HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


"MORALI I RI" OSE MUNGESA E VETEDIJES SOCIALE

-- nga ARBEN PRENDI

Arben Prendi Vetėdija sociale ėshtė njė shkallė e lartė e zhvillimit social - kulturor tė individit dhe shoqėrisė. Individi i vetėdijshėm ėshtė nė gjendje tė marrė pėrgjegjėsitė dhe detyrat e tij nė shoqėrinė ku jeton, dhe shoqėria e vetdijshme, ėshtė nė gjendje tė pėrcaktojė vendin dhe kufirin e lirive dhe detyrimeve tė individit. Individi i vetdijshėm, ėshtė nė gjendje ta kuptojė veten si pjesė e shoqėrisė, dhe tė japė kontributin e tij ndershmėrisht, nė dobi tė interesave personale dhe shoqėrore. Ai e ka tė qartė se nuk mund dhe nuk duhet tė jetojė i mbyllur nė guackėn e vet duke soditur tė keqen qė livadhis gjithandej, edhe pėr arsyen e thjeshtė se ai ėshtė i vetdijshėm se, njė ditė, ndoshta jo fort larg, ajo do tė trokasė edhe nė portėn e tij. Pa kėtė vetdije ėshtė e qartė se ēdo shoqėri rrezikon tė mbetet primitive, biles rrezikon tė mos jetė fare "shoqėri", nė kuptimin modern, qė ka fituar ky term, por njė bashkėsi e rastėsishme qeniesh njerėzore.

Shoqėria shqiptare ka sot shumė nevoja e halle tė mėdha, ekonomike, por edukimi ynė i pėrgjithshėm me vetėdijen sociale mbetet platformė parėsore, mbi tė cilėn mund tė shpresohet edhe pėr arritje tė tjera, nė fusha tė tjera. Nė nivelin e sotėm tė zhvillimit social-kulturor ndihet qartė njė mungesė e tillė, atė mund ta ndeshėsh kudo, nga njerėzit mė tė paformuar me ndonjė kulturė apo edukatė tė shėndoshė morale deri tek ata mė tė kulturuar dhe mė nė kontakt me kėtė edukatė.

E vėrteta ėshtė se, vazhdon tė na mungojė njė vetėdije e plotė sociale ose aty ku nuk na mungon individualisht, jemi tė pazotė pėr tė reaguar shoqėrisht, ndaj kėsaj mungese;pėr shkak tė presionit shtypės tė realiteteve tepėr primitive, qė i kemi ndėrtuar vetes dhe njėri tjetrit, megjithatė, edhe mund ta pohojmė, pėr shkak tė presionit karakteristik mbytės, nė shoqėritė nė zhvillim. Mungesa e vetėdijes sociale se tė gjithė jemi qytetarė tė kėtij vendi dhe ashtu si kemi tė drejta, kemi edhe detyrime ndaj tij dhe ndaj shoqėrisė, ka ēuar me sa duket nė prodhimin e njė "morali tė ri", nė fakt antimorali. Antimorali i kėtillė ėshtė bėrė pengesė serioze pėr zhvillimin mendor e kulturor nė dobi tė pėrparimit dhe vlerave pozitive, njerėzore e kombėtare.

"Morali i ri, "degradimi i vlerave tė shėndosha njerėzore.

Njeriu ynė ndodhet tashmė nė gjendje kapitullimi pėrballė realitetit nė tė cilin ėshtė pjesė, herė si viktimė, herė si "persekutor"i provokuar, e tepėr rrallė si hero. Njė mori fenomenesh , bėjnė qė pėrballė shoqėrisė, individi i vetdijshėm , tė ndjehet i kapitulluar, edhe pse ky mund tė jetė i pajisur me njė shpirt tė ndjeshėm dhe me vetdijen pėr pozicionin e tij. Por kėtij individi shoqėria i imponohet me anonimitetin e saj shtypės, duke krijuar kushte qė nga ky imponim tė pėrfitohet prej individėve tė tjerė, qė vetdijen sociale, nuk e kanė pjesė tė kulturės sė tyre, njerėzore.

Fatkeqėsisht, opinioni ynė shoqėror ka krijuar disa shtampa tė pamoralshme tė cilat kėto kohė janė ngulitur kaq keq sa gati, (ruajna Zot, prej kėsaj hataje), po shėndėrrohen nė vlera tė njė pseudomorali ose tė njė morali ndryshe, qė mund tė quhet morali i sė keqes. Kėshtu nė shoqėrinė tonė, njeriu qė punon ndershmėrisht nė punėn e tij, po shihet me dyshim, nėse ai nuk e shkel ligjin, aty ku punon, do shihet me dyshim, bile edhe nga shteti, pastaj do ti bėhen me rradhė tė gjitha presionet, nėse ėshtė mjek, do ti jepen edhe pėrdhunisht para, pėr tė thėnė, pastaj, mė vonė, se ishte i korruptuar, nėse ėshtė pedagog, studentėt mbetės, do ti bėjnė presione, gjithfarėsh ose do tė pėrpiqen ta blejnė provimin e tyre me para, pėr ti thėnė edhe kėtij i korruptuar, nėse ėshtė njė nėnpunės tjetėr i shtetit, polic, ushtarak, prokuror, hetues, mbledhės i taksave tė shtetit etj;ose me presione eleminimi fizik, ose me para etj. (Largqoftė, nuk duam tė mbrojmė askėnd!)

Nėse ėshtė njė intelektual kritik e kurajoz pėr sėmundjet e shoqėrisė ose do ti ofrohet ndonjė copė e majme nga njerėzit me pushtet ose ndonjė llokum dinamiti. Rasti, fatkeqėsisht mė i freskėt i profesorit Ylli Pango, Dekani i Fakultetit tė Sociologjisė nė Tiranė!Pasi e gjakosėn me granatė, me qėllim qė ky, me siguri tė mbyllte gojėn , nė kėmbim tė jetės sė lirė, fizike, deshėn edhe ta njollosin primitivisht, duke hapur versionin se ky qenka aksidentuar me granatėn e vendosur prej tij pėr tė ruajtur garazhin e makinės!Mirėpo pėrdhosėsit, fatmirėsisht nuk mund ta pėrdhosin gjithė botėn, dhe tė gjitha mendjet!Por morali i fabulės me "dinamit", tani ai e ka zėvendėsuar "ujkun", tradicional, ėshtė i thjeshtė pėr tė gjithė ata qė kanė "fatkeqėsinė" se nuk mund tė rrinė gojėlidhur e dorėlidhur, ose ti vėnė fre tė folurės dhe shkrimit ose...

Qėllon qė ndokush tė mos jepet as pėr para as pėr dhunė, ky shihet si njeri i ēuditshėm prej shumėkujt, dhe njerėzia, njė pjesė e mirė, thonė pėr tė "burrė i keq", ose "grua e keqe". etj etj.

"Morali i ri" ėshtė prodhim i kohėve mė tė hershme por tani rrezikon tė fitojė qytetarinė. Ithtarėt e kėtij morali s'kanė lėnė njeri pa pėrdhosur e baltosur, ndaj ēdo gjė qė nuk ėshtė e drejtė e tyre dhe nuk iu pėrket , kėta janė gati tė rroposin tokė e qiellė o pėr ta blerė padrejtėsisht, ose pėr ta marrė me pėrdhunė. Nė emėr tė kėtij "morali tė ri", vlerat e shėndosha qė e bėjnė njė shoqėri, tė jetė e tillė nuk kanė mė vlerė. Sidomos nė njė pjesė, tė mė tė rinjve, ky "moral" bėhet tepėr i rrezikshėm, kur ata shohin se kriminelėt, mafiozėt e lidhur me politikėn, njerėz me pesė klasė shkollė etj. kanė para, pushtet, makina luksoze, janė tė paprekshėm, pėrveēse kur "prekin"njėri -tjetrin ndėrsa tė tjerėt, njerėzit e thjeshtė, mėsuesit, ushtarakėt, mjekėt, nėpunėsit e thjeshtė, profesorat, etj me njė njė mal me shkollė, mezi u del tė mbyllin pesėmbdhjetėditėshat, duke qenė viktima tė mundshme, pėr gjithēka, qė mund tė ndodhė.

Morali i fabulės ėshtė i thjeshtė, pėr kėta tė rinj, por edhe pėr tė tjerė tė papunė, tė pashpresė :dinjitetin, pasurinė, nė kėtė vend ta sigurokan, koburja, dinamiti, droga, kutia e votimeve e grabitur pėr llogari tė ndonjė deputeti a ndonjė ministri. Shkollėn, vendin e punės, Universitetin, ta sigurojnė paraja, miqtė, tarafet, apo edhe kėrcėnimet me dhunė tė natyrave tė ndryshme. Zgjedhja e modelit tė gabuar ėshtė tragjike pėr njė pjesė tė rinisė dhe tė tjerėve, nė kėtė jetė qė nuk ke tė drejtė ta pėrsėritesh dy herė!

Mbas gardhit tė vetėdijes sė munguar

Pėr shumė prej shqiptarėve tė sotėm, bota mbaron te shkallėt e apartamentit, ose edhe ma keq, mbas derės sė tij, kur shqiptari banon nė qytet dhe mbas gardhit kur shqiptari jeton nė fshat, ose nė qytet nėqoftėse ka pasur mundėsi ta ndėrtojė njė lloj gardhi, ose me hekura ose me mbeturina dėrrasash e telash, si pas njė lufte atomike. Ky alamet shqiptari me sy e vetdije tė futur nė palė tė leshit tė flokėve ose tė indiferencės, e heton botėn me dylbi opere dhe mallkon gjithė ditėn qeverinė dhe tė tjerėt, qė e pengojnė ta shtyjė mė tej gardhin e vet. Ky shqiptar, alametsh, ka zakonisht gra e kalamaj qė duke marrė shembull kryetarin namusli tė familjes, bėjnė si ai, as mė pak, as mė shumė.

Sikur tė mos e lėnė tė tjerėt ky shqyptari jonė, ia fut gardhin edhe rrugės sė madhe ku kalojnė makinat, pash e m'pash, e len vetėm njė birė sa me qitė pushkėn e tij, qorre. More, po ky ėshtė i pangopur!Apartamentit ku jeton, ia shton edhe njė tjetėr ngjitur me tė, ia heq armaturat katit tė parė dhe e len atė me kėmbė pezull!Rrugicat, lulishtat e pėrbashkėta, pronė e shtetit dhe shoqėrisė, i rrethon me avlli e me tela, hapė themele tė reja pėr ndėrtime tė reja , ku ti teket!Llomet, mbeturinat e ndėrtimeve, tė bahēeve, etj ky i bie shkurt, i hedh direkt nė rrugė tė madhe, me dėshirėn e mirė me "rregullue" gropat. Paēka se nesėr do tė ecė nėpėr tė njėjtėn rrugė e cila do ti ngjasojė njė grumbulli me plehra, do tė thithė me ashk pluhurin ndotės qė ngrihet si tym, mbi papėrgjegjshmėrinė e tij.

Kiameti tė bėhet pėrjashta, ai nuk dėshiron t'a dijė, nė kuptimin qė, atėherė kur kjo nuk i shėrben interesit tė tij, ngushtėsisht personal. Pajtimi me tė keqen mjafton qė ajo tė mos e prekė konkretisht atė,nė atė moment,ėshtė bėrė sjellje normale pėr qytetarin tonė! Pėr ēudė, lene kėtė alamet shqiptari, si mo'zot ma keq, pa drita elektrike, pa ujė , pa tė ardhuna, pa higjenė publike, pa gjelbėrim publik, pa ligj, siguri;lene pa tė drejta , pa votė, me njė qeveri tė paaftė pėr ta pėrmirėsue jetesėn e shtetasve tė vet etj, -ky s'ndihet pėr sė gjalli, veē, shumė - shumė, trimėria e tij, kėto kohė, shkon deri te ankimi i pėrvujtė: "Ēa kena me bā?" e pastaj ai kthehet nė anėn tjetėr, nė punė tė vet.

Ndėrsa qytetari me vetdije sociale, kupton, por ėshtė i pafuqishėm ndaj realitetit armiqėsor ku jeton. Pėr tė mos thėnė edhe tjetrėn se reagimit tė kėtij qytetari tė vetdijshėm, mund ti kundėrvihet ashpėrsisht tjetri, kryekėput i pavetdijshėm, nė emėr tė asaj se "s'ka ē'tė duhet ty se ēfarė baj unė", a thua se ky jeton nė Hanė!Ėshtė fatkeqėsi e madhe pėr tė gjithė ne qė betejėn qytetare mes qytetarit tė vetdijshėm dhe atij tė pavetdijshėm hė pėr hė e ka tė fituar ky i fundit.

-- dėrguar nga Ilir Seci

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara