HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHQIPĖRINĖ E SHPĖTON PENSIONIMI I NANOS DHE BERISHES NGA POLITIKA

-- nga Zef Ahmeti, Universiteti St.Gallen, 18.01.04.

Zef Ahmeti Shqipėria po kalon prej nje krize nė njė tjeter. Sa duket se udhėheqėsit e politikės sė Tiranės kanė vendosur te bėjne politikė progresive ne shėrbim tė popullit dhe interesit kombėtar, plasin skandalet! Me sa duket puna e ndaljes se skandaleve dhe involvimit tė strukturave shtetėrore ne vepra kundėrligjore ėshtė berė si ajo puna kur femijet perpiqen te bejne pus per larje ne lum duke u perpjekur ta ndalin ujin, por kot, sa zihet njė pjesė, uji shperthen ne anėn tjeter.

Shqipėria ka nevojė pėr njė politikė alternativė, ose udheheqės politikė qė kėtė traditė te deritashme tė politikės shqiptare tė llojit "nano" e "berisha", ta bartin nė njė politikė nė shėrbim tė popullit dhe ngritjes sė identitetit tė tij, e me kėtė ngritje te identitetit edhe ngritje tė pozicionit shqiptar nė politikat rajonale, nė Evropė dhe botė.

Shqipėria ka njerėz qė mund ta hedhin atė nė binarėt e duhur politikė dhe pėrparimtarė. Ata nuk duhet tė heshtin.

Nuk mjafton te flitet nga qeveritarė pėr "shpallje lufte krimit". Kjo luftė kėrkon veprim. Nuk mjafton te flitet pėr integrime evro-atlantike. Sipas realitetit sot, derisa politika shqiptare do ta fusė Shqipėrinė nė kėto struktura, popullsia e saj nuk do tė jetė mė nė tė, ajo veē do tė jetė nė Evropė... derisa stukturat shqiptare bėjnė politikė tė mėrzitshme pa perspektivė, integrimet po bėhen me tragjedi te gomoneve, dhe involvimin e strukturave shtetėrore shqiptare nė kėto ngjarje tragjike!

Lufta kundėr krimit tė organizuar kėrkon luftė pemanente. Me aksione tė veēanta dhe mėpastaj futja e veshėve nė lesh dhe mbyllja e syve, nuk mjafton. Shėrbimet Sekrete tė shteteve tė zhvilluara luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė qetėsinė e vendit. Ku ėshtė ai i Shqipėrisė?

Konfiskimi i parave tė pista dhe pasurive tė arritura me anė tė kėsaj “zejtarie” pse nuk investohen nga shteti nė pėrforcimin e policisė shqiptare? Pse njė pjesė e Shqipėrisė favorizohet e njė pjesė tjetėr lihet nė mjerim? Shteti shqiptar nuk duhet tė luaj vetėm rolin e demonstrimit tė forcės, por si pushtet duhet tė kujdeset edhe nė shėrbim tė ngritjes sė mirėqenies sė popullatės, pra t'i shėrbejė popullit. A duhet tė ndodhin pėrherė tragjedi qė shteti tė intervenojė, apo duhet qė pushteti shtetėror tė kujdeset nė mėnjanimin e humbjeve tė qytetarėve tė saj?

Edhe diaspora shqiptare po i ndien pasojat e politikės shqiptare nė vendlindje. Pėrfaqėsitė diplomatike tė shetit shqiptar, bie fjala nė perėndim, asnjėherė nuk kanė ngritur zėrin kundra elemneteve qė kanė “kriminalizuar” shqiptarėt nė ato vende ku jeton dhe vepron diaspora shqiptare. Kjo heshtje e diplomacisė shqiptare a do tė thotė se prejudikon dakordimin e kėtyre pėrfaqėsive, se diaspora shqiptare ėshtė e tėrė e kriminalizuar dhe e organizuar nė grupe mafioze?!

Shqipėria ka nevojė pėr ndryshime! Lėvizja “Mjaft” ndoshta mund tė ngrihet nė njė subjekt politik alternativė nė politikėn shqiptare. Nano dhe Berisha, nė kėto turbullira qė po shkaktohen kohė pas kohe, ndoshta do tė kontribuonin mė sė miri me tėrheqjen e tyre nga politika. Dhe shteti t'iu ofrojė atyre vilat, ku ata do mund tė shijojnė “pensionin e hershėm nga politika”.

Dhe njė tėrheqje nga politika nuk do tė thotė dėshtim, por ata me njė akt tė tillė do tė dėshmonin pjekurinė e tyre demokratike dhe patriotizmin e tyre, nė tė mirė tė shtetit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara