HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KOHA E DĖSHMIVE TĖ MĖDHA

-- nga Altin Lluka

( Disa fjalė rreth librit "Dėshmi kohėrash" tė autorit Nue Oroshi, botoi, Shtėpia Botuese "Lumbardhi", Prizren, 2003 )

Vitin qė lam pas, lexuesi i ynė pati rastin tė ketė nė bibliotekėn e vet edhe njė libėr publicistik tė autorit tė ri pėrnga mosha, por tė rryer pėrnga zanati i tė shkruarit. Kėshtu Nue Oroshi nga Capari i Prizrenit pas dy librave me poezi "Shenjat e Shpiriti", 1996, dhe "Drejt Atdheut" 2000, kėto ditė botoi librin mė tė ri publicistik "Dėshmi kohėrash".

Nue Oroshi nė ketė libėr ka pėrmbledh shkrimet e tij tė publikuara gjatė jetės sė vet nė letrat shqipe. Dhe, si i tillė ky libėr ėahtė njė pėrmbledhje temash, zhanresh e periudhash ndėr mė interesante tė viteve letrare tė autorit. Andaj, jo rastėsisht edhe z. Oroshi e ka titulluar "Dėshmi kohėrash", sepse aty rrahen shumė probleme tė njė kohė qė lam pas, tė njė kohė mugėtirė: prej atyre historike, politike e pse jo edhe letrare, duke i trajtuar kėto kohėra nga mjeshtia e njė komentuesi, e analizuesi real.

Historia, gjithmonė e pashtrembėruar brenda sė cilės lėvizė edhe ēėshtja kombėtare, nė ketė libėr publicistik tė z.Oroshi, na del e vėshtruar nė kohė dhe hapėsirė pa ngjyra tė folklorit skematik. Nga kjo del se edhe titulli i librit " Dėshmi kohėrash", nuk ėshtė i rastėsishėm. Sepse, po t“i lexosh shkrimet brenda librit, medomos do gjejmė materiale, kėtu dėshmi, tė bollshėm pėr ngjarjet e ndodhura nė kohė dhe hapsira tė ndryshme. E djeshmja dhe e sotmja, si tė tilla, brenda tė cilave janė ndriquar ngjarjet, janė ajo dėshmia pėr tė cilėn autori N. Oroshi i quan "Dėshmi kohėrash", me plotė tė drejtė. Aq mė tepėr kur sot, histografia shqiptare do tė pėrballėt me rividimin e shkencės historike, pėr ta rivlerėsuar ate nė aspektin material dhe kombėtar.

Dardani, janar 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara