HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


MENDIME TĖ ZHGARRAVITUNA

DIKTATI GJEO-LINGUISTIK I TĖ PĖRKOHSHMEVE SHQIPTARE

-- nga ARDIAN NDRECA

Ardian Ndreca Globalizimi po ēon pėrditė e mā shumė botėn drejt nji uniformiteti: gjuhet, zakonesh, mendimesh, konfliktesh e shijesh - qė vendosen prej arsyes sė tregut e shpeshherė pėrftohet nė kundėshtim me dinjitetin e personit, me thelbin e kulturės e tė artit e janė kundėr traditave tė mira qė kombet ruejn e prej tė cilave jetojnė.

Por kur globalizimi bāhet diktat, bān qė marrija globale tė vetquhet normė e tė mos pranojė asnji alternativė pėrveē vetvetes.
Sot ka shumė tė pėrkohshme shqiptare tė cilat pėr shkak tė sė ashtuquejtunes “vijė menaxheriale” nuk pranojnė nė faqet e tyne shkrime gegnisht. Koherenca ekstreme kishte me kėrkue prej tyne qė tė mos botojnė as edhe nji rresht prej Gj. Fishtės, N. Mjedės, F. Shirokės, E. Koliqit, M. Camajt etj. Ishte dashtė bile qė kėto tė pėrkohshme t’i pregatisin shpirtnisht lexuesat e tyne sa herė qė tė duen me citue nji varg a nji rresht nė gegnisht, tue shkrue: «kujdes, po citojmė prej njė gjuhe qė jemi pėrpjekur ta zhdukim...».

Ndėr kėto tė pėrkohshme bājnė pjesė gazeta tė reja e tė vjetra, tė nderueme e tė pandershme, por tė bashkueme prej «ē-arsyetimit» dembel (pritesa āsht nana e gjith tė zezave!) qė i mohon mā shumė se gjysmės sė shqiptarėve tė drejtėn me u paraqitė ndėr faqet e veta. Organet e vjetra mund t’i shqyrtojnė edhe gerontologu (heqimi i pleqve), mbasi gjanat e vjetra munden me qenė edhe gjana tė vjetrueme, sa pėr ato tė rejat s’kam fjalė, pse janė sot pėr nesėr - si aksionerėt e tyne teveqela.

Pyetja kishte me qenė kjo: ai qė vendos pėr “vijėn” e nji gazete a ka dijenķ pėr gjuhėn shqipe, apo ndodhet nė “fronin” ku merren vendimet vetėm falė alkimisė sė shtrigave qė i kanė mundėsue nji njeriu me pak klasė shkollė me pasė dy lekė nė xhep e dy lakeēa mbas vetes?
Po marrim nė konsideratė vetėm nji fakt tė thjeshtė: tue ju mohue gegnishtes e drejta me u shkrue (kėtu e shohim identik faktin shkrim/botim), mėnjanohet prej kulturės sonė nji numėr jo i vogėl fjalėsh tė urta, proverbash dhe nji bazė frazeologjike qė toskėnishtja nuk e ka, pse natyrisht ka nji pasunķ tjetėr. Kėshtu, gjuha shqipe kufizohet vetėm te nji pjesė e visarit tė saj, te ajo pjesė qė standardi apo tosknishtja e ngritun nė rang standardi ka tė vetėn.

Ne kemi respekt pėr shkrimtarėt e mirėfilltė toskė, i duem dhe i kuptojmė ata, sidomos ata qė njehen si klasikė tė letėrsisė sonė (Naimi, Ēajupi, Asdreni, Konica, Poradeci, Kuteli, Noli). Ne i kuptojmė dhe i duem, pra jemi ndryshe prej shumė shakllabanave qė s’e duen gegnishten e shkrueme vetėm pse janė mėsue me lexue libra qė pėr me i kuptue mjafton fjalori i kasapit, i kapterrit dhe i qoftexhisė – tė marrun sė bashkut. Nė qoftė se injorantat do tė kishin pasė tė drejtėn me shqymb e me shkallmue gjithēka qė nuk mbėrrijnė me kuptue, shumė shpejt do tė ishin zhdukė edhe klasikėt toskė tė letėrsisė sonė, gja qė mjerisht sot po vėrehet gjithnji e mā shumė.

Duem jo vetėm qė asgja mos ta cėnojnė pasuninė e letėrsisė sė shkrueme tosknisht, por tue qenė se shkrimet shqipe nuk fillojnė e as nuk mbarojnė vetėm me autorė toskė – tė mbėrrijmė me pėshtue edhe visarin gegė tė letėrsisė sonė. Ne deri edhe shqipen nė flamur e kemi me dy krena, atėherė pse tė mbajmė nji letėrsķ me nji krye?

Āsht i pabazė kundėrshtimi i atyne qė thonė se askush nuk pengon me shkrue e me botue gegnisht. Deri dje pengonte higjiena sterilizante e tiranosaurit, ndėrsa sot ligji pėr dobsi tė veten e tė atyne qė e aplikojnė nuk āsht nė gjendje me dėnue as vjedhjet e vrasjet e jo mā «shkelje» tė tilla si shpluhnimin e gegnishtes: kėtė shkelje «tė dėnueshme penalisht» - siē u shpreh nji gjuhėtar me mbiemėn ēelikut.

Tash sė fundi Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė ka hartue nji projektligj (sic!) qė e ka dorėzue nė Kuvend me qėllimin me mbrojt pėrdorimin dhe zbatimin e standardit, bile misat e kėtij Instituti janė zgjue prej nji gjumi shumė tė gjatė dhe i ka ra ndėr mend se duhet me shti rishtas mėsimin e shqipes nė shkollat e mesme. Nuk āsht pėr me u habit, mbasi simbas logjikės juridike i pėrket legjislatorit me mbrojtė normėn qė ka vendos, dhe sigurisht norma e standardit gjuhėsor āsht vendos nė unison prej Kuvendit (asokohe: popullor). Pra, Jorgo Bulua me shokė – pėr me mbrojt standardin - nuk i apelohet asnji forumi intelektual qė udhėhiqet prej parimesh shkencore, por i ban thirrje Kuvendit me shpall nji ligj pėr kėtė ēėshtje, mbasi dihet qė Kuvendi āsht plot me kompetenta, tė gatshėm me ēue gishtin pėr me mbrojtė vendimet e parardhėsve tė tyne tė viteve ’70.

Por, diēka ka luejt nė qershorin e kaluem nė Kosovė, kur Akademia e Shkencave dhe e Arteve u shpreh me anėn e nji deklarate - ku ndihej qartė fryma e vjetėr trockiste-marksiste - se standardi duhet tė rishikohet; ndėr tė tjera aty shkruhej se: “Toskėrishtja, me prestigjin e bazės sė gjuhės sė pėrbashkėt, ushtron trysni efektive” mbi realitetin gjuhėsor shqiptar, gja qė “mund tė ngrejė ndjenjėn «e pabarazisė subjektive gjuhėsore» qė pasqyrohet si pabarazi shoqėrore”.

Mbas kėsaj deklarate sibiline s’mujti me ndejt pa hy nė valle as Rexhep Mejdani, me na kujtue vlerat e standardit e forcėn e tij integruese, por mori nji pėrgjegje publike prej Migjen Kelmendit, i cili ndėr tė tjera i kujtoi “tendencėn e glotofagis ndaj gegnishtes”.
Nuk ka kalue vjeta qysh se veteranėt e Kongresit tė Drejtshkrimit festuen datėn e tyne jubilare tue pasė ftue vetėm ata qė janė tė nji mendje me idenė e tyne; pėr arsye natyrale mungojshin (vetėm fizikisht) nė lozhe figurat e ndrituna qė 30 vjet mā parė ndiqshin me dashuni atnore punimet e Kongresit. Por fryma ishte e njejtė, mbasi referatet duhet tė dorzoheshin nė drejtori nji muej mā parė. A. Klosi nė nji letėr publike drejtue mbledhjes nostalgjike nėnvizoi se:

“Gjuha standarde shqiptare ėshtė varianti tosk me nja dy shtesa, tė marra nga gegėnishtja, si prapashtesa –ues dhe fjalė si ranishte e zanore, qė nuk ndryshojnė asgjė nga karakteri i saj thjesht tosk. Nga varianti, apo variantet veriore tė shqipes nė kėtė gjuhė tė normuar nuk u mor asgjė prej tingėllimit tė tyre (as zanore tė gjata e tė shkurtra, as hundorėsia etj.), pra hiēgjė nė pikėpamje fonetike dhe po asgjė nė gramatikė” – dhe vijonte A. Klosi:

“Toskėrishtja me gegėnishten nuk kanė qenė asnjėherė tė njėsuara dhe as nuk mund tė njėsohen nga ndonjė tryezė akademike; ato do mund tė ishin afruar pas disa brezash, sikundėr jua patėn thėnė Aleksandėr Xhuvani e Eqrem Ēabej qysh nė vitin 1952 (po ju nuk dėgjonit ata, por dėgjonit zyrtarėt e lartė tė PPSh, pasi fundja ata ju mbanin me rrogė)”.

* * *

Sot gegnishten e dėnon diktati dhe mendėsia barbare e atyne qė vetėm me dhunė kanė mujtė me e fundos. E pra dhuna nuk āsht shenj i nji intelekti tė zhvilluem e ndjesish tė pastra qytetare!
Sot aty-kėtu shihen edhe tentativa tė dėshtueme me kthye nė standard shprehje e frazeologjķ gege e deri edhe vargje tė ndonji poeti si Fishta, por kėto janė patologjina kalimtare qė bājnė me qeshė edhe pulat e Gegnķs e tė Tosknķs.
Duhet thanė se «Hylli i Dritės» (nova series) i rilindun pėr pak kohė falė pėrkushtimit tė At Zef Pllumit, edhe pse revistė tradicionalisht gege mirėpriti artikuj e shkrime tosknisht. Tė njejten vijė po mundohen me ndjekė sot «Bota Shqiptare» nė Romė, «Java» nė Prishtinė, «Milosaoja» dhe «Arsi» nė Tiranė etj..

Kur e pyeta «dreqtorin» e nji gazete tė mirėnjohtun shqiptare pse nuk pranonte shkrime gegnisht, m’u pėrgjegj se ai vetė s’merrte vesht kurrgja n’at punė, por kėshtu kishin vendos redaktorat e tij, tė cilėt ishin shkollue ndėr mejtepet e Partisė.
M’erdhi me i thanė: - Ti mor zotnķ, n’mos dijsh me vozitė pse mban sule, pse s’ka ēka tė duhet. Por ai, menjiherė mė sqaroi se po tė binte ndryshe lodra kishte me kcye ndryshe edhe ai vetė.

Qe pra, na dolėn prapė redaktorat, kėto qenje tė shpėrlame qė deri dje ishin rrėcokėt(1) e atij tiranosaurit qė i thojshin «Partia e Punės», kurse sot, si kontorsionista (nji rod pehlivanit) mundohen me na dhanė me pi ujin e budallės.
Mjerė na atėherė, kur ulen malet e ēohen sukat, pse me mend kena mbetė aty ku kena qenė para 14 vjetėsh.

Dikur Fan Noli botonte «dekllaratat» e veta tosknisht te gazeta «Ora e Maleve» e Shuk Gurakuqit, kurse Millosh Gjergj Nikolla botonte gegnisht te “Bota e re” e te “Illyria”. Kah ana tjetėr Mehdi Frashėri, Gabriel Meksi, Eqrem Ēabej, Spiro Konda e tė tjerė botojshin tosknisht te “Hylli i Dritės”, ndėrsa tanė vendi pėrdorte regjistra tė administratės e formularė zyrtarė tė shtypun nė gegnishten e Elbasanit. Edhe vetė E. Hoxha desht me na nderue tue shtyp veprėn e tij tė parė (botimi i parė) gegnisht, por kur e pau se s’pat fort lexuesa e ndrroj «drugo kajde» per ato 100 veprat tjera qė pasuene.

Kurse sot mendėsija shqiptare, mjerisht e sėmundė prej nji sindrome moniste 50-vjeēare tė eksportueme nė pleqninė e vet deri edhe n’atdheun e demokracisė, pretendon me ushtrue diktatin gjeo-linguistik: «o shkruani si themi neve o ndryshe s’ka!».
Diktati āsht vorfnija mendore e shpirtnore qė don me u imponue si rregull jetet, e kjo vorfnķ āsht njikohėsisht nana dhe bija e marrisė, e cila si lija e keqe, po s’u kalue nė fėminķ rrezikon me e mbytė njeriun nė moshė tė pjekun.

Sapo kena dalė prej nji epoke ku ky «aut-aut» ishte familjar, por mos tė harrojmė se letėrsija shqipe s’pati ndonji pėrfitim tė madh prej faktit qė Zef Zorba, Primo Shllaku, Zef Pllumi, Anton Ēefa, Andrea Skanjeti, Lec Shllaku, Nikoll Mazrreku, Sandėr Gera,Tefė Krroqi, Ernest Perdoda e disa dhjeta tė tjerė parapėlqyene mos me shkrue sesa me ju nėnshtrue diktatit tjetėrsues.

Mbasandej diktatet bijnė me vete gjithmonė nji letėrsķ tė shkrueme nė mėnyren urdhnore, e cila dihet qė āsht e vorfėn nė forma – aq sa i mungon edhe veta e parė. Kurse ne na pėlqen nji letėrsķ e lirė e shkrueme nė gjuhėn e dashunisė dhe jo nė gjuhėn e pronarėve tė pėrkohshmeve tė vjetra e tė reja.

Pėr mendėsinė e lbozun (tosk. me blozė) tė diktatit gjeo-linguistik kishim me i kėshillue tė sėmundve me pi bar dyndės(2) pse kishte me ja ēlirue rrėcokun prej shumė gjanash tė nditshme e gurathepash qė i mundojnė tash nji gjysmė shekulli.

__________________________
1.Nė zoologji: tosk. katėk, lat. ventriculus.
2.It. emetico, fr. vomitif.

-- dėrguar nga Klajd Kapinova

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara