HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shteti kushtetues

-- nga Zef Ahmeti, St. Gallen, qershor 2004

Zef Ahmeti a) Shkenca kushtetuese

Spektri i shkencės kushtetuese (die Verfassungswissenschaften ) pėrfshin njė numėr disiplinash qė merren me ēėshtje e pyetje tė ndryshme, interesa dhe metoda tė ndryshme kėrkimore. Ndėrsa mėsimi kushtetues (die Verfassungsrechtslehre ) ėshtė njė disiplinė e juridike. Ai i kushtohet kėrkimeve tė kushtetutės dhe zgjidhjeve tė problemeve tė natyrės kushtetuese, ndėrsa si metodė tė interpretimit ka dispozitat juridike tė dhėna nė kushtetutė. Si disiplinė juridike, mėsimi kushtetues interesohet se si duhet tė jetė, si mund te jetė dhe si guxon tė jetė e drejta.

Nė kuadėr tė shkencės kushtetuese, si disiplina tė afėrta mė tė mund tė konsiderohen edhe historia e kushtetutės (Verfassungsgeschichte ), mėsimi kushtetues dhe politika kushtetuese (Vrefassungspolitik ); si disiplina fqinje janė edhe mėsimi i pėrgjithshėm mbi shtetin (Allgemeine Staatslehre ) dhe shkencat politike (Politikwissenschaft ) ( FUNK, BERND-CHRISTIAN, Einführung in das österreichische Verfassungsrecht, bot. i 9, Graz 1996, fq. 33 ) ndersa mėsimi kushtetues merret para se gjithash me teorinė e kushtetutės (Verfassungstheorie ), temė kjo qė do ta trajtojmė nė punimin tonė.

b) Funksioni i teorisė kushtetuese

Nė pėrgjithėsi me konceptin kushtetutė kuptohen ligjet e sanksionuara dhe mė tė larta tė njė shteti( Sa i pėrket konceptit tė kushtetutės ne dallojmė: a) kushtetutėn nė kuptimin formal qė mbėshtetet kryesisht nė mėnyrėn e nxjerrjes sė kushtetutės (psh. me shumicė votash nė paralament apo me anė tė referendumit), dhe b) kushtetuta sipas kuptimit material qė nėnkupton pėrmbajtjen dhe jo mėnyrėn e nxjerrjes sė saj. Shih pėr k ėtė: WALTER H./ ALFRED KÖLZ, Allgemeines Staatsrecht, bot. II., Basel-Genf-München 1999, fq 95-96) . Mbi kushtetutėn, pėrkatėsisht ligjin mė tė lartė tė njė shteti, janė rrahur mendimedhe janė mbajtur pozione tė ndryshme. Kėto mendime janė tė pėrcaktuara kryesisht nga (para)njohjet e ndryshme tė juristėve, tė cilėt interpretojnė ligjet kushtetuese. Sqarimet shkencore tė (para)njohjeve nė interpretimin dhe konkretizimin e njė kushtetute, pėrbėjnė njėrin prej funksioneve tė teorisė kushtetuese ( STEIN, EKKEHART/GÖTZ, FRANK, Staatsrecht, Tüpingen 2002, fq. 192. Sipas Funk (vep. e cit. fq. 34) Teoria kushtetuese jep mendime tė ndryshme lidhur me konceptet dhe funksionin e sė drejtės kushtetuese dhe nė mėnyrė tė veēantė jep mendimet pėr raportet e ndėrsjellta mes tė drejtės kushtetuese dhe realitetit kushtetues).

Me kėtė kuptohet pėrmbledhja sistematike shkencore e tė thėnave mbi krijimin, ndryshimin e kushtetutave. Pra, bėhėt fjalė, jo pėr mendimet e sė drejtės kushtetuese, por pėr mendimet preskiptive ( Fjala vjen nga latinishtja praescriptum qė do tė thotė urdhėr , rregull shih pėr kėtė: NDRECA, MIKEL, Fjalor fjalėsh e shprehjesh tė huaja, Prizren 2000, fq. 565 ) (thėniet pėr njė tė qenė apo pėr vlera), dhe nė anėn tjetėr mendimet deskriptive ( Lat. Descriptivus qė do tė thotė pėrshkrues , shih: NDRECA, MIKEL, vep. e cit., fq 145 ) (pėr mendimet mbi realitetin faktik), e nė mėnyrė tė veēantė faktorėt ndikues nė procesin e krijimit dhe ndryshimeve kushtetuese, interpretimin, konkretizimin si dhe aplikueshmėrinė ( STEIN, EKKEHART/GÖTZ, FRANK, vep. e cit., fq. 193 ).

Njė funksion tjetėr i teorisė kushtetuese ėshtė edhe mbėshtetja shkencore e metodologjisė kushtetuese, qė do tė thotė krijimi i njė baze pėr mendimet shkencore mbi metodat e interpretimit dhe konkretizimit tė kushtetutės( po aty ). Si shembull mund tė merren kėrkimet lidhur me faktorėt qė ndikojnė nė formulimet gjuhėsore tė njė kushtetute dhe ndri ē imet e zhvillimeve historike. Kėtu duhet tė shtojmė gjithashtu kėrkimet mbi mėnyrėn e paraqitjes sė proceseve integruese, pra, thėnė mė njė fjali mė tė shkurtėr: tė gjitha ēėshtjet e realitetit faktik, por qė kanė pėr pasojė problematikėn preskriptive tė intepretimit tė kushtetutės ( Po aty ).

c) Roli i kushtetutės

Si ē dihet tashmė, kushtetuta ėshtė bazė e njė rendi juridik shtetėror. Nė pėrgjithėsi, dhe nė pjesėn mė tė madhe, e drejta sot ėshtė e pėrmbledhur dhe formuluar nė formėn e shkruar. Duhet tė theksojmė gjithashtu se edhe formulimi i teksteve ligjore ėshtė i lidhur ngushtė edhe me realitetin social nė njė shoqėri, pasi e drejta ėshtė produkt i njė realiteti social, ėshtė krijuar pėr tė rregulluar bashkjetesėn dhe (bashkė)ndikimin e individėve dhe grupeve nė shoqėri, ato pėr t’i organizuar dhe drejtuar ( Po aty, fq.194. Mėsimi i tre-elementeve tė shtetit sipas autorėve te cituar (fusnota 2) qė e karakterizojnė shtetin janė: territori , populli dhe pushteti shtetėror. Ata gjithashtu mendojne se, kėto elementė janė tė rėndėsishme, mirėpo nuk japin pėrgjigje nė atė se si e ngritė psh. njė teritor nė territor shtetėror, e kėshtu me radhė edhe me elementet tjera. Mėsimi i tre-elementeve emėron elementet e veēanta pa treguar se ēka i bashkon kėto tre elemente dhe sipas tyre (autorėve) mėsimi i tre-elementeve nuk e kapė mė sy fare shtetin.

Ata flasin pėr Rudolf Smend, i cili i pėrmbahet mendimit se, njerėzit qė dėshirojnė tė bashkėjetojnė dhe bashkėveprojnė lidhen me natyrėn “shpirtėrore” dhe realitetin “shpirtėrorė”, dhe, se njėsia (lidhja) shpirtėrore nuk ėshtė e dhėnė si e tillė nė natyrė, por ėshtė njė proces i gjatė integrimi. Ndėrsa autori i dytė i cituar Herman Heller vlerėson se, pėr njė shtet mund tė flitet vetėm atėherė kur nė bazė tė shoqėrisė sė integruar vie deri te ndikimi faktik pėr koordinimin e sjelljeve tė individit duke u lidhur nga organet ). Sė kėndejmi, e drejta ėshtė rezultat i konflikteve nė realitetin social tė njė shoqėrie dhe me procesin nxjerrjes sė ligjeve, normave juridike, krijohen edhe rregullat nė bazė tė sė cilave mund tė nxirren vendime rreth konflikteve tė mundshme. Kėshtu, me funksionin e rregullimit, e drejta rregullon dhe drejton njė realitet social ( Lidhja e njė pushteti shtetėrorė nė njė kushtetutė mund tė ketė sukses vetėm nėse pas kushtetutės qėndrojnė forca tė mjaftueshme shoqėrore qė mundėsojnė dhe garantojnė respektimin e saj. Dhe se me kėtė nuk pėrfundon roli i njė kushtetute. Pėr mė tepėr ajo ėshtė sė pari edhe bazė pėr ngritjen e organeve mė tė larta, tė cilat pastaj nė mėnyrė direkte ose indirekte ndikojnė nė ndėrtimin e mėtutjeshėm tė tė gjitha organeve tjera deri nė ato mė tė ulta administrative. STEIN, EKKEHART/GÖTZ, FRANK, vep. e cit. fq. 16) .

Meqė ne jemi duke trajtuar teorinė kushtetuese, do tė ishte e arsyeshme tė ndalemi edhe tek funksionet e kushtetutės, dhe kėtė do ta bėjmė duke u mbeshtetur nė kushtetutat kryesisht Oksidentale. Gjithsesi, nė trajtesen tonė, ne do tė hasim edhe kushtetuta me vlera dhe pikėpamje qė dallojnė nga ato Perėndimoret.

Nė pėrgjithėsi kushtetutės i besohen tre funksione ( Krahaso: po aty, fq. 195 ):

- Themelimin e pushtetit shtetėror nėpėrmjet rregullimit institucional tė organizimit shtetėror, duke pasur pėr bazė integrimin e popullit tė shtetit nė njėsitė ndikuese tė tij. Kėtu luan natyrisht njė rol tė rėndėsishėm procesi i pėrgatitjes dhe shpalljes sė kushtetutės. Nė kėtė proces luan rol marrėveshja mes grupeve tė ndryshme nė shoqėri, qė organet dhe rregullat tė mund tė veprojnė nė tėgjithė territorin e shtetit.

- Ndarja e pushtetit, qė koinsiston nė ndarjen e kompetencave dhe rregullimin e procedurave pėr vendime.

- Dhe si funksion i tretė i kushtetutės ėshtė lidhshmėria pėrmbajtėsore e pushtetit shtetėrorė qė pason me pėrcaktimin e parimeve themelore tė shtetit dhe normimin e tė drejtave themelore.

d) Pėrparsia e kushtetutės

Nė njė shtet kemi ligje tė ndryshme qė rregullojnė dinamikėn sociale tė shoqėrisė. Dhe kjo shumėllojshmėri e ligjeve tė mundshme tė shtynė tė mendosh edhe pėr hierarkinė e ligjeve nė njė shtet nacional.

Ēka ndodhė nėse njė rregull bie nė kundėrshtim me kushtetutėn? Nė shtetet nacionale kushtetuta ėshtė ligji mė i lartė dhe ka pėrparsi para ēdo ligji tjetėr nacional. Ēdo ligj, rregullore apo urdhėresė qė bie nė kundėrshtim me kushtetutėn ėshtė e pavlefshme, dhe natyrisht pėr ta konstatuar njė kundėrshti kushtetuese tė njė akti kėrkohet tė aktivizohen organet gjyqėsore, dhe nėse konstatojnė shkeljen e kushtetutshmėrisė, aktet a vendimet e mundshme shpallen tė pavlefshme. Pėr kėtė arsye, duhet tė kihet parasysh qė para se tė nxirret njė vendim apo ligj, ėshtė e nevojshme qė tė konsultohet dhe tė shihet nėse ai ėshtė nė harmoni me kushtetutėn.

Nė shtetet e zhvilluara demokratike preferohet qė ēdo instancė tė konsultohet me ligjin mė tė lartė tė shtetit, nėse njė vendim ėshtė konform kushtetutės apo jo.

e) Reformat kushtetuese

Sipas Peter Häberle ( HÄBRELE, PETER, Der Verfasungsstaat und seine Reformbedürfnisse, nė: Christian Meier-Schatz (ed), Die Zukunft des Rechts, Basel 1999, fq. 210 ), kushtetuta nuk ėshtė vetėm tekst juridik apo vepėr e rregullave normative, por edhe shprehje e njė zhvillimi kulturor, mjet i vetėprezantimit tė popullit, pasqyrė e trashigimisė kulturore dhe fundament i ardhmėrisė.

Nėse flasim pėr historinė e kushtetutave dhe tipeve kushtetuese, atėherė historia tregon se ka pasė njė larmishmėri kushtetutash qė kanė kaluar nėpėr procese ndryshimesh. Ndikim kėtu kanė pasur filozofėt, tekstet e autorėve klasikė, programet partiake, pėrvoja, gjeneratat dhe elementė tė tjerė si evolucionet dhe revolucionet gjatė historisė ( Krahaso: po aty fq. 209 ). Varėsisht nga tradita e shtetit dhe lashtėsia e tyre, ato kanė bėrė ndryshime nė kushtetutat e tyre duke u bazuar nė pėrvojat nė vend, por edhe tė ndikuar nga zhvillimet rajonale e globale. Varėsisht nga historitė qė kanė pėrjetuar shtetet dhe popujt gjatė krijimit tė shteteve nacionale, apo kalimi nga njė sistem nė njė sistem tjetėr tė organizimit tė jetės, kushtetutat nacionale kanė hasur nevojėn pėr ndryshime tė pėrgjithshme, tė pjesshme apo ndryshime tė neneve tė veēanta, individuale ( Pėr ndryshimet e kushtetutave tė shteteve tė ndryshme mė gjėrėsisht mund tė lexohet te: HÄBERLE, PETER, vep. e cit. fq. 212-213 ).

Pėr ilustrim le tė ndalemi te historia e ndyshimeve, pėrkatėsiht reformave kushtetuese nė shtetin e Zvicrės, qė ka njė traditė tė lashtė shtetėrore. Kushtetuta e Zvicrės para se tė arrinte nivelin e saj aktual, ka kaluar nėpėr pesė faza zhvillimit:

1) Faza e parė rrok periudhėn 1830-1848, qė pėrfshinė krijimin e shtetit tė Zvicrės;
2) Faza e e dytė rrok periudhėn 1863-1874, ku disa kantone tė Zvicrės si Bazeli, Zyrihu marrin nismėn qė qeveria tė zgjidhet nė mėnyrė direkte- qė sot e quajmė demokraci direkte. Kjo lėvizje e ashtuquajtur demokratike pėrfshinė edhe kantonet tjera tė Zvicrės;
3) 1918-1941 ėshtė faza e tretė e reformave kushtetuese tė Zvicrės. Levizjet pėr ndryshime kushtetuese fillojnė para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore, mirėpo ato jetėsohen pas pėrfundimit tė saj;
4) Faza e katėrt e ndyshimeve kushtetuese pėrfshinė vitet 1942-1960. Kėshtu qė procesi i ndyshimeve vazhdon pa u ndėrpre;
5) Nė fazėn e fundit tė ndyshimeve kushtetuese nė Zvicėr pėrfshihen vitet 1960-1998, rezultat i tė cilave ėshtė kushtetuta e re e vitit 1998 ( Pėr procesin e ndryshimeve kushtetuese nė Kushtetutėn e Zvicrės lexo: KREIS, GEORG, Totalrevizionen als sociale Bewegungen: Zu den fünf Verfassungsphasen der neuren Schweizergeschichte, nė: Beat Sitter-Liver (ed.), Herausgeforderte Verfassung: Die Schweiz im globalen Kontext, Freiburg 1999, fq. 169-197. Krahaso BERNHARD EHRENZELLER, Reformprozesse im Verfassungsrecht von Bund und Kantone, nė: Verfassungsrecht der Schweiz, DANIEL THÜRER, JEAN-FRANCOIS AUBERT, JÖRG PAUL MÜLLER (ed.), Zürich 2001, fq. 207).

Gjurmimet e ndyshimeve kushtetuese, tė pjesshme apo totale (tė pėrgjithshme), luajnė njė rol tė rėndėsishėm, duke pasė parasysh gjendjen e mėparshme juridike dhe atė se ku dėshirohet tė arrihet, pra ardhmėria. Po ashtu, ėshtė e rėndėsishme tė njihen se, cilat iniciative tė lancuara gjatė historisė kanė korrė sukses ne ndyshimet kushtetuese dhe cilat janė ato qė kanė dėshtuar ( Pėr procesin e ndryshimeve kushtetuese, historinė e kushtetutės sė Kosovės shiko: BAJRAMI, ARSIM, E drejta e Kosovės nė Tranzicion, e drejta Kushtetuese- Libri II, Universiteti i Prishtinės, Prishtinė 2001. Poashtu krahaso: AHMETI, ZEF, Kosova njė ēėshtje politike apo juridike, nė: Phoenix, Shkodėr 2001, nr. 4/5/6; MARKO, JOSEPH (ed.), Gordischer Knoten Kosovo/a: Durchschlagen oder entwirren?, Völkerrechtliche, rechtsvergleichende und politikwissenschaftliche Analyse und Perspektiven zum jüngsten Balkankonflikt, Baden-Baden 1999; REUTER, JENS/CLEWING, KONRAD (ed.), Der Kosovo Konflikt, Ursachen, Verlauf, Perspektiven, Klagenfurt/Celovec 2000. Pėr kushtetutėn e Shqipėrisė shiko: Michael Schmidt-Neke, Das politische System Albaniens, nė: Di politischen Systeme Osteuropas, Wolfgang Ismayr (ed.), Opladen 2002, fq. 767-805 ).

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara