HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 14 (24) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga Irhan Jubica

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
blvd. zogu i parė, p. 62, ap. 15, shk. 3, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


"ars" edhe nė Amerikė

Intervistė ekskluzive me poetin boshnjak Dane Zajc

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 14 (24) tė dielėn, mė 29 shkurt 2004, nė Shqipėri, Kosovė e Mal tė Zi, si dhe pėr herė tė parė nė Amerikė, ku lexuesit do tė mund ta marrin brenda pak ditėsh.

Revista hapet me ciklin poetik "Trėndafili mes gjinjve tė saj" nga Xhevdet Bajraj.

Editoriali me titull "Autoriteti sipėrfaqėsor i shkrimtarėve" ėshtė shkruar nga Irhan Jubica.

Revista ARS Nr. 14 (24)

Tema e debatit tė kėtij numri ėshtė: "Pėrgjegjėsitė e shkrimtarit si autoritet publik". Nė lidhje me kėtė temė kanė shkruar ekskluzivisht pėr revistėn letrare shqiptare "ars":

Ilirjana Stringa: "Nga dashuria pėr shkrimtarėt e paangazhuar"
Arjan Leka: "Veprat shqiptare tė sirtarėve nuk i njeh kush, sepse ata nuk u shkruan kurrė"
Luan Topēiu: "Shkrimtarėt duhet t'i mėsojnė njerėzit tė mendojnė"
Blendi Kraja: "Shkrimtari pa autoritet ėshtė hije e pluhur"
Xhevdet Bajraj: "Ballkani ėshtė plot me "shkrimtarė" me duar tė pėrgjakura"
Faruk Myrtaj: "Kush mohon do tė mohohet"

Po nė kuadėr tė debatit, studiuesi dhe pėrkthyesi i njohur Ardian Marashi nė rubrikėn e tij "seriozISHt" boton: "Udhėheqėsi nė letėrsi: Bolivari, Skėnderbeu, Enver Hoxha".

Dy faqe i janė kushtuar intervistės ekskluzive dhe krijimtarisė qė poeti boshnjak Dane Zajc dha pėr bashkėpunėtorin e "ars"-in nė Tuz tė Malit tė Zi, pėrkthyesin e njohur Nikollė Berishaj.

Ndėr rubrikat e pėrhershme, veēojmė:
"Arbėrisht" nga Mario Bellizzi: "Mė mirė kurvė nė udhėkryq, apo zonjė nė korridor"
"Qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: Intervistė me poetin Mustafė Xhemaili: "Antologjitė nuk tė bėjnė tė pavdekshėm"
"Poezi gjermane" nga Ferdinand Laholli: Cikėl poetik nga Bertholt Brecht
"HLB nė shqip" nga Astrit Cani: Eseja "Lulja e Coleridge"-it nga Horhe Luis Borges
"Teatri" nga Jeton Neziraj: "Teatri dhe arsyeja" nga Manfred Jahnke dhe "Fėmijėt kanė nevojė pėr teatrin" nga Wolfgan Schneider.

Qė nga ky numėr, "ars" nis botimin e pjesėve tė zgjedhura poezi, prozė, ese, fragmente romanesh - nga letėrsia ruse nėn kujdesin e pėrkthyesit Arben Marku. Kjo krijimtari, e pėrfshirė nė rubrikėn "letėrsi ruse", sikurse dhe rubrika tjetėr "poezi gjermane", do tė botohet dygjuhėshe: rusisht dhe shqip. Me kėtė rast, kėtė numėr tė parė botohet njė cikėl i zgjedhur poetik nga Boris Pasternak.

Letėrsia shqipe kėtė numėr prezantohet me: Xhevdet Bajraj, Gilmana Bushati, Mustafė Xhemaili, Laura Shimili, Myslim Pasha, Muharrem Muslika, Ardianė Pajaziti, Sibel Halimi, Ardiana Kabashi, Fatos Rushiti, Rustem Geci e Margarita Grainca, ndėrsa letėrsia e huaj me: Dane Zajc, Bertholt Brecht, Luis Sepulveda, Ingeborg Bachmann, James Thurber, Boris Pasternak e Domenico Parlamenti, tė shqipėruar pėrkatėsisht nga Nikollė Berishaj, Ferdinand Laholli, Gilmana Bushati, Lindita Komani, Gazmend Bėrlajolli, Arben Marku e Miranda Haxhia.

Shtojca e pėrhershme "arsplus" i kushtohet poetes, eseistes dhe prozatores austriake Ingeborg Bachmann dhe ėshtė pėrzgjedhur, pėrgatitur dhe pėrkthyer nga Lindita Komani.

Njė tjetėr shtojcė nis kėtė numėr tė "ars"-it: Kushtuar krijuesve tė rinj tė shkollave tė mesme nė Shqipėri, Kosovė e Mal tė Zi, shtojca prej 4 faqesh "mars" tenton tė organizojė talentet e reja nė letėrsi jo vetėm nėpėrmjet botimit tė rastėsishėm tė dy-tre poezive, por mė sė shumti nėpėrmjet formimit tė mendimit eseistik tė kėtyre krijuesve prej tė cilėve do tė dalin shkrimtarėt e ardhshėm. Nė numrin e parė tė kėsaj shtojce botohen krijimet e 12 tė rinjve nga gjimnaze tė ndryshme, kryesiht nga Shqipėria dhe Kosova.

Ndėr materialet e tjera tė kėtij numri, veēojmė:
"Teknologjitė mohuese tė vlerave" njė mbishkrim nga Mark Simoni mbi antologjinė eseistike tė botuar nga "ars" "Letėrisia jashtė kopshteve tanė";
"Vidhet Paulo Coelho" nė librarinė "ars" nė Prishtinė nga B. Kraja, njė kronikė nė lidhje me aktin e shėmtuar tė para disa ditėve kur u shpėrthye dhe u vodh me dhunė tė libraria e njohur "ars-buzuku" nė Prishtinė. "Vinēens Prennushi, njė emėr pranė zotit dhe kombit" njė kujtesė nga Shpėtim Myshketa nė pėrvjetorin e klerikut patriot.
"Anton Harapi. Vepra" njė paraqitje e shkurtėr e botimit tė kompletit tė veprave tė Anton Harapit.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė Librarinė "Buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, si dhe nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro) dhe nė Mal tė Zi (Ulqin), po me tė njėjtin ēmim. ). Revistėn "ars" mund ta merrni qė kėtė numėr edhe nė Amerikė. "ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.tk dhe www.arsalbania.com
Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com)
Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė [email protected] /numri i ardhshėm i ars-it mė 28 mars 2004 /

__________________
ARS
revista letrare shqiptare - albanian literary review
shqipėri-kosovė-maqedoni-mali i zi
www.arsalbania.com
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara