HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


HOMAZH PĖR DETIN JON

-- nga Arif Molliqi

Atė natė e kam pyetur gjithė natėn
Kurkushin
Pse nuk me kthehet dielli
T“i ngrohė eshtrat e Atdheut tim
Ta vizatoj buzėqeshjen e shpresave

Acari mbi detin Jon
Vėrboi sytė e fėmijėve
Mėrdhiu gjinin e nėnės

Deti oh deti
Pse gėlltite endrėn e nisjeve
Mbi Ty lule pa aromė

Atė natė deri natėn vonė
Deti piu lotin
Shetiti me gjuhėn e heshtur
Deri breg varri
Ku s“mbeti pik dheu mbi xhenaze

Atė natė nėpėr kasaphanėn e Jonit
Nga zėri i dallgėve
U trembėn zogjėt
Harruan rrugėn e kthimit
N“Atdhe

Deti oh deti
Kush tė rrejti se ata nuk kishin Atdhe

Hamburg, janar 2004

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara