HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DITĖ HISTORIKE PĖR EVROPĖN

-- nga Zef Ahmeti, St. Gallen, 1 maj 2004

Zef Ahmeti I.

Nga sot Bashkimi Evropian pranoi de jure nė gjirin e saj 10 shtete te reja. Pranimi i kėtyre shteteve ėshtė vlersuar si ditė historike pėr Evropėn. Mediat transmetuan gjithė natėn e sė premtės (dje) pamje tė ndryshe rreth pėrgatitjeve qė ishin bėrė nga vendet qė po hynin nė Evropėn e Bashkuar, dhe poashtu edhe pėrgatitjet qė ishin bėrė nga 15-tėshja e vjetėr e Evropės.

Mbretėronte njė atmosfreė festive. Hyrja e 10 shteteve te reja ne Unionin e Evropės, megjithė disa zėrave tė skeptikėve qė gjatė reportazheve tė ndryrshe u konsideruan si “real-politikėt”, ishte njė ditė e madhe pėr Evropėn. Evropa gjithnjė e mė shumė po formėsohet, ajo ka marrė kahjen e marrjes sė kontureve tė njė shteti Evropian. Rruga e bashkimit ka qenė e gjatė dhe e pėrcjellur sa me vėshtėrsi praktike, poaq edhe pėr shkak tė mungesės sė dėshirės politike tė shteteve evropiane pėr t'a dorzuar njė pjesė tė suverenitetit tė tyrė politik.

II.

Historia e krijimit tė shteteve dėshmon se ato janė krijuar gjatė historisė nė ato pjesė globit tė banuara nga njerėzit. Me kalimin e kohės, nga format primitive tė organizimit tė shoqėrisė, duke kaluar nėpėr fazat e ndryshme historike, lindėn fillimisht qytet-shtetet dhe pastaj shtetet. Krijimi i shteteve gjatė periudhės sė viteve tė '60, '70 e '80 tė shekullit tė kaluar zhvillohet me dekolonizimin e territoreve, ndėrsa me shkatėrrimin e bllokut tė lindjes (Bashkimit Sovjetik) dhe rėnies sė sistemit komunist kemi njė prirje tė re tė krijimit tė shteteve por qė lidhen nė parakushte tė vėshtira. Shtetet gjatė historisė dhe raportet ndėrmjet tyre kanė qenė koekzistente (qėndrimi i shteteve pranė njėri-tjetrit) e me kohė kalojnė nė raporte kooperative (kooperimi mes shteteve) dhe sot, gjithnjė e mė shumė, flitet dhe veprohet pėr integrim. Pra kemi njė proces historik koekzistencė-kooperim-integrim tė shteteve.

III.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Europė startoi njė prirje e re e zhvillimeve. Pas akteve ndėrkombėtare me rėndėsi tė veēantė, si themelimi i OKB-sė, Deklarata e tė Drejtave tė Njeriut e OKB-sė, e kėshtu me radhė, nė Europė filloi njė proces i ri i integrimit, mė sė pari ekonomik. Me themelimin e Bashkėsisė Evropiane (Europäische Gemeinschaft) tė viteve 1950', nė Europė filloi fillimisht njė proces i integrimit ekonomik, ndėrsa integrimi politik trajtohej vetėm si rezultat i integrimit ekonomik. Ky proces i entpolitizimit njihet si teoria (neo)-funksionaliste e integrimit. Ky proces ėshtė i lidhur ngushtė me ndikimet e saj nė rregullimet dhe raportet brendashtetėrore. Shtetet e Bashkimit Evropian (Unioni Evropian) nė fillim tė procesit tė integrimeve nė Evropė, kanė mbartur mė lehtė sovranitetin e tyre ekonomik nė organet mbinacionale, ndėrsa sa i pėrket suverenitetit politik, shtetet anėtare kanė ngurruar dhe ende ngurrojnė, qė ky sovranitet pėrfundimisht tė mbartet nė organet e njė krijese, tek organet e mundėshme tė shtetit a federatės se BE-sė.

Ndėrsa si e veēantė e demokracisė nė BE vlersohet neni 6 i Marrėveshjes Amsterdamit, ku thuhet se, BE-ja bazohet nė parimet themelore tė lirisė, demokracisė, respektimit tė tė drejtave tė njeriut, lirive themelore si dhe nė shtetin juridik. Procesi i zgjėrimit tė BE-sė ndikoi qė ēėshtja e kushtetutės sė BE-sė tė bėhet temė shumė e rėndėsishme pėr ardhmėrinė e Evropės. Nė fillim tė debatit pėr kushtetutėn e BE-sė kanė dalė nė pah diferencat mes Gjermanisė dhe Francės lidhur me konceptin e Kushtetutės sė Evropės. Pėrderisa Franca pretendon qė politika tė mbetet edhe mėtutje nė duart e qeverive tė shteteve nacionale, vizioni i Gjermanisė flet pėr ndarjen e suverenitetit mes organeve mbinacionale dhe shteteve anėtare si njė sistem kushtetues.

E veēanta e njė kushtetute Europiane nė procesin e integrimit qėndron nė atė se kemi tė bėjmė me njė sistem tė ri. Dhe pėr kėtė arsye dėtyra e teorisė kushtetuese nė kėtė drejtim ėshtė qė tė zhvillojė nga doktrina e tashme, struktura organizative e procedurale pėr njė sistem tė tillė.

IV.

Nė kėtė proces integrimesh edhe Ballkani Perendimor, emėrim ky qė pėr mua ėshtė i gabueshėm, duhet tė (ri)shqyrtojė qėndrimet politike aktuale dhe situatėn reale tė shteteve tė kėtij rajoni, i cili padyshim ėshtė Evropė dhe i takon Evropės.

V.

Nė kėtė proces integrimesh evropiane populli dhe lidershipi shqiptar kanė shprehur dėshirėn politike pėr t'iu bashkuar. Sfidat dhe kėrkesat, pėrkatėsisht kushtet qė ka vėnė BE-ja pėr shtetet qė dėshirojnė tė bėhen pjesė e kėtij Unioni, janė tė emėruara nė nenin 6 tė Marrėveshjes sė Amsterdamit. Se sa janė plotėsuar kėto kushte, kėtu konkretisht tani po flasim pėr shetin e Shqipėrisė, sipas vlersimeve tė fundit tė komisionerit tė BE-sė pėr integrime janė vlersuar shumė tė mangėta dhe qė kanė nevojė pėr efektivitet mė tė theskuar dhe praktikim tė principeve tė dhėna nė nenin 6. Shqipėria sikur tė luftonte elementet negative, qė e kanė kapluar, do tė kishte mundėsi qė tė jetė vend i shkėlqyeshėm.

Integrimet e shqiptarėve nė Evropė kanė filluar qė moti me diasporėn shqiptare qė jeton nė vendet e ndryshme tė BE-sė. Mirėpo trungu i tyre ende nuk po i pėrmbushė kushtet e kėrkuara nga Evropa. Populli shqiptar, kudo qė jeton, integrimin e tyre nė Evropė duhet ta shohė edhe si njė shans tė mirė pėr Bashkimin de fakto tė tyre nė kuadėr tė kėtij procesi pėr integrim.

VI.

Megjithė pyetjeve tė pazhgjidhura nė Evropėn Juglindore, e nė mėnyrė tė veēantė problemi i Kosovės, me zhgjidhjen e ēėshtjes sė saj pėrkatėsisht tė statusit, do tė bėhej edhe njė hapje e rrugės sė integrimit tė kėsaj pjese tė Evropės nė BE. Njė politikė e shėndoshė duke u bazuar nė principet e nenit 6 tė marrėveshjes sė Amsterdamit, tėrheqja e disa propozimeve politike nga disa parti shqiptare si ai pėr Union Kosovė-Shqipėri, qė vetėm po shkaktojnė konfuzione, kjo dhe shumė probleme tjera me integrim nė Evropė, nuk do te kenė mė nevojė pėr zgjidhje, pasi vetvetiu, shumė ēėshtje me realizimin e integrimit nė BE do tė ishin tė tejkaluara dhe jorelevante pėr t'u diskutuar.

Mėtutje, nėse shikojmė trendin e zhvillimeve integruese, atėherė populli shqiptar nė njė Evropė tė Bashkuar duhet tė jetė mė vigjilent dhe atraktiv, poashtu edhe mė syēelė duke bėrė politikė me interes kombėtar patriotik dhe sa mė larg nacionalizmit tė dėmshėm, por duke ruajtur interesat kombėtare me metoda demokratike dhe duke demonstruar njė politikė unike dhe njėkohėsisht duke iu pėrshtatur ecurive rajonale dhe globale.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara