HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Emra pėr rrugėt, sheshet, shkollat e Shqipėrisė

-- nga Ardian Klosi

Ardian Klosi Caktimi i emrave pėr vende publike ėshtė menduar nė Shqipėri gjithmonė si njė punė e lehtė. Kjo ka bėrė qė, krahas emrave vėrtet tė shquar dhe me merita, nė tabelat e rrugėve, shesheve, shkollave, institucioneve tė ndryshme tonat, tė zėnė vend edhe persona ose data me rėndėsi tė dyshimtė, nė mos po ogurzezė pėr Shqipėrinė (kujtojmė emrat e Musolinit, Stalinit ose Marsel Kashenit nė bulevardet kryesore), qė nė njė kohė tė mėpasme janė parė si tė papėrshtatshėm pėr tė mos thėnė tė patolerueshėm. Shkak ka qenė fakti se emėrdhėnia ėshtė bėrė zakonisht nga disa pak njerėz tė fuqishėm, tė cilėt e kanė politizuar ēėshtjen; mirėpo dihet se janė pesha kulturore dhe kontributi i njė njeriu tė caktuar nė historinė dhe zhvillimin e njė vendi, qoftė dhe njė akt i lartė i veēantė, ato qė e bėjnė tė denjė emrin e tij tė zėrė vend kaq tė rėndėsishėm nė jetėn e pėrditshme tė qytetarėve.

Pėrdorimi i pėrditshėm e bėn heqjen eventuale tė njė emri po aq tė vėshtirė sa ē’ishte i lehtė ēasti i dhėnies sė tij. Nuk besoj se do tė hiqet ndonjėherė dot nga goja e tiranasve p.sh. emri i sheshit “21 dhjetori”. Pak kush nga kryeqytetasit e di se kjo ka qenė ditėlindja e Josif Xhugashvilit, por ky fakt, pas njė pėrdorimi kaq tė gjatė, nuk ka mė ndonjė rėndėsi: ndoshta ėshtė thjesht tingėllimi, vokalizmi nji-nji “Te njizetenjishi”, ai qė e bėn emėrtimin, megjithė origjinėn e vet ndjellakeqe, tė pėrjetshėm te ne.

Mbas vitit 1992 njė numėr emrash gjetėn vendin e tyre nė rrugėt dhe shkollat tona, si Faik Konica, Gjergj Fishta, Edit Durham, Eqrem Ēabej, Martin Camaj etj., por nuk munguan edhe emėrdhėniet politike. Bie fjala pėr t’i bėrė qejfin njė x- ministri tė jashtėm tė huaj qė nuk ka pasur ndonjė kontribut tė drejtpėrdrejtė pėr Shqipėrinė, politikanėt tanė u nxituan t’i vinin emrin njė sheshi pak para vizitės sė tij. Kjo tregon nė njėfarė mėnyrė se ende nuk ėshtė hequr dorė nga servilizmi dhe konjukturalizmi politik nė pagėzimin e rrugėve, shesheve dhe institucioneve tona publike.

Nė tė njėjtėn kohė vazhdoi edhe mbas 1992-shit tradita e mosmirėnjohjes ndaj personaliteteve qė vėrtet kanė peshė nė studimin dhe popullarizimin e botės shqiptare dhe qė, ku drejtpėrdrejt e ku tėrthorazi kanė ndihmuar nė pavarėsinė dhe respektimin e kombit tonė.
Duke menduar se ka ardhur koha qė mė nė fund t’u jepet vendi i merituar njė plejade tė tėrė njerėzisht tė kulturės, qė lavruan nė harkun e shekujve tė 19 e 20 historinė, gjeografinė, gjuhėn, etnografinė, mitologjinė shqiptare, dijetarė qė mė pas u quajtėn thjesht albanologė, kemi konceptuar njė seri me portrete pėr secilin prej tyre. Ciklin po e quajmė “Emra pėr rrugė, sheshe e shkolla tė Shqipėrisė”, me shpresė se do ta lexojnė e do t’u ngulitet sadopak nė mend vendimmarrėsve, qofshin kėta politikanė a bashkiakė. Nė kėtė mėnyrė do tė bėhej njė gjest falėnderimi pėr Martin Leakun, Franēois Pouqueville-in, Karl Reinholdin, Gustav Meyerin, Theodor Ippenin, Norbert Joklin, Franz Baron von Nopscėn, Milan Sufflayn, Maximilian Lambertzin e tė tjerė. Do t’u kthehej tributi prej njė qytetėrimi mirėnjohės, botėn dhe kulturėn e tė cilit ata e ndriēuan kur ende nuk mund tė quhej qytetėrim.

Dėftimin e kėsaj mirėnjohjeje e pengoi pėr njė kohė tė gjatė sundimi komunist nė Shqipėri. Nė atė periudhė u modelua njė skemė e caktuar pėr historinė dhe kulturėn shqiptare, pėr “tipin shqiptar” dhe marrėdhėniet e tij me popujt e tjerė. Nuk ėshtė nevoja tė pėrsėrisim kėtu komponentėt e kėsaj skeme (tė tipit: shqiptari ka qenė gjithmonė njė qenie liridashėse qė ka luftuar kundėr pushtuesve tė shumtė etj.), por po shėnojmė se, tė gjithė ata autorė qė dilnin jashtė skemės anatemoheshin si dashakėqinj ose deri dhe armiq tė kėtij populli. Kėshtu u anatemua p.sh. Pouqueville-i, pse e nxirrte Ali Tepelenėn njė tiran mizor veseshumė ose pjesėrisht Gustav Meyeri qė e kishte nxjerrė gjuhėn shqipe me fjalorin e tij etimologjik njė gjuhė gjysmė tė latinizuar me njė pakicė elementesh autoktone.

Absurdi ishte se edhe ata autorė qė mbaheshin si dashamirė, b. fj. Hahni ose Sufflay as nuk botoheshin as nuk popullarizoheshin; u bėhej e shumta nga njė pėrkthim “i brendshėm”, zakonisht prej tė dėnuarish politikė, qė mbahej nė rezervat tė rreptė pėr specialistėt dhe shokėt e tjerė. Shkaku kryesor ishte qė, gjithė ajo botė qė ata kishin pėrshkruar e studiuar nė veprat e tyre ishte shumė e gjerė pėr tė hyrė nė skemėn e vogėl tė partisė: do tė zbulohej menjėherė se historia dhe tipi i shqiptarit nuk ishin figurat e gdhendura nga letėrsia e realizmit socialist.

Absurdi i sotėm ėshtė se skema vazhdon tė mbijetojė: pavarėsisht se disa botime janė bėrė (asnjėherė nga Akademia e Shkencave, asnjėherė nga institucionet e shtetit tonė! por vetėm nga disa botues qė kėrkojnė tė sjellin nė vend tė vėrtetat, me mjetet e tyre tė kufizuara), mbijetojnė paragjykimet, ndarjet nė “dashamirė dhe dashakėqinj” tė Shqipėrisė.
Pikėrisht kjo ėshtė edhe arsyeja qė na shtyn tė paraqesim kėtė seri portretesh. Tė vėrtetat nuk mund tė ndahen nė dashamire dhe dashakeqe, ato ose janė ose s’janė tė tilla. E, plejada pėr tė cilėn flasim ka njė meritė tė veēantė sepse ka ndriēuar tė vėrtetat pėr njė vend si Shqipėria, ku, siē shkruan Hahni nė parathėnien e veprės sė tij kryesore “Studime shqiptare” “askush nuk e di mė mirė sesa autori (dmth. ai vetė A.K.) sa e vėshtirė ėshtė tė kėrkosh tė vėrtetėn nė Shqipėri...”

Lindja e albanologjisė si fushė kėrkimesh u lidh me rrethana tė caktuara tė historisė sė Europės. Ishte mėnjanė romantizmi, mė anė tjetėr Revolucioni Francez ata qė i hapėn rrugėn studimit tė natyrės dhe trashėgimisė sė popujve ende tė panjohur: ky thellim nė brendinė e etnive, zakoneve, gjuhės dhe psikologjisė sė tyre vinte pas eksplorimit tė gjeografisė botėrore qė kish karakterizuar tre shekujt e mėparshėm. Shqipėria, shqiptarėt dhe gjuha e tyre paraqiteshin veēanėrisht me rėndėsi, meqė ndodheshin nė kryqėzimin a pėrplasjen historike tė perandorive dhe feve mė tė mėdha qė kishte njohur kontinenti. Mėnyra e tyre e jetesės dhe gjuha, tė cilat para shekullit 11 nuk ishin aspak dhe mė pas fare pak tė dokumentuara, arrinin tė shpjegoheshin vetėm pjesėrisht nga entitetet mė tė njohura pėrreth: nga historia e Bizantit, e Turqisė, nga historia e mbretėrive sllave ose e sundimeve venedikase. Gjuha vetė, vėrtet kishte marrė shumė nga gjuhėt e sundimtarėve dhe tė popujve fqinjė, por mbetej pėrsėri, edhe pas monografisė sė Franz Boppit “Mbi gjuhėn shqipe nė lidhjet e saj tė farefisnisė”, njė cung i moēėm i paqartė, objekt spekullimesh tė shumta mė pas, qė e lidhnin atė me gjuhė tė panjohura ilire, trake ose deri dhe pellazge.

Po ta rrokim albanologjinė me njė vėshtrim tė sotėm shohim se ajo ka njė lulėzim qė nis prej mesit tė shekullit 19 e shkon deri nė Luftėn e dytė Botėrore. Politikisht ai lidhet, si fillim, me shtrirjen e perandorisė austro-hungareze nė Ballkan dhe si mbarim me ndryshimin e hartės politike tė Europės Qendrore, me rėnien e interesit tė universiteteve austriake, deri-diku edhe gjermane pėr albanologjinė. Vdekja e Joklit nė njė kamp pėrqendrimi dhe izolimi i Shqipėrisė prej Europės Perėndimore prej 1944 shėnojnė nė njėfarė mėnyre fundin simbolik tė kėtij lulėzimi qė nė dekadat e fundme kishte arritur tė krijonte njė urė me vetė Shqipėrinė, duke e bėrė albanologjinė truall kėrkimesh edhe nga dijetarė shqiptarė, siē e shohim pėr shembull nė revistat e qarqeve katolike tė Shkodrės ose nė Institutin e Studimeve Shqiptare qė krijuan Koliqi, Zef Valentini, Xhuvani etj.

Nuk mund tė thuhet se kemi mbas luftės ndėrprerjen e plotė tė traditės; jo, kemi vetėm njė rėnie tė intensitetit dhe rrallim tė veprave. Disa prej tyre janė megjithatė shumė tė thella dhe tė rėndėsishme: kujtojmė kėtu monografitė e Georg Stadtmuellerit, Franz Babingerit e Peter Bartlit pėr historinė, tė Claus Haeblerit, Martin Camajt, Fiedler/Buchholzit, H.-J. Sasses pėr gjuhėsinė, natyrisht studimet etimologjike tė Ēabejt nė Shqipėri, pėr tė ardhur nė ditėt tona me opusin tepėr tė gjerė e tė rėndėsishėm tė studiuesve si Alain Ducellier (Fasada detare e Shqipėrisė) ose O.J. Schmidt (Shqipėria venedikase). Dukuri pozitive e viteve tė fundit ėshtė se disiplinat e albanologjisė – e cila, do thėnė kėtu, se nė thelb nuk pėrfaqėson ndonjė disiplinė shkencore mė vete, sepse nuk mund tė ndahet prerazi nga dije tė tilla si historia e Bizantit, e Adriatikut ose e perandorisė osmane, nga gjuhėsia ballkanike e ajo indoeuropiane – pėrsėri po pėrfiton nga rėnia e izolimit tė Shqipėrisė dhe nga njė kontribut nė rritje i dijetarėve shqiptarė.

Pas kėsaj tabloje tė domosdoshme pėr idenė e ciklit nė fjalė le tė kthehemi te portretet tona qė nuk mund tė fillonin me tjetėrkėnd pėrveē se me njeriun qė ėshtė mbajtur me tė drejtė si babai i studimeve albanologjike.

JOHANN GEORG VON HAHN
Hahni kishte lindur nė Frankfurt mė 1811 dhe mbasi pat mbaruar studime klasike dhe juridike nė Heidelberg, kishte shkuar nė Greqi me njė numėr specialistėsh tė tjerė qė shoqėruan ardhjen nė fronin e kėtij vendi, pas shpalljes sė shtetit tė pavarur, tė mbretit bavarez Otto I. Mbasi pėrfaqėsoi pėr njė kohė si konsull mbretin e Prusisė, Hahni bėhet zv. konsull i Austro-Hungarisė e prej 1851-1854 konsull pėr Greqinė lindore nė ishullin e Sirės.

Gjatė gjithė kėtyre viteve u njoh me shqiptarė tė shumtė tė Greqisė dhe mėsoi gjuhėn e tyre. Nga studentėt qė pati mė pranė dhe qė i nxiti nė Janinė ishin Kostandin Kristoforidhi dhe Apostol Meksi. Nė ato vite Hahni ngarkohet prej qeverisė sė vet qė pėrfaqėsonte tė bėnte kėrkime tė thelluara pėr Shqipėrinė. Kjo e shtyn nė udhėtime studimore qė pėrshkojnė mbarė vendin prej Epirit nė Shkodėr, nė Kosovė e Maqedoni. Fryti i kėsaj pune disavjeēare ėshtė vepra mė e madhe e tij “Albanesische Studien” – “Studime shqiptare” nė tri vėllime qė u botuan nė Jena mė 1854. Dalja e kėsaj vepre mund tė quhet edhe ora e lindjes sė albanologjisė pėr kėto arsye:

- Pėr herė tė parė botohej njė vepėr e pėrmasave tė tilla qė i kushtohej tėrėsisht vendit, botės, gjuhės dhe trashėgimisė shpirtėrore tė shqiptarėve.
- Vepra kishte karakter tė thjeshtė studimor dhe ngrihej mbi bazė tė vrojtimeve konkrete tė autorit, materialit tė mbledhur prej tij dhe njė erudicioni tė pazakontė prej autorėsh tė antikitetit, mesjetės dhe tė kohės mė tė re qė kishin trajtuar viset nė fjalė. Kjo do tė thoshte qė Hahni ngrihej mbi frymėn spekulative ose atė romantike qė pat karakterizuar pjesėn mė tė mirė tė veprave tė deriatyshme. - “Studimet shqiptare” kanė njė natyrė tė shumanshme. Aty bashkohen studimi gjeo-etnik, arkeologjik, historik, gjuhėsor, etnografik dhe folklorik. Secila nėnndarje e kėsaj vepre do tė bėhej pas pikėnisje pėr autorė e monografi tė mėpasme, qė do tė trajtonin nė mėnyrė mė tė thelluar, herė-herė edhe me korrigjimet e nevojshme shkencore, temat e parashtruara prej Hahnit.

Kėshtu mund tė themi se Karl Reinholdi u frymėzua prej materialit gjuhėsor tė mbledhur prej Hahnit pėr tė botuar njė vit mė pas “Netėt pelazgjike” e pėr tė mbledhur tekste tė tjera tė shumta nga shqiptarėt e Greqisė, tė cilat pėr fat tė keq nuk i botoi dot; Gustav Meyeri thelloi studimin gjuhėsor tė Hahnit, duke i hequr vellon e mistifikimit historisė sė gjuhės shqipe dhe etimologjisė sė pjesės kryesore tė leksikut tė saj, njė vepėr qė do ta vazhdonin Pederseni, Weigandi, Jokli e tė tjerė; Theodor Ippeni, rreth 50 vjet mė vonė, duke ndjekur gati tė njėjtėn procede si Hahni, - dmth. njė mėnyrė pėrshkrimi qė pasqyron gjendjen e njė popullate tė caktuar tė vende tė caktuara mbi kontekstin e gjithė njohurive tė mundshme historike – thelloi njohuritė mbi Shqipėrinė e mesme e tė veriut, mbi tė drejtėn zakonore tė shqiptarėve etj.; Franz Nopsca i hyri me njė imtėsi tė jashtėzakonshme pėrshkrimit tė botės shpirtėrore e materiale tė malėsorėve shqiptarė; Max Lambertzi u josh sa prej gjuhės aq edhe prej eposit dhe mitologjisė, tė cilat Hahni veē sa i kishte paralajmėruar me veprėn e tij. E kėshtu mund tė vazhdonim edhe mė tej dhe radha ėshtė e gjatė.

- Sė fundi po pėrmendim njė temė qė do tė zinte vend qendror nė studimet e dhjetėvjeēarėve tė mėpasėm, e cila deri mė sot nuk ka gjetur pėrgjigje tė kėnaqshme: Kjo ėshtė ēėshtja e prejardhjes sė kombit shqiptar dhe lidhjeve tė tyre tė mundshme me ilirėt, pellazgėt dhe popuj tė tjerė tė parahistorisė. Asaj Hahni i kushton nė librin e vet njė nėnndarje tė tėrė me titullin: A janė shqiptarėt autoktonė? – njė kapitull qė, duhet thėnė qė kėtu, polli mė pas sa studime dhe monografi serioze aq dhe aventura etimologjiko-fantastike qė s’kanė rreshtur as sot e kėsaj dite.

Hahni ėshtė fort i qartė se i ka hyrė njė ndėrmarrjeje tepėr tė madhe e tė guximshme dhe nėnvizon me njė modesti tė admirueshme qė nė hyrje tė librit tė tij: “Autori e krahason veten me njė udhėtar tė cilin rastėsia e ka sjellė nė njė tokė qė pėrmban ar; kėtu ai qėmton disa pak kokrra qė i vezullojnė nė rrugė, aty pret pak mineral prej njė shkėmbi, ose lan njė dorė rėrė lumi me thėrrmija ari, e pastaj si kthehet, i hap gjithė kėto kampione qė mblodhi pėr t’i shqyrtuar. Dhe nėse kalon aty ndonjė minator dhe i thotė: Or mik, vėrtet qė kampionet e tua pėrmbajnė diēka nga ajo qė ti shpreson, vetėm se nė argumentim ti nuk vepron siē e kėrkon profesioni, pasi tė duket safi edhe ajo qė ėshtė kallp - atėherė unė do t’i pėrgjigjem: Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur, pasi s’qėllova njeri i zanatit”.

Por pikėrisht njeriu qė nuk e mbante veten pėr profesionist paraqiste tani njė vepėr qė shkelte e sigurtė mbi truallin e disa dijeve njėherėshi dhe fillonte atė punė tė cilėn ai vetė e mbante gati tė pamundur: zbulimin sistematik tė tė vėrtetave mbi Shqipėrinė. Nė numrin e ardhėm do tė njihemi me disa fragmente nga kjo vepėr themeltare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara