HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqipėria veneciane (1392-1470)

-- nga Zef Ahmeti, shkurt 2004.

Zef Ahmeti Dr. Oliver Jens Schmitt, Das venezianische Albanien, Südost-Institut, München 2001, fq. 701.

Gjatė njė bisede me autorin nė qytetin St. Gallen tė Zvicrės tė ndėrmjetsuar nga studiusi Albert Ramaj, nė kohėn kur ai po priste lidhjen e trenit pėr Mynih, ku ligjerusit i duhej tė nesėrmen pėr tė vazhduar seminarin pėr figurėn e Skėnderbeut qė po mbante nė universitetin e Mynihut.
Njė burrė i ri, qė vec i kishte kaluar tė tridhjetat, megjithė sukseseve tė tija qė kishte arritur nė profesionin e tij e qė kishte doktoruar nė moshė shumė tė re, edhe atė pėr shqiptarėt, ishte shumė modest.

Oliver Schmitt ėshtė zviceran dhe i takon gjeneratės sė re tė historianėve tė huaj qė merret me historinė e Shqipėrisė dhe popullit shqiptar. Vetė volumi i doktoraturės, tė cilėn e ka bėrė pėr Shqipėrinė veneciane, tregon seriozitetin e tij shkencor dhe pėrkushtimin e tij qė tė nxjerrė nė dritė nė njė vepėr tė vetme jo vetėm ato qė janė njohur deri mė tani nė mėnyrė parciale, me punime tė shkurtėra pėr kėtė periudhė, por duke pėrdorur njė literurė dhe burime tė reja me vlerė tė madhe historike.

Gjatė bisedės qė u zhvillua nė St. Gallen, sė bashku edhe me shokė tjerė qė ishim aty, i shtrova pyetjen shkencėtarit tė ri, se ēka e kishte shtyrė atė tė merret me shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pasi kėto raste janė tė rralla. Ai duke buzėqeshur tergon, se ai kishte qenė pėr pushime nė Greqi dhe se gjatė kėtij pushimi kishte qėndruar edhe nė kufirin me Shqipėrinė. I fascinuar me bukuritė natyrore qė i shef nė teritorin e Shqipėrisė, ai pyet njėrin nė teritorin Grek, se kush ishte matanė. Oliver Jens merr pėrgjigjen: po atje ėshtė vend shumė i bukur, por njerzit atje tė vrasin po shkoi kush andej! Dhe m'u kjo pėrgjigje e kishte shtyrė atė tė thellohet mė shumė dhe tė mėsojė mė tepėr pėr kulturėn, historinė e kėtij populli tė "egėr".

Ky interesim i tij e shpien Oliver Jensin tė bėjė doktoraturėn e tij me vėllim prej 700 faqesh pėr historinė e Shqipėrisė, periudhėn 1392-1479, apo si e quan autori veprėn e tij, Shqipėria veneciane. Libri pėrpos vėllimit tė tij, ėshtė njė punė e shkelqyeshme, njė vepėr me njė ēasje pa emocione por shkencore qė i bėn kėsaj periudhe me njė strategji pune moderne dhe profesionale. Autori ėshtė i ndikuar edhe nga dy autorėt e vjetėr qė janė marrė me shqiptarėt si Konstatin Jireēekut dhe Milan von Shuflaj qė tė futet, si thotė edhe ai vetė, nė errėsirėn e mesjetės shqiptare. Ky disertacion i Oliver Jensit ėshtė bėrė te autori i njohur gjerman, udhėheqės i institutit shqiptar nė Univerzitetin Ludwig-Maximilians-Universität tė Mynihut, Prof. Dr. Peter Bartl.

Autori nė kėtė vepėr trajton kryesiht kėto ēėshtjė: Si ishte e organizuar administrata nė kėtė periudhė? Si ishte ndėrhyrja e shtetit nė ekonomi? Cilat ishin interesat e tregtarėve venecianė nė Shqipėri? Cilat ishin metodat e stabilizimit tė kėsaj province? Si ishte pėrfituar simpatia popullsisė vendore? Si mbroheshin teritoret qė administroheshin nga Venediku, si dhe pos shumė gjėrave tjera interessante historike, qė i trajton autori, ai trajton edhe atė se sa ishte ndikimi, apo sa ka ndikuar pushteti venecian nė kulturėn vendore shqiptare?

Studiusi Oliver Jens Schmitt dallon edhe pėr faktin e qasjes sė tij nė studim. Libri ka njė vlerė tė veēantė. Autori e pėrfundon librin me historinė e luftėrave veneciane-turke pėr Shqipėrinė (1463-1479). Libri ka njė pasuri tė dhėnash qė do tė ishin shumė shumė tė dobishme edhe pėr juristėt qė merren me historinė e sė drejtės shqiptare. Por, njėkohėsisht vepra e Oliverit do tė plotėsojė dhe demantojė shkencėtarėt shqiptarė, se e drejta shqiptare, qoftė ajo publike, qoftė ajo private a penale, rrėnjėt i ka shumė mė herėt se sa vlersojnė disa autorė.

Sipas bisedės qė kemi pasė me shkencėtarin e ri zviceran projekti pėr pėrktthimin e librit nė gjuhėn shqipe ėshtė nė realizim e sipėr. Sa i pėrket vetė studiuesit Oliver Jens Schmitt, lexuesi shqiptar do tė ketė mundėsi nė tė ardhmen qė tė lexojė punime e vepra tė tjera tė rėndėsishme dhe interesante, qė ndoshta do tė ndikojnė edhe te historianėt e rinj shqiptarė, nė qasjen e tyrė ndaj historisė sė popullit shqiptar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara