mėdhenj tė muzikės, e pasuroi repertorin e kėsaj bande me pjesė tė reja me karakter popullor tė krijuara prej tij. Kėto pjesė frymėzoheshin nga kėngėt e traditės si dhe nga ngjarjet historike qė kalonte populli shqiptar nė fund tė shek. XIX nė sundimin e perandorisė otomane. Pėr dy vjet banda nuk funksionon pasi qeveria turke e internoi Palokė Kurtin.

Pas disa kohėsh kthehet dhe grumbullon sėrish miqtė e kolegėt, instrumentistėt qė kishin ruajtur veglat muzikore dhe nisin jetėn artistike si mė parė. Krahas kėsaj bande, nė Shkodėr krijohen dhe banda tė tjera si banda e punėtorėve tė artizanatit 1901-1911, banda e shoqėrisė "Vllaznia" nė vitet '20-'23, banda e shoqėrisė "Bogdani" nė vitet '22-'39, banda "Illyricum" nė '22-'33, banda ushtarake nė vitet '22-'39, banda e shkollės "Parrucė" mė 1930, qė drejtohej nga Sulė Licaj, orkestra frymore e konviktit "Malet Tona" '31-'36, orkestra frymore e jetimores nė vitet '31-36.

Banda e parė e cila drejtohej nga Palokė Kurti, vazhdon aktivitetin nėn drejtimin e rrobaqepėsit Frano Ndoja, nė vitet 1889-1923. Nė vitet 1889-1892 kjo bandė fiton respektin e popullit dhe merr pjesė nė ēdo ngjarje historike. Mė 28 Nėntor 1912, banda e Shkodrės e drejtuar nga Frano Ndoja shkon nė Vlorė nė ditėn e shpalljes sė pavarėsisė. Nė vitin 1917, kjo bandė kalon nė varėsi tė bashkisė Shkodėr, dhe deri mė 1923 drejtohet po nga Frano Ndoja. Pesė vjet mė vonė, ajo shpėrndahet dhe riorganizohet pėrsėri nė vitin '30. Deri nė vitin 1932 ajo drejtohet nga mjeshtra si Kolė Plani, Luigj Prela dhe Zef Kurti. Nė vitin 1944 orkestrėn frymore tė qytetit e drejton Abdullah Grimci.
Pas ēlirimit tė vendit, banda kalon nė varėsi tė shtėpisė sė kulturės Shkodėr dhe deri mė 1987 ajo drejtohet nga figura tė njohura tė muzikės si Preng Jakova, Nush Shllaku, Tonin Daia, Abdullah Salabegu. Nė vitin 1987-1995 ajo drejtohej nga Kujtim Alia, i cili i mbėshtetur dhe nga bashkia Shkodėr, e ringriti kėtė bandė nė verėn e vitit 2003. Banda e Shkodrės ėshtė fituese e disa ēmimeve kombėtare, nė Tiranė 1930, Vlorė 1962, Korēė 1967, Elbasan 1968, Shkodėr 1974.

Figura tė njohura tė artit dhe muzikės nė Shkodėr diskutonin me shqetėsim pėr mosegzistencėn e kėsaj bande nga viti 1995. Kjo solli qė ky formacion i dashur dhe i afėrt pėr qytetarėt shkodranė tė riorganizohet dhe tė vendoset pranė qendrės kulturore "Pjetėr Gaci". Formacioni aktual, i cili pėrbėhet nga 33 instrumentistė ka nė pėrbėrjen e tij 9 klarineta, 3 tromba, 3 korno, 4 trombon, 1 flaut, 3 Fl/h soprano, 4 flikokorrno tenor e bariton, 1 bas, 1 cassa, 1 piatti, 1 timpan, 1 bateri dhe 1 kopist. Dirigjent ėshtė Kujtim Alia.

Nė gusht 2003, ky formacion u prezantua para publikut nė stadiumin "Loro Boriēi" nė ndeshjen pėr kupėn UEFA "Vllaznia-Dondee". Nė festat e nėntorit ajo u paraqit pėrsėri. Pasditen e djeshme kjo bandė ka dhėnė koncertin e parė pas dhjetė vjetėsh nė teatrin "Migjeni". Drejtori organizativ Reshat Zaganjori, udhėheqėsi artistik Bardhyl Hysa dhe dirigjenti Kujtim Alia kanė paraqitur para publikut njė program tė zgjedhur. Pjesė tė Palokė Kurtit si "Bashkimi i Shqipėrisė" apo Pjetėr Dungut "28 Nėntori", krijime tė ekzekutuara nė vitet e para tė ekzistencės sė kėsaj bande janė gėrshetuar me pjesė tė zgjedhura nga repertori botėror si "L'inamorato", "Sex bomb" apo "Marshi i Radeckit" tė Shtrausit.

Nė program u pėrfshinė dhe "Marshi i fiskulturistėve" i Prenkė Jakovės dhe ekzekutime tė solistėve si Myfarete Laze, Mimoza Rakaj etj. Pajisja e kėsaj bande me vegla muzikore u bė e mundur nga banda e ushtrisė me ndihmėn e ministrit Majko. Nė premierėn e sotme, bandės iu dha titulli "Krenaria e Shkodrės" dhėnė nga Kėshilli Bashkiak, pėr kontributin e dhėnė tradicionalisht nė gjallėrimin e jetės kulturore e artistike tė qytetit.

Shekulli, 09/02/2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara