HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tė drejtat e njeriut nė oksident dhe orient

-- nga Zef Ahmeti, Universiteti St.Galen, janar 2004.

Zef Ahmeti Historia e tė Drejtave tė Njeriut nė Perendim

Historia e tė Drejtave tė Njeriut, ndonese jo ne kuptimin e sotėm, ka rrėnjėt qė nė antikėn greke. Nga atėherė tė Drejtat e Njeriut dhe kuptimi i tyre kanė ndryshuar rrėnjėsisht nė formėn e tyre. Tė Drejtat e Njeriut, tė cilat i njohim ne sot, janė rezultat i ngjarjeve dhe proceseve tė gjata historike.

Nė botėn perendimore shkenca vlerėson se tė Drejtat e Njeriut fundamentin e kanė nė aktin e Virginia Bill of Rights (1776), pastaj pason Deklarata e shpalljes sė Pavarsisė sė Amerikės (1776). Nė kėto dy dokumente, qė trajtohen si bazament i tė Drejtave tė Njeriut, kemi elemente shumė interesante qė garantonin tė drejtat e individit pėrballė shtetit, por kishte edhe elemente qė mund tė klasifikohen si tė drejta sociale psh. e drejta pėr fat dhe e drejta sigurisė. [1]

Hapi mė i rėndėsishėm nė drejtim tė zhvillimit tė tė Drejtave moderne tė Njeriut ishte Deklarata franceze pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit (1789). Dhe kėtu gjejnė vend shumė elemente qė garantonin tė drejtat e njeriut, individit.

Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė kaluar tė Drejtat e Njeriut kanė gjetur njė shtrirje gjithėnjė e mė tė madhe nė botė. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, presidenti i Amerikės, Rosvelti, proklamon nė fjalimin e tij para Kongresit katėr liritė shumė tė njohura, prej tė cilave liria shprehjes sė mendimit dhe liria e fesė kanė gjetur mbėshtjetje tė madhe edhe jashtė Amerikės. Pas luftės sė Dytė Botėrore dhe pas themelimit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, duke nxjerrė mėsime nga lufta nė fjalė, kjo organizatė nxjerr Deklaratėn e pėrgjithshme tė Drejtave tė Njeriut mė 10. 12. 1948, qė konsiderohet dhe vlersohet si dokumenti mė i popullarizuar nė botė. [2] Sa i pėrket tė Drejatave tė Njeriut sot kemi njė numėr tė madh deklaratash, konventash, marrėveshjes, protokole etj.

Konventat rajonale e tė Drejtave tė Njeriut

Pas nxerrjes sė Deklaratės Univerzale tė tė Drejtave tė Njeriut nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara (OKB), anėtarėt e Kėshillit tė Evropės, dy vite me vonė, kanė proklamuar Konventėn Evropiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore (4.11.1950). Forma e parė e konventave rajonale e paraqitur pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, para asaj evropiane, ėshtė nė Amerikė e njohur si Deklarata Amerikane pėr tė Drejtat dhe Detyrimet e Njeriut nė vitin 1948. [3] Konventa tė tilla rajonale pėr mbrotjen e tė Drejtave tė Njeriut kanė nxjerrė edhe Organizata e Shteteve tė Afrikės nė vitin 1961. Pastaj nė civilizacionin islam kemi poashtu disa deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut, tė cilat kėtu janė temė qė do tė trajtohen mė gjėrsisht.

Deklaratat mė tė njohura qė njihen nė botėn islame janė: Deklarata e Kairos pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam (1990), Karta Arabe pėr tė Drejtat e Njeriut e proklamuar nė vitin 1994, dhe njė deklaratė e mėhershme, qė ėshtė bėrė nga njė organizatė joqeveritare me qendėr nė Londėr, Deklarata e Pėrgjithshme Islamike e tė Drejtave tė Njeriut e vitit 1981.

Ēka ėshtė Islami?

Qė tė mund tė kuptojmė mė mirė trajtimin e temės qė kemi zgjedhur, fillimisht duhet tė kuptojmė dhe shtjellojme atė se ēka kuptojmė me Islam. Nė tė vėrtetė njė definicion i pėrgjithshėm mbi Islamin nuk ekziston, apo qė tė jemi mė tė saktė, njė pėrkufizim i Islamit nė njė definicion ėshtė i vėshtirė. Andaj ne kėtu po japim dy kuptime themelore qė do tė shpjegojnė fjalėn Islam. Me Islam kuptojmė sė pari njė koncept qė pėrfshin njė fe, dhe sė dyti kuptojmė njė civilizacion. [4]

Nė botė kemi afėr 1.3 milion njerėz tė besimit mysliman me njė traditė prej 14 shekujsh. Sa i pėrket shtrirjes se Islamit, kjo fe e ky civilizacion shtrihet nga Maroko deri nė Indonezi, qė nga Kazastani e deri nė Senegal. [5] Nė Evropė sot jetojnė afėr 20 milion mysliman, ndėrsa prej tyre 12 milion janė imigrantė.

Tė Drejtat e Njeriut nė civilizacionin perendimor dhe atė islam

Nė tė vėrtetė, tė trajtosh njė temė tė tillė qė ėshtė aq e gjėrė dhe njėkohėsisht edhe poaq e ndishme, kėrkon njė pėrkushtim tė theksuar dhe njė qasje reale, duke mbajtur qėndrim sa mė larg nga paragjykimet qė tė mos pėrfundohet nė asnjė mėnyrė nė teorinė e konspiracionit, e qė shpesh bėhet nga autorė tė ndryshėm kurė trajtojnė kėtė temė e kjo ndodhė posaqėrisht pas ngjarjeve tė 11 shtatorit. Dhe kjo ėshtė kėshtu jo vetėm nė arenėn ndėrkombėtare, por edhe nė atė rajonale psh. nė pjesėn e Ballkanit shumicėn e rasteve argumentet jepen gjithnjė me elemente ose tėrėsisht nė bazė tė teorisė sė konspiracionit.

Ashtu si pamė mė lart, historia dhe qasja ndaj tė Drejtave tė Njeriut pėr civilizimin perendimor ndryshon shumė nga ai nė Islam. Ne nė vijim do pėrpiqemi qė lexuesit shqiptar t`i paraqesim njė krahasim modest qė tė mund tė kuptojė dallimet dhe qėndrimet e kėtyre dy civilizacioneve pėrballė tė Drejtave tė Njeriut. Si i kuptojnė ato tė drejta kėto dy civilizime? Nga cili prizėm i japin vlersimet pėr tė Drejtat e Njeriut kėto civilizime?

Aktin mė tė pėrhapur nė botė, Deklaratėn e Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtat e Njeriut, pėrvec shteteve perendimore, atė e kanė nėnshkruar edhe gati tė gjitha vendet islamike edhe pse me shumė kushtėzime, tė cilat gjatė leximit tė kėtij punimi do tė mund t`i kuptojmė arsyet e kėtyre kushtėzimeve.

Shpesh nė mediat e ndryshme njoftohemi pėr shkeljen e tė Drejtave tė Njeriut nė botėn islame. Pse ėshtė kjo kėshtu? Nė tė vėrtetė veprimet qė nė botėn perendimore trajtohen si shkelje e tė Drejtave tė Neriut, a janė tė drejta, a trajtohen si tė drejta thembėsore pėr individin edhe nė botėn islame?

Pėr tė kuptuar mė mirė botėn islame dhe mėnyrėn e tė menduarit tė tyre nė relacion me tė Drejtat e Njeriut duhet tė hyjmė dhe analizojmė gjėrat nga botėkuptimi i tyre, dhe tė bėjmė njė vlerėsim nga pespektiva e tyre e tė menduarit. Shtetet islamike jo vetėm se kanė nėnshkruar Deklaratėn pėr tė Drejtat e Njeriut tė OKB-sė, por ato edhe kanė nxjerrė aktet e tilla islamike tė tyre pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, nė qendrėn e tė cilave tė drejta nuk qėndron individi, por kolektivi kulturorė. [6]

Kundėrshtimet e shteteve islamike kundėr universalitetit tė tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė

Shtetet islamike pėrherė dhe gjithnjė e mė shumė po ngrisin pakėnaqėsitė e tyre kundėr legjitimitetit universal tė tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė. Ato janė tė mendimit se regjimi i tė Drejtave tė Njeriut qė pėrfaqėsohen nga Kombet e Bashkuara janė tė natyrės perendimore dhe hegjemoniste dhe se ato paraqesin pėrzierje nė suverenitetin e shteteve. [7]

Shkencėtari i njohur i Islamit nga Damasku, qė vepron nė Gjermani, Basam Tibi, nė librin e tij tė njohur «Luafta e Civilizimeve» pohon se demokracia dhe tė Drejtat e Njeriut janė ngusht tė lidhura ndėrmjet veti dhe se ato janė tė pandashme, dhe shton mėtutje duke shėnuar: «myslimanėt fundamentalistė pėrfaqėsojnė mendimin, se demokracia perėndimore po i lejonka armiqtė, qė atė ta shkatėrrojnė me mjetet e tyre; ndėrsa Sheriati sipas tyre nė kėtė drejtim ėshtė shumė mė i kujdesshėm: Sheriati nuk po e lejojka kundėrshtarin» ! [8] Se ēka ėshtė Sheriati do tė kthehemi pėrsėri.

Organizata e Shteteve Islamike qė prej viteve tė nėntėdhjeta paraqitet nė gremiumet e OKB-sė dhe sjell nė kėto gremiume “pozicionin e saj islamik”. [9] Nė diskusionet qė zhvillohen lidhur me perspektivėn islamike pėrballė tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė, pėrfaqėsohet mendimi, se tė Drejtat e Njeriut vec qenkan prezente dhe se ato pėrherė kanė qenė tė pranishme nė Islam. Kjo mėnyrė e argumentimit nė tė vėrtetė tregon poashtu se shtetet islamike nė rend tė parė qėndrojnė nė mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut tė legjitimuara nė Islam. Dhe nė kėtė drejtim vlenė tė theksohet se Arabia Saudite dhe Organizata e Shteteve Islamike e arsyetojnė kėtė pozicion duke e argumentuar me “vlerat aziatike” dhe duke tėrhequr vėmendjen edhe pėr “veēoritė kulturore” tė tyre. [10]

Kėshtu myslimanėt qė kanė kundėrshtuar univerzalitetin e tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė, kanė marrė inisiativa dhe kanė nxjerrė deklaratat islamike pėr tė Drejtat e Njeriut.

Deklarata e pėrgjithshme islamike e tė Drejtave tė Njeriut (1981) [11]

Si reakcion pėrballė kritikės perendimorė nė adresėn e botės islamike pėr mosrespektimin e tė drejtave themelore tė njeriut shpallet “Deklarata e Pėrgjithshme Islamike e tė Drejtave tė Njeriut ” nga njė organizatė joqeveritare e ashtuquajtur “Kėshilli Islam pėr Evropėn ” me qendėr nė Londėr. Ky Kėshill Islam nuk ka ndonjė ndikim tė madhė te myslimanėt dhe se kjo deklaratė nuk lidhė juridikisht myslimanėt, dhe nuk ka fuqi juridike, por ėshtė vetėm njė deklaratė.

Nė preambulėn e kėsaj Deklarate thuhet, se tė Drejtat e Njeriut janė nė pajtueshmėri me Islamin [12] dhe se nė Islam tė Drejtat e Njeriut janė prezente shumė mė herėt se nė Perendim, dhe kjo ka ndodhur qė nė fillim tė ekzistimit tė Islamit si fe. [13]

Kjo deklaratė cekė tė drejtat mbrojtėse pėrballė shtetit, tė drejtėn pėr jetė dhe liri (neni 1 dhe 2), tė drejtėn pėr procedurė tė drejtė gjyqėsore (neni 5), mbrotjen nga arrestimet e padrejta dhe kallėzimeve si dhe mbrojtjen nga turtura (neni 7). Martesat e bėra me dhunė, sipas kėsaj Deklarate, tė moshave jomadhore mund tė spallen si tė pavlefshme (neni 9 lin. I). Mirėpo keto dhe tė drejtat tjera tė cilat kjo Deklaratė i numron si tė Drejta tė Njeriut kanė vlerėn e tyre derisa ato nuk bien nė kundėrshtim me tė drejtėn islamike, Sheriatin (neni 20).

Kjo Deklaratė nė pėrgjithėsi vlerėsohet nga perendimi, se ajo nė fushėn e tė drejtave tė grave, lirisė sė fesė, barazisė mes myslimanėve dhe jomyslimanėve, ėshtė shumė mbrapa tė drejtave qė garanton Deklarata e Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut.

Deklarata e Kairos pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam (1990)

Deklara mė e njohur islamike pėr tė Drejtat e Njeriut vlersohet ajo e Kairos. Kjo Deklaratė ėshtė nxjerrun mė 5 gusht 1990 nga mbi 50 Ministrat e Punėve tė Jashtme tė shteteve islamike nė emėr tė anėtarėve tė Konferencės Islamike, qė njihet si Organizata e shteteve (vendeve) Islamike. [14]

Sipas nenit 1 tė Deklaratės sė Kairos “tė gjithė njerzit janė tė barabartė nė dinjitet, detyra dhe pėrgjegjėsi, dhe kjo pa dallim rase, ngjyre, gjuhe, gjinie, feje, qėndrimeve politike, statusit social apo arsyeve tjera ”. Kjo qė thuhet nė nenin 1 tė kėsaj Deklarate nė tė vėrtetė duket e ngjashme me Deklaratėn e OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, mirėpo nė nenet tjera tė mėvonshėm kjo ngjashmėri pėrfundon me kufizimet qė i bėhen. Kėshtu nė nenin 25 thuhet se tė gjitha tė drejtat dhe liritė i nėnshtrohen Sheriatit islamik, i cili (Sheriati) caktohet si “i vetmi burim kompetent pėr zbatimin dhe shpjegimin e ēdo neni tė kėsaj Deklarate ”. [15]

Ashtu si ėshtė e njohur, njė nga pikat mė diskutabile nė botėn islame ėshtė pozicioni i gruas nė shoqėri. Edhe deklaratat islamike kanė trajtuar kėtė ēėshtje. Ngjajshėm si nė Deklaratėn e Pėrgjithshme Islamike pėr tė Drejtat e Njeriut, edhe nė Deklaratėn e Kairos barazia e gruas pėrkufizohet me sa vijon: “Gruaja nė dinjitetin e saj njerzorė ėshtė e barabartė me burrin dhe ka tė drejtat dhe detyrat; ajo gėzon tė drejtėn e qytetarit nė mėnyrė tė pamvarur dhe pavarsi financiare… ” (neni 6 a). Si e drejtė themelore qė gėzon gruaja sipas kėsaj Deklarate kuptohet e drejta e saj qė tė kujdeset (mbahet) nga burri i saj, ndėrsa si detyrė kryesore ka ajo t`i pėrfillė dėshirat, pėrkatėsisht ta ndėgjoj burrin.

Nė nenin 2 tė Deklaratės ėshtė e dhėnė mbrotja e integritetit tė trupit dhe shėnohet “…ėshtė detyrė e shtetit qė ta siguroj kėtė tė drejtė dhe ndalohet qė kjo tė shkilet pa ndonjė arsye tė dhėnė nė Sheriat ”. Sipas kėtij formulimi shkelja e integritetit tė trupit mund tė lejohet nėse pėr njė gjė tė tille ka arsyetim sipas ligjit islamik, Sheriatit.

Tė Drejtat e Njeriut sipas kuptimit perendimorė nė botėn islamike, por edhe vetė tė Drejtat islamike tė Njeriut, bazuar nė realitetin qė ekziston nė shumicėn e vendeve ku shtrihet civilizacioni Islam, ėshtė ende shumė larg asaj qė tė flitet pėr rrespektim tė tė Drejtave tė Njeriut.

Nė Deklaratėn e Kairos, pos tė tjerash, ėshtė e dhėnė edhe e drejta e lirisė sė mendimit, besimit por kėto liri vlejnė vetėm derisa nuk bien nė kundėrshtim me ligjin e Sheriatit dhe pėrderisa ato liri praktikohen nė kornizat e ligjit islamik (khs. neni 12 I Deklaratės sė Kairos mbi tė Drejtat e Njeriut nė Islam ). Nė pėrgjithėsi mund tė thuhet se Deklarata e Kairos ėshtė shumė larg nga pikat signifikante tė konventės sė tė Drejtave tė Njeriut tė OKB-sė, e nė veēanti nė pikėpamjen e raporteve ndėrgjinore por edhe nė drejtim tė denimeve trupore dhe lirive tjera. [16]

Ėshtė pėr t`u potencuar poashtu edhe fakti se Deklarata e Kairos nė shumicėn absolute tė neneve tė saj citon elemente nga libri i shenjtė i zivilizacionit Islam, pra Kuranit dhe kufizimet i bėnė duke u mbėshtetur nė ligjin e Sheriatit. Dhe pėr dalim civilizacioni perendimor, pikėpamjes dhe ēasjes perendimore qė i bėhet pėrballė tė Drejtave tė Njeriut dallon shumė nga ai islam edhe pėr vetė faktin, se perendimi bazohet nė filozofinė natyrore dhe nuk e shtin nė lojė Biblėn pėr tė mbėshtetur arsyetimet dhe legjitimimin e tė Drejtave tė Njeriut. Pra, kemi njė ndarje tė fesė edhe nė raport me tė Drejtat e Njeriut, ndėrsa Deklarata e Kairos mbėshtet kryesisht nė Kuran dhe ligjin islamik Sheriatin.

Karta Arabe mbi tė Drejtat e Njeriut (1994) [17]

Pėrpjekje tjera pėr tė formuluar dhe proklamuar tė Drejtat e Njeriut nė civilizacionin Islam, pėrkatėsisht nė rajonin arab ka pasur qė nga fundi i viteve tė gjashtėdhjeta. Karta Arabe pėr tė Drejtat e Njeriut e vitit 1994 (Arab Charter on Human Right ) ėshtė rezultat i pėrpjekjeve tė kėtij rajoni tė bėra vite me radhė. Kjo Kartė ėshtė nxjerrė nga gremiumi mė i lartė, Kėshilli i Lartė i Ligės Araba . [18] Nė preambulėn e Kartės Arabe formulohet njė referim normativ nė paktet e OKB-sė dhe njėkohėsisht edhe nė Deklaratėn e Kairos. Mėtutje kjo Kartė bazohet edhe, si thuhet, nė principet e Islamit dhe nė tė arriturat e civilizuese tė rajonit kulturorė arab. Kjo Kartė arabe nė pėrgjithėsi tregon njė pėrshtatje formale nė tė Drejtat ndėrkombėtare (tė OKB-sė vėr.) tė Njeriut.

Karta garanton mbrotje me avokatėt (neni 7), dėgjimi nga njė gjykatės nė proceset gjyqėsore (neni 8), dėmshpėrblim pėr arrestime dhe mbajtje tė kundėrligjshme nė burgje (neni 16), barazi para ligjit (neni 19), ndalon turturėn (neni 13 a), poashtu kjo Kartė ndalon edhe denimet me vdekje pėr “vepra penale politike”, pėr moshat e papjekura dhe gratė shtatzėna (neni 11 dhe 12).

Janė tė dhėna edhe liritė, si ajo e besimit, shprehjes sė mendimit (neni 26), liria e ushtrimit tė fesė (neni 27), tė cilat edhe kėtu mund tė kufizohen nė bazė tė ligjit. Pėr dallim nga Deklaratat tjera, kjo Kartė nuk jep reference nese fjala ėshtė pėr ligjin islamik Sheriatin qė lejon kufizimet.
Tė gjitha kėto Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut nė Islam nuk kanė fuqi juridike dhe nuk lidhė shtetet nė emėr tė tė cilave janė shpallur kėto Deklarata.

Ēka kuptojmė me Sheriatin?

Qė tema tė cilėn po e trajtojmė tė jetė edhe mė e kuptueshme, ne duhet tė ndalemi e tė japim edhe disa sqarime tė vogla mbi konceptin e Sheriatit. Sheriati ėshtė e drejta materiale islamike, apo thėnė mė saktė, ėshtė mėsimi i detyrueshėm islamik qė ka ngritur nė ligj praktikimin e principeve kuranore tė rregullimit tė jetės. Sheriati nuk ėshtė njė ligj islamik i nxjerrun nga njė instancė ligjdhėnėse, por mė tepėr ėshtė njė praktikim i rregullave kuranore tė organizimin e jetės e qė janė bėrė si e “drejtė zakonore” e mė pas kjo praktikė e rregullimit tė jetės shoqėrore nė bazė tė principeve kuranore ėshtė ngritur nė ligj tė aplikueshėm.

Sheriati si ideal i tė gjitha zakoneve religjioze pėrfshin gjithė rrethin e ekzistencės sė njeriut, para se gjithash regullat religjioze tė pastėrtisė dhe tė ritit, pastaj pesė shtyllat e islamit, organizimin e shtetit, tė drejtėn publike [19] sėbashku me tė drejtėn penale, tė drejtėn e familjes, tė drejtėn trashigimore, tė drejtėn e skllavėrisė, tė drejtėn e sendeve, procedurat por edhe vetė jetėn e njeriut, kodeksin e zakoneve dhe gjithė pėrditshmėrinė e jetės sė njeriut, [20] thėnė mė shkurtė tė gjitha veprimet qė i bėnė njeriu. [21]

Sipas kėsaj tė drejte gruas i ėshtė e ndalueshmė qė tė veprojė nė instancat fetare, tė gjykoj apo tė marrė pozicion udhėheqė nė politikė. Vlera e gjakut tė gruas ka vlerėn sa gjysma e gjakut tė burrit, dėshmia e njė gruaje para gjykatės nė vendet ku Sheriati rregullon jetėn e shoqėrisė, ka fuqi, vlerė poashtu tė pėrgjysmuar dhe nė shumė raste dėshmia e gruas s`luan fare peshė. Dhe nėse krahasojmė me logjikėn perendimore tė tė Drejtave tė Njeriut, atėherė shifet qartė se kemi njė diskriminim ndėrgjinor.

Gratė nė tė drejtėn familjare, zivile, penale trajtohen si tė klasės sė dytė. Sa i pėrket shprehjes sė mendimit kjo kufizohet shumė poashtu nga islamistėt tradicional dhe bie nė kundėrshtim tė madhė me lirinė e shprehjes sė mendimit tė dhėnė nė Konvetėn e tė Drejtave tė Njeriut. Nje besimtari mysliman i ėshtė e ndaluar qė elemntet bazore tė religjionit tė tij t`i vėj nė pikėpyetje, dhe aq mė pak qė tė kalohet nė njė besim tjetėr. Dhe hapi i tillė, personit qė do tė ndėrrmerrte dicka tė tillė, do ti kushtonte shumė, ai merrė dėnimin mė tė rėndė ose dėnim me vdekje. [22]

Nė ato vende ku qeverisin tradicionalistėt islamik tė drejtėn e shprehjes sė mendimit, zgjedhjen e besimit dhe vetė tė Drejtat e Njeriut nė pėrgjithėsi nuk kanė fare peshė. Dhe njė nga problemet kryesore qė ekziston nė kėto shtete me udhėheqėsi tradicionaliste islamike ėshtė fakti se nė qendėr tė diskutimit nuk qėndron individi, por Zoti dhe besimi. [23] Dijetarėt islamik nuk janė tė orientuar nė argumentimin e tė drejtave dhe lirive tė njerėzve, individit, por ata janė tė koncentruar nė detyrimet qė kanė pėr ti kryer besimtarėt pėrballė Zotit. [24]

Praqitja nė mėnyrė tabelare e akuzave dhe kundėrakuzave mbi tė drejtat e njeriut nė raportin orient-oksident [25]

Qėndrimet e botės islamike Qėndrimet e botės perendimore
Deklarata e pėrgjithshme islamike e tė Drejtave tė Njeriut (1981)
Deklarata e Kairos pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam (1990)
Karta Arabe mbi tė Drejtat e Njeriut (1994)
Deklaratėn e pėrgjithshme tė Drejtave tė Njeriut (1948)
Konventa Evropiane pėr Mbrotjen e tė Drejtave tė Njeriut dhe Lirive Themelore (1950)
Akuza
Tė Drejtat e Njeriut i shėrbejnė (kulturės) imperializmit perendimorė pėr zgjėrimin e: ekonomisė sė tregut, sekularizimit, pluralizmit, individualizmit. Dhe pėr kėtė ato janė instrumente pėr luftimin e islamit.
Kulturė globale;
Tė Drejtat e Njeriut vlejnė pėr gjithė botėn dhe janė tė lidhshme pėr tė tė gjithė
Kulturė individuale;
vlerat, zakonet e njė kulture kanė pėrparėsi pėrballė univerzalitetit tė tė Drejtave tė Njeriut.
Akuza;
Relativizimi i tė Drejtave tė Njeriut
Islam: shtete Islamike Perendim: Shtete kushtetuese
Tė gjitha tė drejtat themelore dhe me kėtė tė gjitha tė Drejtat e Njeriut vlersohen nė bazė tė rekomandimeve tė shpallura nga Zoti dhe mė kėtė njėkohėsisht detyrojnė krijimin e njė shoqėrie islamike; dmth. se tė drejtat e njeriut duhet t`i nėnshtrohen Sheriatit. Tė Drejtat e Njeriut nuk i pėrgjigjen (detyrohen) asnjė feje. Vlerat themelore bazohen nė lirinė dhe dinjitetin e individėve dhe jo nė vlerat e mundshme tė shtetit.
Deklarata e pėrgjithshme islamike e tė Drejtave tė Njeriut (1981)
Deklarata e Kairos pėr tė Drejtat e Njeriut nė Islam (1990)
Karta Arabe mbi tė Drejtat e Njeriut (1994)
Akuza
Kėto Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut bazohen nė tė drejtėn islamike. Qėllimi i kėtyre tė drejtave ėshtė krijimi i njė bote islamike. Tė Drejtat e Njeriut i janė nėnshtruar Sheriatit. Dhe pasi qė populli arab ėshtė vėnė nė qendėr tė kėtyre tė drejtave, tė Drejtat e Njeriut po instrumentalizohen pėr qėllime politike pėr bashkimin e gjithė arabėve, krijimin e shtetit tė Palestinės dhe shkatėrrimin e Izraelit.


Burimi:
[1] Khs. Bielefeldt, Heiner, Philosophie der Menschenrechte: Grundlagen eines welweiten Freiheitsethos, Dramstadt 1998, fq. 25-44. Brugger, Winfried, Liberalismus, Pluralismus, Kommunitarismus, Baden-Baden 1999, fq. 87-122.
[2] Denninger, Erhard, Menschenrechte zwiswchen Universalitätsanspruch und staatlicher Souverenität, nė: Der gebändigte Leviathan, Baden-Baden, 1990, fq. 249-265.
[3] Khs. Sven Bernhard Gareis/Johanes Varwick, Die Vereinigten Nationen, Opladen 2002, fq. 143-170.
[4] Khs. Prof. Bernard Levis, profesor i historisė sė Lindjes sė Mesme, Allahs heilige Armee nė: Spiegel (gazetė gjermane) 2/2003, fq. 10. Si fe islami nė ēdo aspekt ėshtė shumė mė afėr judaizmit dhe krishtenizmit se sa feve tė tjera tė mėdha aziatike si hinduizmi, buddizmi, konfucianizmi (po aty). Khs. Endreß, Gerhard : Der Islam. Eine Einführung in seine Geschichte. München: C. H. Beck, 3. Aufl., 1997.
[5] Po aty.
[6] Khs. Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, Politik und Religion zwischen Vernunft und Fundamentalizmus, botimi i tretė, München 2001, fq. 128, poashtu B. Tibi, Im Schatten Allahs. Der Islam und die Menschenrechte, München 1994.
[7] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention? Zur Menschenrechtspolitik gegenüber islamisch geprägten Staaten, Deutsche Institut für Menschenrechte, shtator 2003, nė: www.institut-fuer-menschenrechte.de . Khs. Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, fq. 127.
[8] Bassam Tibi, Krieg der Zivilisationen, fq. 130. Argumenti i fundamentalistėve islamikė, sipas Tibit, lidhur me temėn ėshtė: „Mbase Sheriati ngre kufijtė e qartė mes kolektivit tė vet dhe bashkėsive tjera, nuk mund tė atakohen nga brenda .” Duke parė dallimet mes dy zivilizacioneve Tibi vlerėson se duke pasė parasysh qėndrimet e ndryshme duhet qė tė merret vesh pėr njė konsenzus ndėrkombėtar pėr normat dhe vlerat.

Khs. Der Islam neigt zum Totalitären, Spiegel Spezial 2/2003, fq. 20/21. Tahar Ben Jelloum, 58, autor i njohur i librit „Maghreb“ qė jeton nė Paris qė nga viti 1971, lidhur me demokracinė ai shprehet nė intervjun dhėnė gazetės qė cekėm, se demokracia nuk ka kuptim nė njė shoqėri tė organizuar nė fise, sepse nė fise individi nuk ka fare rėndėsi. Ai shton mėtutje se nė botėn arabe nuk ka vend pėr demokraci. Fundamentalizmi nuk diskuton fare, ai nuk lejon fare mendimet e tė tjerėve qė tė kenė peshė, dhe se ata mbahen (mendojnė) se posedojnė tė vėrtetėn absolute. Khs. Anton Christen, Die Furcht der Araber vor der Demokratie- Keine Trennung zwischen Staat und Religion, nė: Neue Zürcher Zeitung, 2 gusht 1997.
[9] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[10] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[11] Deklarata e pėrgjithshme islamike e tė Drejtave tė Njeriut, verzioni nė gjuhėn gjermane, nė: http://www.humanrights.at/images/news/Die%20Allgemeine%20Erkl%C3%A4rung%20der%20Menschenrechte%20im%20Islam.doc
[12] Khs. Mėnyra e interpretimit tė tė Drejtave tė Njeriut sipas logjikės Islame, nė: Die Menschenrechte in Islam, http://www.al-islaam.de/pdf/Menschenrechte.pdf . Khs. Menschenrechte - Wie der Islam sie versteht, nė: http://www.lausannerbewegung.de/index.php?p=22.
[13] Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[14] Po aty. Khs. Batzli, Stefan; Kissling, Fridolin; Zihlmann, Rudolf (Hg.): Menschenbilder, Menschenrechte. Islam und Okzident: Kulturen im Konflikt. Zürich: Unionsverlag, 1994.
[15] Khs. Karl Hafen, 10 Jahre Kairoer Erklärung für Menschenrechte- Islamische Staaten missachten die eigenen Ziele. Khs. Dr. Chr. Schirrmacher, Islam, Menschenrechte und Christenverfolgung, in: www.lebenszeichen.net/Redesign/islam_menschenrechte.gtml.
[16] Khs. Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?...
[17] Karta e pėrkthyer nė gjuhėn gjermane tė interesuarit mund ta gjejnė nė: http://www.un.org/Depts/german/menschenrechte/arab.pdf
[18] Khs. Anna Würth, Dialaog mit dem Islam als Konfliktprävention?. Khs. Sabine Ripperger Menschenrechtsdiskurs als politisches Instrument, Deutsche Welle 2003.
[19] Khs. Hans-Georg Ebert, Islam und Scharia in den Verfassungen der arabischen Länder, nė: Zeitschrift für Religionswissenschaft, 1/1998, prej fq. 3.
[20] Sqarime mbi Sheriatin shiko kėtė faqe interneti: www.evangelium.de/weltmission/religion/islam/minikurs/scharia.htm.
[21] Khs. Th. W. Juynboll, Handbuch des islamischen Gesetzes nach der Lehre der schäfitischen Schule, Leipzig 1910. Pėr Sheriatin mund tė lexohet prej fq. 54 e deri nė 62. Ėshtė njė libėr shumė interesant qė jep shpjegime thelbėsore pėr tė kuptuar islamin.
[22] Khs. Islam und Menschenrechte - ein Dauerkonflikt? Ein iranischer Kleriker leistet eine unbequeme Analyse, nė: Neue Zürcher Zeitung, 5. 11. 2003.
[23] Po aty.
[24] Po aty.
[25] Shih: M. Forstner, Menschenrechte in Islam, nė: http://wir-sind-kirche.de/fulda-hanau/Islam_Menschenrechten.htm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara