HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Numri 8 (30) i revistės letrare shqiptare "ars"

-- nga irhan jubica, kryeredaktor

ARS
revista letrare shqiptare
kryeredaktor irhan jubica
shqipėri - kosovė - mali i zi - maqedoni
del tė dielėn e fundit tė ēdo muaji
numri i parė doli mė 31 mars 2002
kutia postare nr. 1526, tiranė, shqipėri
tel: +355692132186
[email protected]
www.arsalbania.tk


njoftim
pėr daljen e numrit 8 (30) tė revistės letrare shqiptare "ars"

kėrkohet ndalimi i "ars"-it nė kosovė
- intervistė ekskluzive me pėrkthyesin dhe studiuesin robert elsie

Revista letrare shqiptare "ars" njofton daljen e numrit 8 (30) nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni e Mal tė Zi, ditėn e diel mė 5 shtator 2004, si dhe brenda pak ditėsh nė Michigan, ShBA.

Revista hapet me njė cikėl prozash tė shkurtėra tė autorit Shazim Mehmeti., tė titulluar: "Zoti veē mbledh psherėtimat".

Editoriali me titull "Komunikimi i pėrulur ndėrakademik" ėshtė shkruar nga Myrvete & Begzad Baliu.

Ars 30

Reagimet e shumta tė ardhura nė redaksinė e revistės pas editorialeve tė dy numrave tė fundit, si dhe pas botimit tė dėshmive tė disa shkrimtarėve kundėr kolegėve tė tyre, janė pasqyruar gjerėsisht nė kėtė numėr tė "ars"-it:
Faruk Myrtaj: "Anton Pashku dhe tė tjerėt"
Naim Shala: "Enver Hoxhės i kėndoi populli ashtu si edhe Ali Podrimja Titos", si dhe pėrgjigjja ndaj kėtij reagimi nga pėrfaqėsuesi i "ars"-it nė Kosovė, Blendi Kraja "Spiunėt e Dushko Ristiqit nė Kuvendin e Kosovės nuk janė problem i 'ars'-it".
Pas botimit tė poezisė "Flamur shekujsh" tė cilėn Ali Podrimja ia ka kushtuar ish-udhėheqėsit jugosllav J. B. Tito, autori ka reaguar ndaj kėsaj zgjedhjeje tė revistės, duke kėrkuar publikimin edhe tė vitit kur ėshtė shkruar poezia. Pėr kėtė qėllim, "ars" e riboton kėtė poezi, si dhe reagimin e autorit nė ligjėratė tė drejtė: "Ali Podrimja: Kam luejtė koqe me Titon".
Gjithashtu, nė rubrikėn "Kushtim" tė kėtij numri botohet poezia "Pėr njė psallmėtar tė shitur" nga kėshilltari aktual i kryeministrit tė Shqipėrisė Agim Isaku, tė cilėn autori ia "kushtonte" Gjergj Fishtės nė vitin 1981, e ku, mes tė tjerash e vlerėson kėshtu krjimtarinė e poetit Gjergj Fishta: "Dhe them: gjithė ē'ke shkruar ėshtė vėrtet e pėshtirė:/Psallm i zvargur,/uratė vdekjeje,/ftohtėsi,/kėllirė."
Njė vend tė rėndėsishėm zėnė kėtė numėr hulumtimet e bėra nė gazetėn "Drita" tė vitit 1977, ku botohen shkrime, fragmente e poezi nga autorė tė ndryshėm, si Pirro Misha, Arben Shehu, Agim Gjakova, Rudolf Marku, Katjusha Pogaēi, Agim Cerga, Zimo Krutaj, Pandeli Koēi, Floresha Haxhiaj, Ali Xhiku, Rezear Xhaxhiu, Novruz Shehu, Balil Gjini, Moikom Zeqo, Gent Arbana (pseudonimi i njė shkrimtari tė njohur), Ismail Kadare, Diana Ēuli, Gjovalin Shkurtaj, Luan Qafėzezi etj. Bie nė sy me kėtė rast, njė artikull i gjerė i autorit Ismail Kadare me titull "Zhvillimi i letėrsisė sonė nė luftė me presionin borgjez e revizionist", ku ndėr tė tjera, shkruhet: "… njė nga modelet revizioniste e kundėrrevolucionare, libri "Njė ditė e Ivan Denisoviēit" i Sollzhenicinit ėshtė shkruar me njė gjuhė arkaike, mė afėr rusishtes sė vjetėr se tė sotmes. Po kėshtu idoli tjetėr kundėrrevolucionar, romani "Doktor Zhivago" i Pastėrnakut tė kujton vende-vende psallmet e vjetra… Ambiguiteti i shkrimtarėve tė tillė reaksionarė si Fishta, Koliqi e Konica, tė cilėt bashkuan nė vetvete liberalizmin mė tė skajshėm me konservatorizmin mė tė skajshėm, ėshtė njė shembull i qartė pėr kėtė. S'ėshtė e rastit qė Konica, ky bej nė shėrbim tė mbretėrisė arkaike shqiptare, ishte i afėrt me rrethet moderniste dekadente evropiane, madje edhe mecenat i tyre…"

Njė vend i rėndėsishėm i ėshtė kushtuar kėtė numėr botimit tė materialit me titull "Ecuria akademike e shkencėtarit Xhevat Lloshi, tė hartuar me pjesė tė zgjedhura nga artikujt e kėtij autori vetėm nė gazetėn "Drita".

Nė vėmendje tė kėtij numri janė edhe disa reagime tė shumta nėpėrmjet postės elektronike qė kanė ardhur nė adresė tė revistės "ars" nga Shabi Dragaj, Safete Rugova, Flori Bruqi etj. Nė disa prej kėtyre emailave kėrkohet mbyllja e revistės "ars", ndalimi i shitjes sė saj nė Kosovė, apo edhe kėrcėnohet me arrestim nėse shkel nė tokėn kosovare kryeredaktori i "ars"-it, Irhan Jubica. Kėto kėrcėnime qė bėhen nė emėr tė 40 intelektualėve nga Kosova, pėr disa prej tė cilėve thuhet se janė tė vrarė nė luftėn e vitit 1999, si dhe tė njė operativisti tė SHIK-ut, motivohen me "pėrdhosjen qė u ėshtė bėrė figurave eminente tė kombit shqiptar, pra shkrimtaret me ne ze te gjitha kohrave duke filluar nga i madhi Isamail Kadare, Akademik Rexhep Qosja, Mendela i Kosoves -Adem Demaēi, Ali Podrimja,Prof.dr.Ali Aliu, e shume shkrimtare te tjere ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni etj". Revista letrare shqiptare "ars", e cila po punon pėr verifikimin e adresave dhe personave qė fshihen pas tyre, deri tani ka identifikuar njė person si autorin e kėtyre mesazheve, emrin dhe pėrshkrimin e tė cilit do ta bėjė publik numrin e ardhshėm.

Mbi panoramėn e zhvillimeve tė kohėve tė fundit nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, Blendi Kraja boton artikullin "Sakatimi i mendimit shqiptar".

Ndėrsa nė lidhje me mospjesmarrjen e botuesve nga Kosova nė Panairin e Librit qė u mbajt nė fillim tė muajit gusht nė Ulqin, nė kėtė numėr tė revistės "ars" botohen reagimet:
Abdullah Zeneli: "Ku ishin botuesit e Shqipėrisė dhe Kadareja deri mė tash?"
Shaban Peraj: "'Zbuluesi' Toēi ua mbylli portat e Ulqinit botuesve nga Kosova!"

Rubrikat e pėrhershme paraqesin:
"seriozisht" nga Ardian Marashi: "Artisti, sipas Albert Camus"
"premisa" nga Katerina Xukaro: "Maria Antonieta Mana, naiviteti qė tė mallėngjen" "fjalorth" nga Gazmend Krasniqi: "Nuk besoj te dija e lexuesit"
"arbėrisht" nga Mario Bellizzi: "Fjalė tė urta dhe gjėegjėza arbėreshe"
"refuzim" nga Ardian Ndreca: "Spijuna artista apo artista spijuna?"
"qiell i pėrtejmė" nga Jozef Radi: Intervistė me pėrkthyesin dhe studiuesin e letėrsisė shqipe Robert Elsie: "Shqiptarėt nuk duan mė 'letėrsi burgu'"
"poezi gjermane" pėrkthyer nga Ferdinand Laholli: Poezi nga Rosmarie Schulak (shoqėruar me origjinalin gjermanisht).
"poezi n'anglisht" pėrkthyer nga Blendi Kraja: Poezi nga Patricia Pogson (shoqėruar me origjinalin nė anglisht).
"mbishkrim" pėrkthyer nga Laura Shimili: Vazhdon botimi i librit "Letėrsia dhe e Keqja" nga George Bataille me pjesėn e dytė tė kapitullit "Bota e gėzuar e Kafkės"

Ndėr esetė dhe artikujt e tjerė, veēaojmė:
Mentor Haliti: "Miqėsimi me poezinė dhe njė udhėtim nėpėr 'Unmikistan'"
Dominique Dolmieu: "Liza nė vendin e mėllenjave"
Rosa Montero: "Ēmenduri e logjikės"
Robin Morgan: "Njė kritikė feministe mbi shkėmbimin", inkuadruar nė rubrikėn e re "Shyrtime", nė tė cilėn nis botimi (me tė drejtat ekskluzive tė "ars"-it pėr gjuhėn shqipe) i librit ""Pėr - dhurimin. Njė kritikė feministe mbi shkėmbimin" tė autores Genevieve Vaughan.

Krijimtaria shqipe kėtė numėr prezantohet me autorėt: Shazim Mehmeti, Gazmend Krasniqi, Anila Xhekaliu, Jozefina Kiēi, Shani Pnishi, Brixhilda Ndini dhe Mejreme Goēi, ndėrsa krijimtaria e huaj me autorėt: Woody Allen, Grazia Verasani, Rosa Montero, Rosmarie Schulak dhe Patricia Pogson.

Pėrkthimet e kėtij numri janė realizuar nga: Gilmana Bushati, Arben Idrizi, Ferdinand Laholli, Albana Kozeli, Blendi Kraja dhe Laura Shimili dhe Anila Xhekaliu.

Njė vend i veēantė i ėshtė kushtuar nė kėtė numėr publikimit tė librave ars tė botuar kohėt e fundit nga revista, si dhe njoftimit paraprak pėr shtimin e numrit tė faqeve nga 40 nė 60, si dhe rritjen e ēmimit tė "ars"-it nga 100 lekė (1 euro) nė 300 lekė (3 euro), duke filluar nga numrat e vjeshtės.

irhan jubica
kryeredaktor

___________________
Revistėn "ars" mund ta gjeni nė tė gjitha pikat e shitjes sė gazetave dhe nė libriaritė kryesore nė Shqipėri (me ēmim 100 lekė), nė librarinė "ars-buzuku" dhe pikat e saj nė Prishtinė, nė tė gjitha pikat "Rilindja" tė shpėrndarjes sė shtypit nė Kosovė (me ēmim 1 euro), nė Mal tė Zi (Ulqin, Tuz) (me ēmim 1 euro), nė tė gjitha pikat e shitjes sė shtypit shqiptar nė Maqedoni (me ēmim 6 denar), nė Ulqin dhe Tuz (me ēmim 1 euro), si dhe nė SHBA (Michigan) (me ēmim 7 usd). Sė shpejti, "ars'"-in mund ta merrni edhe nė qytetet e tjera tė SHBA-ve, nė Greqi, si dhe nė Itali, Zvicėr e Gjermani.
"ars"-in mund ta lexoni edhe nė internet nė adresėn www.arsalbania.com (nė ndėrtim) dhe www.arsalbania.tk. Abonimet Europė: 1 vit-45 euro+pp, Amerikė: 70 usd+pp. (Pėr mė shumė vizito: www.arsalbania.com, ose shkruaj nė [email protected])
Pėr ēdo vėrejtje, sugjerime apo bashkėpunime kontaktoni nė [email protected] numri i ardhshėm i ars-it mė 25 korrik 2004 /

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara