HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Prozė e eksperiencave tė jashtme dhe tė brendėshme

-- nga Ndue Ukaj*)

(Anton Gojēaj: "Qengji i harruar natėn nė mal", Shpresa, Prishtinė, 2003)
Ndue Ukaj

Anton Gojēaj, autor i njė pėrmbledhje me poezi "Poezi", i shumė vėshtrimeve, studimeve, dhe interpretues i letėrsisė shqipe, sė fundi talentin e tij, botėn e veēantė, origjinale dhe tė bujshme artistike e sprovoi me mjeshtėri nė shkrimin e prozės, respektivisht nė zhanrin e tregimit, ku venerohet qartė njė pjekuri letrare, njė sistem vlerash letrare nė shkallė tė lartė artitsitke, qė pikėsynim ka artin, duke iu ikur shablloneve dhe skemave tė shumė krijuesve tė rinj, qė pėr letėrsinė shqipe ėshtė njė zė i ri, por tejėt interesant.

Vepra "Qengji i harruar natėn nė mal" njė titull sinjifikativ, qė bėhet edhe shenjė autorile pėr t'u futur nė idetė dhe mesazhet e autorit me lexuesin, mbase edhe si njė metaforė, qė implikon dhe njeh intertekstin, nė raport me Shkrimin e Shenjtė, por qė nė rikontekstualizimin letrar merr parashenja edhe autoriale, qe shfaqin harrimin, sė kėndjemi edhe nevojėn pėr tė kėrkuar, pastaj nėse kėtė metaforė mund ta lexojmė sikundėr njė botė "ku librat komunkojne mė njėri-tjetrin" siē shprehet Eco.

Tė shtatė tregimet e kėsaj pėrmbledhje na ravijėzojnė njė botė tė pasur idesh, ndjesish, pamjesh e imazhesh, qė ndėrkomunikojnė me dy lloj eksperiencash tė autorit empirik, karshi letėrisė: eksperiencat e jashtme qė venerohen nga leximi dhe njohja e misterve tė arit letrar, si dhe eksperiencave tė brendėshme, qė shtresojnė dy momente tė theksuara letrare, qė njohin nė njėrėn anė kulturėn e moēme nacioanale, ndėrsa nė anen tjetėr, Biblėn, si vepėr kapitale e letėrsisė sė pėrbotshme, qė edhe njėherė na paraqitet si njė vlerė e pėrherėshme, shumėdimensionale, mbase edhe universale, prej tė cilės mund tė dalin vepra, qė mė sė miri i sublimojnė ligjėsitė e artit letrar.

E thamė se, qė nė titull autori na zugjeron njė ndėrfutje intertekstuale me diskursin biblik, duke pėrthyer, emra, figura, trajta ligjėrimore, qė marrin konotime tė ndryshme, por qė mund tė lexohet edhe si gjendje e autorit model karshi situatave, mbase shumė tragjike tė kohės sė shkrimit tė autorit, i cili mund tė jetė nė fund tė fundit njė "qengj" i harruar nė mal, por qė botėn e tij shumė tė bujshme ushqen me artin e tij, edhe pse i pakuptuar, siē mund tė dalė nė tregimin e fundit "Njė pikėpyetje e padėshiruar nė gjithėsi".

Prozėn e Gojēajt e karakterizon njė dinamikė e veēantė tekstore, njė tekstualitet, me njė diskurs tė avancuar letrar, qė ndėrkomunikon me dy paramodele tekstesh: tekstet e tij, kanė refercė, dhe njohin, mė pėrimtime implicite, nė njėrėn anė diskursin oral, nė anėn tjėtėr diskursin biblik. Madje ky i fundit na fut nė ensecat e shenjave autoriale, ku shfaqet gjithėprania nė formė paradigme e teksti "Nė fillim ishte dashuria", qė ka si paramdodel paradigmėn e njohur tė Gjonit Ungjilltar, "Nė fillim ishte fjala". Te autori empirik, fjala ėshtė dashuri, mbase njė qėllim tejėt intresant, pėr tė cilin duhet tė meditohet !

Prozat e Gojēajt, nė vėshtrim tė parė duken modeste, por nė esncė kanė njė pretendim dhe kanė realizuar deri nė shkallė tė lartė artistikėn, litraritetin e ligjėrimit tė tij. Duke rikontekstualizuar dhe rifunksionalizuar trajta tė veēanta tė shkrimit, duke ndėrfut trajta interdiskursive, sidmos, nė shkallė tė simbolit, alegorisė, nga Ligjėrimi Biblik, autori sikundėr krijon situata, e ndjesi shumė akatuale, qė nė fund tė fundit janė preokupim i ēdo njėriut tė kohės, i lexuesve model tė tij (Eco).

Tipologjia e gamės tematike tė autorit, motivimi kreativ, pėrceptimi artistic, bota imagjinative e merr landėn nga e tashmja e autorit, duke synuar njė njohje tė kaluarės, pėr tė krijuar tė ardhmen, qė del nė njė pėrmasė interesante, mbase edhe tragjike, te tregimi "Pushoft nė Paqe", ku personazhi duke vrarė tė keqėn e Malėsisė Kanunin, vetėvritet, skenė kjo e relaizuar mė njė ligjėrim letrar shumė tė lartė.

Temė e veēantė e prozės sė autorit ėshtė dashuria - kjo ndejenjė sublime, universale, tė cilės s'i shpėton asnjė krijues i madh. Te tregimi Atomet, Shpirti, Dashuria, me mjeshtri, gjuhė me atribute estetike e stilistike, duke iu rrekur temės sė dashrisė, si dhe ndjesimeve qė krijon ajo, na fut edhe nė tragjikėn e kėsaj fuqie, qė atuori i tipizon pėrmes dy personazheve animal, dy Zogjėve, Alefit tė dashur tė autorit, dhe Omegės, qė nė fund na qet tek Alfa e Omega, qė pėr autorin epirik mbetet dashuria, ndjenja mė sublime, mė delikate, pa tė cilin, do tė thoshte, s'ka as art!. Nga mosbashkmi, vdesin zogjtė, personazhet, njė fund tragjik, por qė shtron pyetjėn e thellė, Po Njeriu, e krijuesi, si ia del pa dashuri. Autori nuk lenė pa rrekur edhe temėn e kurbetit, te tregimi "Fati i qenit" qė e pėrshkon ideja se jeta nė kurbet, ėshtė mbase jetė prej qenit, por qė me njė lexim tjetėr, na shfaq, edhe problemin e identitetit, sikundėr ėshtė me Lacin e tij.

Kėtė temė tė kurbetit e bart edhe te tregimi "Tė pėlcasėsh sė qeshuri", ku tema e dashurisė ndėrlikohet me intersat ekonmike, tė cilės autori i jep njė pėrfundim ironic.
Nė pėrgjithėsi tregimet e Gojēajt krijohen rreth njeriut tė tij, mbase edhe tė jetėshkrimit (Bioletrės, Sabri Hamiti) tė tij, shenja kėto autobiografike, qė dalin mė sė shumti te "Porosia e njė analfabeti".

Sprovimet e autorit empirik nė shkrimin e prozės sė shkrutėr, zhanėr ky shumė pak i kultivuar tek ne, ėshtė njė modus i mirė, pėr letėrinė tonė nė pėrgjithėsi. Ato i karakterizon njė shprehje e kondenzuar artistike, njė leksik i veēantė i ndėrtuar me mjeshtri rrėfimtare, njė stil qė ec lirshėm, por i thellė. Sė paku kėto janė venerimet e njė lexuesi model, mbase edhe empirik, pėr veprėn e njė krijuesi, qė premton shumė nė letėrsinė shqipe.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara