HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"PASSIO" - ROMAN QĖ LEXOHET ME NJĖ FRYMĖ

-- nga Fran Camaj

Kombinim i modernizmit dhe realizmit
(Anton Gojēaj, Passio, roman, Buzuku, Prishtinė 2004)

Anton Gojēaj Pas pėrmbledhjes "Poezi", botuar nė vitin 2001, librit me tregime "Qengj i harruar natėn nė mal", botuar mė 2003, studimit "Tema e heroit nacional nė letėrsi" botuar para disa muajsh, kėto ditė doli nga shtypi libri i katėrt i Anton Gojēajt, romani "Passio".

Pėr ta lexuar romanin "Passio", tė autorit nga Malėsia (Mal i Zi) Anton Gojēaj, lexuesit nuk i nevojitet shumė kohė, jo se nuk ėshtė vėllimor, sepse edhe dy faqe ndodh tė jenė tepėr, por pse ėshtė roman qė lexohet me njė frymėmarrje, pa lėvizur nga vendi. Qė nė fillim, ėndrra e krypersonazhit tė veprės, Zef Gjonit, zgjon kureshtjen e lexuesit, i cili ngutet tė mėsojė sa mė shumė pėr kėtė njeri dhe rrugėn e tij dramatike jetėsore. Tema e romanit ėshtė mėrgimi, temė kujdestare pėr shqiptarėt; koha e veprimit, si duket, menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore deri nė fillim tė shekullit XXI, kurse vendi i ngjarjes Arza dhe Amerika, "vend i premtuar" dhe "tokė e lirė".

Arza ėshtė vendlindja e kryepersonazhit tė veprės, e ai ėshtė Zef Gjoni ose Jozef Montanaro, ose Ai qė Nuk Qesh Kurrė, sido qė ta quash, nga e cila ai ikė dhe mė kot mundohet ta harrojė pėrgjithmonė, pėr 55 vjet me radhė. Mundohej ta harronte, ngase aty me sytė e vet kishte parė ushtarėt qė ia vranė babain me kondak pushke, kishte parė t'i bjerė shuplakė dikush nėnės sė tij, kishte parė motrėn qė mundohej ta ndihmonte prindin, kishte parė qengjin, si duket tė adhuruarin e madh tė autorit, dhe ēka nuk kishte parė tjetėr... Ėshtė Arza - fsat nė Malėsi, ku, megjithatė, kthehet kryepersonazhi nė moshėn 70 vjeēare, pėr t'i kaluar ditėt e fundit tė jetės. Dhe Nju-Jorku, ku ai arriti famėn botėrore si piktor, ku njohu shumė njerėz, por ku nuk ia ēeli zemrėn askujt, ku nuk dashuroi askėnd, madje as Ana Lizės, vajzė me bukuri tė rrallė, e cila mė nė fund u bind se ai ishte njeri prej guri. Jetoi larg ēdokujt, pa u dėrguar asnjė letėr nėnės, e cila, megjithatė, ishte e bindur se i biri i saj jeton dikund dhe motrės tobeli, qė nuk ishte martuar vetėm pėr tė mos e lėnė nėnėn vetėm.

Babai, 55 vjet mė vonė, nė ėndėrr iu duk se i tha - Eja nė shtėpi! Kjo ėndėrr e kthen kryepersonazhin nė realitet, nga i cili mundohej tė ikte, ia ngjall nostalgjinė pėr vendlindjen, dashurinė pėr nėnėn, qė kishte hyrė nė dhjetėvjetėshin e fundit tė njė shekulli dhe motrėn qė ishte vetėm pak mė e re se ai, por nė sytė e tij ishte vajzė e vogėl, kurse nėna grua e re.

Nė tė vėrtetė, kėto pamje nuk kishte mundur asnjėherė t'i largonte nga vetja, edhe pse me to kishte luftuar ditė e natė. Dhe autori, nė fund, e kthen kryepersonazhin nė vendlindje, ku lexuesi fiton pėrshtypjen se ka ardhur sa pėr tė mos i humbur kockat nė dhe tė huaj, mbase kishte hyrė nė moshė tė thellė. Por jo, jeta vazhdon deri nė ditėn e fundit. "Po na tretė fara", fjalia mė e llahtarshme qė e kishte dėgjuar, ndoshta e kiste zbutur Njeriun qė Nuk Qesh Kurrė dhe ai vendosi tė martohet me Marėn nga Shqipėria. Mė vonė lindi djali, tė cilin e pagėzuan me emrin Gjon. Pėr tetėmbėdhjetė muaj, sa jetoi pastaj Zef Gjoni, Jozef Montanaro ose Ai qė Nuk Qesh Kurrė, u kėnaq me tė birin foshnje. Vdiq nė moshė tė thyer, por heret pėr tė birin dhe tė shoqen. Lexuesi mbetet i kėnaqur dhe optimist, ngase kryepersonazhit - nuk i treti fara, nga e cila kishte frikė tė madhe, ndėrsa meteorologėt paralajmėruan kthjellim gradual tė motit.

Kombinimi me mjeshtėri i modernizmit dhe realizmit, i imagjinatės dhe tė pėrditshmes, pa mėdyshje ia rrisin vlerėn kėsaj vepre dhe e bėjnė tepėr tė kuptuesme dhe tėrheqėse pėr ēdo lexues. Nuk ka nė roman asgjė tė tepėrt, edhe pse nė disa raste dikujt do tė mund t'i duket se autori nganjėherė bėn pėrshkrimin detaj tė mjediseve nėpėr tė cilat kalon kryepersonazhi, duke u kthyer nė vendlindje. Ėshtė e natyrshme kjo pėr njė njeri, i cili kthehet pas 55 vjetėsh nė vendlindje tė vet dhe pėrbin me sytė e vet ēdo detaj. Nė kėtė vepėr mund tė hasim edhe shumė karakteristika vetėm pėr Malėsinė, tė cilat nuk e dėmtojnė, por pėrkundrazi ia shtojnė edhe mė shumė vlerėn kėsaj vepre letrare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara