HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Studim

Tema e heroit nacional nė letėrsi

-- nga Anton Gojēaj

Anton Gojēaj I. HYRJE*

Nė letėrsi tema paraqet "gurthemelin e njė teksti". 1) Tema nėnkupton atė ēka shkrimtari e paraqet, pėr ēka ai rrėfen, pėr dallim nga idetė qė shprehin gjykimin e shkrimtarit mbi atė temė. 2)
Nocioni –hero (nacional) nė vete ėshtė ekstraletrar, mirėpo, kur pėrfshihet nė temat letrare, (termi "temė" po ashtu mund tė ketė pėrdorim jashtėletrar), atėherė “heroi nacional” fiton tė drejtėn e qytetarisė nė republikėn letrare.
Heroi, zakonisht, ėshtė njė sintetizim i parafytyrimeve tė artistit mbi njeriun dhe mbi atė se si ai duhet tė duket. Karakteri i heroit pėrmban nė vete parafytyrimet e artistit se si duhet tė jetė njeriu i idealeve tė tij. 3)
Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, ta zėmė, paraqet njė personalitet real, qė jetoi nė shekullin XV dhe si i tillė ai ka dimensionin historik, por jo automatikisht edhe atė letrar. Ėshtė diēka tjetėr pastaj fakti se emri i tij mė vonė, nga shkrimtarė tė shumtė, u fut nė letėrsi dhe madje qė nga fillimi si hero nacional i shqiptarėve. Me fjalė tė tjera kėtu ndodhė shndėrrimi i njė figure historike nė njė figurė letrare (apo gjuhe).
Prandaj, shqiptarėt kur shqiptojnė “Skėnderbe” nėnkuptojnė heroin e vet kombėtar dhe kur flasin pėr heroin kombėtar ata, pothuaj papėrjashtimisht, kujtojnė Skėnderbeun.
Gjatė historisė tematika e heroit nacional evoluoi bashkė me letėrsinė, megjithėse, Skėnderbeu si personazh paraqet njėrėn ndėr figurat mė tė ngrira, mė tė konservuara, qė njeh letėrsia jonė.
Dallimi ndėrmjet figurės historike dhe figurės letrare ėshtė nė faktin se figura historike ėshtė njė qenie reale, e gjallė, prej mishi e gjaku, kurse "figurat letrare pėrbėhen nga fjalėt dhe fjalitė". 4) Tema e heroit nacional nga natyra e vet gėrshetohet thellėsisht me temėn e atdhedashurisė.

I.1. Nė kontekstin e letėrsisė sė pėrbotshme dhe pėrmasa shqiptare

Tema e heroit nacional nė letėrsi ėshtė e pranishme tė paktėn qė nga epet e Homerit, nė qoftė se Hektori dhe Akili, kushtimisht, mund tė quhen heronj nacionalė nė kuptimin e sotėm tė fjalės.
Epe nacionale me heronj nacionalė, pas Homerit shkruan edhe autorė tė tjerė: Virgjili, Gete, Volteri, Shileri, Mickieviē etj. etj.
Fqinjė me grekėt dhe me romakėt qysh nė agimet e civilizimit europian, dy popujve qė herėt e zbuluan dhe e kultivuan shkrim-leximin dhe artet e ndryshme, shqiptarėt, pėr ēudi, shikuar historikisht, filluan relativisht vonė tė shkruajnė nė gjuhėn e vet. Pėr aq sa dihet deri sot. Nė letėrsinė tonė kjo temė pėrkon me zgjimin e idesė pėr njė shtet kombėtar, domethėnė u zhvillua nė shekullin XIX, krahas Rilindjes Kombėtare.
Logjikisht, heroi nacional i shqiptarėve, krahasuar me heronjtė nacionalė grekė e romakė, ėshtė i kohėve mė tė vona, pra mė i ri, historikisht.

II. SHNDĖRRIMI I FIGURĖS HISTORIKE NĖ FIGURĖ GJUHE

II.1. Paradigma barletiane 5)

Krijimin e kultit tė Skėnderbeut, si hero nacional i shqiptarėve, fuqimisht dhe pakthyeshėm, e inicoi Marin Barleti, shkrimtar humanist, autor i veprės “Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut”, qė u botua nė vitet 1508-10 nė Romė, nė gjuhėn latine, e qė pastaj gjatė shekujve u ribotua disa herė dhe u pėrkthye nė gati tė gjitha gjuhėt e rėndėsishme europiane. 6) Ideja e nacionit nė kohėn kur veproi Barleti gjithsesi ka qenė mė pak e nuancuar seē ėshtė sot, por konturat janė edhe tek ai tė qarta, kėshtu qė mund tė thuhet se kjo ide, kėtu paraqitet nė fazėn embrionale tė saj.
Studiues tė ndryshėm kanė vlerėsuar se kjo vepėr nuk ėshtė thjesht historike dhe as thjesht letrare, por njė histori e letrarizuar, e shkruar nė frymėn e kohės kur u shfaq. “Historia e… Skėnderbeut” e Barletit ndėr shqiptarėt, por edhe te tė huajt, frymėzoi autorė tė shumtė qė mbi temėn e heroit nacional tė shqiptarėve (u konsiderua edhe hero i Europės dhe i krishterimit), tė realizojnė vepra artistike nė gjuhė tė ndryshme, madje edhe nė arte tė ndryshme. 7)
Ēėshtja e pėrkufizimit tė statusit tė kėsaj vepre, si letrare-artistike apo historike, do tė reflektohej drejtpėrdrejt nė (mos)pėrfshirjen e kryepersonazhit tė saj nė objektin e trajtimit tonė.
"Historia e… Skėnderbeut" e Barletit kaherė ka hyrė nė “Historinė e letėrsisė shqiptare”, pėr tė ligjėrohet dhe debatohet nė kuadėr tė temave tė letėrsisė, gjė qė ta pėrkujton Terry Eagleton-in”: “Teksti i shkruar mund tė futet nė qarkullim si vepėr historike apo filozofike, e mė vonė tė radhitet nė letėrsi.” 8) Kjo vepėr shėrbeu si njė paradigmė unikate, si njė lloj arkiteksti, 9) (apo edhe hipotekst 10) kurse Skėnderbeu i Barletit shėrbeu si njėfarė arketipi 11), pėr tė gjithė kultivuesit e mėpastajmė tė shtresėzimeve artistike tė heroit, duke e bartur me shumė sukses kėtė figurė nga historia faktografike nė historinė e fiksionit, d.m.th. nė pavdekėsi.
Studiuesit kanė shprehur mendimin se Skėnderbeu i Barletit ėshtė njė hero i latuar nė prizmin e idealeve tė epokės sė Humanizmit, qė ėshtė “nėn influencėn e konceptit artistik dhe estetik tė historisė” 12). Pa injoruar ata studiues qė kanė mbėshtetur mendimin se Skėnderbeu i Barletit ėshtė njė hero i bėrė sipas dizajnit tė Humanizmit, nuk do tė ishte e tepėrt qė nė kėtė debat tė pėrfshihet edhe dimensioni i idealit letrar mesjetar (jo vetėm pėr latinitetin), sepse heroi i Barletit si "burrė i fuqishėm dhe madhėshtor, i cili ėshtė i ashpėr, i guximshėm, pėr tė luftuar dhe pėr tė mbrojtur atė qė ėshtė e tija: pronėn feudale” 13), ai ka edhe tipare tė njė heroi mesjetar. Skėnderbeu i Barletit gjithsesi ka cilėsi tė "heroit tė nderit aristokratik", qė ishte ideal etik i kulturės mesjetare, sado qė ai nė disa aspekte i tejkalon pėrkufizimet e njė "udhėheqėsi patriarkal" tė zakonshėm. 14)
Heroi i kėsaj "Historie..." del njė orator i madh, sa qė lexuesit kanė ardhur nė pėrfundim se fjalitė e gjata qė autori ia vė nė gojė Skėnderbeu, mė parė janė mendimet e vetė Barletit ēka, natyrisht veprės ia zhveshė kėmishėn "historike" dhe ia veshė atė letrare-artistike. E njėjta gjė vlen kur nė kėtė vepėr flitet pėr forcėn fizike dhe pėr tė dhėnat mbi tė rėnėt e betejave, sipas tė cilave heroi ynė kombėtar del si njė mbinjeri.
Ndoshta gjykimi mė i drejtė do tė ishte tė thuhet se Marin Barleti heroin e vet e gatuan nga brumi i idealeve mė tė mira tė mesjetės dhe tė epokės sė Humanizmit. Sa i pėrket patetikės qė e karakterizon kėtė vepėr, por qė ėshtė e vetėkuptueshme nė kontekstin e kodit historik-heroik, mund tė huazojmė njė konstatim tė studiuesit kroat Z. Škreb, qė megjithėse nuk i dedikohet “Historisė…” sė Barletit, e shpjegon edhe njė dimension tė saj: “Shprehja patetike pėrgjithėsisht karakterizohet me kultin e vokabularit ekstrem: poeti (lexo: autori, A.G.) synon qė krejt ngjarjen, lėvizjen, zėrat t’i shprehė me fjalorin e shqisave mė tė rrepta tė mundshme.” 15)
Pėrngjan me njė vizion tė jashtėzakonshėm, artistiko-profetik, veprimi i Barletit, i cili nė dėshprim e sipėr, duke parandier zhdukjen qė aq skėterrshėm i kėrcėnohej racės arbėrore, krijon njė Skėnderbe prej fjale, njė ide - Skėnderbeane, qė akumulon dhe kapėrcen me shumė sukses edhe ato sfida, tė cilat asnjė Skėnderbe prej mishi e prej gjaku, qoftė edhe me fuqi mbinjerėzore, nuk do tė mund t'i pėrballonte. Krijohet pėrshtypja se Marin Barleti nėpėrmjet figurės sė Skėnderbeut i dha vizėn dhe legjitimitetin e pėrjetėsisė, vetė Shqipėrisė. Barleti Skėnderbeun e nxori nga historia, duke mos e fshirė prej saj, e arkivoi nė njė figurė simbolike letrare, qė pastaj me njė energji "misterioze" mėkoi me qumėsht atdhedashurie shqiptarėt gjatė shekujve tė skllavėrisė otomane. Domethėnė, tema e heroit nacional qė nga zanafilla e vet ėshtė ngushtėsisht dhe pashkėputshėm e lidhur me temėn patriotike 16). Po ky korrelacion ėshtė edhe logjik.

II. 2. Pėrfaqėsues tė tjerė tė diskursit historik(-letrar)

Ndėr tė gjitha veprat e tjera mbi Skėnderbeun, shkruar nga shqiptarėt, e qė sillen ndėrmjet historisė dhe letėrsisė, vlen tė pėrmendet sidomos apologjia "Gjergj Kastrioti..., princi i shqiptarėve" (1635) e Frano Bardhit, shkruar latinisht, me tė cilėn ky autor i vjetėr, pėrpiqet qė heroin e vet ta mbrojė nga tezat e rrejshme tė njė autori tė huaj, (boshnjakut katolik, Marnaviē 17), mė saktėsisht: ta mbrojė pėrkatėsinė kombėtare shqiptare tė kėtij heroi edhe ballkanik, gjė qė e bėn me sukses.
Pėr Fan S. Nolin, ndėrkaq, Skėnderbeu ishte njė figurė e fuqishme identifikimi. 18) Nė tė ai shihte luftėtarin e rezistencės kundėr pushtuesve dhe frymėzuesin e pavdekshėm tė luftės pėr liri. Noli nė vitin 1921 botoi njė vepėr historike, me mjaft elemente artistike, “Historinė e Skėnderbeut”, tė cilėn e ripunoi dhe e ribotoi mė 1947. Pikėrisht ky studim, e jo ai i Barletit, i shėrben (si duket) si hipotekst (ose paratekst) Sabri Godos pėr romanin e tij “Skėnderbeu”.

II.3. Heroi nacional i “oralitetit”

Nė shenjė admirimi pėr figurėn historike tė Skėnderbeut, populli shqiptar kėndoi edhe kėngė. 19) Studiuesi R. Qosja mendon se romantikėt shqiptarė personazhin historik tė Skėnderbeut, qė e ngrisin nė nivelin e simbolit kombėtar, ndonėse kanė mundur ta marrin prej historisė, e kanė marrė edhe prej poezisė popullore. 20)
Vėrtet, kėngėt popullore mbi Skėnderbeun nuk u ruajtėn nė njė numėr tė madh deri nė ditėn e sotme, fjala ėshtė pėr kėngėt e moēme, gojore, por kjo mund tė shpjegohet me kushtet dhe rrethanat e disfavorshme historike.
Sido qė tė jetė, nė njė pėrmbledhje kėngėsh popullore me tematikė historike, tė botuar nė fillim tė tė shtatėdhjetave nė Prishtinė, kanė gjetur vend edhe nja 15 kėngė mbi Skėnderbeun. Figura e kėtij heroi nė kėngėt popullore tė shqiptarėve ėshtė “ajo e njė flamurtari tė lavdishėm, mishėrim i shpirtit luftarak dhe i atdhedashurisė sė flaktė. 21)
Disa nga kėngėt mė tė bukura popullore mbi Skėnderbeun janė ato qė i sjell De Rada nė "Rapsodi tė njė poeme shqiptare", ēka vėrteton se Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte njė hero nacional jo vetėm i letėrsisė sė shkruar, por edhe i asaj gojore, jo vetėm nė Atdhe, por edhe te tė shpėrngulurit, sidomos te arbėreshėt e Italisė.
Tetė kėngė tė "Rapsodi tė njė poeme shqiptare" tė cilat bėjnė fjalė pėr Skėnderbeun paraqesin njė kapitull mė vete, nė kėtė kontekst. Pėr to ėshtė folur e shkruar mjaft. Disa studiues mendojnė se ato janė vėrtet, siē i publikoi De Rada, kėngė popullore arbėreshe, tė cilat poeti i mblodhi nė popull, por ka edhe studiues (Dh. S. Shuteriqi) qė dyshojnė nė origjinalitetin (gojor) e kėtyre kėngėve, duke aluduar nė dukurinė e "mistifikimit", qė ėshtė e njohur nė letėrsinė e pėrbotshme. 22) Skėnderbeu i kėtyre kėngėve ėshtė njė simbol “i lirisė dhe i ekzistencės si etnitet, i qėndresės dhe i gatishmėrisė pėr sakrifica.” 23)
Edhe Demush Shala i pėrfshiu kėto kėngė nė vėllimin "Kėngė popullore historike", duke ua pranuar origjinalitetin gojor, 24) dhe, siē shihet nga vetė titulli, duke i klasifikuar ato nė grupin e kėngėve historike.
Qė populli ka krijuar kėngė dhe legjenda pėr kryetrimin kombėtar e dėshmon edhe Atė Marin Sirdani, 25) por peshė tė veēantė ka dėshmia e Frang Bardhit, nga viti 1635, ku ai duke mbrojtur "shqiptarėsinė" e Skėnderbeut, jep edhe informacione mjaft tė rėndėsishme, se shqiptarėt "kėndojnė me zė trimėritė e tij nėpėr gostitė,... dhe e quajnė Skėnderbeun tonė (..) "Kulshedra e Arbėrit", d.m.th. "Dragoi i Epirit".

III. MOZAIKU HEROIK I ROMANTIZMIT

“Nė pėrgjithėsi romantikėt e tė gjitha vendeve do tė synojnė projektin e njė atdheu tė dėshirave tė tyre dhe pėrgjithėsisht njė hero nacional dhe do tė krijojnė mitin e luftėtarit, heroit kombėtar. Nė poezinė shqipe ky ėshtė Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, figura e tė cilit ka ardhur nė kohėn tonė pėrmes romantizmit, si fryt i njė mpleksjeje tė veprave historike, poezive, pikturės, legjendave e krijimeve popullore, sidomos atyre tė ikurve nė Itali, pas vdekjes sė tij.” 27) (Zejnullah Rrahmani)
Tematika e heroit nacional ėshtė pikėrisht nė periudhėn e shkrimtarėve romantikė nė truallin e vet mė autentik. Romantikėt shqiptarė nuk i kėndojnė Skėnderbeut vetėm pėr tė mos e harruar atė, domethėnė nuk i bėjnė vetėm gjėmė, a vajtim, nuk i thurin atij epitafe, por i kėndojnė pėr ta krijuar njė ide tė re, pėr tė ribėrė njė Skėnderbe tė kohės sė re, i cili do tė luftojė si ai i shekullit XV, pėr ēlirimin e vendit dhe pėr avancimin e kombit tė vet. Tema e heroit nacional nė letėrsinė shqipe tė Rilindjes karakterizohet nga referencat historik dhe e takojmė sidomos nė poemat nacional-historike (De Rada, Naimi etj.). Kjo tematikė ėshtė ngushtėsisht e lidhur, mbase shkrihet me tematikėn e atdhedashurisė. Ajo qė studiuesja K. Kodra e thotė pėr letėrsinė arbėreshe tė shekullit XIX vlen edhe pėr letėrsinė shqipe tė romantizmit me tematikėn e heroit nacional: “ekzistonte njė kontradiktė midis synimit patriotik pėr tė vėnė nė qendėr heroin kombėtar, popullin dhe synimit romantik dhe modern, pėr tė vėnė nė qendėr individin”. 28)
Gjymtyrės sė dytė tė sintagmės sė heroit nacional romantikėt shqiptarė i japin vlerė tė posaēme, sepse krijimi i kultit a i mitit tė Skėnderbeut, nuk ishte nė funksionin e himnizimit tė njė personi, qoftė ai edhe njė luftėtar i pashoq, por ishte ideja e krijimit tė nacionit shqiptar, ku “Miti i Skėnderbeut (…) bėhet mjet i fuqishėm moral, ideologjik dhe politik i pėrpekjeve kulturore pėr formimin e shtetit tė pavarur shqiptar”. 29)

III.1. Heroi nacional si personazh episodik – respektivisht: heroi nacional “kolektiv”

De Rada pėrveē nismėtar i romantizmit nė letėrsinė shqipe ėshtė edhe autori i parė qė Gjergj Kastriotin – Skėnderbeun e mitizon me mjetet e letėrsisė artistike. 30) Preokupimi i tij me heroin nacional lidhet ngusht me idenė e madhe tė tij, qė tė dėshmojė para botės se njashtu si grekėt qė kanė “Iliadėn” dhe “Odisenė”, edhe shqiptarėt e kanė epin (dhe, rrjedhimisht, heroin e vet) kombėtar, tė cilin poeti i Makit e vendos nė shekullin XV, qė ėshtė epoka e “Motit tė Madh”, kur shqiptarėt, me Skėnderbeun nė krye, luftuan heroikisht kundėr turqve. Domethėnė, ideja e heroit nacional kėtu lidhet me idenė pėr ekzistencėn e poemės nacionale, madje i nėnshtrohet asaj.
Nuk vihet nė diskutim se kjo ide-dėshirė nė sfond kishte edhe qėllime konkrete politike, madje edhe i shėrbente atij qėllimi. Kjo ėshtė njė lloj letėrsie e angazhuar, pėr tė cilėn "relacioni me veprimtarinė jashtėletrare ėshtė pjesė pėrbėrėse e intencės sė autorit". 31) Kėtė e pėrforcojnė edhe disa fjalė tė vetė De Radės: "duke nxjerrė nė dritė njė pas njė librat e “Skanderbekut tė pafan”, (“Scanderbeccu i pa faan”), mė shumė se artin e pėrkryer kisha pėr qėllim tė zgjoja te shqiptarėt vetėdijen e tyre kombėtare". 32) Me patriotizmin e tij tė theksuar, ndėrkaq, poeti arbėresh hyn nė radhėt e atyre shkrimtarėve qė Ēabej i quan “Romantikėt e Europės Juglindore”, domethėnė nė grupin e atyre qė edhe “poezinė e vėnė nė shėrbim tė nacionit tė tyre, kurse lėndėn e veprave tė veta e nxjerrin nga e kaluara historike e vendit”. 33) Me kėtė assesi nuk aludohet nė shkėputen e De Radės nga romantizmi perėndimor, me tė cilin ai ėshtė i lidhur, por jepet njė karakteristikė pėrdalluese e kėtij poeti, i cili, njashtu siē ishte i ndarė pėrgjysmė shpirtėrisht: jetonte nė Itali, por shkruante arbėrisht, po njashtu edhe sa i pėrket pėrcaktimit tė pėrkatėsisė sė tij vetėm njėrit tip tė romantizmit, ėshtė i mangėt. De Rada, pra, nė thelb ishte romantik perėndimor, por kishte edhe veēori tė romantizmit (jug-)lindor. Poemėn “Scanderbeccu i pa faan” De Rada e shkroi rreth njė gjysmė shekulli. Aty protagonist nuk ėshtė heroi kombėtar i shqiptarėve si individ, por protagonist i vėrtetė i poemės ėshtė populli shqiptar. Kulti i ndjeshmėrisė dhe nocionet "sėmundja e shekullit" (Mal du siecle), apo “dhembja e botės” (Weltschmerz), karakteristike pėr romantizmin europerėndimor 34) sikur fshehen qė nė titullin e poemės "Skanderbeku i pafan", gjė qė e vėren edhe Rexhep Qosja: "Skėnderbeu, sado episodik, nuk ėshtė quajtur kot i pafat." 35) Pafatėsia e Skėnderbeut si personazh nė kėtė poemė nuk rrjedh nga ndjenja e vetmisė qė i karakterizon heronjtė e romantizmit perėndimor, pėrkundrazi: “te Skėnderbeu vėnė shpresat njerėzit e thjeshtė”. 36) Me kėtė veēori heroi kombėtar si personazh i kėsaj poeme ėshtė njė hero i romantizmit shqiptar. 37)Pafatėsia e Skėnderbeut tė De Radės ėshtė familjare dhe kombėtare. Vėllezėrit ia helmuan, kurse atdheu kishte rėnė nė skllavėri. Nė kėngėn e pestė tė Librit tė Dytė hasim njė skenė tepėr tronditėse, ku njėri vėlla, Reposhi, Skėnderbeut i kumton vdekjen (helmimin) e vėllaut tjetėr, Stanishit:

“Pas njė ulėritjeje
Karrigia i ra pėrmbrapa e ai i kapi
gishtėrinjtė e dorės. Flokėt e kresė
iu ngritėn, buza i plasi, gjaku
rrodhi nėpėr mjekrėn e re
dhe i pikoi nė kėmishė.
Kėshtu fatkeqėsia
e theri si armik. Jashtė vetėtinte
shumė, aq sa shtėpia mbushej
plot me dritė.
Ai dukej se nuk ndiente as rrufetė
Qė, duke shungulluar, ēaheshin anash.
Dhe foli me zė tė mbytur.
Skėnderi: Ku ėshtė? Ku ėshtė
Tigri qė na ha njėrin pas tjetrit?”
38)

Ėshtė kjo ulėrima e njė shpirti, i cili jo vetėm se ka njė armik tė fortė, por edhe gjendet nė njė botė armike, ndjenjė kjo karakteristike pėr protagonistėt e romantizmit. 39) Vargu i katėrt i fragmentit tė mėsipėrm (...buza i plasi, gjaku / rrodhi nėpėr mjekrėn e re / dhe i pikoi nė kėmishė) lidhet me njė informacion nga “Historia…” e Barletit:
“...pėrveē shenjave tė tjera tė admirueshme tė fytyrės qė i ndėrronte, i ish bėrė zakon t’i ēahej buza e poshtme dhe t’i mbushej plot me gjak. Kjo gjė ishte vėnė re shpesh (…), kur nxehej pėrtej masės.” 40) Kjo gjė dėshmon se De Rada e ka studiuar mirė Barletin. Pastaj, kjo ėshtė edhe njė shembull i bukur se si barten motivet, imazhet nga njėri autor te tjetri.
Diēka qė De Radėn e lidhė me romantizmin perėndimor ėshtė religjioziteti i Skėnderbeut, i cili bėn kryq para betejės:

“(…) Dhe tha vetmeveti:
“Ai zot pėr mua ėshtė
dielli i shtėpisė, ku u linda;
e kėta s’janė veē bar
qė ai i bėri dhe i than|”
E dorėn ngriti, bėri shenj me kryqin
tė cilin tė gjithė e panė,
u zverdh Murati.”
41)

Nėse ky gjest i heroit mund tė kuptohet si dėshmi e fesė sė tij, kjo vėrteton se “nė romantizmin arbėresh vėrtet roli ndikues i fesė ėshtė mė i madh”. 42) Kjo mund tė sugjerojė krahasimin e Skėnderbeut me heronjtė e poemave kalorsiake. Krenaria kombėtare dhe entuziazmi religjioz (nė Perėndim – krishterizmi) nė botėkuptimin romantik kishin vend shumė tė rėndėsishėm. 43)
Fati i Skėnderbeut ėshtė fati i njė heroi tragjik, i cili pashmangshėm do tė pėsojė nė fund, jo nga mungesa e virtyteve, sepse ai ėshtė njė ndėr personazhet e rralla tė De Radės qė "mishėron nė formė tė kulluar lulėzimin e gjithanshėm tė personalitetit njerėzor," 44) por nga rrjeti i (pa)fatit familjar e kombėtar, si dhe rrethanave tė kohės e hapėsirės, sepse ai ndonėse fitues i gati tė gjitha betejave, nuk mund tė thuhet se e fitoi edhe pėrfundimisht luftėn. Rreziku qė i kanosej atdheut tė tij e mbijeton atė, kurse epilog i qėndresės sė tij kreshnike ėshtė megjithatė – perspektiva e zymtė e skllavėrisė sė atdheut dhe mė tė dashurve tė tij. Njė interpretim i mundshėm ėshtė edhe se Skėnderbeu ėshtė i pafat, jo nė vetvete, sepse mė nė fund, sa rroi qe i madh e i trembeshin armiqtė, qe i nderuar dhe i lirė, por pafatėsia e tij qėndron nė faktin se ata qė la pas, nuk janė trashėgimtarė tė denjė tė tij. Sė kėndejmi, Skėnderbeu i pafat, ėshtė atdheu qė nuk ka kush t’i dalė zot. E pra, shėmbėlltyrėn e personalitetit dhe tė strategjisė, De Rada e nxori nga historia pėr sivėllezėrit e atdheut-mėmė, si pikė orientimi dhe si gurrė frymėzimi. Studiuesi bashkėkohor Emin Kabashi nė lidhje me kultin e heroit nacional nė poemat e De Radės arrin nė pėrfundimin se: “Pėrmes kultit tė heroit poeti ka shpaluar vetitė karakteristike tė kombit, qė asokohe ishte bashkuar nė luftė kundėr osmanėve”. 45)
Njė burrė trim, i urtė, strateg lufte e rob i pėrulur i Zotit, por edhe viktimė e fatit, njė mbret mbretėria e tė cilit varroset bashkė me tė, ja kush ėshtė Skėnderbeu i De Radės.
Konform konvencave tė romantizmit, nė poemė De Rada nuk i harron as heronjtė negativė, 46) kundėrshtarė tė heroit pozitiv, e nė kėtė rast ata janė turqit, gjegjėsisht sulltan Murati me tė birin Mehmetin.
Poeti romantik De Rada provon tė ringjallė idealet e “Motit tė madh”, qė pėrkojnė me shek. XV, diēka pra qė kishte ekzistuar (dhe ishte shuar) plot 4 shekuj mė herėt. Idealet e veta ai i krijon duke pasur Arbėrinė e Skėnderbeut si mostėr, duke ia “mbindėrtuar” atė amullisė sė Shqipėrisė sė kohės sė tij. Njė utopi romantike nė dukje tė parė, por utopi dha frute reale. Utopia romantike e mbarsi realitetin dhe shpėrthyen lulet e para tė Rilindjes shqiptare. De Rada ishte ndėr frymėzuesit e parė tė mėdhenj tė kėsaj ideje.

III.2. Seanca poetike-heroike e Naimit

Mė se njė shekull pas vdekjes sė tij, pėr Naimin mund tė thuhet se ėshtė pa dyshim ndėr shkrimtarėt mė tė popullarizuar tė kombit, megjithėse disa njohės tė shquar tė letėrsisė e tė kulturės (F. Konica 47), Eqrem Ēabej 48) artin e tij kanė dijtur ta quajnė tė mangėt. Nė anėn tjetėr Naimi u vlerėsua lart sidomos nga kritikėt e periudhės socialiste, (pas Luftės sė Dytė Botėrore), gjė qė nuk duhet patjetėr tė paragjykohet dhe as qė tė kuptohet ironikisht.
Poema “Historia e Skėnderbeut” (1898) ėshtė vepra e tij e mbrame, prandaj disa e quajtėn edhe “testamenti politik” i Naimit. Ky pėrkufizim flet pėr vlerat parėsore tė poemės, d.m.th. ideologjia (nacionale) dominon mbi artin. 49) Nėse kishte talent prej poeti, Naimi nė radhė tė parė kishte talent prej liriku, kurse nė epikė nuk tregon forcė tė madhe krijuese. Kjo poemė ėshtė e ndėrtuar si hipertekst mbi “Historinė…” e Barletit, megjithėse ka edhe studiues tė cilėt kanė shprehur dilema pėr kėtė gjė. 50) Natyrisht, edhe Naimi si shumė romantikė , shekullit XV dhe Skėnderbeut iu drejtua si burimit tė energjisė pėr ēuarjen mė tej tė idealit tė madh tė rilindasve shqiptarė – formimit tė shtetit kombėtar. Domethėnė, tė krijohet njė herė ideja e atdheut, si njė stad paraprijės, pėr tė ndėrtuar pastaj edhe njė atdhe tė mirėfilltė, real, tė lirė.
Studiuesi bashkėkohor S. Hamiti konstaton se prosede zotėrues i poemės nė fjalė ėshtė – himnizimi. 51) Pėrveē himnizimit, veēori tjetėr e poezisė sė Naimit ėshtė edhe moralizmi, kėshtu qė edhe pėr heroin e “Historisė sė Skėnderbeut” ėshtė thėnė se ai ėshtė edhe “hero moral kombėtar”. 52) Nėse pėr fjalimet e Skėnderbeut tė Barletit ėshtė dyshuar se mė parė ato janė fjalėt e autorit tė librit, sesa tė Gjergj Kastriotit – historik, edhe pėr fjalimet e Skėnderbeut tė Naimit nuk ėshtė gabim tė thuhet se ato janė mėsime naimjane-skėnderbeane. 53) Skėnderbeu i Naimit ėshtė njeri i pėrsosur, ideal, pa tė meta. Sė kėndejmi, konstatimi i S. Hamitit mbi himnizimin, te Naimi, del i saktė.
Nė qoftė se te “Scanderbeku i pa faan” heroi kombėtar paraqitet mė rrallė, vetėm herė pas here, madje as nuk ėshtė kryepersonazh, nė “Historinė…” e Naimit heroi kombėtar jo vetėm se ėshtė kryepersonazh, por nė tė vėrtetė aty gjithēka sillet rreth emrit tė tij. Mungesėn e individualizimit mė tė pėrsosur tė Skėnderbeut tė Naimit, R. Qosja e arsyeton me faktin se as nuk ishte intencė e autorit pėrshkrimi i heroit tė vetmuar, sado i madh tė ketė qenė ai, por nė Skėnderbeun ai krijon njė “personazh simbol”, nė tė cilin ėshtė pėrmbledhur ideali i atdhetarizmit. 54) Derisa te De Rada kemi disa heronj (protagonistė) tė poemės, te Naimi kemi vetėm njė kryepersonazh, por qė po ashtu simbolizon popullin shqiptar. Nuk ėshtė njėsia e veprimit ajo qė modelon heroin nė kėtė poemė, por ėshtė heroi (si prijės i popullit) ai qė kushtėzon syzheun. Kjo mund tė shpjegohet me funksionalizimin e historizmit, si pjesė tė diskursit. Natyrisht, kėtu nga-tėrron punė “digresioni” i bukur, qė pėrfshin kėngėn XII, por edhe njė pjesė tė kėngės XI.
Ėshtė S. Hamiti ai qė “zbulon” veēantinė e kėngės XII tė kėsaj vepre, 55) tė cilėn e pagėzon “kėnga e fantazisė”, qė mund tė quhet edhe “kėnga e kėngėve” tė Naimit.
Protagonist i njė kohe tė jashtėzakonshme, ku njė qytetėrim (ai islamik-aziatik) sfidon me mjete tė luftės njė qytetėrim tjetėr (atė tė krishterė-europian), Skėnderbeu i Naimit sikur pėrmbush njė kriter tė rėndėsishėm tė romantizmit, pikėrisht atė tė “karakterit tė jashtėzakonshėm nė rrethana tė jashtėzakonshme”. 56)
“Historia e Skėnderbeut” e Naimit, nė njė prizėm tė caktuar, del si njė poemė e njohjes, respektivisht si njė udhė e rinjohjes, qė realizohet artistikisht nėpėrmjet disa zbulimeve, qė bėn ose qė i ndodhin heroit, qė duken si shkallė drejt njohjes sė madhe tė idesė kombėtare. Kjo poemė epike edhe ėshtė shkruar me qėllim qė nėpėrmjet evokimit tė shekullit tė Skėnderbeut, dhe me forcėn e fjalės poetike tė zgjohet vetėdija e fjetur kombėtare, e cila rrezikonte tė vdiste fare. Jeta e Skėnderbeut ishte si e krijuar pėr njė projekt tė tillė. Naimi, si duket, kur shkruan, para vetes ka imazhin e shqiptarit tė kohės (gjysma e dytė e shekullit XIX), tė cilin e trajton si njė pacient qė ka pėrjetuar amnezi historike, qė ka nevojė pėr njė seancė poetike tė zgjimit dhe ndėrgjegjėsimit nacional. Kėtė e bėn, sė paku, nė pesė zbulime.

1. Zbulimi i gjendjes aktuale - diagnostifikimi

Ballafaqimi i heroit me realitetin e trishtė, nė poemė, ka pikėtakime me “Hamletin” e Shekspirit. Nė tė dy rastet ėshtė fantazma e prindit tė vdekur, ajo qė zbulon tė vėrtetėn, tė panjohur mė herėt. Pėrshkrimi qė i bėhet fantazmės sė Gjon Kastriotit ėshtė si njė incizim fotografik dhe rėndgen, njėkohėsisht edhe njė parabolė pėrgjithėsuesė, pėr pozitėn e popullit tė tij nė atė moment:

“i-zi sterrė posi natė!
i-ligur i dobėtuar,
i grisur, i ēkatėryer,
i-shkretė, i varfėruar,
i-qar e i mallėngjyer!
ish i venitur, i – vdekur
i rrithte si lumė gjaku,
ishte pėrgjynjur e tretur
dhe dridhej i tėrė plaku!
si ajy lypės i gjorė,
qė ka mbetur pa bukė,
rri ndė shi e nė dėborė
ngjeshur i mjeri me zhukė!”
57)

2. Zbulimi i Atdheut

Mjafton tė kujtosh “Bagėti e bujqėsi” qė ta keshė tė qartė se sa tė bukur e konsideronte Naimi atdheun e vet, por edhe sa bukur do t’i pėrshkruajė peizazhet (visoret) e atdheut.
Mirėpo, ideja e Naimit nuk ėshtė veē orientimi i vėrejtjes sė shqiptarėve kah bukuritė natyrore tė Shqipėrisė, por ai kėshtu zbuloi edhe dashurinė e brendshme tė shqiptarit pėr atdheun e vet. Vlerėsuar nga aspekti psikologjik, folėsi epik ėshtė edhe rob i njė nostalgjie ekstreme, sepse ai nė natyrėn shqiptare sheh veē mrekulli, para tė cilave shpirti i tij ekzaltohet:

“pa malet e Shqipėrisė,
qė ndė vogėl’ i kish parė,
nė kohėzat tė lirisė,
pa ndeu nė zėmrėt zjarrė,
njė gas qė nuk e kish ndjerė,
qė kur lindi, gjer ahere,
kurrė ndonjė tjatrė herė,
i erdhi me shumė nderė.
Ishte plot me ėmbėlsirė,
e kish njė tė naltė ndjenjė,
t’ uruarė e tė mirė,
tė vjyer’ e pa rrėfenjė.
Shty syt’ e pa mėmėdhenė,
Lott’ i vanė si burimi (…)
58)

3. Zbulimi i krenarisė kombėtare - terapia

Bukuritė dhe begatitė qė i posedon atdheu i tyre si kontrapunkt i gjendjes sė mjerė dhe pėrulėse tė shqiptarėve ēfarė ishte nėn robėrinė otomane, nuk mund tė mos e ngacmonin ndėrgjegjen dhe tė mos e zgjonin krenarinė e secilit veē e veē, e pastaj edhe tė tė gjithėve tok. Kėshtu u projektua rrebelimi militant:

“tė hiqte kordhėn e gjatė
e t’u bij sa kish fuqinė,
t’ja bėn krahrorė govatė
e t’i nxiste mushkėrinė,
apo t’a shtinte nėr duar,
e posi berr ta therte,
a t’a shkelte nė kahruar,
edhe shpirtinė t’i merte,
posi ujku qen’ plakur,
qė s’i kanė mbetur dhėmbė,
e ze dh’e ngorth pa pėrgjakur,
duke xhvaturė me kėmbė!”
59)

Mė tej kalohet nė njė trans tė vėrtetė luftarak:

“Nė millt shpatėn s’e vė kurrė!
pa dėbuarė Tyrqinė!
Tė vinjė kush ėsht’ burrė
tė shpėtojmė Shqipėrinė”
60)

4. Zbulimi i dashurisė

Pėrderisa nė letėrsinė me tematikė tė heroit nacional, natyrisht, dominon heroika, nė kėngėn XII tė poemės zbulohet njė ikje, njėfarė “pėrēudnimi” origjinal, njė thyerje e konvencės, njė bishtėrim i vogėl nga horizonti i pritjes, sepse aty kėndohet pėr njė hero “tė dashuruar”. Nuk ėshtė rastėsisht kjo kėngė kaq e realizuar, sepse Naimi kur shkruan pėr dashurinė sikur ėshtė nė elementin e vet mė tė mirė, autentik. Kur tė kalohen ato tri shkallėt e zbulimit, atėherė shqiptarėt, si Skėnderbeu i poemės, do tė zbulojnė edhe dashurinė. Kėngėt XI-XII paraqesin njė pushim tė kėndshėm, nė njė kohė plot me luftėra, njėfarė digresioni ēlodhės. Heroika nuk e kundėrshton absolutisht erotikėn. Ka edhe te Homeri skena qė mund tė quhen erotike. Pėr dallim nga Skėnderbeu i De Radės, i cili dashurohet me njė vajzė tė huaj (Frosina), Naimi nė pajtim me ideologjinė kombėtare, pėr heroin kombėtar gjen njė vajzė shqiptare. Trimi hijerėndė, qė njihte veē luftrat e ashpra, kur takohet me nusen qė “posi hėna vetėtinte”, pėr njė ēast humb drejtpeshimin racional tė ushtarakut, zbulon dashurinė dhe fluturon nė krahėt e ekstazės:

“Ra nė dett tė bukurisė,
mendjenė vala ja mori,
j’u afrua Perėndisė,
se vala atje e nxori.
(…)
Mėndja kishte fluturuar
me krahė tė lehta shumė,
Skėnderbeu ish qetuar,
As xgjuar’ ish as nė gjumė.”
61)

Po ai prijės i tmerrshėm qė nuk e kishte humbur fijen e gjykimit as nė pėrleshjet mė tė pėrgjakshme, e humb atė kur takohet me bukurinė e dashurisė. Edhe kėtu kemi tė bėjmė po ashtu me njėfarė himnizimi – atė tė dashurisė. Sa i takon “engjėllit tė Urtėsisė” qė i rrėfen Mbretit pėr botėn e pėrtejme, ai ta kujton Virgjilin qė i prin Dantes nė “Komedinė hyjnore” tė tij.

5. Heroi dhe vdekja

Turbullimin e ėmbėl qė i shkaktoi njohja e dashurisė heroi megjithatė e mundi, duke vazhduar si mė parė qė t’i prijė popullit tė vet nė paqe e nė luftė. Ndeshja me vdekjen ka njė epilog tjetėr:

“Atė, qė s’e zinte shpata
Edhe ushta e shigjeta,
S’mundja me duar tė thata
Nėr rroba e shty e shkreta.”
62)

Me shumė cilėsi Skėnderbeu i Naimit ėshtė njė mbinjeri, njė hero me tipare gjysmėhyjnore. Vdekjes as ai nuk mund t’i shmanget, kundėr saj nuk ka shpatė as strategji qė i ndihmon. Pikėrisht nė kėtė pėrtokėzim studiuesi Hamiti vėren shenja tė antiheroikes dhe antimitizueses. 63) Mirėpo, mėnyra si e pret vdekjen heroi ėshtė dinjitoze. Ai me gjakftohtėsi bashkėluftėtarėve dhe birit tė vet u jep kėshillat dhe porositė e mbrame. Lutja e Skėnderbeut drejtuar Zotit, para se tė vdiste: “Nė dorė tė huaj/ Shqipėrija tė mos bjerė” dhe pėrgjigjja e engjėllit “do tė rronjė Shqipėrija”, 64) shkrihen nė njė ide premtuese pėr pavdekėsinė e Atdheut, gjė qė e kishte gjithmonė nė mendje poeti Naim Frashėri.

III.3. Heroi nacional - i “pėrshpirtshėm”

Gjithnjė nė frymėn e Rilindjes Kombėtare, pothuaj nuk ka asnjė shkrimtar shqiptar tė shekullit XIX, i cili nuk ka shkruar diēka mbi temėn e Skėnderbeut. 65) Jani Vreto gjithashtu ka shkruar poemėn “Istori e Skėnderbeut”, me tė cilėn i bashkohet korit tė autorėve tė letėrsisė qėllimore (intencionale). Poema vlerėsohet modeste pėr vlerat artistike. 66) Ajo qė Skėnderbeun e Vretos e dallon prej heroit tė romantikėve tanė tė tjerė, ėshtė pėrshpirtshmėria e tij e madhe, gjė qė atė mė shumė e afron me heronjtė e romantizmit perėndimor 67) sesa me ata shqiptarė. Rexhep Qosja vėren: “Me ndryshim prej, fjala vjen, Skėnderbeut tė Naim Frashėrit, qė nuk e heq Atdheun ngojet, Skėnderbeu i Jani Vretos nuk e heq Ungjillin gjinjsh”. 68) Duke mos e pasur pėr qėllim polemizimin me kriteret vlerėsuese tė studiuesit tonė tė merituar, megjithatė duhet tė theksohet se qortimi i Qosjes pėr “shmangien nga e vėrteta historike” 69) tė Vretos, duke kritikuar potencimin e ndjenjės fetare tė protagonistit tė poemės nė fjalė, sikur i kapėrcen kufijtė e vlerėsimit estetik dhe rrezikon tė shndėrrohet nė njė propagandė antifetare, qė nė vete nuk ėshtė mė e virtytshme se ajo qė kundėrshton. Nė fund tė fundit edhe nė “Historinė …” e Barletit ka elemente fetare. E pra, vepra e humanistit shqiptar pavarėsisht nga gjithēka mbetet burimi mė i afėrt kohės sė Skėnderbeut. 70) Ja vetėm fragmenti i njė fjalimi-lutjeje tė “Athletit tė Krishtit”, Skėnderbeut, nga libri i Barletit:
“Edhe (…) duke u lutur, i pėrunjur, (…) mora pėrsipėr me gjithė zemėr mbi supet e mia kėtė fushatė dhe detyrė, me qėllim qė tė mbroj, me ty pėrpara si udhėheqės (…) Kishėn tėnde shumė tė shenjtė, qytetin e Romės, fenė katolike dhe Italinė.” 71)
Teoria e letėrsisė mėson se “heroi i veprės epike nuk ėshtė identik me heroin e historisė, ai pėrgjithėsisht ėshtė nė funksion tė nevojave dhe tė kuptimeve tė kohės.” 72) Mė nė fund, tė jesh fetar apo ateist si autor, apo si personazh, ngjyrimi fetar apo jofetar i njė vepre artistike, kėto nuk duhet marrė si kriter fundamental diferencues gjatė procesit tė vlerėsimit. Bota njeh shumė kryevepra, nė arte tė ndryshme, anekėnd botės, qė kanė ngjyrim fetar. Historiani italian i letėrsisė Franēesko de Sanktis, duke folur mbi njė shkrimtar romantik, ndėr tė tjera thotė se nė kėtė formacion stilistik: “Ėshtė zgjuar fantazia e ngjallur me krenarinė kombėtare dhe me entuziazmin religjioz…” 73) Pra, religjioziteti jo vetėm se nuk kritikohet pėr tė keq, por vlerėsohet si njė nga veēoritė thelbėsore tė letėrsisė sė romantizmit. Heroi nacional ndėrkaq mund tė jetė fetar dhe jofetar, prandaj nė kėtė dimension sikur studiuesi Qosja gjykon me njė dozė tė tepruar tė patriotizmit ateist (ose tė paktėn tepėr rigoroz – sa i pėrket fesė). Qortimi qė studiuesi i bėn poemės “Istori e Skėnderbeut” tė J. Vretos, nė aspektin e realizimit artistik, ėshtė diēka tjetėr dhe studiuesi kėtu mund tė ketė mė shumė tė drejtė.

IV. HEROI NACIONAL NĖ SATIRĖ

Ēėshtja e statusit tė letėrsisė satirike nė hierarkinė e zyrtarizuar tė fondit tė vlerave artistike tė letėrsisė shqipe paraqet, ndoshta, “thembrėn e Akilit” nė diskutimet e trajtesat e studiuesve tanė. Injorimi qė iu bė kėsaj letėrsie nė njė periudhė tė gjatė kohore (kohėt e fundit vėrehet njė pėrmirėsim i gendjes), shkaktoi edhe mospėrfshirjen nė debatet dhe botimet e institucioneve mė tė larta e mė kompetente tė letėrsisė, nė Shqipėri dhe nė Kosovė, pėrveē tė tjerėve, tė satirikut “mefistofelik”, Atė Gjergj Fishtės. Ky gjeni i letrave shqipe pa ngurrim mund tė quhet - kamxhiku i veseve shqiptare. Nuk e di a ka vepėr tė Fishtės, ku ai, kėshtu apo ashtu, nuk i referohet figurės sė heroit kombėtar. Sidomos kjo vlen pėr krijimtarinė e tij epike dhe satirike. Satiriku jashtėserik Gjergj Fishta shkon deri atje sa heroin nacional e funksionalizon me mjaft gjeturi edhe nė njėsitė satirike. Sidomos hyn nė fushėn e temės sonė “Biseda” satirike “Nėn hajat tė Parrizit”, e shkruar nė vitin 1914. Pa marrė parasysh se kjo njėsi letrare shfaqet nė njė realitet fiktiv, (se fjala ėshtė pėr letėrsinė), me njė gjuhė plot konotacione e thumba satirikė, ėshtė me interes tė konstatohet veprimi i Fishtės, i cili sado qė krijon njė botė satirike – heroin nacional personalisht e ruan nga satirizimi.
Skėnderbeu gjendet nė “Parriz”. Ai ka mall dhe kureshtje pėr tė marrė vesh mbi ngjarjet mė tė reja nė Shqipėri. Gjėra kėto qė nuk do tė dukeshin skajshmėrisht “tė huaja” as nė njė ambient epik. Fishta, i cili nė satirat e tij “shfaqej si njė ndėrgjegjegje fėrgėlluese e aktualitetit”, 74) nė njė funksion tė tillė e koncepton edhe rolin e heroit nacional nė kėtė copė satirike.
“Nėn hajat tė Parrizit”, sipas studiuesit S. Hamiti, “ėshtė dialog ndėrmjet Djallit qė ndjell zinė shqiptare dhe Skėnderbeut qė synon idealitetin shqiptar, e i pari ėshtė referues i realitetit”. 75)
Pėrsėri kėtu do tė kishte lėndė edhe pėr analiza tė hollėsishme pėr raporte antitetike.
Heroi kombėtar nė letėrsinė satirike tė Fishtės ėshtė – njė mbrojtės i madh i vlerave etnike tė kombit. Pėr dallim nga Skėnderbeu i konteksteve epike, tė shkrimtarėve tė tjerė (De Rada, Naimi, mė vonė edhe Godo, etj.), qė lufton kundėr armikut tė jashtėm, kundėr pushtuesit otoman, heroi nacional, satirik, i Fishtės ka pėr qėllim ngacmimin, zgjimin e sistemit mbrojtės tė shpirtit tė kombit nga prishja e brendshme. Nė fillim tė shekullit XXI duhet tė na falet qė heroin e Fishtės nė kėtė satirė ta shikojmė si “simbolin e pranuar tė shqiptarit ideal”, i cili duhet tė funksionojė si njė antivirus efikas (nga bota e kompjuterėve), kundėr ndotjeve, infektimeve virusale tė shkaktuara nga demagogėt e kohės. Skėnderbeu nė satirė vihet nė shėrbim tė luftės kundėr veseve tė shqiptarėve.
Fishta nė kėtė vepėr tėrheq vėrejtjen se heroi nacional nuk e ka pėr detyrė tė luftojė vetėm kundėr tė kėqijave qė vijnė nga jashtė, por edhe kundėr atyre qė vijnė nga brenda. (Ėshtė fjala pėr njė luftė tjetėrfare nga ajo qė zhvillonin komunistėt kundėr armiqve tė jashtėm e tė brendshėm.) Ēdo kohė ka nevojė pėr njė hero tė vetin nacional. Ēdo kohė e modelon vetė heroin pėr tė cilin ka mė nevojė.
Nėnteksti politik qė ėshtė i theksuar nė kėtė “Bisedė” satirike, nė tė vėrtetė ėshtė pėrcjellės i zakonshėm, endemik, i zhanrit, pra i letėrsisė me kėtė tematikė.

V. HEROI NACIONAL NĖ ROMANIN E PERSONAZHIT

Tema e heroit kombėtar ėshtė pa dyshim e pėrhershme nė letėrsinė shqipe, duke filluar qė nga De Rada e deri nė kohėn tonė. Pėrveē nė vargje, kjo temė u shtjellua edhe nė shkrimet artistike nė prozė. Raportet ndėrmjet romanit dhe historisė ishin dhe janė shumė tė ngushta. 76) Shkrimtari Uallter Sot nisi njė zhanr, romanin historik, i cili ėshtė gjallė deri nė kohėn tonė. Romani “Skėnderbeu” i Sabri Godos me vetė titullin sinjalizon brumin tematik, gjithnjė nė linjėn e asaj qė thamė nė fillim tė kėtij punimi, se sintagma “heroi nacional”, shqiptarėve ua kujton nė radhė tė parė Skėnderbeun. Meqenėse bėhet fjalė pėr njė prozė tė gjatė, me lėndė tė nxjerrur na historia kombėtare, “Skėnderbeu” i Godos ėshtė njė roman historik dhe respekton parimet e poetikės sė kėtij zhanri. I shkruar me metodėn krijuese realiste, (sipas Bajram Krasniqit, nė kėtė roman kemi tė bėjmė me realizmin e hapur), 77) kjo vepėr pėr dallim nga poemat e pėrmendura mė lart, ėshtė vėrtet “mė prozaike”, mu pse aty mbizotėron diskursi historik realist, qė anon kah letėrsia dokumentare. Vetė narratori**, shpesh, merr tonin e njė folėsi diskursiv, kėshtu qė ndodhė qė lexuesin ta ngatėrrojė nė gjykimin a ėshtė fjala pėr diskursin e shkencės historike, apo pėr gjuhėn e njė vepre letrare-artistike. Kohėve tė fundit kjo karakteristikė nė letėrsi nuk merret si mangėsi, por si njė pėrpjekje e autorit pėr tė krijuar imazhin e tė besueshmes, autentikes, pa marrė parasysh se fjala ėshtė pėr njė roman dhe jo pėr njė studim historik. Njėsoj siē bėnin shkrimtarėt e kohėve tė pėrparshme, qė heroit i jepnin tipare tė parafytyrimeve, idealeve dhe pikėpamjeve tė kohės sė vet, edhe “Skėnderbeu” i Godos, megjithėse “historik” me plot referenca nga historia e vėrtetė, njėkohėsisht ėshtė edhe projekt-figurė, ku pėrthyhen pikėpamjet, idealet nacionale nė pajtim me politikėn e kohės sė shkrimit tė veprės.
Fakti se “Skėnderbeu” i Godos i takon zhanrit tė romanit historik, shkruar sipas botėkuptimit krijues realist, si edhe fakti se Godo ėshtė pikėrisht shkrimtar qė e zbret heroin naconal nga froni i heroit mitik, si asnjė shkrimtar tjetėr yni, nuk do tė thotė edhe se romani ėshtė i operuar nga patosi historik. Ky patos ėshtė mė i kontrolluar se nė rastin e Naimit, por manifestohet edhe kėtu, nganjėherė madje mjaft fuqishėm, si patos etnik: “Ky popull nuk i ishte nėnshtruar asnjė sundimi tė huaj dhe nuk njihte tjetėr mbi vete pėrveē kryeparit tė fisit.” 78) Tematika e heroit nacional, e lidhur ngusht me atė tė atdhedashurisė, shprehet edhe me asocimin e forcės anteike tė tokės nėnė: “kėshtjella bėnte hije mbi tokė dhe prej andej merrte fuqi pėr udhėtimin e saj drejt pėrjetėsisė.” 79)
Narracioni nė kėtė roman, siē u tha edhe mė lart, i afrohet mjaft letėrsisė dokumentare. Mė shumė mbėshtetet nė referenca historike, sesa nė ligjėrime patetike. 80) Megjithatė, pėrveē shprehjes realiste ka edhe teknika tė tjera tė shkrimit, siē ėshtė “funksionalizimi i mitologjisė” nė strukturėn e romanit, por qė nė vete e ruan pikėshikimin kritik ndaj mitit. 81) Zėri i folėsit tė romanit “thėrret nė ndihmė autoritetet e ndryshme tė dijes pėr tė provuar tezat, situatat dhe idetė e shprehura pėrmes autorit-narrator, apo pėrmes gojės sė personazheve”, konstaton studiuesi B. Krasniqi. 82) Kėtu do tė mund tė flitej edhe pėr intertekstualitetin.

VI. ANTITEZA HISTORIKE

Si bartės semantik i vlerave pozitive tė epokės, nė konstelacionin e luftės midis dy popujve, feve a qytetėrimeve, heroi nacional duhet tė ketė edhe oponentin e vet, heroin negativ, pėrballė tė cilit heroizmi i tij shkėlqen nė dritė tė vėrtetė. Kėtu kemi tė bėjmė me tė ashtuquajturin raport antitetik ndėrmjet dy idealeve, apo dy tendencave. Antiteza ėshtė njė figurė stilistike, por nė kėtė kontekst unė nuk mendoj nė tė, por mendoj nė radhė tė parė nė antitezėn historike, e cila pėr dallim nga antiteza logjike (e natyrshme, kontradiktore, terminologjike, p.sh.: bardhė-zi, terr-dritė, etj. etj.) nė vete nuk ėshtė antitetike, por bėhet e tillė nė sajė tė rethanave historike 83). Njė popull nuk ėshtė antitezė e njė populli tjetėr, nga natyra e gjėrave, pra as populli turk nuk ėshtė vetėm pse ėshtė turk, antitezė e popullit shqiptar, por nė bazė tė ngjarjeve historike, si pushtues tė tokave shqiptare, nė njė kohė tė caktuar (shekujt XV-XIX), turqit vihen nė raport antitetik historik me shqiptarėt. Antiteza historike pastaj ėshtė dydimensionale, ajo pėrveē se i vė nė oponencė dy popuj tė njė epoke (turqit dhe shqiptarėt nė shekujt XV-XIX), krijon edhe raporte antitetike ndėrmjet dy epokave, p.sh. poetėt e Rilindjes Kombėtare (De Rada, Naimi, e tė tjerė) epokėn e Skėnderbeut ia kundėrvėnė epokės sė vet. Antiteza historike natyrisht ėshtė e ngjeshur me patos. Ky patos shėrben pikėrisht pėr tė dhėnė njė sistem tė ri vlerash 84), si dhe pėr tė theksuar antitezėn historike tė tipit tė dytė, domethėnė sistemit tė vlerave tė shekullit XIX De Rada dhe Naimi i vėnė pėrballė sistemin e vlerave tė shekullit XV. Prizmit tė robit pa ndjenjė kombėtare tė shekullit XIX, i vėnė pėrballė prizmin e luftėtarit, heroit tė lirisė nga Shekulli XV.
Antiteza historike paraqitet fill te Marin Barleti. Agresioni turk, tė cilit ia theu hovin Skėnderbeu, prijės i epirotasve, ēon nė njė situatė antitetike. Zanafilla e saj lidhet me rritjen dhe forcimin e Perandorisė Otomane, si dhe me synimin e sulltan Muratit, i cili “u zotua tė bėhej zot i gjithė botės dhe i gjithė mbretėrive tė krishtera!” 85) Qysh nė kėngėn e parė folėsi artikulon gjenezėn e antitezės historike midis shqiptarėve dhe turqve, nė tė vėrtetė midis turqve dhe botės oksidentale:

“Pas Romės sė-re ka tjetrė
qėllim zėnė qė taninė,
t’i derdhet Romės sė vjetrė,
tė marrė dhe Italinė;
dhe lindjen dhe perėndimnė
kėrkon tejpėrtej t’i zėrė,
gjith’ atje e ka qėllimnė,
botėn nė dorė ta vėrė.”
86)

Ismail Kadare nė romanin “Kėshtjella” gjithashtu eksploron raportet antitetike tė dy palėve ndėrluftuese, nė kontekstin e temės sė heroit nacional. Ky qėndrim antitetik rrėfehet me njė vokabular ekstrem tė njėrės palė, qė kėsaj radhe shpreh synimet dhe strategjinė e turqve:
“Grave dhe vajzave tė tyre do t’u heqim veshjet e bardha e tė paturpshme dhe do t’u veshim rrobėn e zezė e fisnike, tė bekuar nga feja. Ne do t’ua mbulojmė me perēe tė zezė fytyrat dhe sytė e tyre dinakė, me tė cilėt ato, gjer tani shikohen lirisht me meshkujt. Ne do tė bėjmė qė ato tė harrojnė tėrbimin e dashurisė dhe tė martohen me meshkujt sipas ligjeve tė shenjta tė sheriatit. (…) Ne do tė derdhim gjakun tonė qė drita e Islamit tė depėrtojė gjer nė kėto strofka ujqish.” 87) Ky ėshtė pra pikėshikimi i gjėrave nga prizmi i palės agresore, ndėrsa pala mbrojtėse qė nė roman ka narratorin e vet tė posaēėm, (tė dalluar edhe grafikisht, me kursiv tė veēantė, nė vetėn e parė shumės, pėrveē nė njė rast, kah fundi i romanit kur ky narratot flet si "unė"), qė flet me njė fjalor tjetėr dhe nga perspektivė tjetėr:
“Ne e prisnim prej kohėsh kėtė sulm. (…) Ne nuk prisnim ndonjė gjė mė tė mirė dhe pėr ēdo gjė ishim tė pregatitur. Kjo ėshtė toka jonė. Ne nuk kemi vise tė tjera ku mund tė tėrhiqemi (…). Ne ose do tė rrojmė kėtu, ose do tė vdesim kėtu.” 88)
Antiteza historike shqiptaro-turke, nė romanin “Skėnderbeu” tė S. Godos, del nga “katėr shtyllat e mbretėrisė osmane” njėra nga tė cilat thoshte: “Bota ndahet nė dy pjesė: dar-al-islam, tokė e islamit, dhe dar-al-harb, zonė lufte. Vendet e zonės sė luftės do tė plaēkiten dhe do tė vihen nėn haraē, gjersa tė rraskapiten e tė kthehen edhe ato nė tokė tė islamit”. 89) Nė atė rrugė mitike sulltan Mehmetit qė “u betua se do ta ēonte fenė e islamit nė veriun e botės” kundėrshtari mė i rreptė i doli Kruja, “shkėmbi magjik i Krishtit” (siē e quajnė kardinalėt), ku e kishte selinė Skėnderbeu.
Njė antitezė historike e tipit tė veēantė nė prozėn e Godos paraqitet ndėrmjet shqiptarėve dhe venedikasve, ku “Republika shumė e krishterė (…)vigjilon prej njėzet vjetėsh mbi vendin tim (flet Skėnderbeu –A. G.) dhe mė parė do t’ia jap atdheun turkut, sesa ta lė nė duart e shumė tė krishterės Republikė.” 90)

VII. MITI I “MOTIT TĖ MADH”

Paraqet njė paradoks tė llojit tė vet, se si njė epokė e stėrmbushur me gjak e grumbuj luftėtarėsh tė rėnė nė luftėrat e njėpasnjėshme, qė pėr epilog ka njė ekzod nga mė rrėnqethėsit qė njeh historia e shqiptarėve, pikėrisht ajo tė ēmohet si epoka e “Motit tė madh”. Pėrgjigjja fshehet nė qėndresėn e sublimuar nė figurėn e prijėsit legjendar. Poetėt romantikė ndėrkaq, atė periudhė e imagjinojnė si “periudhė tė pavarėsisė, tė lirisė dhe tė lumturisė sė shqiptarėve” 91), megjithėse, dorėn nė zemėr, nė njė periudhė tė pasur veē me lot, gjak, koka tė prera, me fusha ku mbillen kokat, qė vaditen me gjak e korrėn me zjarrė, pėr lumturinė as qė mund tė flitet. Mirėpo, diskursi heroik ka prizmin e vet tė vlerėsimit dhe tė emėrimit tė gjėrave. Miti i “Motit tė madh”, tė cilit shtresa tė veēanta semantike, emocionale dhe historike iu mbindėrtuan sidomos nga arbėreshėt, sepse atyre ua pėrkujtonte epokėn e ekzodit masiv nga “Dheu-mėmė”, por edhe qėndresėn heroike tė arbėrit kundėr superfuqisė sė kohės, Turqisė, tharmin e mori prej mė tė lashtit autor, tė njė teksti mbi Skėnderbeun, qė dihet deri sot, pra, Barletit: “Me tė vėrtetė, ishte kthyer atėherė pėrsėri shkėlqimi i lashtė i Maqedhonisė dhe dukej se kishin ardhur prapė, tamam siē ishin dikur, kohėt tanimė tė harruara tė Aleksandrit dhe tė Pirros.” 92) Nė njė mėnyrė me kėto fjalė mbillet fara e “Motit tė madh“, qė do tė mbijė e do tė lulėzojė sidomos tek arbėreshėt, por edhe te rilindėsit e tjerė shqiptarė. Njė shembull i bukur ėshtė edhe panorama idilike-historike qė del nga vargjet e Naim Frashėrit, kur ai evokon Shqipėrinė e shekullit tė Skėnderbeut:

“Mbretėri ishte lirija,
qė kish ē’do shqipėtar pjesė,
ligjė ishte njerėzija,
vėllazėrija ish besė.”
93)

As vetė Sabri Godo, pėrndryshe i njohur si demitizues dhe si autori qė heroit nacional i ka dhėnė dimensionin e njė njeriu tė zakonshėm, dhe qė pėrveē heroizmit nė luftė sheh edhe vėshtirėsitė dhe problemet e mbijetimit real tė njerėzve tė asaj epoke, nuk i shpėton tundimit tė himnizimit tė saj: “Ishte koha e mrekullive, qė krijojnė besimin, i cili bėn pastaj mrekulli tė vėrteta. Besimi merrte flakė me shfaqjen e heronjve. Ishin ditėt e vrullit tė madh, kur ēdo shqiptar ndihej njė kreshnik.” 94)
“Moti i madh” sipas ligjėrimit tė parafrazuar tė Skėnderbeut tė Godos, para kardinalėve tė Vatikanit, bie ndesh, gati si njė thjerrėz antitetike, me “Motin e madh” tė Naimit ta zėmė, sepse tabloja e shkrimtarit realist ėshtė gjithēa tjetėr veē jo idilike: “Gjaku buronte ende i ngrohtė nga damarėt e prerė tė vendit tė tij. Atje gratė s’kishin mė lotė dhe pleqtė vdisnin nga dhembja. Ata qė i shpėtuan vdekjes, nuk i gėzoheshin jetės, sepse vdekja kishte marrė njė pjesė tė jetės sė tyre”. 95) Ky ēidilizim i dhimbshėm realist, ky deheroizim i realitetit tė “Motit tė madh”, nuk do tė thotė edhe zvogėlim i vlerave semantike dhe emocionale tė vetė heroit nacional, pėrkundrazi kjo natyrshmėri historike pa kozmetikė stilistike, i lė heroin dhe bashkėluftėtarėt e tij tė duken edhe mė madhėshtorė. “E Madhėrishmja” paraqet njė kategori estetike tipike pėr artin heroik. “E Madhėrishmja” e epokės sė “Motit tė madh” konsiston pra jo nė jetėn e begatė me kėnaqėsitė e jetės, por nė kundėrshtimin heroik tė sė keqes, deri nė fund dhe nė sakrificėn heroike pėr lirinė e vendit, por edhe nė kontekstin e mbrojtjes sė Europės sė krishterė prej sulmit tė turqve myslimanė.

VIII. NGA DISKURSET E LETĖRSISĖ ME TEMATIKĖ HEROIKE***

Pėr diskursin e veprės nė shqyrtim tė Marin Barletit, nga ajo qė u tha mund tė nėnkuptohet se aty gėrshetohen diskursi historik me atė letrar. Referencat e shumta historike e vėrtetojnė atė tė parin, kurse sa i takon diskursit letrar, ai shprehet sidomos nė kontributet retorike tė Skėnderbeut nė kėtė vepėr. Fjalimet e tij pa dyshim do tė mund tė radhiteshin ndėr xhevahiret e trashėgimisė retorike shqiptare. Tė dhėnat statistikore mbi tė rėnėt (numri i tė vrarėve) qė jepen te Barleti, nė rastin mė tė mirė do tė mund tė ishin nė vendin e vet nė njė diskurs fantastik, por kurrsesi nė njė kontekst historik. Pėr shembull, nė njė vend thuhet se pas njė beteje tė zhvilluar nė vitin 1444, tė vrarė mbeten 10 mijė turq dhe 300 epirotas (f. 169), diku tjetėr ky bilanc ėshtė 2 mijė turq dhe 42 epirotas, kurse kulmi i kėsaj tendence arrihet nė faqen 376, kur raporti i tė vrarėve ėshtė 30 mijė turq e veē 60 epirotas(!?).
Diskursi bazik nė poemėn “Histori e Skėnderbeut” tė Naimit ėshtė ai historik-heroik. Ky diskurs mė pastaj degėzohet nė shumė shprehje ligjėrimore, qė funksionojnė sė bashku si njė tekst poetik.
Ligjėrimi idilik, me tė cilin veēohet poema e Naimit, vihet nė funksion tė himnizimit tė figurės sė heroit nacional dhe tė shekullit tė tij, por nė raport me realitetin e antitezės historike, tė pandryshuar gjatė shekujve, sepse Shqipėrinė ende e sundonin osmanėt, merr pėrmasa dhe nėnshtresa tė shumta e tė llojllojshme:

"Mbretėronte urtėsija
Paqa, kamja, nderi, shpresa,
Drejtėsi e dashurija
Miqėsija, besa-besa.
Tek po gjendej Shqipėrija
Nė kėto tė mira kaqe,
Qė mbretėron mirėsija
Dh ish nė preh’ e nė paqe.
Kur nj’ e madhe egėrsirė
Duke dalė prej Asije,
U pėrhap si errėsirė,
Dh’e mbuloj botėn si hije ?
Ish njė komp i mallėkuar“(…)
96)

Nuk nevojitet shumė erudicion as informacione nga historia, e sidomos nuk duhet tė jeshė shumė i menēur qė tė konstatosh se fjala ėshtė pėr teprime ekstreme, tipike pėr kėngėt epike legjendare gojore, por edhe pėr kėngėt epike tė kodit heroik. Invokacionet, qė lajmėrohen nė poezinė epike qysh te Homeri, janė tė shpeshta nė poemėn e Naimit. Ja vargjet e fillimit tė poemės:

“Kėndo, ėngjėll urtėsinė
edhe gjithė mirėsitė,
Skėnder-Ben’ e trimėrinė,
Tė lumtė goja, kėndona,
Me gjuhė tė ėmbėl si mjaltė
Skėnder-Ben’ e madh tregona”
97)

Naimi nuk i thėrret muzat pėr ta frymėzuar, por engjėllin, ēka poemės i jep karakter tė “shenjtėruar”. Ndoshta, nė kėtė frymė nuk ėshtė pa vend tė thuhet se te romantikėt shqiptarė ka njė prirje pėr t’i dhėnė karakter gati “religjioz” njėsisė kombėtare, kurse nė kėtė kontekst Skėnderbeu, natyrisht, ėshtė kryeshenjti i shqiptarisė.
Ekosistemi heroik pėrfshin edhe dimensionin etik, sepse hero mund tė jetė vetėm dikush me virtyte tė pėrsosura, qėndrim tė cilin e pėrfaqėson edhe Naimi nė heroin e vet tė dashur. Ky tip ligjėrimi mbėshtetet me njė krah tė vetin nė filozofinė e etikės kristiane, por po aq edhe nė etikėn etnologjike tė shqiptarėve, qė vihet nė kontrast tė fortė me etikėn e pushtuesit, qė rrėfehet si kundėretikė. Kėtu ka vend tė flitet pėr teknikėn bardhė e zi tė pėrshkrimit tė dy qytetėrimeve, gjė qė nuk mund tė jetė e saktė, por ėshtė e saktė nė prizmin e vrojtimit tė njėanshėm tė sė vėrtetės.

“unė punė tė pambarė,
e tė-papėlqyer s’dua;
duhet tė jini tė-mirė,
e tė kini trimėrinė,
tė mos bėhi egėrsirė,
po tė mbani njerėzinė;
jo tė merrni, tė rrėmbeni
tė shani e tė godini
tė ripni e tė gėnjeni,
po faqe bardhė tė jini”
98)

Kėshtu i porosit heroi etik ushtarėt e vet, rrjedhimisht kėshtu i porosit iluministi Naim Frashėri bashkatdhetarėt bashkėkohės. Ekstrem nė pėrshkrimin e virtyteve tė heroit pozitiv, folėsi pėrdor fjalor ekstrem edhe nė dhėnien e anti-etikės tė heroit negativ. Ana e errėt e kundrimit bardhė e zi nė poemėn heoike tė Naimit duket kėshtu:

“M’i madh’ i tyre, Murati
s’kish ndėr mėnt kurrė tė mira,
posi e gjet nga i ati,
mė tė ligat kish dėshirė,
njeri nė jetė s’peshonte,
dhen’ e zij gjithė tė-tinė,
Konstandinopojėn donte,
dhe Romėn e Italinė;
doj tė hynj nė gjith’ Europė,
e gjithė kombet qė qenė,
rrih t’i bėnte mijė copė,
Urdhėr i tij vraje! Vare!”
99)

Njė veēori tjetėr tė poemės “Histori e Skėnderbeut” paraqesin sekuencat alegorike. Nė njė parafytyrim tė largėt krejt kjo vepėr ėshtė njė rrėfim parabolik-alegorik, sepse duke kėnduar mbi heroin nacional tė shekullit XV, folėsi pėrgatit fiksionin e heroit tė ardhshėm kombėtar, i cili do ta inskenonte sėrish atdhedashurinė dhe idealin e sakrificės heroike pėr lirinė e Atdheut.

“mbretėresha u qetua,
kur n’ėndėrrė ju rrėfye
njė rrip’ e njė shkretėtirė,
dhe pas njė shpelle qėndruar
njė kuēedėr nj’ egėrsirė
me ca sy tė xgurdulluar!
Nė mest tė gjakut po rrinte,
rreth e rrotullė vėshtronte,
shumė frynt’ e shkrefėtinte
dhe tym e flakė lėshonte!
Tre nga djemtė e saj kish zėnė
e si ujku po i ēante,
si shqerra posht’ i kish vėnė,
edhe mushkėritė u hante!
M’i vogėlthi po vinte
si ėngjėll pjellė mė dritė,
si lėmsh’ i djellit ndrinte,
nat’ e errėt u bė ditė;
Kuēedrėsė ju lėshua,
i ra me kordhė dh’e vrau”
100)

Flitet pra pėr ėndrrėn e Vojsavės, e cila si e tillė, paraqet njė mikro-histori tė Skėnderbeut, tė rrėfyer nėpėrmjet kodit alegoriko-onirist. E veēanta e alegorikes qėndron te nėnteksti, nė shtresėn e dytė pra, e jo nė domethėnien e parė, atė tė shėnuarėn, tė fjalėpėrfjalshmen. Segmenti onirist (apo oniromantia, shpjegimi i ėndrrave) ndėrkaq shėrben pėr tė mitizuar alegorinė dhe pėr t’i dhėnė asaj karakter profetik. Shqerrat qė simbolizojnė viktimat e pafajshme deshe-s’deshe tė pėrkujtojnė simbolikėn tradicionale tė krishterizmit.Tjetėr gjė qė bie nė sy nė kėto vargje ėshtė krahasimi me engjėllin qė pjellė dritė, i cili natėn e bėri ditė, qė ta pėrkujton religjionin e lashtė persian qė bazohet mbi luftėn e pėrhershme tė dritės me terrin nė gjithėsi, nė ē’kontekst heroi nacional i Naimit ėshtė luftėtar i dritės. Kėto elemente, tė thuash ezoterike, krijojnė njė konstelacion tė jashtėzakonshėm, ku gjendet dhe vepron njė figurė e jashtėzakonshme. Njė prishje tė idilės “oniriste” e gjejmė nė romanin e S. Godos, ku Skėnderbeut “i ishte shfaqur nė ėndėrr Shėn Gjergji vetė dhe i kishte dorėzuar njė shpatė tė ndritur”. Mirėpo, kėtu folėsi rrėfen “realisht” edhe se si Peshkop Andrea ėndrrėn e Gjergjit e mbindėrtoi, duke i shtuar edhe disa gjėra, pėr ta shfrytėzuar ėndrrėn e heroit pėr gjėra fare praktike, propagandistike.
Romani “Skėnderbeu” i Sabri Godos, me mbi 500 faqe tekst, pėrmban tė paktėn disa tipe diskursesh, sado qė dominohet nga diskursi historik- realist, gjė qė ėshtė e vetėkuptueshme nė kontekstin e tematikės sė heroit nacional, sepse ka tė bėjė me njė personalitet tė njohur historik, pėr tė cilin kanė shkruar shumė historianė dhe mesazhi historik i tij ėshtė ende shumė energjik dhe i rėndėsishėm. Ky diskurs pėrveē tjerash realizohet me dhėnien e saktė tė datave tė ngjarjeve qė i pėrshkruan, me ditėn, muajin dhe vitin e saktė, me ēka synohet njė besueshmėri mė tepėr karakteristike pėr shkencėn e historisė sesa pėr letėrsinė si imagjinatė, mirėpo dukuri kjo e shpeshtė dhe e njohur nė letėrsinė e ashtuquajtur dokumentare. Historizmat e cilėsojnė kėtė roman gati po aq sa edhe poemėn epike tė Naimit, pavarėsisht se kėtu narracioni ėshtė mė i matur, mė i pasur dhe mė i realizuar. Shkrimtari nė kėtė vepėr “ka gėrshetuar gjuhėn e artit me ligjėratėn shkencore, teknikat, procedimet, modelet dhe mjetet e artit letrar dhe teknikat, instrumentet dhe me mjetet e njohjes racionale”. 101)
Sa u pėrket diskurseve nė romanin “Skėnderbeu” tė Godos, logjikisht se dominon diskursi historik. Ky diskurs shfaqet nė disa mėnyra: a) Pėrmes dhėnies sė datave tė sakta (dita, muaji dhe viti), nė fillimin e shumė kapitujve dhe nėnkapitujve, psh.: “Gjergji erdhi pėrsėri nė vitin 1937” 102), ose “Murati…arriti nė Krujė nė mbrėmjen e 14 majit 1450” 103), apo “Nė 1 mars tė vitit 1462 dogji Kristofor i tha kėshillit se atė pranverė…” 104), etj. etj...
Si digresion tė vogėl veē ėshtė e udhės tė konstatohet se Kadare nė romanin “Kėshtjella” nuk pėrdor tė njėjtin teknikė; b) Mėnyrė tjetėr e shfaqjes sė kodit historik nė kėtė roman ėshtė se gjuha narrative pėrngjan mjaft nė njė diskurs tė tė mirėfilltė historiografik, gjegjėsisht me njė shkrim monografik. Kjo ėshtė njė gjuhė sintetizuese, e pėrgjithėsuar, qė jep tablo autentike: “Atėherė papa Kalisti kuptoi se kjo mėsymje e Mehmetit me forca aq tė mėdha nuk ishte njė fushatė e thjeshtė pėr ndėshkim e plaēkė, por njė lėvizje themelore nė strategjinė turke. Pėr tė sulmuar Hungarinė dhe Europėn, Mehmeti duhej tė asgjėsonte mė parė Skėnderbeun, qė mund t’i hidhej nė shpinė, t’i priste furnizimet dhe rrugėt e tėrheqjes.” 105); c) Historizmi kėtu edhe propagandohet: “Plimusini u ngrit nė kėmbė dhe, si e mposhti turbullimin, tha me sinqeritet e me njė qortim tė rėndė ndaj vetes se njeriu, qė nuk e dinte historinė e tė parėve tė tij, duhej tė quhej i humbur.” 106
Diskursi filozofik-religjioz-mitik paraqitet mė se njė herė, mirėpo shpesh nė njė kontekst qė njėkohėsisht inkuadrohet edhe nė hapėsirėn e antitezės historike, e kjo kryesisht pėr tė dhėnė logjikėn e tė menduarit religjioz-mitik, me anė tė tė cilit shpjegohet edhe motivimi i ushtrisė pėr pushtime tė vendeve tė huaja, madje edhe pėrkrye vetėflijimit. Ky diskurs ėshtė nė funksion tė shpjegimit tė konfliktit midis dy popujve, dy feve, dy qytetėrimeve, si dhe pėrpiqet tė hulumtojė nga vjen vendosmėria e njė tipi tė civilizimit pėr tė pėrmbysur tipe tė tjera tė civilizimit: “Imami shtriu Kur’anin pėrpara dhe djali u betua mbi librin e shenjtė dhe mbi pallėn e tij, pėr shpirtin e babait dhe pėr shpirtin e njėqind e njėzet e katėr mijė profetėve se do tė ēonte fenė e islamit nė veriun e botės”. 107)
Njė diskurs provokues ėshtė ai politiko-ateist, ku njė lexuesit tė njoftuar me gjendjen politike nė Shqipėrinė e kohės kur u shkrua ky roman, pra fillimi i viteve shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, do t’i shkojė mendja shpesh nė realitetin shqiptar tė epokės komuniste, qė arriti tė vetėshpallet si shteti i parė ateist nė botė. Fjalia qė nė kėtė roman del nga gojė e Skėnderbeut: “Vatikani plaēkitė Europėn dhe pasurohet nė emėr tė kryqėzatės”, mė tipike ėshtė pėr kohėn e shkrimit tė romanit sesa pėr epokėn e Skėnderbeut. E ngjajshme ėshtė edhe njė fjali tjetėr, po e Skėnderbeut: “Do tė doja t’i jepja fund luftės me turkun dhe tė nisja njė luftė tjetėr kundėr Selisė sė Shenjtė” 108), e cila sikur Shqipėrinė e vė nė pozicion antitetik jo vetėm me pushtuesit aziatikė, por edhe me gjithė botėn. Ėshtė me interes se si pozicionohet narratori ndaj Europės: “U mbyll njė cikėl i plotė i luftės, gjatė sė cilės Shqipėria shpresoi dhe besoi nė Evropėn. Tani do tė hapej njė faqe e re nė historinė e kėtij vendi.” 109) Lexuesi e ka shumė vėshtirė t’i injorojė aluzionet e hapėta me realitetin politik shqiptar nė kohėn e regjimit enverist, pra fillimin e (vetė)izolimit tė plotė tė Shqipėrisė ndaj botės. Ndoshta kjo gjė tregon mė sė miri se si njė vepėr flet mbi kohėn e vet edhe atėherė kur flet pėr njė kohė shumė shekuj mė tė hershėm. Si sqarim nuk bėn tė mos thuhet se kėto diskurse e tipe ligjėrimi nuk janė nė kundėshtim me ligjshmėritė e letėrsisė, sepse pa marrė parasysh qėndrimin e lexuesit ndaj cilėsdo ēėshtje, letėrsia “historike”gjithmonė flet mbi atė se si ka mundur tė ndodhė dhe jo se si ka ndodhė me tė vėrtetė.

IX. NGA TIPOLOGJIA E HEROIT NACIONAL

Tipologjia tė cilėn e shfrytėzoi Marin Barleti pėr tė portretizuar fizikun e Skėnderbeut bėhet sipas skemės humaniste, dmth nėn ndikimin e idealeve tė antikitetit: "(...) bukuria e trupit dhe hijeshia e gjymtyrėvet (...) - Shtati i tij i lartė e i hedhur; krahėt qė s'ishin parė mė tė bukur tek njeri; qafa e fuqishme dhe e pėrkulur, si e atletėve; gjerėsia e supevet e admirueshme; ngjyra e bardhė si e derdhur nė tė kuq tė padukshėm; shikimi i syvet as i egėr, as i fjetur, por shumė i kėndėshėm." 110) Kėto epitete ta pėrkujtojnė idealin e bukurisė fizike tė antikės, por edhe atė thėnien e lashtė: "Nė trup tė shėndoshė, mendja e shėndoshė", gjė qė pėrforcohet nga njė e dhėnė tjetėr e kėtij burimi, qė thotė se Skėnderbeu, krahas veēorive fizike tė lartshėnuara, mėsoi "gjuhėn dhe letėrsinė turke, arabe, greke, italike dhe sllave”. 111) Ėshtė interesant se pa marrė parasysh se “Moti i madh” pėrkon me shekullin XV, qė quhet edhe shekulli i Skėnderbeut, me gjithė faktin se emri i mbretit krutan gjendet nė vetė titullin e poemės sė Jeronim de Radės, si personazh "Skėnderbeu, nė tė vėrtetė, del pak nė vepėr." 112) Por ai ėshtė i pranishėm edhe nė mungesė. Tek ai “alternohen notat hiperbolike legjendare me ato tė thjeshta njerėzore.” 113) Ravijėzimi i figurės sė Skėnderbeut nė opusin e poetit tė madh arbėresh pėrkon me estetikėn e fragmentaritetit, qė e cilėson mbarė opusin artistik tė tij. Fragmentariteti i De Radės mund tė kuptohet si njė shkėputje prej vargonjve klasicistė (unitetit) nė aktin e krijimtarisė.
Njė aventurier trim, qė e njeh dashurinė dhe nuk ėshtė indiferent ndaj fesė, i tillė ishte heroi kalorėsiak, kėto tipare i kishte edhe “Sccanderbeku i pa faan”. 114)
Skėnderbeu si personazh i romanit tė Godos, jo vetėm se ėshtė personazh i galerisė realiste, por ai edhe psikologjinė dhe logjikėn e tė menduarit e ka tė ndikuar sė tepėrmi nga psikologjia dhe logjika e tė menduarit tė narratorit ( del si njė alter-ego e autorit). Heroi nacional i Sabri Godos pėrveē se lėviz nė njė botė mjaft tė besueshme, reale, ėshtė edhe vetė i tillė, pra i ēliruar nga hiperbolizimet, himnizimet, idilizimet, patosi ekstrem. Portreti i Skėnderbeut bie fjala jepet kėshtu: “ai ishte njė burrė i fuqishėm dyzet e pesė vjeē, kampion i kalorėsve tė shekullit dhe ushtria duhej tė shihte nė tė heroin qė pėrmbys me topuz e me shpatė kolonat armike.” 115)
Mbėshtetur nė klasifikimin e Nortrop Frajit, i cili heronjtė nė letėrsi i ndan nė pesė grupe kryesore, tipologjia e heroit nacional nė letėrsinė shqipe del kėsisoji:
a) Heroi i grupit tė tretė tė klasifikimit tė Frajit ka tipare tė jashtėzakonshme, mbinjerėzore nė aspektin e fuqisė fizike, guximit, menēurisė, qėndrueshmėrisė, shkathtėsisė (luftarake) dhe shpesh ėshtė edhe idhull nacional dhe i epokės, por u nėnshtrohet ligjeve tė natyrės, pra ėshtė i vdekshėm. I tillė ėshtė Skėnderbeu i Naim Frashėrit, qė ėshtė heroi ideal i atdhetarit tė madh tė shekullit XIX:

“Shok s’ka pasur ay burrė
edhe nukė do tė ketė,
se si Skėndebeu kurrė
s’ka ardhur e s’vjen nė jetė.
Gjithė ē’janė mirėsitė,
e tė tėrė trimėrinė,
urtėsitė e dituritė,
bukurin’ e njerėzinė,
duke mbledurė me dorė,
gjithė tok i kish pėrzjerė,
i ish tretur s dėborė,
pa kish bėrė kėtė herė,
trimn’ e mirė, Skėnder-benė”
116)

Mirėpo, meqė jemi nė fushėn e heroikes, hiperbolizimet janė tė vetėkuptueshme, si nė poezinė gojore, ndoshta aty-kėtu edhe mė ekstreme. Vargjet e mėposhtme flasin mė shumė se ēdo koment:

“Mbreti vetė Skėnder-beu
Nė atė ditė tė-mbarė
Tri a katrė mijė preu
Gjithė trima e tė parė.”
117)

Kėtu mund tė radhitet edhe Skėnderbeu i Barletit, i cili, fakt ky interesant, po ashtu ka vrarė me dorėn e vet mbi 3 mijė turq 118) por jo brenda njė dite si heroi i Naimit, por nė tė gjitha betejat e jetės sė vet. E tepruar edhe pėr njė kontekst romantik, por nė shėrbim tė mitizimit tė heroit.
b) Heroi nacional i S. Godos mund tė klasifikohet nė grupin e katėrt tė ndarjes sė Frajit, d.m.th. heroi nuk ėshtė mbi njerėzit e tjerė as jashtė mjedisit ku vepron. Ai ėshtė “njėri prej nesh”, megjithėse nė lidhje me rrethin (mjedisin), kohėn dhe shoqėrinė nė tė cilėn jeton, heroi ėshtė simbol i disa tendencave dhe kundėrthėnieve tė kohės sė vet. 119) Skėnderbeu i Godos nuk ėshtė mbinjeri, por megjithatė ai ėshtė njeriu i superlativeve tė lejuara nė poetikėn realiste.
“Askush s’mund t’i ndihmonte Sfetigradit, as vetė Skėnderbeu.” 120) Ky ėshtė definitivisht njė demitizim. Deheroizimi i heroit kombėtar nė romanin e Godos nuk merr fund me kaq, por vazhdon me tė njėjtin stil: “Kardinalėt e shikonin Skėnderbeun. Ata pritnin tė shihnin Aleksandrin e ri, ndėrsa para tyre qėndronte njė plak gjashtėdhjetėvjeēar, qė tregonte sė paku pėr shtatėdhjetė, por ende i fortė, i gjatė, i kėrrusur, i thatė si njė hark i ndehur, i veshur si malėsor, me qeleshen e bardhė nė kokė dhe me njė shpatė tė rėndė. Ai dukej tepėr i varfėr, si njė i sėmurė i madh, tė cilit duhet t’i bėheshin shėrbesat e fundit.” 121)

X. PĖRFUNDIM

Tema e heroit nacional ėshtė ndėr temat mė tė vjetra dhe ėshtė mjaft e pranishme nė letėrsinė shqipe. Kjo paraqitet qysh nė veprat (latinisht) e humanistit Marin Barleti, e pastaj pėrkrye De Radės, Naimit e rilindėsve tė tjerė shndėrrohet nė njėrėn ndėr temat kryesore tė letėrsisė sonė. Ē’prej fillimit kjo temė gėrshetohet me atdhedashurinė dhe me temėn e lirisė. Po ashtu harmonizohet me “Motin e madh”, i cili ashtu u quajt duke u mbėshtetur pikėrisht mbi figurėn dhe veprimtarinė luftarake tė Skėnderbeut. Heroi nacional i shqiptarėve gjendet nė njė kohė-hapėsirė tepėr delikate, ku ndeshen qytetėrimet, fetė, strategjitė ushtarake tė pushtuesve dhe kah ēonte rruga nga Azia pėr nė Europė, pra nė njė kontekst historik antitetik. Qėndresa e arbėrve (shqiptarėve) ishte njėkohėsisht, nė vetvete, pėrveē mbrojtje e Arbėrisė, edhe mbrojtje e Europės dhe e krishterizmit. Nė kėtė kanion tė ngushtė detyrohet tė mbijetojė arbėri. Letėrsia qė flet mbi kėtė temė ėshtė heroike, kurse diskursi historik ėshtė diskursi bazik e logjik i saj, por ndėrthuret edhe me diskurse e kode tė tjera ligjėrimore. Nė qoftė se te Barleti mund tė flasim pėr njė histori tė letrarizuar, te De Rada pėr njė letėrsi ku heroi kombėtar (kolektiv) ėshtė “i pėrhapur” nė popull, te Naimi pėr prosedeun e himnizimit tė heroit, nė tė gjitha kėto raste mbrohet dhe propagandohet lufta e popullit pėr liri. Mė vonė, nė periudhėn pas shpalljes sė pavarėsisė, e sidomos me “deheroizimin” e matur tė letėrsisė sonė, veēanėrisht nė letėrsinė realiste, ndodh edhe njė “demitizim” i matur i figurės sė heroit nacional. Nė satirat e thumbuesit gjenial Atė Gjerg Fishta, i ngjiten bishta gjithkujt por jo edhe heroit kombėtar. Madje as atėherė kur Skėnderbeu ėshtė nė njė mjedis satirik, figura e tij nuk satirizohet. Fishta nuk bėn shaka me Skėnderbeun.
Mė vonė, shembull paradigmatik i kėndvėshtrimit tė ri, racional, paraqet romani “Skėnderbeu” i Sabri Godos. Ky veprim i kėtij shkrimtari dhe i realistėve tanė tė tjerė mund tė shpjegohet me rrethanat e reja shoqėrore, me kontekstin e ri historik e politik, si dhe me pikėpamjet e ndryshuara tė shkrimtarėve shqiptarė pėr historinė dhe pėr heroikėn. Ēdo kohė, ēdo shoqėri modelon heroin e vet nacional, sipas pikėpamjeve tė reja dhe sipas nevojave tė veta. Me Fishtėn, e pastaj me Godon, Kadarenė e tė tjerėt, letėrsia shqipe zbret nga sferat ekstatike nė sfera mė racionale.
Letėrsia mbi heroin nacional ėshtė letėrsi etnocentrike.
Letėrsia me kėtė tematikė ėshtė letėrsi historike, ėshtė letėrsi propagandistike (e etikės kombėtare) dhe letėrsi e angazhuar (pėr njė Botė tė drejtė me njė Shqipėri tė lirė, ku shqiptarėt, do tė jenė mė tė lirė, e mė tė mirė). Vėshtruar sipas gjinive letrare, ėshtė edhe e logjikshme qė kjo temė dominoi nė gjininė epike. Zhanri mė tipik pėr kėtė tematikė ėshtė poema historike (e romantizmit), qė mu pėr kėtė quhet edhe poemė nacional-historike.


* Ky punim nuk do tė funksionojė si studim vlerėsues, por vetėm si sprovė pėrcjelljeje e letėrsisė me temė tė heroit nacional nė letėrsinė shqipe, nga fillimi e deri nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit XX. Megjithėkėtė, vetė veēimi i veprave tė trajtuara paraqet njėfarė vlerėsimi.
1) Terminologji e Horst S. dhe Ingrid Daemmrich, cituar sipas: Manfred Beller, Stoff, Motiv, Thema, nė librin LITERARURWISSENSCHAFT, H. Brachert, J.Stueckrath (Hg.), Hamburg 1992., f. 33.
2) A.I. Timofejev, Teorija književnosti, Beograd 1950, f.121.
3) Aty, f. 91.
4) Joern Stueckrath, Figur und Handlung, nė LITTERATURWISSENSCHAFT, vep. e cit. f. 41.
5) Sintagmė e huazuar nga libri: Sabri Hamiti, Vetėdija letrare, Prishtinė 1989, f. 19
6) Marin Barleti, Historia e jetės dhe e veprave tė Skėnderbeut, hyrje nga Stefan I. Prifti, Prishtinė 1982, f. 10.
7) P. Vinēenc Malaj, Tė dhana albanologjike, 1, Ulqin-Tuz 1999, disa kapituj tė librit: f. 23-37, 55-77, 157-171, 171-175, 177-179; shih edhe Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi III, Prishtinė 1986, f. 238.
8) Terry Eagleton, Književna teorija, Zagreb 1987, f. 17.
9) Nė Recnik književnih termina, Beograd 1985, f. 45, arkiteksti pėrkufizohet: “nocion i lidhur me ndėrlidhshmėrinė intertekstuale, shėnon prototekstin e parasupozar, hipotetik.”
10) Sabri Hamiti, nė librin “Vetėdija letrare”, f. 269. Hipoteksti (nėnteksti) paraqet tekstin e parė, mbi tė cilin ngriten tekste tė tjera, si hipertekste, nė kėtė rast “Historia e Skėnderbeut..” e Barletit ėshtė hipotekst pėrballė poemės me tė njėjtin titull tė Naimit.
11) Po nė atė Fjalor tė termave letrarė (“Recnik…” i sipėrpėrmendur, f. 45), arketipi pėrkufizohet:. “ sipas kuptimit tė sotėm, tė zgjeruar, kategoria e arketipit pėrfshin tė gjitha tipet dhe situatat e qėndrueshme njerėzore, qė hasen vazhdimisht nė veprat letrare tė popujve dhe kohėve tė ndryshme: p.sh.” figurat e heronjve.” Unė, ndėrkaq, kėtu mendoj nė praninė e figurės sė Skėnderbeut nė veprat e shkrimtarėve shqiptarė, tė shkruara nė epoka tė ndryshme dhe sipas mostrave tė ndryshme tė shkrimit tė letėrsisė, nė gjuhė, gjini, lloje (e shkaku i Barletit e Bardhit, edhe nė gjuhė) tė ndryshme.
12) Marin Barleti, vep. e cit. f. 16.
13) Zejnullah Rrahmani, Letėrsia e mesjetės, Prishtinė 2002, f.21.
14) Aty f. 22.
15) Zdenko Škreb, Književnost i povijesni svijet, zagreb 1981, f. 142.
16) Aty, f. 47., por shih edhe: Sabri Hamiti, Vetėdija letrare, Prishtinė 1989, f. 20.
17) Historia e letėrsisė shqipe, grup autorėsh, Prishtinė 1989, f.42.
18) Sabri Hamiti, Letėrsia moderne shqiptare, Tiranė 2000, f.58.
19) Historia e letėrsisė shqipe, I-II, grup autorėsh, Prishtinė 1975, f. 80.
20) Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi I, Rilindja, Prishtinė 1984, f. 121.
21) Nga parathėnia e autorit nė librin: Demush Shala, Kėngė popullore historike, Prishtinė 1973, f. 17.
22) Dr. Anton N. Berisha, parathėnie e "Rapsodi tė njė poeme shqiptare", nė De Rada, Vepra 5, Prishtinė 1983., f. 38.
23) Anton N. Berisha, Rreth rapsodive tė De Radės, parathėnie e librit: De Rada, Vepra 5, Prishtinė 1983, f. 43.
24) KĖNGĖ POPULLORE HISTORIKE, botuar nga Demush Shala, Prishtinė 1973.
25) Atė Marin Sirdani, Ndriēime tė historisė, tė kulturės dhe tė artit shqiptar, Prishtinė 2002, f. 253-336.
26) Hist. e Let. Shqipe, vep. e cit. f. 42.
27) Zejnullah Rrahmani, Arti i poezisė, Prishtinė 2001, f. 234.
28) Klara Kodra, vep. e cit., f. 126
29) Rexhep Qosja, Hisst. e let. shq., Rom. I, vep. e cit. f. 184.
30) Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi I, Prishtinė 1984, f. 184.
31) Feliks Vodicka, Problemi književne istorije, Novi Sad 1987, f. 49.
32) Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi II, Prishtinė 1984, f. 183.
33) Eqrem Ēabej, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė 1994, f.84.
34) Milivoj Solar, Suvremena svjetska književnost, Zagreb 1982, f. 57.
35) Rexhep Qosja, vep. e cit., f. 67.
36) Klara Kodra, Tipologjia e poemės arbėreshe, Tiranė 2001, f. 107.
37) Po aty.
38) De Rada, Vepra 6, Prishtinė 1988, f.155-156.
39) Milivoj Solar, Suvremena svj. knjiž., vep. e cit. f. 58.
40) Marin Barleti, Historia e Skėnderbeut, f. 329.
41) De Rada, Vepra 6, vep. e cit. f. 293.
42) Klara Kodra, Tipologja e poemės arbėreshe, Tiranė 2001. f. 100.
43) Kėtė e konstaton (duke folur pėr A. Manconin) Franēesko de Sanktis, nė veprėn (e pėrkthyer serbisht) “Kriticki eseji”, Beograd 1960, f. 381.
44) Aty, f. 108.
45) Dr. Emin Kabashi, Jeronim de Rada, Poetika e poemave, Prishtinė 2003, f. 74.
46) Aty, f. 106.
47) Faik Konica pėr poetin Naim Frashėri, thotė se “ish njė zero i ēkėlqyer nė fushė tė letrave”, por edhe “atdhetar shumė i nxehtė”. Cituar sipas: Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983. Prishtinė 1986, f. 61.
48) Eqrem Ēabej Naimin e vlersėson mė tepėr si edukator tė kombit dhe si patriot, sesa si poet. Ēabej thotė “do tė pranojmė se me pėrjashtim tė disa pak vjershave vlera letrare e poezisė sė tij ėshtė e pakėt. (Eqrem Ēabej, Shqiptarėt midis Perėndimit dhe Lindjes, Tiranė 1994, f. 107).
49) Hist. e let. shq. Vep. e cit. f. 211.
50) Aty, f. 212; dhe Rexhep Qosja, Romantizmi III, vep. e cit. f.…
51) Sabri Hamiti, Vetėdija letrare, vep. e cit. f. 243.
52) Aty f. 263.
53) Aty, f. 263.
54) Rexhep Qosja, vep. e cit. f. 115.
55) Aty, f. 265.
56) A.I. Timofejev, Teorija knjizevnosti, vep. e cit. f. 340.
57) Naim Frashėri, Historia e Skėnderbeut, Prishtinė 1968, f. 57.
58) Aty, f. 67.
59) Aty, f. 65
60) Aty, f. 151.
61) Aty, f. 153.
62) Naim Frashėri, Hist. e Skėnderbeut, vep. e cit. f. 260.
63) Sabri Hamiti, Vetėdija letrare, vep. e cit. f. 266.
64) Naim Frashėri, vep. e cit. f.
65) Rexhep Qosja, Historia e letėrsisė shqipe, Romantizmi II, Prishtinė 1984, f.269.
66) Aty, f. 271.
67) Milivoj Solar, Suvremena svjetska književnost, Zagreb 1982, f. 62.
68) Rexhep Qosja, vep. e cit. f. 269.
69) Po aty.
70) Shih edhe parathėnien e Stefan I. Priftit, nė librin Marin Barleti “Historia e Skėnderbeut”, f. 257.
71) Aty, f. 898.
72) Zejnullah Rrahmani, Teoria e letėrsisė, Prishtinė 1996, f.165.
73) Francesko de Sanktis, Kriticki eseji, beogad 1960, f. 379.
74) Aurel Plasari, Moderniteti i njė satire klasike, nė HYLLI I DRITĖS, numėr i posaēėm – 1996, f. 157.
75) Sabri Hamiti, Skėnderbeu nė Parajsė, nė HYLLI I DRITĖS, numėr i posaēėm – 1996, f. 247.
76) Rolan Bart, Aventura semiologjike, Prishtinė 1987, f. 46.
77) Dr. Bajram Krasniqi, Poetika e romanit historik, Prishtinė 1978.
** narratori i kėtij romani ėshtė jashtė ngjarjes pėr tė cilėn rrėfen, pra heterodiegjetik (Zh. Zhenet), i larguar nga ajo ngjarje, madje disa herė lė tė nėnkuptohet edhe ēka do tė ndodhė nė njė tė ardhme qė del nga kornizat e romanit. (Shiko faqet: 197, 241, 338… etj.etj.)
78) Aty, f. 148.
79) Aty, f. 149.
80) Dr. Bajram Krasniqi, Poetika e…, vep e cit. f. 111
81) Aty, f. 113.
82) Aty, f. 115.
83) Nė lidhje me antitezėn historike shih: Zdenko Škreb, Književnost i povijesni svijet, Zagreb 1981, f. 30.
84) Zdenko Škreb, nė Književnost i povijesni svijet, Zagreb 1981, f. 140, ndėr tė tjera thotė edhe: »Nė patos epokėn e kundėrshtojnė sistemet e reja tė vlerave«.
85) Marin Barleti, f. 281.
86) Naim Frashėri, vep. e cit. f. 12.
87) Ismail Kadare, Kėshtjella, Tiranė 1980, f. 51.
88) Aty, f. 73-74.
89) Sabri Godo, Skėnderbeu, Tiranė 1975, f. 16-17.
90) Sabri Godo, Skėnderbeu, f. 427.
91) Rexhep Qosja, Hist. e let. shqipe, Romantizmi I, f. 184.
92) Marin Barleti, Historia e Skėnderbeut, vep. e cit. f. 283.
93) Naim Frashėri, Histori e Skėnderbeut, vep. e cit. f. 75.
*** Sipas M. Faucault, diskursi paraqet njė shumėsi shprehjesh (kuptimesh) qė i takojnė tė njėjtit sistem. Cituar sipas : Clemens Kamler, Historische Diskursanalyse, nė librin Literaturwissenschaft, hamburg 1992, f. 630.
94) Sabri Godo, Skėnderbeu, Tiranė 1975, f. 100.
95) Aty, f. 425.
**** Sipas M. Faucault, diskursi paraqet njė shumėsi shprehjesh (kuptimesh) qė i takojnė tė njėjtit sistem. Cituar sipas: Clemens Kamler, Historische Diskursanalyse, nė librin Literaturwissenschaft, hamburg 1992, f. 630.
96) Aty, f. 9.
97) Naim Frashėri, Histori e Skėnderbeut, g. 7.
98) Aty, f. 39-40.
99) Aty, f. 31.
100) Aty, f. 29-30.
101) Bajram Krasniqi, vep. e cit. f.115.
102) Sabri Godo, Skėnderbeu, Tiranė 1975, f. 27.
103) Aty, f.130.
104) Aty, f. 318.
105) Aty, f.260.
106) Aty, f. 295.
107) Sabri Godo, Skėnderbeu, f. 18.
108) Aty, f. 433.
109) Aty, f. 461.
110) Marin Barleti, vep. e cit., f. 55.
111) Aty, f. 53.
112) Robert Elsie, Histori e letėrsisė shqiptare, Pejė 2001, f. 127.
113) Hist. e let. shq., vep. e cit. f. 272.
114) Aty, f. 112.
115) Aty. f. ?
116) Naim Frashėri, Histori e Skėnderbeut, f. 122.
117) Aty, f. ?
118) Marin Barleti, f.415.
119) Recnik književnih termina, grupa autora, Beograd 1985, f.304.
120) Sabri Godo, f. 123.
121) Aty, f. 424.

*) Autori ėshtė nė studime pasuniversitare nė Fakultetin Filologjik nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara