HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Botime tė reja - "Shėnime nga arkiva e qytetit D." tė Arif Molliqit

MISTERET E PANDRIĒUARA TĖ NJĖ KOHE

-- nga Alban H. KODRA, 10 mars 2004 / TN

Kėto ditė doli nga shtypi romani mė i ri i poetit, publicistit dhe romanicierit Arif Molliqi, "Shėnime nga arkiva e qytetit D.". Nė kėtė roman autori pėrshkruan rrugėtimin e arkivit tė njė qyteti brenda tė cilit krimi ec nga njė epokė te tjetra. Nė botėn reale dhe nė atė tė vetėdijes, ky krim pėrcillet gjersa mė nė fund kryhet, por gjithmonė duke i lėnė vend krimit tė ri.

Cila ėshtė rruga e krimit?

Nė njė kohė tė gjithėfarėshme si kjo e jona, qė ishte mbarėsim ideologjik, ku njeriu poshtėrohej, kthehej nė njė hije tė tmershme tė vetvetės, i kėrcėnuar nga mekanizmat e shtetit, edhepse i pafajshėm akuzohet pėr diēka qė s'e ka kryer kurrė. Misteret ende tė pandriēuara, tė kėsaj bote plot krime, janė tė mbyllura nė Arkivin e zymtė tė Manastirit nė qytetin D., e askush nuk guxon t'i prekė.

Sidomos, pėr enigmėn shekullore tė krimeve tė ndodhura aty, askush nuk guxon tė pyesė, pse ndodhin ato. Ai qė interesohet pėr "Vulat e arta" tė atij arkivi, brenda tė cilave janė kodifikuar rrugėt e krimit, kėrcėnohet dhe pėrfundon i dėnuar ose i vrarė, siē thotė Kafka; "pa e marrė vesh fajijn".

Poashtu, nė kėtė roman pėrshkruhet njė histori tronditėse pėr njė dashuri qė ingranazhohet nga shėrbimi i ftohtė i njė shteti, por gjithmonė duke e pėrdorur Manastirin nė qytetin D. si mekanizėm pėr t'ia arritur qėllimit.

"Shėnimet nga arkiva e qytetit D." ėshtė njė roman, tė cilin e bėjnė aktual ngjarjet e kohės sonė, pasi aty, secili e gjėn figurėn e njeriut tė kėrcėnuar nga njė kohe e pamėshirshme, kohė kjo pėr tė cilėn shumica ka heshtur.

Botoi Shtėpia Botuese "Faik Konica", Prishtinė, 2003, 172 faqe.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara